{"id":181052,"date":"2024-09-20T08:50:23","date_gmt":"2024-09-20T06:50:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=181052"},"modified":"2024-09-20T08:50:23","modified_gmt":"2024-09-20T06:50:23","slug":"maqedonci-ekziston-rreziku-i-perseritjes-se-rastit-banjska-fuqizimi-ushtarak-na-bene-te-mos-ndjejme-frike-perballe-kercenimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/maqedonci-ekziston-rreziku-i-perseritjes-se-rastit-banjska-fuqizimi-ushtarak-na-bene-te-mos-ndjejme-frike-perballe-kercenimeve\/","title":{"rendered":"Maqedonci: Ekziston rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb rastit \u201cBanjska\u201d \u2013 Fuqizimi ushtarak na b\u00ebn\u00eb t\u00eb mos ndjejm\u00eb frik\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, ka th\u00ebn\u00eb se ka rrezik potencial q\u00eb grupe t\u00eb armatosura t\u00eb mb\u00ebshtetura nga strukturat n\u00eb Serbi, mund ta p\u00ebrs\u00ebrisin sulmin terrorist n\u00eb Kosov\u00eb, me synime politike si ai i Banjsk\u00ebs s\u00eb viti t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Maqedonci n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se kjo mund t\u00eb ndodh p\u00ebr faktin se grupet terroriste n\u00eb krye me Milan Radoi\u00e7iqin, q\u00eb kryen sulmin terrorist n\u00eb Kosov\u00eb, enden t\u00eb lir\u00eb, trajnohen e zhvillojn\u00eb aktivitete n\u00eb Serbi.Por, ministri thekson se n\u00eb vend jan\u00eb krijuar kushte p\u00ebr t\u00eb parandaluar k\u00ebto rreziqe, marr parasysh fuqizimin e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, shtrirjen administrative t\u00eb vendit n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore e prezenc\u00ebn e shtuar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb veri.<\/p>\n<p>Maqedonci ka shtuar se s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb shtuar edhe numri i trupave t\u00eb KFOR-it p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb penguar futjen grupeve terroriste n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh shtrirjen administrative t\u00eb vendit ton\u00eb tani m\u00eb edhe n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit ton\u00eb, gjithashtu prezenc\u00ebn e shtuar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb, ndalimin e aktiviteteve t\u00eb ndryshme ilegale duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe zyrat ilegale q\u00eb funksionin n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit ton\u00eb. Duke pasur parasysh q\u00eb pas sulmit t\u00eb 24 shtatorit pjesa m\u00eb e madhe e grupit q\u00eb drejtohej nga Radoi\u00e7iq jan\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb Serbi, normalisht rreziku brenda territorit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar. Por gjithmon\u00eb mbetet rrezik mund\u00ebsia q\u00eb grupe si grupi Radoi\u00e7iq, dhe vet\u00eb grupi Radoi\u00e7iq t\u00eb zhvilloj ndonj\u00eb aktivitet t\u00eb ngjash\u00ebm terrorist me synime politike, gjithmon\u00eb i mb\u00ebshtetur nga strukturat n\u00eb Serbi. P\u00ebrderisa grupi i Radoi\u00e7iqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojn\u00eb t\u00eb lira n\u00eb Serbia, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr trajnohen dhe zhvillojn\u00eb aktivitetet atje, vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb prap\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb rreziqe t\u00eb ngjash\u00ebm. Por gjithashtu duhet theksuar edhe fakti q\u00eb tani m\u00eb jan\u00eb krijuar shum\u00eb parakushte q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh dhe k\u00ebto parakushte jan\u00eb krijuar nga institucionet tona por edhe nga prezenca e shtuar e trupave t\u00eb KFOR p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb. Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb shtim i numrit t\u00eb KFOR sidomos n\u00eb brezin kufitar. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb penguar futjen grupeve t\u00eb tilla n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Maqedonci ka th\u00ebn\u00eb se Serbia vazhdon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qasje hegjemoniste n\u00eb raport me Kosov\u00ebn e me vendet e tjera fqinje.Sipas tij, Serbia vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb rreth 70% t\u00eb kapaciteteve t\u00eb saj ushtarake n\u00eb jug dhe 48 baza t\u00eb ushtris\u00eb dhe gjandarm\u00ebris serbe p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs kufitare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cThelbi i k\u00ebrc\u00ebnimit ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb