{"id":182982,"date":"2024-10-15T21:41:22","date_gmt":"2024-10-15T19:41:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=182982"},"modified":"2024-10-15T21:41:22","modified_gmt":"2024-10-15T19:41:22","slug":"varg-e-vi-me-diplomaci-kulturore-ne-suedi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/varg-e-vi-me-diplomaci-kulturore-ne-suedi\/","title":{"rendered":"VARG E VI ME DIPLOMACI KULTURORE N\u00cb SUEDI"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKat\u00ebr n\u00eb nj\u00eb\u201d si projekt me kat\u00ebr lloje aktivitetesh artistike, nga Varg e Vi, u realizua n\u00eb Stokholm t\u00eb Suedis\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr edukim dhe kultur\u00eb \u201cABF HUSET\u2019\u201d, m\u00eb 12 tetor 2024. Aktiviteti p\u00ebrfshiu: stand up komedi, ekspozita dhe p\u00ebrurim libri.<\/p>\n<p>Ngjarja fillimisht u hap nga Nexh Deti &#8211; p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi nga shoqata \u201cDardania\u201d, i cili i ofroi mir\u00ebseardhje artist\u00ebve dhe autorit nga Kosova, fal\u00ebnderoi Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs dhe Ambasad\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb Stokholm p\u00ebr financimin e projektit q\u00eb promovon kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb Suedi dhe diplomacin\u00eb kulturore si mjet i fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar Kosov\u00ebn si shtet. M\u00eb pas, Deti informoi komunitetin shqiptar p\u00ebr projektin \u201cKat\u00ebr n\u00eb nj\u00eb\u201d, tregoi p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb ka m\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Suedi p\u00ebr aktivitete t\u00eb ngjashme kulturore, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb Suedis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, si dhe nevoj\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr aktivitete cil\u00ebsore kulturore, t\u00eb cilat i p\u00ebrshtaten brezit dhe gjenerat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Suedi, pasi q\u00eb kan\u00eb ndodhur transformime t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb vet\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare n\u00eb Suedi dhe kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Audienca fillimisht u arg\u00ebtua me nj\u00eb stand up komedi nga Avni Shkodra, ku m\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Stokholm p\u00ebrjetoi nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb mbushur me humor dhe ngjarje nga jeta e p\u00ebrditshme e Shkodr\u00ebs, raportet me m\u00ebrgat\u00ebn, kontributin e saj n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eb rrug\u00ebtim nga paralufta drejt zhvillimeve t\u00eb reja pas \u00e7lirimit, liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, si dhe ndryshimet sociale n\u00eb raportet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me m\u00ebrgimtar\u00ebt jasht\u00eb vendit. Stand up komedia, e njohur p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb trajtuar tema serioze me nj\u00eb qasje t\u00eb leht\u00eb, solli skena dhe situata q\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Suedi i njohin dhe i b\u00ebn\u00eb ta duartrokisnin shpesh stand up komedianin dhe aktorin Shkodra.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u201cABF HUSET\u201d, pjes\u00ebmarr\u00ebsit kaluan n\u00eb galeri p\u00ebr ta par\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb me fotografi nga Migjen Fazliu. Fotografit\u00eb e Fazliut treguan momente t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, traditat dhe kultur\u00ebn shqiptare. Ekspozita n\u00eb Stokholm ishte pjes\u00eb e  ekspozit\u00ebs \u201cMemento Vivere\u201d &#8211; si ekspozit\u00eb familjare e fotografit Fazliu, me fotografi t\u00eb gjyshit t\u00eb tij nga linja at\u00ebrore biologjike, e fotografit t\u00eb ndjer\u00eb, Muhamed Fazliut, si nj\u00eb th\u00ebnie \u201cKujto t\u00eb jetosh\u201d, e  cila na th\u00ebrret p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe eksperienc\u00ebs s\u00eb t\u00eb qenit gjall\u00eb. N\u00eb koh\u00ebrat e v\u00ebshtira, si ajo e inflacionit dhe pandemis\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt dhe proces i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm dhe duhet t\u00eb p\u00ebrjetohet p\u00ebr \u00e7do \u00e7ast. