{"id":182960,"date":"2024-10-15T17:05:31","date_gmt":"2024-10-15T15:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182960"},"modified":"2024-10-15T17:05:31","modified_gmt":"2024-10-15T15:05:31","slug":"edhe-dy-muaj-tjere-paraburgim-per-thacin-dhe-veselin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/edhe-dy-muaj-tjere-paraburgim-per-thacin-dhe-veselin\/","title":{"rendered":"Edhe dy muaj tjer\u00eb paraburgim p\u00ebr Tha\u00e7in dhe Veselin"},"content":{"rendered":"<p>Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit edhe p\u00ebr nga dy muaj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ish-Presidentin Hashim Tha\u00e7i dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte s\u00eb bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.<\/p>\n<p>Vendimet e ndara p\u00ebr dy t\u00eb akuzuarit jan\u00eb marr\u00eb m\u00eb 14 tetor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy vendimet, thuhet se nuk ka mjaftuesh\u00ebm informacione q\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb rast q\u00eb t\u00eb akuzuarit lirohen nga paraburgimi, ata mund t\u00eb arratisen nga drejt\u00ebsia. Mir\u00ebpo, thuhet se ka rrezik q\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb kryejn\u00eb krime ndaj atyre q\u00eb perceptohen kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), si dhe ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPaneli konkludon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk ka ende mjaftuesh\u00ebm informacion q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb nj\u00eb gjetje se z. Tha\u00e7i (z.Veseli) mund t\u00eb arratiset nga drejt\u00ebsia n\u00ebse lirohet. Megjithat\u00eb, Paneli \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur, bazuar n\u00eb standardin p\u00ebrkat\u00ebs, se ekziston nj\u00eb rrezik i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb z. Tha\u00e7i (z.Veseli) do t\u00eb pengoj\u00eb p\u00ebrparimin e procedurave t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara dhe se ai mund t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb tjera kund\u00ebr atyre q\u00eb perceptohen si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ose mund t\u00eb japin d\u00ebshmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe\/ose pritet t\u00eb paraqiten para Dhomave t\u00eb Specializuara\u201d, thuhet n\u00eb vendimet ndaj tyre.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr Tha\u00e7in, edhe p\u00ebr Veselin, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) ka parashtruar se rreziqet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb mund t\u00eb dalin nga dy t\u00eb akuzuarit, mund t\u00eb menaxhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive vet\u00ebm n\u00eb objektin e paraburgimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebto vendime thuhet se ZPS-ja ka parashtruar se sjellja e dy t\u00eb akuzuarve paraqet rrezik t\u00eb shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb zbulimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb informacioneve t\u00eb ndjeshme t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve lidhur me procesin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cSjellja e z. Tha\u00e7i tani paraqet nj\u00eb rrezik jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shtuar, aq sa edhe kufizimet dhe monitorimi standard i komunikimeve n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Prandaj, duke pasur parasysh zbulimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb informacioneve t\u00eb ndjeshme t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb lidhura me procedurat aktuale gjyq\u00ebsore, rreziqet themelore vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit p\u00ebr Tha\u00e7in, e ngjash\u00ebm edhe n\u00eb at\u00eb p\u00ebr Veselin.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, tek k\u00ebto vendime, Paneli ka rikujtuar se arsyeshm\u00ebria p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit ndaj t\u00eb akuzuarve duhet t\u00eb vler\u00ebsohet bazuar n\u00eb fakte t\u00eb secilit rast dhe ve\u00e7orive specifike t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tek rasti i Tha\u00e7it, si ve\u00e7ori specifike p\u00ebrmendet ndikimi dhe autoriteti e t\u00eb akuzuarit, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb me burg, rreziku q\u00eb i akuzuari t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb tjera, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7orit\u00eb specifike t\u00eb k\u00ebtij rasti p\u00ebrfshijn\u00eb: (i) ndikimin dhe autoritetin e z. Tha\u00e7i; (ii) njohurin\u00eb e tij p\u00ebr akuzat dhe provat kund\u00ebr tij, dhe mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb gjat\u00eb me burg; (iii) rrezikun q\u00eb z. Tha\u00e7i t\u00eb pengoj\u00eb procedurat e Dhomave t\u00eb Specializuara; (iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihm\u00ebs n\u00eb kryerjen e krimeve t\u00eb tjera; (v) faktin se masat kufizuese n\u00eb rast lirimi nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbutur rreziqet; (vi) r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe kompleksitetin e akuzave kund\u00ebr z. Tha\u00e7i; dhe (vii) faktin se gjyqi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim, duke treguar nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb procedurave\u201d, thuhet n\u00eb vendimin p\u00ebr Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr Veselin, Paneli ka vler\u00ebsuar se ai akuzohet p\u00ebr dhjet\u00eb pika t\u00eb krimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e n\u00eb rast q\u00eb shpallet fajtor mund t\u00eb d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb me burg.<\/p>\n<p>\u201cSipas vler\u00ebsimit t\u00eb Panelit, ve\u00e7orit\u00eb specifike t\u00eb k\u00ebtij rasti p\u00ebrfshijn\u00eb: (i) z. Veseli \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr dhjet\u00eb pika t\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat ai dyshohet t\u00eb ket\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm; (ii) n\u00ebse shpallet fajtor, z. Veseli mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb me burg; (iii) rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii) dhe (iii) nuk mund t\u00eb zbuten me ndonj\u00eb kusht; (iv) \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr z. Veseli \u00ebsht\u00eb komplekse; dhe (v) fakti q\u00eb gjyqi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim, duke treguar nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb procedurave\u201d, thuhet n\u00eb vendimin p\u00ebr Veselin.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, Paneli ka konstatuar se vazhdimi i paraburgimit edhe p\u00ebr dy muaj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr dy t\u00eb akuzuarit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe i arsyesh\u00ebm k\u00ebshtu duke e urdh\u00ebruar vazhdimin e nj\u00eb mase t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vendimeve, trupi gjykues ka urdh\u00ebruar edhe ZPS-n\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb parashtrimet e tyre mbi shqyrtimin e  ardhsh\u00ebm t\u00eb paraburgimit ndaj Tha\u00e7it dhe Veselit deri m\u00eb 22 n\u00ebntor 2024. nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigjet n\u00eb k\u00ebto parashtrime t\u00eb dor\u00ebzohen sipas afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Rregullore.<\/p>\n<p>Ndryshe, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit edhe p\u00ebr nga dy muaj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ish-Presidentin Hashim Tha\u00e7i dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte s\u00eb bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Vendimet e ndara p\u00ebr dy t\u00eb akuzuarit jan\u00eb marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182961,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182960","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182960\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}