{"id":182529,"date":"2024-10-10T11:28:42","date_gmt":"2024-10-10T09:28:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182529"},"modified":"2024-10-10T11:35:12","modified_gmt":"2024-10-10T09:35:12","slug":"perkufizimi-i-shendetit-mendor-dr-diana-isaku-specialiste-e-psikiatrise-per-te-rritur-shpjegon-rrugen-drejt-kujdesit-dhe-mireqenies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/perkufizimi-i-shendetit-mendor-dr-diana-isaku-specialiste-e-psikiatrise-per-te-rritur-shpjegon-rrugen-drejt-kujdesit-dhe-mireqenies\/","title":{"rendered":"P\u00ebrkufizimi i Sh\u00ebndetit Mendor: Dr. Diana Isaku, Specialiste e Psikiatris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur, shpjegon rrug\u00ebn drejt kujdesit dhe mir\u00ebqenies"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti mendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e mir\u00ebqenies mendore dhe emocionale p\u00ebrfshin\u00eb mendimet tona, emocionet  dhe sjelljet q\u00eb ndikojn\u00eb   n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet tona me veten ton\u00eb , familjen, marr\u00ebdheniet nd\u00ebrpersonale sociale e deri te suksesi yn\u00eb profesional.  Na lejon t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb ulje-ngritjet e jet\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrshtatemi me ndryshimin dhe t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00ebllimi.<\/p>\n<p>\u00c7rregullimet mendore m\u00eb t\u00eb shpeshta  <\/p>\n<p>\u2022 \u00c7rregullimet e ankthit \u2013 shqet\u00ebsim dhe frike e tepruar<\/p>\n<p>\u2022 Depresioni \u2013 ndjenja t\u00eb vazhdueshme trishtimi, d\u00ebshp\u00ebrimi dhe humbja e interesit p\u00ebr aktivitetet.<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7rregullimi bipolar \u2013 karakterizohet nga luhatjet ekstreme t\u00eb humorit, duke p\u00ebrfshir\u00eb periudhat e manis\u00eb dhe depresionit.<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7rregullimet e t\u00eb ngr\u00ebnit \u2013 q\u00ebndrime jo t\u00eb sh\u00ebndetshme ndaj ushqimit dhe imazhit t\u00eb trupit q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sjellje t\u00eb rrezikshme n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7rregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) \u2013 nj\u00eb reagim i r\u00ebnd\u00eb ndaj nj\u00eb ngjarjeje traumatike q\u00eb shkakton flashbacks, ankth dhe stres emocional.<\/p>\n<p>\u2022 Varesite nga alkooli, marihuana, kokaina ,heroina .<\/p>\n<p>Simptomat m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb \u00e7rregullimeve mendore<br \/>\n\u2022 Luhatjet e humorit \u2013 Ndjenja t\u00eb vazhdueshme trishtimi, irritueshm\u00ebrie, ose luhatje ekstreme t\u00eb humorit , her\u00eb i ngritur e her\u00eb i r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Ankthi \u2013 Shqet\u00ebsim i vazhduesh\u00ebm, ankth, ose panik q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>\u2022 Ndryshime n\u00eb sjellje \u2013 t\u00ebrheqje nga aktivitetet shoq\u00ebrore, agresion n\u00eb rritje, ose sjellje t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>\u2022 V\u00ebshtir\u00ebsi kognitive ( njoh\u00ebse) \u2013 v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrqendrim, probleme me kujtes\u00ebn, ose konfuzion i papritur.<\/p>\n<p>\u2022 Simptomat fizike \u2013 Dhimbje t\u00eb pashpjegueshme, ndryshime n\u00eb ritmin e gjumit, shtim ose humbje n\u00eb pesh\u00eb.<br \/>\n\u2022 \u00c7rregullime t\u00eb t\u00eb menduarit \u2013 Mendime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb vet\u00ebd\u00ebmtimit, mendime vet\u00ebvras\u00ebse, ose p\u00ebrjetim t\u00eb iluzioneve ose halucinacioneve.<br \/>\nMos harroni se shfaqja e nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre simptomave nuk tregon automatikisht nj\u00eb problem. Megjithat\u00eb, n\u00ebse k\u00ebto shenja vazhdojn\u00eb n\u00eb periudha mujore ose nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb funksionimin e p\u00ebrditsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebrkoni ndihm\u00eb.