{"id":183196,"date":"2024-10-18T20:57:00","date_gmt":"2024-10-18T18:57:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=183196"},"modified":"2024-10-18T20:57:00","modified_gmt":"2024-10-18T18:57:00","slug":"forumi-i-pare-ekonomik-i-kosoves-ne-paris-kurti-se-bashku-mund-te-ndertojme-nje-ekonomi-te-forte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/forumi-i-pare-ekonomik-i-kosoves-ne-paris-kurti-se-bashku-mund-te-ndertojme-nje-ekonomi-te-forte\/","title":{"rendered":"Forumi i par\u00eb Ekonomik i Kosov\u00ebs n\u00eb Paris, Kurti: S\u00eb bashku mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb fort\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetin e Franc\u00ebs, n\u00eb Paris, sot u mbajt Forumi i par\u00eb Ekonomik i Kosov\u00ebs n\u00eb Paris, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze, n\u00ebn organizimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Krahas Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili e b\u00ebri hapjen e k\u00ebtij forumi, t\u00eb pranish\u00ebm dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum ishin edhe kat\u00ebr ministra t\u00eb kabinetit qeveritar, p\u00ebrkat\u00ebsisht ministrja Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, Liburn Aliu dhe ai i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb  dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn nga nj\u00eb fjal\u00eb rasti, si dhe Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb, Mehdi Halimi dhe Shefi i Stafit t\u00eb Kryeministrit, Luan Dalipi.<\/p>\n<p>N\u00eb adresimin e tij hyr\u00ebs, kryeministri Kurti renditi arsyet, n\u00ebnvizoi p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe ve\u00e7oi sektor\u00ebt me m\u00eb s\u00eb shumti mund\u00ebsi p\u00ebr investime t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Ai paraqiti para t\u00eb pranishm\u00ebve potencialin dhe ofert\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Inovacionit Digjital, Turizmit, Energjis\u00eb, Prodhimit t\u00eb leht\u00eb, dhe Agrikultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdish\u00ebm, progresi demokratik n\u00eb vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, si dhe planet p\u00ebr mbi 50 projekte t\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb transport, mjedis dhe energji, jan\u00eb elementet ky\u00e7e q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb huaj, ve\u00e7oi kryeministri Kurti, teksa u b\u00ebri ftes\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve dhe kompanive franceze q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e transformimit ton\u00eb dhe ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur e thelluar miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. S\u00eb bashku, mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb fort\u00eb, nj\u00eb rajon m\u00eb prosperues dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb krenohemi\u201d, tha Kurti, thuhet n\u00eb njoftimin nga Kryeministria.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, mori pjes\u00eb edhe ministri i Franc\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00eb, Benjamin Haddad, me t\u00eb cilin kryeministri Kurti kishte zhvilluar nj\u00eb takim gjat\u00eb dit\u00ebs. Ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij u shpreh se prania e kryeministrit Kurti n\u00eb Paris sot \u00ebsht\u00eb sinjal i vullnetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin ekonomik nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministri Haddad tha se ka shum\u00eb nd\u00ebrmarrje franceze q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb. Ai shtoi se Franca e mb\u00ebshtet\u00eb perspektiv\u00ebn ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, Liburn Aliu gjat\u00eb prezantimit t\u00eb tij, foli p\u00ebr projektet infrastrukturore q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn me rajonin, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhjet dhe infrastruktur\u00ebn hekurudhore q\u00eb ndikon n\u00eb rritjet e shk\u00ebmbimeve tregtare dhe nd\u00ebrlidhjen e vendeve dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb i sh\u00ebrben agjend\u00ebs son\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Ministri Aliu, gjithashtu foli edhe p\u00ebr projektet dhe politikat mjedisore q\u00eb synojn\u00eb adaptimin e infrastruktur\u00ebs me ndryshimet klimatike dhe uljen e emetimit t\u00eb gazrave serre.<\/p>\n<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, u shpreh se \u201cme norma t\u00eb rritjes ekonomike m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, qeverisje t\u00eb mir\u00eb, luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit e informalitetit, e vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me kombet e familjes evropiane, Kosova \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investime nga shtetet evropiane.\u201d<\/p>\n<p>Rozeta Hajdari, ministre e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, tha se \u201cviteve t\u00eb fundit Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb avancimin e politikave dhe reformave ligjore n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e BE-s\u00eb dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe thjesht\u00ebzimin e procedurave t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes fer dhe konkurrues t\u00eb nxitur nga inovacioni dhe prodhimi\u201d. Ajo gjithashtu ve\u00e7oi miratimin e Strategjis\u00eb p\u00ebr Zhvillimin e Industris\u00eb 2023 dhe investimet n\u00eb krijimin e 12 parqeve industriale si mb\u00ebshtetje infrastrukturore, ligjore dhe fizike, e prodhimtaris\u00eb dhe inovacionit.<\/p>\n<p>Ftes\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb agrikultur\u00eb dhe n\u00eb sektorin e procesimit t\u00eb ushqimit, b\u00ebri edhe ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cila tha se Strategjia Komb\u00ebtare e Zhvillimit 2030 synon nj\u00eb mjedis miq\u00ebsor p\u00ebr bizneset n\u00eb bujq\u00ebsi dhe i jep p\u00ebrpar\u00ebsi inovacionit dhe parimeve t\u00eb ekonomis\u00eb qarkulluese p\u00ebr t\u00eb rritur konkurrenc\u00ebn dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb Forumit, Shefi i Stafit t\u00eb Kryeministrit, Luan Dalipi, theksoi se Kosova po shnd\u00ebrrohet shpejt n\u00eb nj\u00eb destinacion ideal p\u00ebr investime dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet e outsourcing-it t\u00eb proceseve t\u00eb biznesit (BPO).<\/p>\n<p>Ai e atribuoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrparim p\u00ebrmir\u00ebsimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb sundimin e ligjit, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, i mund\u00ebsuar edhe nga partneriteti i gjat\u00eb dhe i ngusht\u00eb me Franc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cStabiliteti politik, i shoq\u00ebruar me forcimin e demokracis\u00eb dhe sundimin e ligjit, krijon parashikueshm\u00ebri dhe efikasitet \u2013 dy faktor\u00eb ky\u00e7 q\u00eb \u00e7do investitor serioz merr parasysh. Kosova ofron pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Dalipi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetin e Franc\u00ebs, n\u00eb Paris, sot u mbajt Forumi i par\u00eb Ekonomik i Kosov\u00ebs n\u00eb Paris, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze, n\u00ebn organizimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit. Krahas Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili e b\u00ebri hapjen e k\u00ebtij forumi, t\u00eb pranish\u00ebm dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum ishin edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":183197,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183196","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183196\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}