politik, Serbia po vazhdon t\u00eb ket\u00eb qasje hegjemoniste n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, por edhe me vendet e tjera fqinje. Kjo qasje shpesh po p\u00ebrkthehet n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme si diplomatike, ekonomike t\u00eb dezinformimit, gjithashtu edhe atyre ushtarake edhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb nj\u00ebsive jo konvencionale dhe grupeve terroriste si\u00e7 ishte rasti i grupit t\u00eb Radoi\u00e7iqit. Dhe Serbia \u00cbsht\u00eb duke vazhduar q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb rreth 70 p\u00ebr qind t\u00eb kapaciteteve t\u00eb tyre n\u00eb jug\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb saj dhe 48 baza t\u00eb p\u00ebrparme t\u00eb ushtris\u00eb dhe gjandarm\u00ebris serbe p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs kufitare me Kosov\u00ebn, por edhe vet\u00eb furnizimet me armatime q\u00eb Serbia po pranon nga vendet e lindjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i nj\u00eb qasje agresive t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb raport me fqinj\u00ebt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Maqedonci theksoi se aktivitetet ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e arm\u00ebve dhe prodhimin e tyre, jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcenim jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb stabilitetin n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ai e lidh k\u00ebt\u00eb militarizim t\u00eb Serbis\u00eb me mb\u00ebshtetje nga Rusia, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb estabilizuar rajonin dhe penguar integrimin e tij n\u00eb BE dhe NATO.Ministri garantoi se Kosova po forcon kapacitetet e saj ushtarake, jo p\u00ebr t\u00eb sulmuar, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe sipas tij, ky fuqizim ushtarak b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndjejm\u00eb frike p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb \u00eb k\u00ebtyre kapaciteteve q\u00eb ata po blejn\u00eb por edhe q\u00eb po prodhojn\u00eb nuk jan\u00eb kapacitete p\u00ebr mbrojte t\u00eb territorit si\u00e7 thirret shpesh presidenti Vu\u00e7iq. P\u00ebr shembull aeroplan\u00ebt luftarak, jan\u00eb kapacitet sulmues, por edhe dron\u00ebt vet\u00ebvras\u00ebs q\u00eb po prodhohen n\u00eb fabrikat e Serbis\u00eb jan\u00eb kapacitet sulmues. Normalisht q\u00eb gjith\u00eb ky militarizim paraqet k\u00ebrcenim jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por p\u00ebr gjith\u00eb stabilitetin n\u00eb Ballkan. Ky k\u00ebrc\u00ebnim vjen edhe si trim\u00ebrim q\u00eb Serbia po e merr nga federata Ruse por edhe miqt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb saj m\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb destabilizoj Ballkanin dhe t\u00eb minoj proceset e integrimit t\u00eb Ballkanit n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO. Normalisht q\u00eb vendi yn\u00eb si nj\u00eb vend demokratik nuk ka synim t\u00eb nd\u00ebrtoj kapacitet ushtarake p\u00ebr t\u00eb sulmuar as k\u00ebnd dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ne jemi duke u fuqizuar, por gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin dhe territorin e saj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt tan\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike apo religjioze. Ky fuqizim na b\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb mos ndjejm\u00eb frike p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve por gjithmon\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb matur dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb ne t\u00eb zhvillohemi, organizohemi dhe fuqizohemi p\u00ebr nevojat e mbrojtjes s\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, ka th\u00ebn\u00eb se ka rrezik potencial q\u00eb grupe t\u00eb armatosura t\u00eb mb\u00ebshtetura nga strukturat n\u00eb Serbi, mund ta p\u00ebrs\u00ebrisin sulmin terrorist n\u00eb Kosov\u00eb, me synime politike si ai i Banjsk\u00ebs s\u00eb viti t\u00eb kaluar. Maqedonci n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":181053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-181052","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=181052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181052\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=181052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=181052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=181052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}