{"id":182437,"date":"2024-10-08T22:22:12","date_gmt":"2024-10-08T20:22:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182437"},"modified":"2024-10-08T22:22:12","modified_gmt":"2024-10-08T20:22:12","slug":"hyrja-ne-merdar-e-mallrave-nga-serbia-perfitim-apo-veshtiresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hyrja-ne-merdar-e-mallrave-nga-serbia-perfitim-apo-veshtiresi\/","title":{"rendered":"Hyrja n\u00eb Merdar e mallrave nga Serbia: P\u00ebrfitim apo v\u00ebshtir\u00ebsi?"},"content":{"rendered":"<p>\u201cNjer\u00ebzit vijn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur p\u00ebr nj\u00eb vit. Mendoj se do t\u00eb kthehen n\u00eb rafte\u201d, thot\u00eb Dragan Josifoviq, pronar i nj\u00eb prej dyqaneve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe af\u00ebr Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar ndalimin e importit t\u00eb mallrave nga Serbia me kontrolle t\u00eb shtuara n\u00eb Merdar, bizneset n\u00eb jug t\u00eb lumit Ib\u00ebr e mir\u00ebpresin k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Ky tregtar e ka z\u00ebvend\u00ebsuar mallin nga Serbia kryesisht me at\u00eb q\u00eb vjen nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia.<\/p>\n<p>&#8220;Raftet jan\u00eb plot, por gradualisht do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i kthejm\u00eb mallrat nga Serbia, pasi ato tradicionalisht k\u00ebrkohen dhe blihen&#8221;, shtoi Josifoviq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar sepse vet\u00ebm pika kufitare Merdare \u00ebsht\u00eb hapur p\u00ebr importin e mallrave nga Serbia, dhe, si\u00e7 thot\u00eb ai, mund t\u00eb krijohen radh\u00eb t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Kurse Jellena nga veriu i Kosov\u00ebs, e cila merret me tregti tekstili, thot\u00eb se hapja e pik\u00ebs kufitare n\u00eb Merdar nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se kjo i rrit kostot, transporti zgjat m\u00eb shum\u00eb dhe gjithashtu ka frik\u00eb se do t\u00eb krijohen radh\u00eb t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Pika kufitare n\u00eb Merdar e hapur p\u00ebr mallrat nga Serbia<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn kufitare Merdar, vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs filloi t\u00eb zbatohej rreth mesdit\u00ebs m\u00eb 8 tetor, kur nj\u00eb kamion me mallra nga Serbia, i shoq\u00ebruar nga policia, u d\u00ebrgua n\u00eb terminalin doganor p\u00ebr nj\u00eb kontroll t\u00eb detajuar.<\/p>\n<p>Kontrolli i k\u00ebtij kamioni zgjati rreth dy or\u00eb, por shoferi nuk pranoi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr detajet p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Visar Rexhepi, shofer i nj\u00eb kompanie transporti nga Kosova q\u00eb merret me importin e grurit, tha se kishte pritur me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr kontrollin e mallrave q\u00eb importon nga Serbia.<\/p>\n<p>Sipas tij, m\u00eb par\u00eb ky kontroll zgjaste gjysm\u00eb ore deri n\u00eb nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb par\u00eb kishte njoftuar p\u00ebr kontrolle t\u00eb detajuara t\u00eb kamion\u00ebve me mallra nga Serbia, deri n\u00eb mb\u00ebrritjen e skaner\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cTransportuesit e mallrave gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe duhet t\u00eb ken\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb ndryshim dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb planifikimin e duhur t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr procedurat e reja t\u00eb kalimit t\u00eb pik\u00ebs kufitare\u201d, shkroi n\u00eb Facebook, ministri i Brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u njoftua se hapja e pikave t\u00eb tjera kufitare do t\u00eb lejohet p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat sapo skaner\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen funksional\u00eb n\u00eb ato pika. Por, aktualisht nuk dihet kur do t\u00eb ndodh\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Me skaner\u00ebt, autoritetet kosovare synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb mallrat q\u00eb hyjn\u00eb nga Serbia t\u00eb mos paraqesin &#8220;rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb&#8221; e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 7 tetor, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, p\u00ebrs\u00ebriti se masat nuk ishin ekonomike, por t\u00eb siguris\u00eb, dhe se situata e siguris\u00eb nuk kishte ndryshuar, duke theksuar se po priten skaner\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hapur pikat e kalimeve kufitare n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mallrat serbe.