{"id":181929,"date":"2024-10-01T17:56:05","date_gmt":"2024-10-01T15:56:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=181929"},"modified":"2024-10-01T17:56:05","modified_gmt":"2024-10-01T15:56:05","slug":"pyjet-e-kosoves-perballen-me-shkaterrim-te-pakontrolluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pyjet-e-kosoves-perballen-me-shkaterrim-te-pakontrolluar\/","title":{"rendered":"Pyjet e Kosov\u00ebs p\u00ebrballen me shkat\u00ebrrim t\u00eb pakontrolluar"},"content":{"rendered":"<p>Qysh i vog\u00ebl, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria p\u00ebr natyr\u00ebn. Jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb fshatin Dob\u00ebr\u00e7an t\u00eb Gjilanit, at\u00eb e t\u00ebrhiqnin pyjet p\u00ebrreth dhe lumi q\u00eb kalon p\u00ebrmes fshatit.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Foniqit, vendlindja e tij filloi t\u00eb p\u00ebsonte ndryshime.<\/p>\n<p>\u201cBash ku jemi ne, n\u00eb ato prona b\u00ebhet prerje ilegale e drunjve\u201d, thot\u00eb 28-vje\u00e7ari p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/pyjet-kosove-perballen-shkaterrim-pakontrolluar\/33141778.html\">Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Prerja ilegale e drunjve vler\u00ebsohet si fenomeni kryesor q\u00eb sjell humbjen e qindra hektar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs pyjore n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mij\u00eb hektar\u00eb tok\u00eb pyje apo nga 2 deri n\u00eb 3.5 hektar\u00eb n\u00eb dit\u00eb, sipas nj\u00eb analize t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).<\/p>\n<p>Foniqi, nga kjo organizat\u00eb, thot\u00eb se gjendja e pyjeve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb alarmuese.<\/p>\n<p class=\" aBigClassNameToAvoidCollision2\">\u201cKosova &#8211; me k\u00ebt\u00eb trend t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb pyjeve &#8211; llogaritet q\u00eb, brenda dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme, nuk do t\u00eb ket\u00eb pyje t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d, thot\u00eb ai, duke treguar se p\u00ebr studimet e k\u00ebsaj natyre, SLK-ja i d\u00ebrgon t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr verifikim edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri n\u00eb nj\u00eb nivel jan\u00eb t\u00eb parapara, problemi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonj\u00eb plan revitalizimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb atyre zonave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendet e tjera parashihen masat dhe kush do ta menaxhoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e shfryt\u00ebzuar pyjore dhe kush do ta ripyll\u00ebzoj\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. E, fatkeq\u00ebsisht, te ne nuk aplikohet ky sistem\u201d, thot\u00eb Foniqi.<\/p>\n<p>Faruk Foniqi, gjeograf dhe eskpert n\u00eb Sustainability Leadership Kosova.<\/p>\n<p>SLK-ja, p\u00ebrve\u00e7 raportimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen dhe edukimit t\u00eb t\u00eb rinjve lidhur me problemet e mjedisit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programeve \u201cMos e merr malin\u201d dhe \u201cGreen Wings\u201d ka filluar edhe mbjelljen e hap\u00ebsirave t\u00eb shpyll\u00ebzuara.<\/p>\n<p>Fillimisht, an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj organizate p\u00ebrdor\u00ebn dron\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb fara drunjsh n\u00eb fshatin Butovc t\u00eb Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa thon\u00eb se do ta ken\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr projekt t\u00eb till\u00eb gjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Por, Foniqi insiston se ky problem do t\u00eb zgjidhej shum\u00eb m\u00eb shpejt n\u00ebse institucionet si Agjencia Pyjore e Kosov\u00ebs, e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto iniciativa.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet ndoshta hezitojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb programe si \u2018Green Wings\u2019 p\u00ebr shkak se ne e publikojm\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb frikshme [p\u00ebr hektar\u00ebt e tok\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrruar pyjore]\u201d, thot\u00eb Foniqi, duke shtuar se n\u00eb disa programe t\u00eb tjera, megjithat\u00eb, ka pasur bashk\u00ebpunime.