<\/p>\n<p> Faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin mendor<br \/>\n1.Faktor\u00ebt biologjik\u00eb<br \/>\n\u2022 Gjenetika<br \/>\n\u2022 Kimia e trurit (neurotransmeteret)<br \/>\n\u2022 Hormonet<br \/>\n2. Faktor\u00ebt mjedisor\u00eb<br \/>\n\u2022 Prind\u00ebrimi \u2013 ne jemi reflektim i procesit t\u00eb rritjes ton\u00eb. P\u00ebrvojat tona t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb hershme afektojn\u00eb sh\u00ebndetin tone mendor. Nj\u00eb mjedis familjare mb\u00ebshtet\u00ebs mund t\u00eb nxis\u00eb zhvillimin e sh\u00ebndetsh\u00ebm emocional, nd\u00ebrsa p\u00ebrvojat negative si abuzimi  emocional, fizik, verbal apo neglizhenca mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb probleme afat\u00ebgjata t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>\u2022 Mjedisi social \u2013 Lidhjet sociale pozitive dhe ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb jan\u00eb vendimtare p\u00ebr                    nj\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb mendor. Nd\u00ebrsa, izolimi social, diskriminimi ose bullizmi mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb problemet mendore.<br \/>\n\u2022 Ngjarje jet\u00ebsore \u2013 Ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jet\u00ebsore si humbja e nj\u00eb njeriu t\u00eb dashur, humbja e pun\u00ebs,  divorci mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. M\u00ebnyra se si i trajtojm\u00eb k\u00ebto ngjarje, si nd\u00ebrveprojm\u00eb me stresor\u00ebt dhe \u00e7far\u00eb mb\u00ebshtetjeje marrim n\u00eb situate t\u00eb v\u00ebshtira mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb  mir\u00ebqenien ton\u00eb mendore.<br \/>\n3.Faktor\u00ebt psikologjik\u00eb<br \/>\n\u2022 Stresi \u2013 Stresi kronik mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb mendor, duke \u00e7uar n\u00eb probleme t\u00eb tilla si ankthi dhe depresioni. <\/p>\n<p>\u2022 Trauma \u2013 P\u00ebrjetimi i ngjarjeve traumatike mund t\u00eb ket\u00eb efekte t\u00eb fuqishme n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe mosp\u00ebrpunimi I tyre paaft\u00ebsia e verbalizimit dhimbjes mund ta r\u00ebndoj\u00eb gjendjen mendore .<br \/>\n\u2022 Mekanizmat e p\u00ebrballimit \u2013 M\u00ebnyra se si p\u00ebrballemi me stresin dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ka nj\u00eb     ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb mendor.<br \/>\nN\u00ebse ju ose dikush q\u00eb njihni po p\u00ebrjeton simptoma t\u00eb vazhdueshme ose siklet t\u00eb ndjesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebrkoni ndihm\u00eb profesionale.  Mjeku juaj, i cili mund t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn tuaj dhe t&#8217;ju referoj\u00eb tek nj\u00eb specialist i sh\u00ebndetit mendor n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Profesionist\u00eb t\u00eb till\u00eb si psikolog\u00eb, psikiat\u00ebr dhe terapist\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb individualizuar trajtimi t\u00eb p\u00ebrshtatur sipas nevojave tuaja. Mos harroni: T\u00eb k\u00ebrkosh ndihm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb dob\u00ebsie; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap i guximsh\u00ebm drejt mir\u00ebqenies m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Strategjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur sh\u00ebndetin mendor<br \/>\nKujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb mendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm dhe ka strategji t\u00eb shumta q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb mir\u00ebqenien ton\u00eb mendore. Zbatimi i k\u00ebtyre strategjive mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb stili t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm jetese p\u00ebrmes ushqimit<br \/>\nDiciplina e nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese p\u00ebr mes nj\u00eb diete te balancuar dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme \u00ebsht\u00eb vendimtare si p\u00ebr sh\u00ebndetin fizik, ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb mendor.