{"id":182843,"date":"2024-10-14T11:03:48","date_gmt":"2024-10-14T09:03:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182843"},"modified":"2024-10-14T11:18:18","modified_gmt":"2024-10-14T09:18:18","slug":"pdk-qeveria-e-kosoves-bene-hajgare-me-alban-hysenin-e-shperfaqin-si-nje-analfabet-ne-krye-te-qeverisjes-komunale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pdk-qeveria-e-kosoves-bene-hajgare-me-alban-hysenin-e-shperfaqin-si-nje-analfabet-ne-krye-te-qeverisjes-komunale\/","title":{"rendered":"PDK: Qeveria e Kosov\u00ebs b\u00ebn\u00eb hajgare me Alban Hysenin, e shp\u00ebrfaqin si nj\u00eb analfabet n\u00eb krye t\u00eb qeverisjes komunale"},"content":{"rendered":"
Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) n\u00eb Gjilan ka reaguar ashp\u00ebr ndaj kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit Komunal, duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb procedurave ligjore dhe munges\u00eb kompetence n\u00eb menaxhimin e detyrave t\u00eb tij. <\/p>\n
Sipas PDK-s\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal (MAPL) e kan\u00eb shp\u00ebrfaqur kryetarin si t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar ligjin dhe p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme komunale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me miratimin e buxhetit p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n
Komunikata e plot\u00eb:<\/p>\n
Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Gjilanit p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosov\u00ebs po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit t\u00eb Gjilanit, i cili ka menduar se ka t\u00eb drejt\u00eb juridike dhe fuqi politike p\u00ebr ta quar komun\u00ebn n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr Kuvend Komunal.<\/p>\n
N\u00eb p\u00ebrgjigjen e MAPL d\u00ebrguar Alban Hysenit, atij i \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar dhe rekomanduar se si duhet t\u00eb veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri n\u00eb miratimin e buxhetit komunale 2025. Q\u00eb i bie se MAPL e ka kthyer n\u00eb pik\u00ebn zero procedur\u00ebn e propozim buxhetit, duke filluar nga d\u00ebgjimet publike q\u00eb duhet t\u00eb organizohen nga ana e Kuvendit Komunal (KPF) dhe t\u00eb merren parasysh propozimet p\u00ebr plot\u00ebsim dhe ndryshim t\u00eb planifikimit buxhetor.<\/p>\n
Sipas informacioneve t\u00eb PDK-s\u00eb e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb konfirmuara, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) n\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj, ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka shkelur procedurat ligjore dhe nuk i ka respektuar afatet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr miratimin e buxhetit komunal p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n
Partia Demokratike e Kosov\u00ebs me koh\u00eb ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb procedurave ligjore, n\u00eb planifikim dhe shpenzim t\u00eb buxhetit komunal. <\/p>\n
Por ky kryetar komune \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb me vazhdu tutje me udh\u00ebheq\u00eb me Gjilanin dhe ne si PDK k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb dit\u00eb e m\u00eb par\u00eb, ai ta ofroj\u00eb dor\u00ebheqjen e tij.
\n<\/a><\/p>\n