<\/p>\n<p>Foto q\u00eb tregon d\u00ebmet e shkaktuara n\u00eb pyjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>MBPZHR-ja, duke iu p\u00ebrgjigjur REL-it, tregoi se Agjencia Pyjore e Kosov\u00ebs i ka pyll\u00ebzuar mbi 140 hektar\u00eb gjat\u00eb vitit 2023, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit planifikohet pyll\u00ebzimi i 100 hektar\u00ebve me fidan\u00ebt e prodhuar nga Instituti i Pylltaris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nga kjo ministri shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim lidhur me d\u00ebnimet e shqiptuara, pasi q\u00eb, si\u00e7 than\u00eb, \u201cnj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb ndikon n\u00eb zvog\u00eblimin e k\u00ebsaj dukurie, \u00ebsht\u00eb edhe zbatimi i d\u00ebnimeve t\u00eb larta ndaj prer\u00ebseve ilegal\u00eb nga ana e gjykatave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebnimet shpeshher\u00eb jan\u00eb t\u00eb vogla, krahasuar me d\u00ebmin q\u00eb shkaktohet n\u00eb pyje, pasi q\u00eb dihet se nj\u00eb dru i prer\u00eb ilegalisht, p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar me tjetrin nevojiten dhjet\u00ebra vite, duke shtuar k\u00ebtu edhe aspektet tjera t\u00eb d\u00ebmit\u201d, thon\u00eb nga MBPZHR-ja dhe shtojn\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb ashpra ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr recedivist\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb Pyjore t\u00eb Kosov\u00ebs, vet\u00ebm rreth 10-15 p\u00ebr qind e tok\u00ebs pyjore n\u00eb vend pritet sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>D\u00ebmet e shkaktuara nga prerjet ilegale t\u00eb drunjve n\u00eb pyjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kushdo q\u00eb kapet duke prer\u00eb trungje t\u00eb drunjve n\u00eb pyje mund t\u00eb d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet &#8211; var\u00ebsisht nga sasia e drunjve t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs b\u00ebri t\u00eb ditur p\u00ebr REL-in se gjat\u00eb tet\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb kapur 137 persona duke kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb vjedhjes s\u00eb pyjeve.<\/p>\n<p>REL-i analizoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktgjykimeve t\u00eb shpallura nga gjykatat themelore t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr rastet e vjedhjes s\u00eb pyjeve.<\/p>\n<p>Nga gjithsej 13 raste t\u00eb analizuara, 11 prej tyre ishin d\u00ebnime me gjob\u00eb nga 200 deri n\u00eb 500 euro. Me 400 euro ishte d\u00ebnuar Sh.Z. n\u00eb Gjilan, pasi kishte prer\u00eb 33.4 metra kub drunj, duke shkaktuar d\u00ebm prej 4.511 eurosh.<\/p>\n<p>Me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb ishte d\u00ebnuar edhe J.B. n\u00eb Prizren, edhe pse ai kishte shkaktuar d\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb vler\u00ebsuar 546 euro. Nd\u00ebrsa, me 450 euro ishte d\u00ebnuar M.K. n\u00eb Ferizaj, pasi kishte shkaktuar d\u00ebm prej 290 eurosh.<\/p>\n<p>Gzim Shala, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), thot\u00eb se shqiptimi i \u201cd\u00ebnimeve shabllon\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr problemet me gjykatat n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcaktimi t\u00eb disa d\u00ebnimeve dhe arsyetimeve shabllone p\u00ebr disa fusha t\u00eb caktuara, pavar\u00ebsisht q\u00eb secili rast i ka specifikat e veta\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga rastet e analizuara nga REL-i, kryesi i vepr\u00ebs penale ishte l\u00ebshuar me vet\u00ebm v\u00ebrejtje gjyq\u00ebsore, pasi i ishte marr\u00eb si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese \u201cgjendja e dob\u00ebt ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Shala nga IKD-ja tregon se Gjykata Supreme parasheh vler\u00ebsimin e rrethanave leht\u00ebsuese, por shton se gjykatat n\u00eb Kosov\u00eb shpeshher\u00eb gabojn\u00eb n\u00eb aplikimin e rrethanave leht\u00ebsuese dhe u japin m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi atyre leht\u00ebsuese sesa r\u00ebnduese.