{"id":183123,"date":"2024-10-17T21:31:14","date_gmt":"2024-10-17T19:31:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=183123"},"modified":"2024-10-17T21:31:14","modified_gmt":"2024-10-17T19:31:14","slug":"e-ngushtuan-edhe-me-tej-trotuarin-kah-kalojne-qindra-nxenes-ne-te-njejten-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/e-ngushtuan-edhe-me-tej-trotuarin-kah-kalojne-qindra-nxenes-ne-te-njejten-kohe\/","title":{"rendered":"E ngushtuan edhe m\u00eb tej trotuarin, kah kalojn\u00eb qindra nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj vere, ka pasur t\u00eb rinovohet rruga dhe trotuari prej Universitetit t\u00eb Gjilanit e deri te semafor\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb ka qyteti, pra, rruga \u201cAdem Jashari\u201d, por me k\u00ebrkesat edhe t\u00eb bizneseve lokale, nuk nis\u00ebn punimet m\u00eb her\u00ebt, pasi do t\u00eb d\u00ebmtoheshin n\u00eb kulmin e ardhjes s\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve dhe rritjes s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse. Sidoqoft\u00eb, punimet u st\u00ebrzgjat\u00ebn shum\u00eb dhe filluan n\u00eb muajin tetor, e pas pak dit\u00ebsh, ra shi, por fati i mir\u00eb, q\u00eb s\u00ebrish po ka dit\u00eb me diell. Punimet filluan n\u00eb muaj t\u00eb gabuar. Bile n\u00eb muajin shtator, do t\u00eb mund t\u00eb fillonin, sepse ashtu-k\u00ebshtu, stina e pushimeve verore nga m\u00ebrgimtar\u00ebt, ve\u00e7se ka filluar edhe ajo t\u00eb ngushtohet si trotuari, e t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj.<br \/>\nPunimet tash po vazhdojn\u00eb me nj\u00eb intensitet t\u00eb lart\u00eb, por krijuan nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr mua si k\u00ebmb\u00ebsor. Trotuari ashtu-k\u00ebshtu ishte i ngusht\u00eb, jo i gjer\u00eb, u ngushtua edhe m\u00eb tej vende-vende dhe sa shum\u00eb prisja q\u00eb do t\u00eb zgjerohej, e aq m\u00eb pak t\u00eb ngushtohej. Kjo rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e frekuentuar si para 10 vjet\u00ebsh pas sheshit t\u00eb ri, zgjerimit t\u00eb qytetit, krijimit t\u00eb lagjeve t\u00eb reja me bare, qendrave t\u00eb reja tregtare q\u00eb po e kusht\u00ebzojn\u00eb edhe destinacionin e turmave t\u00eb njer\u00ebzve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Albi Mall, por megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kompleksit t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, universitetit, konviktit, shumica e nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, student\u00ebve e profesor\u00ebve, i bie t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebt\u00eb trotuar publik nga kompleksi i shkollave t\u00eb mesme e deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit. Zakonisht nx\u00ebn\u00ebsit nuk ecin n\u00eb form\u00eb treni, por ecin grupe-grupe, prandaj, edhe m\u00eb shum\u00eb do ta v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb ecjen e tyre, ngushtimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i trotuarit.<br \/>\nProjekti i rrug\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d, deri m\u00eb tash si\u00e7 shihen punimet, u b\u00eb p\u00ebr shum\u00eb kritika:<br \/>\nPunimet nis\u00ebn von\u00eb.<br \/>\nEdhe kur filluan punimet, sh\u00ebmti e madhe estetike urbane, ku n\u00eb vend q\u00eb trotuari t\u00eb shtrohej me pllaka, gur\u00eb etj., q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr trotuar, u shtrua me material asfalti, si\u00e7 shtrohet rruga e mjeteve motorike, p\u00ebr sa i kemi p\u00ebrcjellur punimet deri m\u00eb tash si qytetar\u00eb. Edhe pamje e sh\u00ebmtuar, edhe jopraktike, n\u00ebse do t\u00eb plaste ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00ebn tok\u00eb, duke pasur m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr hapje t\u00eb lokalizuar t\u00eb grop\u00ebs. Pllakat hiqen m\u00eb leht\u00eb, nd\u00ebrsa asfalti m\u00eb zor, apo jo?!