{"id":182061,"date":"2024-10-03T18:33:11","date_gmt":"2024-10-03T16:33:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182061"},"modified":"2024-10-03T18:33:11","modified_gmt":"2024-10-03T16:33:11","slug":"flamur-hyseni-i-dergon-leter-alban-hysenit-sillu-si-kryetar-i-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/flamur-hyseni-i-dergon-leter-alban-hysenit-sillu-si-kryetar-i-gjilanit\/","title":{"rendered":"Flamur Hyseni i d\u00ebrgon let\u00ebr Alban Hysenit: Sillu si Kryetar i Gjilanit!"},"content":{"rendered":"<p>LET\u00cbR KRYETARIT T\u00cb KOMUN\u00cbS S\u00cb GJILANIT<br \/>\nI nderuar Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, z. Alban Hyseni<\/p>\n<p>Uroj t\u00eb jeni mir\u00eb!<\/p>\n<p>Fillimisht d\u00ebshiroj tua sqaroj se: Udh\u00ebheqja me komun\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, por, \u00ebsht\u00eb<br \/>\n\u00e7\u00ebshtje menaxhimi, lidershipi dhe kapaciteti qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqjen si mund\u00ebsi, mos e konsideroni, se ju d\u00ebgjova nj\u00eb nat\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb<br \/>\nzgjidhje. Nuk ju arsyeton. Nuk mund ti ik\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb marr\u00eb me nj\u00eb akt dor\u00ebheqjeje.<br \/>\nVazhdo, ushtroje mandatin, lirohu prej partis\u00eb, nuk t\u00eb kryen pun\u00eb m\u00eb partia, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb<br \/>\npengon. Je kryetar i nj\u00eb komune t\u00eb madhe, q\u00eb ka shum\u00eb probleme, prandaj: sillu si KRYETAR I<br \/>\nGJILANIT.<br \/>\nKomuna e Gjilanit, tani \u00ebsht\u00eb duke kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb institucionale, p\u00ebr shkak t\u00eb<br \/>\npap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tuaj dhe ish bashke qeveris\u00ebsit, i cili ka ik\u00eb prej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale ose e<br \/>\nkeni largu ju prej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale. Sidoqoft\u00eb, gabimi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb<br \/>\ninstitucionale, t\u00eb cil\u00ebn po e paguan me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb qytetari i Gjilanit.<br \/>\nAs ju dhe as ata nuk keni qen\u00eb korrekt dhe transparent me qytetarin gjilanas, se pse ndodhi kjo<br \/>\nkriz\u00eb, dhe pse e shkaktuat k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb institucionale n\u00eb Gjilan?<br \/>\nAma, qytetari gjilanas e din\u00eb sakt\u00eb se ju dhe ata keni ber veprime ndaj nj\u00ebri &#8211; tjetrit me stilin e<br \/>\n\u201cpazargjiut\u201d t\u00eb akshamit: &#8220;dushku p\u00ebr gog\u00ebl&#8221;.<br \/>\nQytetari gjilanas nuk ju ka votua, q\u00eb ju me shkaktua kriza institucionale n\u00eb Gjilan, por, me<br \/>\nudh\u00ebheq me komun\u00ebn, e cila i ka me mij\u00ebra probleme t\u00eb pazgjidhura n\u00eb: arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi,<br \/>\nmir\u00ebqenie, hap\u00ebsir\u00eb publike, planifikim hap\u00ebsinor, infrastruktur\u00eb, uj\u00eb, kultur\u00eb, rini, sport,<br \/>\npun\u00ebsim, e shum\u00eb t\u00eb tjera.<br \/>\n\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni tani e tutje, si t\u00eb gjendeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb?<br \/>\nE para, mos i d\u00ebgjo t\u00eb ashtuquajturit &#8220;aktivist dhe militant&#8221;, sepse atyre u skadon afati rreth or\u00ebs<br \/>\n22:00 t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebta nuk duan ju t\u00eb<br \/>\nudh\u00ebhiqeni mir\u00eb, por, k\u00ebta nuk mund t\u00eb ndihmojn\u00eb asgj\u00eb sepse u mungon p\u00ebrvoja dhe dija.