<\/p>\n<p>Konsumo nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb ekuilibruar  e pasur me fruta, perime, drith\u00ebra t\u00eb plota, proteina dhe yndyrna t\u00eb sh\u00ebndetshme.gjitha k\u00ebto  mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb humorin dhe t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb rrezikun e problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Hidratohuni pini sasi t\u00eb mjaftueshme uji 2 -3 l ne dite .<br \/>\nAktivitet fizik i rregullt studimet thon\u00eb se p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar stresin, p\u00ebr t\u00eb rritur humorin dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar funksionin kognitiv. Synoni t\u00eb pakt\u00ebn 150 minuta ushtrime me intensitet t\u00eb moderuar n\u00eb jav\u00eb. Ecje n\u00eb natyr\u00eb , vrapim ,fitness, not.<\/p>\n<p>Gjumi cil\u00ebsor\u00eb, \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor. Higjiena e gjumit dhe oraret e rregullta t\u00eb r\u00ebnies dhe zgjimit nga gjumi p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb sh\u00ebndetin mendor sepse gjat\u00eb gjumit t\u00eb rregullt regjenerohen t\u00eb gjitha funksionet psikike prej nga buron edhe energjia fizike. Rekomandohet t\u00eb flini  p\u00ebr 7-9h, gjum\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur mir\u00ebqenie mendore.<\/p>\n<p>\u2022 Praktikoni teknikat e menaxhimit t\u00eb stresit dhe relaksimit<br \/>\n  Frym\u00ebmarrje e thell\u00eb, meditim , yoga<br \/>\n\u2022 Zhvillimi i lidhjeve t\u00eb forta sociale dhe sistemeve mb\u00ebshtet\u00ebse<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet tona luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb sh\u00ebndetin mendor. Nd\u00ebrtimi i lidhjeve t\u00eb forta shoq\u00ebrore dhe sistemeve mb\u00ebshtet\u00ebse mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb sfidat e jet\u00ebs dhe t\u00eb nxisim ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nDisa k\u00ebshilla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien tuaj sociale:<\/p>\n<p>\u2713 Q\u00ebndroni t\u00eb lidhur \u2013 ndani koh\u00eb p\u00ebr miqt\u00eb dhe familjen dhe merrni pjes\u00eb rregullisht n\u00eb aktivitete sociale.<\/p>\n<p>\u2713 Jini t\u00eb hapur \u2013 Ndani ndjenjat dhe p\u00ebrvojat tuaja me njer\u00ebz t\u00eb besuar p\u00ebr t\u00eb nxitur lidhje m\u00eb t\u00eb thella.<\/p>\n<p>\u2713 Zgjeroni rrethin tuaj \u2013 Bashkohuni me klubet, dilni vullnetar\u00eb ose merrni pjes\u00eb n\u00eb evente komunitare p\u00ebr t\u00eb takuar njer\u00ebz t\u00eb rinj dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb larmish\u00ebm.<br \/>\nNdikimi i stigmatizimit n\u00eb sh\u00ebndetin mendor<br \/>\nStigma i referohet q\u00ebndrimeve negative, stereotipeve apo diskriminimit ndaj njer\u00ebzve me \u00e7rregullime mendore.<\/p>\n<p>Pasojat e stigmatizimit mund t\u00eb jen\u00eb:<br \/>\n1. Ngurrimi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb \u2013 Frika p\u00ebr t&#8217;u gjykuar ose keqkuptuar mund t&#8217;i pengoj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb u nevojitet.<br \/>\n2. Izolimi social \u2013 Njer\u00ebzit me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor mund t\u00eb ndihen t\u00eb izoluar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebkuptimit ose pranimit nga t\u00eb tjer\u00ebt..<\/p>\n<p>3. Mund\u00ebsit\u00eb e kufizuara \u2013 Diskriminimi n\u00eb fusha t\u00eb tilla si pun\u00ebsimi, strehimi, apo arsimi mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve me sfida.