<br \/>\nNgushtimi i trotuarit, do ta b\u00ebj\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb qasjen p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, p\u00ebr prind\u00ebrit me karroca f\u00ebmij\u00ebsh, p\u00ebr m\u00eb t\u00eb moshuarit&#8230;<br \/>\nDo t\u00eb ket\u00eb me gjasa rritje t\u00eb p\u00ebrplasjes k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb-shofer\u00eb.<br \/>\nDo t\u00eb rritet edhe ndotja e mjedisit, pasi q\u00eb veturat sa her\u00eb ndalen e parkohen, edhe m\u00eb shum\u00eb ndotin ajrin p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt e kalimtar\u00ebt e rastit. Edhe si pamje, veturat e d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb estetik\u00ebn urbane dhe nuk t\u00eb pushojn\u00eb syt\u00eb kur sheh aq shum\u00eb makina p\u00ebrskaj trotuarit t\u00eb ngushtuar edhe m\u00eb tej.<br \/>\nTrotuari n\u00eb Gjilan, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, \u00ebsht\u00eb me pengesa t\u00eb llojllojshme. Vet\u00ebm n\u00ebse shohim trotuarin n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u201cSelami Halla\u00e7i\u201d, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i kaluesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb paketave me pem\u00eb e perime. Me pem\u00eb e perime, kudo thuajse \u00ebsht\u00eb i bllokuar trotuari, n\u00eb t\u00ebr\u00eb Gjilanin, edhe n\u00ebse paguajn\u00eb tarifa shtes\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike dhe fajin p\u00ebr bllokim, ia l\u00eb direkt institucioneve komunale, dhe aspak atyre. Ka raste, kur rritet prania e insekteve p\u00ebr shkak t\u00eb kalbjes s\u00eb frutave n\u00eb trotuare, duke iu v\u00ebshtir\u00ebsuar k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, edhe m\u00eb tej ecja e lirshme. N\u00eb shum\u00eb trotuar\u00eb, nuk mund t\u00eb ec\u00ebsh lirsh\u00ebm as nga qent\u00eb endacak\u00eb, q\u00eb pushojn\u00eb individualisht dhe n\u00eb grupe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trotuari p\u00ebrskaj shkoll\u00ebs \u201cSelami Halla\u00e7i\u201d. Trotuari diku \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb nga karriget e kafebareve. Diku me saksi dekorative, absurde, q\u00eb i v\u00ebn\u00eb aq t\u00eb gjera. Diku me shporta mbeturinash. Diku me parkim veturash. Diku \u00ebsht\u00eb m\u00eb lart, diku \u00ebsht\u00eb m\u00eb posht\u00eb, diku duhet patjet\u00ebr duhesh t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb rrug\u00eb veturash, p\u00ebr t\u2019u kthyer s\u00ebrish n\u00eb trotuar. Diku trotuar\u00ebt jan\u00eb me disa puseta q\u00eb rrezikojn\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, ose jan\u00eb d\u00ebmtuar pllakat e gur\u00ebt e trotuarit dhe nuk \u00ebsht\u00eb intervenuar me shpejt\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb pritur p\u00ebr disa vjet p\u00ebr sanime. Edhe n\u00ebse ka tarifa p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e trotuarve, politikat jan\u00eb t\u00eb gabuara p\u00ebr lejimin e tyre, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kok\u00eb\u00e7ar\u00ebse t\u00eb ec\u00ebsh n\u00eb trotuar\u00ebt e Gjilanit, p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nAs qeverisjet e kaluara lokale, as edhe kjo e sotmja, nuk arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7lirimin e trotuarit n\u00eb Gjilan, p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb moshuar, n\u00ebna shtatz\u00ebn\u00eb, persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, prind\u00ebr me karroca, f\u00ebmij\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs&#8230;<br \/>\nN\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb zhvilluar, ngushtohet trotuari p\u00ebr vetura?! N\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb e kemi model p\u00ebr ta arritur, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb me prioritet k\u00ebmb\u00ebsori, por shoferi?!