{"id":181235,"date":"2024-09-22T21:23:18","date_gmt":"2024-09-22T19:23:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=181235"},"modified":"2024-09-22T21:23:18","modified_gmt":"2024-09-22T19:23:18","slug":"alarmi-taktik-i-kurtit-per-rrezikun-e-konflikteve-te-reja-nga-serbia-deklarohet-edhe-kfor-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/alarmi-taktik-i-kurtit-per-rrezikun-e-konflikteve-te-reja-nga-serbia-deklarohet-edhe-kfor-i\/","title":{"rendered":"Alarmi \u201ctaktik\u201d i Kurtit p\u00ebr rrezikun e konflikteve t\u00eb reja nga Serbia, deklarohet edhe KFOR-i"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrkund\u00ebr bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ato jo vet\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb, por akuzojn\u00eb vazhdimisht nj\u00ebra-tjetr\u00ebn se nuk duan paqe.<\/p>\n<p>P\u00ebr presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, autoritetet e Kosov\u00ebs ushtrojn\u00eb \u201cdhun\u00eb\u201d ndaj komunitetit serb n\u00eb veri, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u201cl\u00ebvizjet arrogante dhe ilegale, Prishtina rrezikon sigurin\u00eb e popullat\u00ebs serbe\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, kur Kosova ka mbyllur disa institucione paralele t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb jave, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen s\u00eb paku dy her\u00eb p\u00ebr rrezikun e konflikteve t\u00eb reja nga Serbia.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetar\u00ebt m\u00eb 17 shtator se si i komenton disa k\u00ebrkesa t\u00eb Vu\u00e7iqit p\u00ebr serb\u00ebt e veriut q\u00eb t\u00eb riintegrohen n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ato \u201cnuk jan\u00eb racionale\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[K\u00ebrkesat e Vu\u00e7iqit] nuk jan\u00eb aspak paq\u00ebsore, por, p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb pjes\u00eb e fushat\u00ebs agresive p\u00ebr konflikte t\u00eb reja, t\u00eb cilat padyshim se nuk kan\u00eb vend as n\u00eb Kosov\u00eb, as askund\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr dit\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebsaj deklarate, Kurti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb ngjash\u00ebm edhe p\u00ebrmes llogaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Facebook, ku ka siguruar, po ashtu, se Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cSerbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rusin\u00eb, po p\u00ebrgatit k\u00ebrc\u00ebnime dhe ultimatume t\u00eb reja n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 Sot, Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk trembet nga k\u00ebrc\u00ebnimet. Ne mbrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb dhe lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e tyre\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00eb t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb shprehur edhe presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani. Por, sipas saj, \u201cassesi\u201d nuk duhet pasur frik\u00eb nga Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Me armatimin q\u00eb ka bler\u00eb Kosova dhe me forcimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, \u201cne jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se\u00e7 kemi qen\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani m\u00eb 17 shtator n\u00eb nj\u00eb adresim para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 t\u00eb k\u00ebtij muaji b\u00ebhet sakt\u00ebsisht nj\u00eb vit q\u00eb kur nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh ka sulmuar policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb af\u00ebr Zve\u00e7anit dhe ka vrar\u00eb nj\u00eb polic. Gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit q\u00eb ka pasuar, jan\u00eb vrar\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn q\u00eb ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs p\u00ebr rastin, thuhet se \u201cgrupi, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda, ka tentuar ta ndante pjes\u00ebn veriore t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u2019ia bashkonte at\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurti dhe Osmani, n\u00eb disa deklarime, e kan\u00eb faj\u00ebsuar direkt udh\u00ebheqjen shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr sulmin, edhe pse ajo e ka mohuar.<\/p>\n<p>Serbia karakterizohet si \u201ck\u00ebrc\u00ebnim kryesor\u201d p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb Strategjin\u00eb e vendit p\u00ebr Sigurin\u00eb, p\u00ebr vitet 2022-2027.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia ndajn\u00eb nj\u00eb vij\u00eb kufitare t\u00eb gjat\u00eb rreth 400 kilometra. P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni paqeruajt\u00ebs i NATO-s, KFOR, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vij\u00ebs kufitare \u00ebsht\u00eb Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, KFOR-i thot\u00eb se situata n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb, por mbetet e brisht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMisioni yn\u00eb ka nj\u00eb prani t\u00eb dukshme dhe fleksibile, si dhe \u00ebsht\u00eb i dislokuar mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7do zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin e tij nga OKB-ja. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shmangen veprimet q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb tensione t\u00eb panevojshme\u201d, thot\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i misionit.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, kujton se KFOR-i, pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, e ka rritur pranin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo, sipas tij, ka dh\u00ebn\u00eb \u201cshum\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Shea thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb angazhohen n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull t\u00eb flitet p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime ushtarake. Un\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb tension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kufi. Serbia nuk i ka shtuar trupat e saj n\u00eb kufi. KFOR-i e ka rritur po ashtu pranin\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, pas sulmit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Banjsk\u00eb. Pra, marr\u00ebveshjet e siguris\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta. Un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb ndalojm\u00eb s\u00eb foluri p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime dhe t\u00eb kthehemi n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>Marko Prelec, nga Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave, vler\u00ebson po ashtu se situata e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb stabile. Sipas tij, sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb ka qen\u00eb \u201czile zgjimi\u201d p\u00ebr rrezikun q\u00eb mund t\u2019i kanoset veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, thot\u00eb Prelec, \u00ebsht\u00eb rritur edhe bashk\u00ebpunimi mes KFOR-it, por edhe SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb me Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjurmuar dhe parandaluar aktivitetet ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cKy lloj i deklaratave [t\u00eb Kurtit] duhet t\u00eb merret si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebr t\u00eb fituar simpatin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shumica e aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me Rusin\u00eb. Dhe p\u00ebr Kurtin, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u2019u rreshtuar me Per\u00ebndimin dhe p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Serbin\u00eb si proruse, duket se ka kuptim\u201d, thot\u00eb Prelec.