{"id":180859,"date":"2024-09-17T20:27:05","date_gmt":"2024-09-17T18:27:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=180859"},"modified":"2024-09-17T20:27:05","modified_gmt":"2024-09-17T18:27:05","slug":"protesta-kritika-thirrje-cfare-po-ndodh-me-ligjin-e-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/protesta-kritika-thirrje-cfare-po-ndodh-me-ligjin-e-punes\/","title":{"rendered":"Protesta, kritika, thirrje \u2013 \u00c7far\u00eb po ndodh me Ligjin e Pun\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs po mb\u00ebshtet drejtp\u00ebrdrejt vazhdimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe burrave\u201d, tha Brikena Hoxha, drejtoresh\u00eb e Iniciativ\u00ebs Kosovare p\u00ebr Stabilitet.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator, Hoxha lexoi k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Forumit Ekonomik t\u00eb Grave gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb thirrur kund\u00ebr mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb kalendarin legjislativ p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr miratimin e ndryshimeve n\u00eb Ligjin aktual t\u00eb Pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb theksuar disa her\u00eb nga organizatat joqeveritare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) publikoi nj\u00eb raport, ku thuhet se nevoja p\u00ebr ndryshimin e ligjit \u00ebsht\u00eb urgjente, pasi q\u00eb \u201crastet e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs vazhdojn\u00eb me nj\u00eb rit\u00ebm alarmues\u201d.<\/p>\n<p>Largime arbitrare nga puna, mungesa e kushteve dhe siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb, mospagesa e kontributeve pensionale, ekonomia joformale, korrupsioni, mungesa e inspektimeve n\u00eb terren\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto listohen si disa nga problemet e shumta q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, ku \u00e7do vit ka disa raste t\u00eb l\u00ebndimeve dhe vdekjeve n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, me gjith\u00eb tentimet e shumta p\u00ebr ndryshim t\u00eb Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs, ky ndryshim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programin legjislativ t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti, p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet tentime t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr ndryshim<\/p>\n<p>Ligji aktual i Pun\u00ebs ishte miratuar n\u00eb vitin 2010, prej kur Qeveria e Kosov\u00ebs nisi t\u2019i rregullonte marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs q\u00eb m\u00eb par\u00eb menaxhoheshin nga Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK).<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi ka pasur kritika t\u00eb shumta p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij ligji. Dy her\u00eb ai ishte t\u00ebrhequr nga rendet ditore t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, me arsyetimin se kishte kosto t\u00eb lart\u00eb buxhetore. Nd\u00ebrsa, her\u00ebn e tret\u00eb ka kaluar pak koh\u00eb pasi sindikalist\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me mospjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Instituti GAP ka publikuar nj\u00eb analiz\u00ebt\u00eb Ligjit t\u00eb miratuar t\u00eb Pun\u00ebs qysh n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2011, ku ka listuar disa probleme.<\/p>\n<p>Pushimi i lehonis\u00eb ka ngjallur reagimet m\u00eb t\u00eb shumta \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb form\u00ebs dhe buxhetit t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2013 ndjekur nga puna e parapar\u00eb p\u00ebr Inspektoratin e Pun\u00ebs, i cili kishte num\u00ebr t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm inspektor\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pushimi i lehonis\u00eb konsiderohej si problem kryesor i k\u00ebtij ligji qysh n\u00eb fillimet e tij. N\u00eb vitin 2012, Ministria e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale ka formuar nj\u00eb grup punues p\u00ebr ta rishikuar pushimin e lehonis\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb fund kjo iniciativ\u00eb ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb pasardh\u00ebse kan\u00eb premtuar gjithashtu ndryshime n\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vitin 2019, kur Qeveria e udh\u00ebhequr nga Ramush Haradinaj e ka \u00e7uar at\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb pushimi i lehonis\u00eb dhe ai prind\u00ebror t\u00eb rregulloheshin me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Por, rr\u00ebzimi i Qeveris\u00eb dhe procesi vijues zgjedhor kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb as k\u00ebt\u00eb her\u00eb ligji t\u00eb mos ndryshohej.<\/p>\n<p>Pastaj, n\u00eb vitin 2020, kur L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka marr\u00eb pushtetin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Ligji i Pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn legjislative dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb grup punues. Por, s\u00ebrish rr\u00ebzimi i Qeveris\u00eb dhe procesi zgjedhor e kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje fitoi s\u00ebrish zgjedhjet n\u00eb vitin 2021 dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb mori pushtetin e vetme, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb koalicion me ndonj\u00eb nga partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha politike.