<\/p>\n<p>Strategjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer stigmatizimin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe m\u00eb empatike, duhet t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb active p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar stigmatizimin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Disa strategji p\u00ebr t&#8217;u shqyrtuar:<\/p>\n<p>\u2022 Edukoni veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 P\u00ebrmir\u00ebsimi i kuptimit tuaj t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb largimin e miteve dhe nxitjen e empatis\u00eb. Ndani informacione t\u00eb sakta me miqt\u00eb, familjen dhe koleg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin.<\/p>\n<p>\u2022 Kushtojini v\u00ebmendje m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb komunikimit \u2013 Evitoni p\u00ebrdorimin e termave n\u00ebn\u00e7mues apo shakave p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor, pasi kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimin e stigmatizimit. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb respektueshme inkurajuese .<br \/>\n\u2022 Ndani historin\u00eb tuaj \u2013 N\u00ebse ndiheni rehat, ndarja e p\u00ebrvojave tuaja personale me sh\u00ebndetin mendor mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb normalizimin e bised\u00ebs dhe t\u00eb inkurajoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb flasin hapur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tyre.<\/p>\n<p>\u2022 Tregoni mb\u00ebshtetje dhe empati \u2013 Jini nj\u00eb aleat mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrballen me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor duke i d\u00ebgjuar, duke validuar p\u00ebrvojat e tyre dhe duke i inkurajuar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Bashkendjeni dhimbjen e tyre shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u2022 Sfidoni stereotipet dhe diskriminimin \u2013 Flisni hapur kur jeni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb stigmatizimit t\u00eb sjelljes ose diskriminimit, dhe mbroni veprimet q\u00eb nxisin nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe mb\u00ebshtetjen.<br \/>\nDuke nxitur nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptimit dhe pranimit, ne mund t\u00eb thyejm\u00eb pengesat dhe t\u00eb fuqizojm\u00eb individ\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn q\u00eb u nevojitet, duke hapur p\u00ebrfundimisht rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe duke ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr personat me crregullimemendore.<\/p>\n<p>Histori motivuese n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb personaliteteve t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Rruga drejt trajtimit shpesh ndihet e vetmuar, por edhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut jan\u00eb persona q\u00eb vuajn\u00eb nga crregullimet mendore. Ja pes\u00eb histori suksesi t\u00eb detajuara t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb njohur q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebrvojat e tyre p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzim dhe  nd\u00ebrgjegj\u00ebsim.<br \/>\n\u2022 Demi Lovato p\u00ebrvoja e saj me \u00e7rregullimin bipolar dhe var\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja dhe aktorja amerikane Demi Lovato ka qen\u00eb e z\u00ebshme n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e saj me \u00e7rregullimin bipolar, var\u00ebsin\u00eb nga kokaina dhe heroina , \u00e7rregullimet n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe vet\u00ebd\u00ebmtimin. Pas nj\u00eb mbidoze pothuajse fatale n\u00eb vitin 2018, Demi k\u00ebrkoi trajtim dhe ishte transparente me publikun e saj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Hapja e saj n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit mendor ka inkurajuar shum\u00eb fansa t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb dhe ka qen\u00eb nj\u00eb model nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe frym\u00ebzimi.