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, m\u00eb 7 tetor tha se vendimi i Prishtin\u00ebs ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb serbe, por shtoi se priste nga autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb &#8220;t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka&#8221; p\u00ebr ta penguar l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mallrat nga Serbia t\u00eb mund t\u00eb hyjn\u00eb pjes\u00ebrisht e g\u00ebzoi shum\u00eb Bojan Rajkoviqin, pronar i nj\u00eb dyqani t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb fshatin Llapllasell\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Shpresoj q\u00eb biznesi t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb, pasi koh\u00ebt e fundit nuk ka pasur shum\u00eb pun\u00eb. Jemi m\u00ebsuar me (mallrat nga Serbia)&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Produktet nga Serbia p\u00ebr vite me radh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarat n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2022, Kosova importoi mallra nga Serbia me vler\u00eb mbi 372 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023, kjo vler\u00eb ishte af\u00ebr 199 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Importi dhe eksporti mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb<\/p>\n<p>Produktet nga Serbia, me vite, ishin nd\u00ebr dominueset n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 2022, ky shtet eksportonte brenda nj\u00eb dite n\u00eb Kosov\u00eb produkte n\u00eb vler\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion eurosh.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/zeri.info\/uploads\/zeri.info\/images\/2024\/October\/08\/auto_g1728412490.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/figure>\n<p>Tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl blejn\u00eb mallra nga Serbia p\u00ebrmes distributor\u00ebve t\u00eb autorizuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb kompania Elkos Group, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs funksionon dhe zinxhiri i dyqaneve t\u00eb m\u00ebdha ETC.<\/p>\n<p>Ramiz Kelmendi, pronari i k\u00ebtij zinxhiri tregtar, shpjegoi p\u00ebr REL-in se disa konsumator\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar me shijen e produkteve q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia, dhe shtoi se ato do t\u00eb rikthehen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rafte.<\/p>\n<p>ETC-ja ka rrjet dyqanesh t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebn. Banor\u00ebt e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, gjithashtu, shpesh b\u00ebjn\u00eb blerje n\u00eb dyqanet e k\u00ebtij rrjeti q\u00eb ndodhet n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>&#8220;Shtetasit serb\u00eb jan\u00eb rritur me ato shije (mallrat nga Serbia), ata kan\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;i importuar ato (pavar\u00ebsisht ndalimit)&#8221;, tha Kelmendi.<\/p>\n<p>Ai beson se me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, manipulimet rreth importit do t\u00eb kthehen n\u00eb tregti t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>&#8220;Shtetasit do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, si dhe disa tregtar\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut&#8221;, shtoi Kelmendi.<\/p>\n<p>Produktet nga Serbia, ndryshe nga pjes\u00ebt e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb komunat veriore mund t\u00eb gjendeshin n\u00eb disa dyqane, edhe pse ndalimi i importit ishte n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me dogan\u00ebn, ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacionesh kund\u00ebr kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave nga Serbia gjat\u00eb vitit e gjysm\u00eb t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt alternative midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb kontrolluar rrept\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr ndalimin e importit t\u00eb mallrave nga Serbia Qeveria e Kosov\u00ebs e mori n\u00eb mes t\u00eb korrikut 2023 p\u00ebr arsye &#8220;sigurie&#8221;, pasi policia serbe arrestoi tre polic\u00eb kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb, polic\u00ebt kosovar\u00eb u liruan, ndalimi p\u00ebr importin e mallrave serbe mbeti n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb hap drejt zhbllokimit t\u00eb marr\u00ebveshjes CEFTA<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hequr ndalimin e importit t\u00eb mallrave nga Serbia pasoi presionin nga Gjermania, e cila insistonte se me k\u00ebt\u00eb d\u00ebmtohej Marr\u00ebveshja p\u00ebr Tregtin\u00eb e Lir\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (CEFTA), si dhe Procesi i Berlinit.