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai thot\u00eb se edhe n\u00eb disa fusha t\u00eb tjera, si dhuna n\u00eb familje apo arm\u00ebmbajtja pa leje, shqiptimi i d\u00ebnimeve t\u00eb ul\u00ebta shkakton kryerjen e vazhdueshme t\u00eb k\u00ebtyre veprave penale.<\/p>\n<p>\u201cNuk themi q\u00eb d\u00ebnimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta n\u00eb secilin rast, por d\u00ebnimet duhet t\u00eb jen\u00eb adekuate, aktgjykimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arsyetuara dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen q\u00ebllimeve t\u00eb d\u00ebnimeve, q\u00eb jan\u00eb parandalimi i kryesit dhe d\u00ebrgimi i mesazhit te shoq\u00ebria q\u00eb t\u2019ia ket\u00eb frik\u00ebn ligjit dhe t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb vepra penale\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga raporti vjetor i monitorimit t\u00eb Strategjis\u00eb p\u00ebr Bujq\u00ebsi dhe Zhvillim Rural, gjat\u00eb vitit 2023, Departamenti Qendror i Inspeksionit p\u00ebr Pylltari dhe Gjueti i ka zhvilluar 702 kontrolle dhe i ka sekuestruar 22.7 metra kub mas\u00eb drunore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, MBPZHR-ja ka pranuar 143 aktgjykime p\u00ebr rastet e prerjeve ilegale n\u00eb pyjet shtet\u00ebrore. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e k\u00ebtyre rasteve ishin parashkruar pasi l\u00ebnd\u00ebt ishin vjetruar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) tregojn\u00eb se shumica e pyjeve n\u00eb vend jan\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi shtet\u00ebrore. Por, shkaku i shkat\u00ebrrimit t\u00eb tok\u00ebs pyjore, n\u00eb mesin e llojeve t\u00eb pyjeve, kjo agjenci liston edhe nj\u00eb kategori p\u00ebr pyje t\u00eb degraduara.<\/p>\n<p>Sipas studimeve t\u00eb SLK-s\u00eb, degradimi i pyjeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat kufitare t\u00eb Kosov\u00ebs, ku monitorimi i pyjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Foniqi, nga kjo organizat\u00eb, thot\u00eb se, m\u00eb par\u00eb, trungjet e prera t\u00eb drunjve shiteshin p\u00ebr ngrohje. Por, pas subvencionimit t\u00eb pajisjeve p\u00ebr ngrohje nga Qeveria e Kosov\u00ebs, ai thot\u00eb se druri p\u00ebrdoret m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr industri t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Teksa nd\u00ebr vite ka par\u00eb shkat\u00ebrrimin e pyjeve n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb Kosov\u00ebs, ai shpreson q\u00eb gjeneratat e reja n\u00eb vend do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pyjeve.<\/p>\n<p>\u201cPyjet nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb resurs q\u00eb mund ta shfryt\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr nevojat tona, por jan\u00eb edhe resurs p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb pas nesh dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kujdesen edhe p\u00ebr ajrin e past\u00ebr n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Foniqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qysh i vog\u00ebl, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria p\u00ebr natyr\u00ebn. Jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb fshatin Dob\u00ebr\u00e7an t\u00eb Gjilanit, at\u00eb e t\u00ebrhiqnin pyjet p\u00ebrreth dhe lumi q\u00eb kalon p\u00ebrmes fshatit. Por, gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Foniqit, vendlindja e tij filloi t\u00eb p\u00ebsonte ndryshime. \u201cBash ku jemi ne, n\u00eb ato prona b\u00ebhet prerje ilegale e drunjve\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":181930,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-181929","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=181929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=181929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=181929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=181929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}