<br \/>\nE dyta, ne, bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tu, e dimi q\u00eb ju jeni i pap\u00ebrvoj\u00eb, dhe nuk shquheni p\u00ebr ndonj\u00eb aft\u00ebsi<br \/>\nmenaxheri ale dhe lidershipi, s\u00eb paku nuk e keni d\u00ebshmua deri tani. Por, arsyetimin e kriz\u00ebs duke<br \/>\ne faj\u00ebsua ish bashke qeveris\u00ebsin e keni t\u00eb kot\u00eb, sepse nuk mundesh me faj\u00ebsua dik\u00ebn p\u00ebrderisa<br \/>\nthoni se e keni largu &#8211; shk\u00ebput\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje (ju dhe ata keni d\u00ebshir\u00eb ti thoni<br \/>\nkoalicion). Nd\u00ebrsa, ata po thon\u00eb q\u00eb jemi largu prej bashk\u00ebqeverisje p\u00ebr shkak t\u00eb pa ligjshm\u00ebrive.<br \/>\nPastaj, i keni shk\u00ebmbye disa akuza publike, n\u00eb vend q\u00eb me ju dhe ata te merret Prokuroria<br \/>\nThemelore Gjilan.<br \/>\nE treta, t\u00eb rekomandoj q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerreni k\u00ebto veprime, n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim:<br \/>\n1<br \/>\n1. T\u00eb filloni t\u00eb silleni me lidership si kryetar i komun\u00ebs, sepse je kryetar i KOMUN\u00cbS S\u00cb<br \/>\nGJILANIT (mundesh me p\u00ebrmir\u00ebsua k\u00ebt\u00eb duksh\u00ebm, mund t\u00eb njoftoj se ku mundeni me krye<br \/>\nshpejt dhe efikas nj\u00eb kurs bazik intensiv p\u00ebr lidership, t\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave, pa lexu libra).<br \/>\n2. Pasi q\u00eb ta kryeni kursin intensiv p\u00ebr lidership, gjat\u00eb korrikut dhe gushtit (tet\u00eb seanca, nga dy<br \/>\nor\u00eb akademike), n\u00eb vjeshte, ka mesi i shtatorit, t\u00eb filloni me bisedat p\u00ebr &#8220;kohabitacion&#8221; me partit\u00eb<br \/>\npolitike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvend Komunal t\u00eb Gjilanit, p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi &#8211;<br \/>\nemergjent, por, &#8220;pa pazare&#8221; personale me k\u00ebshilltar\u00ebt komunal t\u00eb LDK, PDK, AAK, q\u00eb tua<br \/>\nvotojn\u00eb pakushte vendimet vet\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, duke i lut\u00eb me mir\u00ebsjellje, sinqeritet dhe<br \/>\nkujdes p\u00ebr hire t\u00eb interesave t\u00eb Gjilanit.<br \/>\nHiqu ides\u00eb \u00e7ka t\u00eb thon\u00eb aty pari se, Kuvendi Komunal \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb ashtu.<br \/>\nAta\/ato nuk e din\u00eb, dhe don\u00eb me t\u00eb shti &#8220;llugave&#8221;. Pastaj, kthehen dhe t\u00eb akuzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit.<br \/>\nSa m\u00eb par\u00eb thuaj shokut tuaj dhe mikut tim, Arianit Sadiku, t\u00eb dore hiqet prej pozit\u00ebs s\u00eb<br \/>\nkryesuesit t\u00eb Kuvendit Komunal. Nuk u takon juve ajo pozit\u00eb, ta marrin ata tjer\u00ebt, dhe k\u00ebshtu ka<br \/>\ngjasa me shp\u00ebtua shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, dhe p\u00ebr ju, kryetar, b\u00ebhet mir\u00eb sepse e<br \/>\nvazhdoni mandatin p\u00ebrmes &#8220;koha-bitacionit&#8221;, dhe &#8220;shp\u00ebton&#8221; s\u00eb paku formalisht Gjilani.<br \/>\n3. Me shkua sa ma shpesh n\u00eb Qeveri me lyp\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe, sepse me KM jeni n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nparti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. &#8220;Theja der\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb KM-\u00ebs, nxjerr naje send p\u00ebr Gilan&#8221;. A po e sheh se n\u00eb<br \/>\n\u00e7far\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb GJILANI? Duhesh me u b\u00eb shum\u00eb merak. Lute KM, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja<br \/>\ngjunj\u00ebzohu para tij, beso t\u00eb kujton gjilanasi. Puna jote \u00ebsht\u00eb: \u00e7do t\u00eb dyt\u00ebn dit\u00eb me qen\u00eb n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nkorridore t\u00eb qeveris\u00eb dhe ministrive duke lyp\u00eb. D\u00ebgjova, ka koh\u00eb q\u00eb nuk ke qen\u00eb andej pari.