{"id":182133,"date":"2024-10-04T18:47:39","date_gmt":"2024-10-04T16:47:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182133"},"modified":"2024-10-04T18:47:39","modified_gmt":"2024-10-04T16:47:39","slug":"nuhiubesoj-shume-te-potenciali-i-ekipit-tim-derbi-nje-ndeshje-per-te-treguar-karakter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nuhiubesoj-shume-te-potenciali-i-ekipit-tim-derbi-nje-ndeshje-per-te-treguar-karakter\/","title":{"rendered":"Nuhiu:Besoj shum\u00eb te potenciali i ekipit tim, derbi nj\u00eb ndeshje p\u00ebr t\u00eb treguar karakter"},"content":{"rendered":"<p>Ardian Nuhiu n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media para gazetar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb sfid\u00ebs kampionale ndaj Drit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur optimist, pasi q\u00eb grupi ka performuar lart\u00eb n\u00eb seancat st\u00ebrvitore dhe pret q\u00eb nj\u00eb paraqitje t\u00eb till\u00eb ta shfaqin edhe n\u00eb ndeshje.<\/p>\n<p>Shefi i shtabit teknik theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj ndeshje, derisa potencoi se ka besim te grupi i lojtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ai drejton.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb ndeshje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr tifoz\u00ebt dhe nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr futbollist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb treguar karakter dhe personalitet. Kemi analizuar kund\u00ebrshtarin duke par\u00eb pikat e tyre, por normalisht q\u00eb do t\u00eb dalim edhe n\u00eb loj\u00ebn ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi munduar ta p\u00ebrgatisim gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve. Kam besim t\u00eb plot\u00eb q\u00eb futbollist\u00ebt do ta transmetojn\u00eb edhe n\u00eb ndeshje\u201d, theksoi fillimisht Nuhiu.<\/p>\n<p>Ndeshje e r\u00ebnd\u00ebsishme, por jo vendimtar. Tekniku i kuqebardh\u00ebve ka theksuar edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb llogarit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb fund, teksa ndeshjet e fundit t\u00eb kampionatit mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb fokusin dhe energjin\u00eb do t\u00eb mundohemi ta p\u00ebrqendrojm\u00eb brenda vijave t\u00eb fush\u00ebs. Ndeshje e r\u00ebnd\u00ebsishme, por n\u00eb asnj\u00eb moment vendimtare, sepse vendimtare do jen\u00eb ndeshjet e Prillit dhe Majit, pasi q\u00eb mund t\u00eb vendoset di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr\u201d, tha Nuhiu.<\/p>\n<p>Nuhiu k\u00ebrkoi nga futbollist\u00ebt e tij q\u00eb ndeshjen e radh\u00ebs ndaj Drit\u00ebs t\u2019i qasen me seriozitet maksimal, ashtu sikurse edhe n\u00eb ndeshjen e kaluar ndaj Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rezultati nuk mungoi.<\/p>\n<p>\u201cDjemt\u00eb treguan karakter n\u00eb ndeshjen e fundit ndaj Prishtin\u00ebs. Pavar\u00ebsisht moskonkretizimit t\u00eb rasteve dhe p\u00ebsimit t\u00eb golit, arrit\u00ebn t\u00eb marrin loj\u00ebn n\u00ebn kontroll\u00eb dhe arrit\u00ebn ta rikthenin rezultatin. M\u00eb vjen mir\u00eb p\u00ebr futbollist\u00ebt q\u00eb arrit\u00ebn ta fitonin ndeshjen. \u00c7asje t\u00eb till\u00eb nga futbollist\u00ebt pres edhe n\u00eb ndeshjen e nes\u00ebrme. Pres luft\u00eb pakompromis. Pres q\u00eb gjith\u00ebsecili futbollist ta ndihmoj nj\u00ebri tjetrin dhe ta arrijm\u00eb t\u00eb festojm\u00eb n\u00eb fund gjith\u00eb s\u00eb bashku\u201d, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjerash Nuhiu.<\/p>\n<p>I pari i stolit t\u00eb gjilanasve ritheksoi besimin e madh q\u00eb ka te futbollist\u00ebt e tij dhe mbetet i bindur q\u00eb rezultatet jan\u00eb n\u00eb ardhje.<\/p>\n<p>\u201cNga ndeshja n\u00eb ndeshje po p\u00ebrmisohemi, pavar\u00ebsisht q\u00eb na ka munguar rezultati. Kemi treguar ndeshje t\u00eb mira, kemi sh\u00ebnuar n\u00eb \u00e7do ndeshje dhe kjo na jep sinjale q\u00eb jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, megjith\u00ebse duhet pranuar q\u00eb kemi ende p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmisuar, pasi q\u00eb k\u00ebta futbollist\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u201d, tha Nuhiu.<\/p>\n<p>Mungesa e tifoz\u00ebve do jet\u00eb evidente p\u00ebr skuadr\u00ebn, por Nuhiu \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb mb\u00ebshtetja do t\u00eb jet\u00eb gjithandej qyteti p\u00ebr t\u00eb besuarit e tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam nevoj\u00eb t\u00eb gjej fjal\u00eb motivuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim, pasi q\u00eb vet\u00eb ndeshja t\u00eb motivon dhe t\u00eb mobilizon p\u00ebr t\u00eb shkuar te m\u00eb e mira e jotja. Mungesa e tifoz\u00ebve normalisht q\u00eb na penalizon, por ne ndjejm\u00eb mb\u00ebshtetje nga ta, pasi q\u00eb e dijm\u00eb q\u00eb po na ndjekin nga sht\u00ebpit\u00eb dhe nga kudo. Do t\u00eb ishte nj\u00eb ndeshje e madhe n\u00ebse do t\u00eb ishin prezent edhe tifoz\u00ebt tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuhiu n\u00eb fund rikthesoi besimin q\u00eb ka te futbollist\u00ebt, derisa ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr futbollistin Haxhihamza, i cili mbetet nj\u00ebri nd\u00ebr portier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cBesoj shum\u00eb te potenciali i ekipit tim. Kemi p\u00ebrgatitur ndeshjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe shpresojm\u00eb t\u00eb nxjerrim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga ana yn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKam besim te Kenan Haxhihamza. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb vitet e fundit ka qen\u00eb nd\u00ebr portier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo rast\u00ebsisht ka qen\u00eb edhe i ftuar n\u00eb ekipin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Jam i bindur se \u00ebsht\u00eb karakter i fort\u00eb dhe se nuk do t\u00eb sheh prapa, por vet\u00ebm para p\u00ebr t\u00eb ndihmuar skuadr\u00ebn. Ai ka mb\u00ebshtetjen e stafit dhe gjith\u00eb bashk\u00eblojtar\u00ebve dhe jam i bindur q\u00eb do t\u00eb performoj\u00eb mir\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Nuhiu.<\/p>\n<p>Dueli nd\u00ebrmjet Drit\u00ebs dhe Gjilanit zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn me fillim nga ora 15.00 n\u00eb stadiumin ndihm\u00ebs n\u00eb Gjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Nuhiu n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media para gazetar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb sfid\u00ebs kampionale ndaj Drit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur optimist, pasi q\u00eb grupi ka performuar lart\u00eb n\u00eb seancat st\u00ebrvitore dhe pret q\u00eb nj\u00eb paraqitje t\u00eb till\u00eb ta shfaqin edhe n\u00eb ndeshje. Shefi i shtabit teknik theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj ndeshje, derisa potencoi se ka besim te grupi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182134,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182133","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}