<\/p>\n<p>Samiti i dhjet\u00eb i Procesit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb synon t\u00eb ndihmoj\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian (BE), mbahet m\u00eb 14 tetor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendon edhe Nenad Gjuriq, k\u00ebshilltar i presidentit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, i cili tha se vendimi q\u00eb mallrat t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes pik\u00ebs n\u00eb Merdare \u00ebsht\u00eb simbolik p\u00ebr kryeministrin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tregon se pjesa veriore e Kosov\u00ebs ende nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, pasi p\u00ebr mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb importit dha arsye sigurie dhe jo ekonomike. Arsyeja ekonomike \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pajustifikueshme, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tregut t\u00eb Kosov\u00ebs varet nga importi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe materialeve nga Serbia&#8221;, tha Gjuriq.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi se Kurti dha nj\u00eb mesazh politik se veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende i bllokuar p\u00ebr hyrjen e mallrave nga Serbia, pasi atje &#8220;nuk ka kontroll t\u00eb plot\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Kurti d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh politik se ai \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos kontrollin politik mbi t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs,&#8221; shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjuriq beson se ky \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb drejt zhbllokimit t\u00eb funksionimit t\u00eb marr\u00ebveshjes CEFTA.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr kat\u00ebr vjet, CEFTA \u00ebsht\u00eb bllokuar. Ministrat duhet t\u00eb bien dakord p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb jan\u00eb negociuar deri tani n\u00eb nivel teknik, por nuk kan\u00eb kaluar n\u00eb k\u00ebshillin ministror p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi,&#8221; thot\u00eb Gjuriq.<\/p>\n<p>Takimi i Komitetit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb CEFTA-s \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr 9 tetor n\u00eb Beograd, ku pritet t\u00eb miratohen vendimet e dakorduara.<\/p>\n<p><strong>Sa eksporton Kosova n\u00eb vendet e CEFTA-s?<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2019 e k\u00ebndej, vlera e produkteve q\u00eb Kosova ka eksportuar n\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (CEFTA), ka arritur n\u00eb rreth 1.6 miliard euro. P\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, pjes\u00eb t\u00eb CEFTA-s jan\u00eb: Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/zeri.info\/uploads\/zeri.info\/images\/2024\/October\/08\/auto_g11728412492.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/figure>\n<p>Bllokimi i CEFTA-s erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb ndalimit t\u00eb importit t\u00eb mallrave nga Serbia nga ana e Kosov\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e CEFTA-s q\u00eb nga viti 2007, por p\u00ebrfaq\u00ebsohet p\u00ebrmes Misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK).<\/p>\n<p>Qeveria e Prishtin\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb ndryshoj\u00eb, nd\u00ebrsa Gjermania koh\u00ebt e fundit ka ofruar nj\u00eb &#8220;zgjidhje&#8221; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes s\u00eb ndalimit t\u00eb importit t\u00eb mallrave nga Serbia, duke shtuar nj\u00eb yll pran\u00eb emrit t\u00eb Kosov\u00ebs, me nj\u00eb fusnot\u00eb q\u00eb tregon se statusi i Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur p\u00ebrfundimisht. \/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/hyrja-ne-merdare-e-mallrave-nga-serbia-perfitim-a-veshtiresi-\/33151258.html\"><strong>REL<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNjer\u00ebzit vijn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur p\u00ebr nj\u00eb vit. Mendoj se do t\u00eb kthehen n\u00eb rafte\u201d, thot\u00eb Dragan Josifoviq, pronar i nj\u00eb prej dyqaneve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe af\u00ebr Prishtin\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182437","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182437\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}