<br \/>\n4. Fillo me ndej s\u00eb paku nj\u00eb here n\u00eb jav\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb Gjilanit. Ka shum\u00eb t\u00eb till\u00eb. Q\u00eb ke<br \/>\nproblem me i gjete dhe nuk i njeh, jam i gatsh\u00ebm me ti gjete dhe m\u00eb t\u00eb njoftua me s\u00eb paku 20<br \/>\nprej tyre. Asgj\u00eb mos marr\u00ebsh prej tyre, jam i sigurte q\u00eb ke me pa nj\u00eb vizion ndryshe t\u00eb mendimit<br \/>\np\u00ebr problemin dhe zgjidhjen e problemit.<br \/>\n5. Shmangu gjuh\u00ebs politike, nuk t\u00eb kryen pun\u00eb. Beso ato pak dalje n\u00ebp\u00ebr TV nuk i ke t\u00eb mira. E<br \/>\ndi, ta b\u00ebjn\u00eb rrafsh, ama, beso q\u00eb ata\/ato q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb rrafsh nuk e kan\u00eb hallin t\u00ebnd, por, t\u00eb tyre q\u00eb<br \/>\nme fitua simpatin\u00eb t\u00ebnde. Sepse, edhe atyre para teje nj\u00ebjt\u00eb ua kan\u00eb ber.<br \/>\n6. Je vonua me shkarkimin e drejtores s\u00eb arsimit (ata q\u00eb rrin\u00eb me ty i thon\u00eb drejtoresha), t\u00eb<br \/>\nrekomandoj, q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb me shkarkua, dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr arsim me marr\u00eb vet\u00eb. Nuk t\u00eb<br \/>\nduhet fare drejtor\/e p\u00ebr arsim. Aty \u00ebsht\u00eb situat\u00eb emergjente. Emergjencat i menaxhon kryetari q\u00eb<br \/>\nka vot\u00eb t\u00eb popullit.<br \/>\n7. Blej sh\u00ebrbime profesionale, por, edhe k\u00ebrko sh\u00ebrbime t\u00eb dijes n\u00eb form\u00eb donacioni p\u00ebr<br \/>\nkomun\u00ebn. N\u00ebse nuk ka kush me t\u00eb tregu q\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb, po t\u00eb tregoj q\u00eb mundesh me ble dhe me<br \/>\nk\u00ebrkua donacion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komun\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto shtat\u00eb rekomandime, shqyrtoj p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00ebt e jav\u00ebs, jan\u00eb elementare, p\u00ebr t\u00eb tjerat, m\u00eb t\u00eb<br \/>\navancuara shohim pas shtatorit, dhe fillo me veprua. Gjasat jan\u00eb me u p\u00ebrmir\u00ebsua. Qeverisja<br \/>\n\u00ebsht\u00eb moment veprimi n\u00eb \u00e7do moment p\u00ebr t\u00eb veprua. Nisja, k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb llogarite nj\u00eb lloj<br \/>\n2<br \/>\ntestimi, ama, prej 1 korrikut nisja, dhe vepro konkret, fillo dhe beso m\u00eb n\u00eb fund se v\u00ebrtet\u00eb je<br \/>\nkryetar i KOMUN\u00cbS S\u00cb GJILANIT, sepse ende nuk ua ke mbush syrin dhe mendjen gjilanasve.<br \/>\nTe d\u00ebshiroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.<br \/>\nSinqerisht,<br \/>\nFlamur Hyseni, qytetar i Gjilanit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LET\u00cbR KRYETARIT T\u00cb KOMUN\u00cbS S\u00cb GJILANIT I nderuar Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, z. Alban Hyseni Uroj t\u00eb jeni mir\u00eb! Fillimisht d\u00ebshiroj tua sqaroj se: Udh\u00ebheqja me komun\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, por, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje menaxhimi, lidershipi dhe kapaciteti qeveris\u00ebs. Dor\u00ebheqjen si mund\u00ebsi, mos e konsideroni, se ju d\u00ebgjova nj\u00eb nat\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182062,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182061","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}