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shkrepjet fotografike si ato t\u00eb Muhamedit, t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me mjeshtri artistike nga fotografi \u2013 Migjeni, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kuratorin Din Azizin, jan\u00eb kujtes\u00eb individuale, familjare e institucionale. P\u00ebrmes fotografis\u00eb, ne fuqizojm\u00eb kujtes\u00ebn nga nj\u00ebri brez n\u00eb tjetrin, nga gjysh\u00ebrit te nip\u00ebrit, nga personalja e familjarja n\u00eb kujtes\u00eb institucionale. <\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pjes\u00ebmarr\u00ebsit vizituan ekspozit\u00ebn me piktura t\u00eb ekspozuara p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Stokholm p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, nga Din Azizi, nj\u00eb set i pikturave me dimensione mesatare dhe t\u00eb m\u00ebdha, me ngjyra t\u00eb kombinuara fuqish\u00ebm, me lejlekun si metafor\u00eb e shtegtimit, migrimit dhe l\u00ebvizjes gjeografike, duke v\u00ebn\u00eb analogji edhe me emigrimin e njer\u00ebzve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngulitjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Suedi, ve\u00e7mas n\u00eb Malm\u00f6 t\u00eb Suedis\u00eb, por edhe n\u00eb Stokholm e qytete t\u00eb tjera. M\u00ebrgimtar\u00ebt n\u00eb Stokholm p\u00ebr dallim nga p\u00ebrqendrimi i madh i shqiptar\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs n\u00eb Suedi, vinin edhe nga Fusha Kosova, Prishtina, Drenasi, Gjilani e m\u00eb gjer\u00eb. Projekti ishte i ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb organizimit kulturor n\u00eb kryeqytetin suedez, pasi m\u00eb shum\u00eb ka aktivitete kulturore n\u00eb Malm\u00f6, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqendrimit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs atje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, audienca mori pjes\u00eb n\u00eb promovimin, shp\u00ebrndarjen falas t\u00eb librit dhe diskutimin mbi vepr\u00ebn \u201cHajmet i han\u00eb refugjat\u00ebt\u201d t\u00eb Avni Rudakut, ku u parashtruan shum\u00eb pyetje mbi tematik\u00ebn, metodologjin\u00eb e t\u00eb shkruarit mbi refugjat\u00ebt dhe pyetjet e tjera rreth librit, duke bashk\u00ebbiseduar direkt me autorin Rudaku.<br \/>\nN\u00eb fund, u organizua edhe nj\u00eb koktej socializues p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebbiseduar me pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga shoqata \u201cDardania\u201d dhe p\u00ebr t\u2019u njohur me m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb financuar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit p\u00ebr Diplomaci Kulturore. Projekti p\u00ebr zbatim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Stokholm, shoqata shqiptare \u201cDardania\u201d n\u00eb Suedi dhe Uji Royal, nga kompania e njohur kosovare.<\/p>\n<p>Aktiviteti \u201cKat\u00ebr n\u00eb nj\u00eb\u201d ishte nj\u00eb mund\u00ebsi fantastike p\u00ebr t\u00eb mbledhur komunitetin shqiptar n\u00eb Suedi. Duke kombinuar humorin, artin vizual, fotografin\u00eb dhe librin, ky aktivitet ofroi nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr shprehjen e kreativitetit dhe p\u00ebrforcimin e identitetit kulturor shqiptar edhe jasht\u00eb vendit, si dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb njohur artin kosovar dhe botimet e reja shqiptare nga vet\u00eb shoq\u00ebria suedeze, ku kishte edhe pjes\u00ebmarr\u00ebs suedez\u00eb n\u00eb ekspozit\u00eb, ku m\u00ebrgata shqiptare ishte ur\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb artist\u00ebve dhe autorit nga Kosova me shoq\u00ebrin\u00eb suedeze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKat\u00ebr n\u00eb nj\u00eb\u201d si projekt me kat\u00ebr lloje aktivitetesh artistike, nga Varg e Vi, u realizua n\u00eb Stokholm t\u00eb Suedis\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr edukim dhe kultur\u00eb \u201cABF HUSET\u2019\u201d, m\u00eb 12 tetor 2024. Aktiviteti p\u00ebrfshiu: stand up komedi, ekspozita dhe p\u00ebrurim libri. Ngjarja fillimisht u hap nga Nexh Deti &#8211; p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":182983,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-182982","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182982\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}