<\/p>\n<p>\u2022 Lufta e Majk\u00ebll Felpsit kund\u00ebr depresionit<br \/>\nMichael Phelps, olimpisti m\u00eb i dekoruar i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, vuante nga depresioni i r\u00ebnd\u00eb dhe mendimet vet\u00ebvras\u00ebse. Pasi u t\u00ebrhoq nga noti, ai k\u00ebrkoi ndihm\u00eb profesionale dhe mbrojti nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor duke p\u00ebrdorur platform\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb thyer stigmatizimin mes atlet\u00ebve. Edhe sot, Phelps inkurajon biseda t\u00eb hapura p\u00ebr mir\u00ebqenien mendore.<\/p>\n<p>\u2022Lady Gaga eksperienca e saj  kund\u00ebr PTSD  dhe depresionit\u200b<br \/>\nLady Gaga, ka folur hapur p\u00ebr problemet e saj me \u00e7rregullimin e stresitptraumatikdhe depresionin pas nj\u00eb sulmi seksual. Ajo k\u00ebrkoi ndihm\u00eb profesionale, q\u00eb sipas saj ishte jet\u00ebshp\u00ebtuese. Lady Gaga p\u00ebrdor platform\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor dhe themeloi Fondacionin Born This Way, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb guximshme.<\/p>\n<p>Princi Harry, Duka i Sussex, ka qen\u00eb i hapur n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e tij t\u00eb sh\u00ebndetit mendor pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Princesh\u00ebs Diana. Pasi shp\u00ebrfilli hidh\u00ebrimin e tij p\u00ebr vite me radh\u00eb, ai k\u00ebrkoi ndihm\u00eb profesionale n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb 20-ave. Sot, Princi Harry \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb, me t\u00eb cilin punon n\u00eb projekte t\u00eb tilla si seriali &#8220;The Me You Can&#8217;t See&#8221; Oprah Winfrey dhe promovimin e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb ushtri n\u00ebp\u00ebrmjet Lojrave Invictus.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb keni p\u00ebrjetuar nj\u00eb rritje traumatike, bullizim nga shoq\u00ebria, mund edhe t\u00eb keni p\u00ebrjetuar nj\u00eb marrdh\u00ebnie abusive toksike.<br \/>\nPrinderit neglizhues, abuzues, shoq\u00ebria bullizuese, nj\u00eb partner q\u00eb manifeston dhun\u00eb psikike, fizike manifestojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb traumave t\u00eb tyre t\u00eb pap\u00ebrpunuara e ju jeni viktima.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoni ndihm\u00eb, verbalizoni, flisni p\u00ebr dhimbjen tuaj shpirt\u00ebrore me profesionist\u00ebt e sh\u00ebndetit mendor lejoni vetes t\u00eb kaloni procesin e p\u00ebrpunimit t\u00eb traum\u00ebs tuaj i cili nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtire se p\u00ebrjetimi traumatik.<br \/>\nVetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jet\u00ebsor\u00eb punoni \u00e7do sekond\u00eb me veten tuaj p\u00ebr t\u00eb nxjerrur versionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Mendja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i fuqis\u00eb tone<br \/>\nThoni vetes \u00e7do dit\u00eb k\u00ebt\u00eb:<br \/>\nUN\u00cb NUK JAM AJO \u00c7KA M\u00cb KA NDODHUR MUA, UN\u00cb JAM AJO \u00c7FAR\u00cb ZGJEDH T\u00cb JEM!<\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi i sh\u00ebndetit mendor: Dr.Diana Isaku, Specialiste e Psikiatris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur 10.10.2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti mendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e mir\u00ebqenies mendore dhe emocionale p\u00ebrfshin\u00eb mendimet tona, emocionet dhe sjelljet q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet tona me veten ton\u00eb , familjen, marr\u00ebdheniet nd\u00ebrpersonale sociale e deri te suksesi yn\u00eb profesional. Na lejon t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb ulje-ngritjet e jet\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrshtatemi me ndryshimin dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182529","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}