<\/p>\n<p>Ajo s\u00ebrish e p\u00ebrfshiu Ligjin e Pun\u00ebs n\u00eb agjend\u00ebn legjislative t\u00eb viteve 2021, 2022 dhe 2023. Madje, n\u00eb vitin 2022, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb Ligji t\u00eb ri t\u00eb Pun\u00ebs ishte synuar edhe ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Inspektoratin e Pun\u00ebs dhe Ligjit p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Sh\u00ebndetin n\u00eb Pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit p\u00ebr Planifikim Strategjik dhe \u00c7\u00ebshtje Ligjore n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs, i ka th\u00ebn\u00eb REL-it se \u201cdrafti i Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ministri p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb procedurat e tjera ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Por, premtimet p\u00ebr ndryshimin e ligjit apo inicimin e nj\u00eb Ligji plot\u00ebsisht t\u00eb ri t\u00eb Pun\u00ebs nuk u konkretizuan as n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb KDI-s\u00eb p\u00ebr Ligjin e Pun\u00ebs, m\u00eb 2 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023 \u2013 gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Kurtin dhe ministrin e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve (MFPT) \u2013 Forumit Ekonomik t\u00eb Grave i ishte th\u00ebn\u00eb se projektligji i pun\u00ebs do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr diskutim publik brenda pak jav\u00ebve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka pyetur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs se pse n\u00eb fund nuk u p\u00ebrfshi ky projektligj n\u00eb agjend\u00ebn legjislative p\u00ebr vitin 2024, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ku \u00e7alon Ligji aktual i Pun\u00ebs?<\/p>\n<p>Problemi kryesor shihet te barra q\u00eb bie mbi shpatullat e bizneseve kosovare p\u00ebr pages\u00ebn e pushimit t\u00eb lehonis\u00eb. Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi parashihet ta paguaj\u00eb 70 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtorit p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e par\u00eb, nd\u00ebrsa Qeveria i mbulon tre muajt e ardhsh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn prej 50 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs mesatare. Tre muajt e fundit t\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb jan\u00eb pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 barr\u00ebs mbi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, strukturimi i pushimit t\u00eb lehonis\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar edhe pasi q\u00eb nuk jep mund\u00ebsi q\u00eb edhe babai t\u00eb ket\u00eb pushim prind\u00ebror. Aktualisht, ligji parasheh q\u00eb babai t\u2019i ket\u00eb dy dit\u00eb pushim me pages\u00eb dhe e ka opsionin t\u2019i marr\u00eb edhe dy jav\u00eb pushim pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>KDI-ja liston edhe disa probleme t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebrfshir\u00eb: mbrojtjen e pamjaftueshme p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt me orar t\u00eb pjessh\u00ebm, munges\u00ebn e nd\u00ebshkimeve p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb nuk regjistrojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt qysh n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u2019i jap\u00eb pun\u00ebtorit kontrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Ligji kritikohet edhe si i \u201cst\u00ebrvjet\u00ebrsuar\u201d, pasi q\u00eb nuk parasheh trende t\u00eb reja, si puna nga sht\u00ebpia, puna hibride (nga sht\u00ebpia dhe nga zyra) dhe \u00e7\u00ebshtja e kontratave t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e kompanive jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj ka rekomanduar edhe Bashkimi Evropian n\u00eb Raportin e fundit t\u00eb Progresit, t\u00eb publikuar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb jet\u00eb n\u00eb linj\u00eb me direktivat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja specifikoi ve\u00e7an\u00ebrisht Direktiv\u00ebn p\u00ebr Balancimin mes Pun\u00ebs dhe Jet\u00ebs, q\u00eb synon ta p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb pushimin familjar dhe mund\u00ebson kushte m\u00eb fleksibile t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Forumi Ekonomik i Grave ka paralajm\u00ebruar q\u00eb, n\u00ebse k\u00ebrkesat e tij nuk marrin v\u00ebmendjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cdo t\u00eb reagoj\u00eb edhe me metoda t\u00eb tjera\u201d, por pa specifikuar se me \u00e7far\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs po mb\u00ebshtet drejtp\u00ebrdrejt vazhdimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe burrave\u201d, tha Brikena Hoxha, drejtoresh\u00eb e Iniciativ\u00ebs Kosovare p\u00ebr Stabilitet. M\u00eb 16 shtator, Hoxha lexoi k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Forumit Ekonomik t\u00eb Grave gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb thirrur kund\u00ebr mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb kalendarin legjislativ p\u00ebr vitin 2024. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":180860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180859","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180859"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180859\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}