<\/p>\n<p>Rusia e mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm Serbin\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa edhe vet\u00eb e konsideron si \u201cgabim\u201d. Ajo shpesh akuzohet p\u00ebr aktivitete q\u00eb ndikojn\u00eb gjeopolitik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Jeta Loshaj, hulumtuese n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, thot\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb imune ndaj ndikimit rus.<\/p>\n<p>Sipas saj, Rusia, p\u00ebrmes propagand\u00ebs, lajmeve t\u00eb rreme, mb\u00ebshtetjes p\u00ebr figura t\u00eb caktuara qoft\u00eb n\u00eb Serbi, apo n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska, arrin t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cFrika p\u00ebr eskalimin e situat\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit, p\u00ebr dy arsye. E para \u00ebsht\u00eb lufta e plot\u00eb q\u00eb ka nisur Rusia n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022 dhe e dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aktin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, vitin e kaluar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur e dim\u00eb q\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Serbis\u00eb [Aleksandar] Vulin takohet me [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe me udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Ruse dhe i dim\u00eb edhe aspiratat ekspancioniste dhe hegjemoniste t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb frika p\u00ebr eskalim sigurisht se ekziston\u201d, thot\u00eb Loshaj.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari i NATO-s, Shea, pranon se Rusia luan rol negativ n\u00eb rajon, sidomos p\u00ebrmes dezinformimit. Sipas tij, Rusia i shfryt\u00ebzon tensionet, andaj m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar ndikimin e saj, \u00ebsht\u00eb ulja e tensioneve, duke i zbatuar marr\u00ebveshjet q\u00eb Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Planin e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak, e q\u00eb ka shkaktuar habin\u00eb e disave, Shea nuk e sheh si di\u00e7ka q\u00eb do t\u2019i rriste k\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb rajonin e Ballkanit, ku tensionet mbeten t\u00eb larta q\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja e p\u00ebrgjakshme e ish-Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1990.<\/p>\n<p>\u201cRekrut\u00ebt do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 75 dit\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb atyre ndonj\u00eb trajnim serioz ushtarak. Duket se ky rekrutim \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rekrutuar ushtar\u00eb profesionist\u00eb n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRreth 12.000 ushtar\u00eb profesionist\u00eb serb\u00eb jan\u00eb larguar nga forcat e armatosura gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb pagave t\u00eb dob\u00ebta, kushteve t\u00eb k\u00ebqija, pajisjeve t\u00eb dob\u00ebta e t\u00eb tjera. Pra, duket m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kompensuar r\u00ebnien e numrit t\u00eb profesionist\u00ebve\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>Serbia e ka hequr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak n\u00eb vitin 2011, por Vu\u00e7iq ka miratuar rikthimin e tij m\u00eb 14 shtator. Kroacia fqinje ka njoftuar, po ashtu, se nisur nga 1 janari i vitit 2025 do ta rikthej\u00eb sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje prej dy muajsh.<\/p>\n<p>Prelec, nga Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave, thot\u00eb se q\u00ebllim i tyre, mesa duket, \u00ebsht\u00eb t\u00eb paraqesin imazhin e nj\u00eb mbrojtjeje t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrderisa NATO-ja \u00ebsht\u00eb aq e pranishme n\u00eb rajon, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet ndonj\u00eb konflikt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, sipas tij. Megjithat\u00eb, shton se gj\u00ebrat mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb komplikuara n\u00eb nj\u00eb afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur rrezikun e till\u00eb, Loshaj, nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, thot\u00eb se p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj per\u00ebndimor\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebrendohen.<\/p>\n<p>S\u00eb paku, BE-ja ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe Kosov\u00ebs, edhe Serbis\u00eb se integrimi q\u00eb synojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, varet nga normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve. Por, derisa tensionet mes tyre ziejn\u00eb, p\u00ebrparimi duket si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 30 gusht se shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy vende nuk jan\u00eb ende gati p\u00ebr normalizimin.<\/p>\n<p>E, me fjal\u00ebt e Jamie Sheas, \u201cgj\u00ebrat mund t\u00eb l\u00ebvizin vet\u00ebm me mega-presion nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ballkani Per\u00ebndimor nuk ka dinamik\u00eb autonome\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkund\u00ebr bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ato jo vet\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb, por akuzojn\u00eb vazhdimisht nj\u00ebra-tjetr\u00ebn se nuk duan paqe. P\u00ebr presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, autoritetet e Kosov\u00ebs ushtrojn\u00eb \u201cdhun\u00eb\u201d ndaj komunitetit serb n\u00eb veri, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":181020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-181235","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=181235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181235\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=181235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=181235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=181235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}