<br \/>\nKjo qeverisje lokale me n\u00eb krye Alban Hysenin, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e fundit t\u00eb qeverisjes kat\u00ebrvje\u00e7are, duke premtuar shtes\u00eb edhe projekte p\u00ebr \u00e7do jav\u00eb nga nj\u00eb. Projekti i asfaltimit t\u00eb rrug\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shije e sh\u00ebmtuar urbanistike. P\u00ebr bizneset lokale t\u00eb k\u00ebsaj rruge, do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej ndonj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr parking veturash dhe p\u00ebr klient\u00ebt e tyre. Sidoqoft\u00eb, me k\u00ebt\u00eb qasje, vizion, projektet e tjera gjithashtu mund t\u00eb jen\u00eb zhg\u00ebnjyese, n\u00ebse nuk nd\u00ebrron krejt mentaliteti qeveris\u00ebs, ndon\u00ebse koha \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe kur punohet vet\u00ebm n\u00eb muajt e fundit para fushat\u00ebs zgjedhore, projektet mund t\u00eb kalojn\u00eb edhe m\u00eb shkel-e-shko. Prandaj, nga un\u00eb, e ka refuzimin tim si qeverisje lokale, me p\u00ebrjashtimin e vet\u00ebm, parkun Baja (me ndonj\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr teposht\u00ebz\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e rrezikshme dhe ka mundur t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb funksionale dhe m\u00eb praktike). Sidoqoft\u00eb, ky park ka transformuar lagjen q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr dekada vet\u00ebm err\u00ebsir\u00eb dhe e frikshme edhe p\u00ebr ta kaluar k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar, ushtruar e p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar. Parku \u201cBaja\u201d \u00ebsht\u00eb projekti i vet\u00ebm tamam p\u00ebr duartrokitje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje lokale. Por p\u00ebr nj\u00eb komun\u00eb, t\u00eb mbahet mend p\u00ebr nj\u00eb park t\u00eb vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb fare pak. Prandaj, me k\u00ebto projekte t\u00eb sh\u00ebmtuara si t\u00eb rrug\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d, t\u00eb ngushtimit t\u00eb trotuarit dhe shtrimi me \u201ctzivt\u00eb\u201d, e meriton refuzimin qytetar. Ka mbetur fare pak koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i realizuar t\u00ebr\u00eb ato projekte t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i ka premtuar gjat\u00eb qeverisjes lokale dhe po q\u00eb se edhe filluakan, ato marrin koh\u00eb, madje ca vjet. Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse do ta vler\u00ebsoja aktualisht p\u00ebr qeverisje, deri m\u00eb sot, merr not\u00eb jokaluese. Dob\u00ebt. E p\u00ebr ngushtimin e trotuarit, gjasat p\u00ebr t\u2019i ngelur, do t\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Gjat\u00eb k\u00ebsaj vere, ka pasur t\u00eb rinovohet rruga dhe trotuari prej Universitetit t\u00eb Gjilanit e deri te semafor\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb ka qyteti, pra, rruga \u201cAdem Jashari\u201d, por me k\u00ebrkesat edhe t\u00eb bizneseve lokale, nuk nis\u00ebn punimet m\u00eb her\u00ebt, pasi do t\u00eb d\u00ebmtoheshin n\u00eb kulmin e ardhjes s\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve dhe rritjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":183124,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183123","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}