{"id":183434,"date":"2024-10-22T18:58:35","date_gmt":"2024-10-22T16:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=183434"},"modified":"2024-10-22T18:58:35","modified_gmt":"2024-10-22T16:58:35","slug":"kur-kycet-poci-elektrik-te-gjithe-behen-te-dukshem-kurti-permend-zbulimin-e-edisonit-ne-ngjarjen-per-te-drejtat-e-gjuhen-e-minoriteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kur-kycet-poci-elektrik-te-gjithe-behen-te-dukshem-kurti-permend-zbulimin-e-edisonit-ne-ngjarjen-per-te-drejtat-e-gjuhen-e-minoriteteve\/","title":{"rendered":"\u201cKur ky\u00e7et po\u00e7i elektrik t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen t\u00eb duksh\u00ebm\u201d, Kurti p\u00ebrmend zbulimin e Edisonit n\u00eb ngjarjen p\u00ebr t\u00eb drejtat e gjuh\u00ebn e minoriteteve"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti sot mori pjes\u00eb n\u00eb lansimin e projektit nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs \u201cNxitja e kohezionit shoq\u00ebror duke p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat e minoriteteve dhe gjuh\u00ebt e minoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij hyr\u00ebse, Kurti p\u00ebrmendi zbulimin e Thomas Edisonit, i cili tha se m\u00eb 22 tetor testoi me sukses llamb\u00ebn e par\u00eb praktike elektrike inkandeshente. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, ai tha se \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb dit\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb nisur \u00e7do projekt i cili synon t\u00eb ket\u00eb efekte t\u00eb gjera pozitive\u201d si\u00e7 ishte ky p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe gjuh\u00ebt e pakicave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, projekti i cili po na bashkon sot \u2013 duke p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat dhe gjuh\u00ebt e pakicave \u2013 p\u00ebrshtatet me mjedisin q\u00eb kemi krijuar dhe do ta ket\u00eb ndikimin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb sistemeve p\u00ebr t\u00eb cilat kemi punuar e p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb koh\u00ebs sa jemi n\u00eb qeverisje\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti ka p\u00ebrmendur \u201cp\u00ebrparimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur q\u00eb nga opinioni i pest\u00eb i Komitetit K\u00ebshillimor, duke filluar me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovic\u00ebs s\u00eb veriut dhe baz\u00ebn ligjore q\u00eb kemi krijuar p\u00ebr verifikimin edhe t\u00eb diplomave t\u00eb shkollave t\u00eb mesme nga shkollat q\u00eb marrin m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn serbe; pastaj aranzhimet e b\u00ebra q\u00eb regjistrimi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i pakicave komb\u00ebtare me pozita t\u00eb krijuara n\u00eb Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7do komunitet joshumic\u00eb dhe afro 500 pozita p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb si regjistrues dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do familje t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb regjistrues nga komuniteti i tyre; p\u00ebrmir\u00ebsimin e teksteve shkollore t\u00eb disponueshme p\u00ebr student\u00ebt boshnjak\u00eb dhe turq; dhe rishikimin e sistemit t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr mir\u00ebqenie sociale, i cili p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale nga komunitetet jo-shumic\u00eb \u2013 ku 11% e familjeve q\u00eb marrin mir\u00ebqenie sociale jan\u00eb nga komuniteti serb dhe 14% t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e n\u00eb fusha t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Fjalimin Kurti e mbylli s\u00ebrish duke p\u00ebrmendur po\u00e7in elektrik, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se kur ai ky\u00e7et \u201cq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb dhe duken bashk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kur e ndez nj\u00eb qiri n\u00eb dhom\u00eb, mjedisi ngjan romantik, por aty disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm e disa mund t\u00eb mos duken. Kur ky\u00e7et po\u00e7i elektrik, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb dhe duken bashk\u00eb. T\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin; t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e kryeministrit Kurti:<\/p>\n<p>Sot n\u00eb m\u00ebngjes e m\u00ebsova se 22 tetori \u00ebsht\u00eb data kur n\u00eb vitin 1879 Thomas Edison testoi me sukses llamb\u00ebn e par\u00eb praktike elektrike inkandeshente. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb nisur \u00e7do projekt, i cili synon t\u00eb ket\u00eb efekte t\u00eb gjera pozitive, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky sot, i cili nxit kohezionin shoq\u00ebror duke p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat e pakicave dhe gjuh\u00ebt e pakicave. Kam lexuar pak p\u00ebr zbulimin e Edisonit dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po e nisim tani, sepse nuk \u00ebsht\u00eb se ajo e Edisonit ishte llamba e par\u00eb e drit\u00ebs q\u00eb u zbulua duke p\u00ebrdorur nj\u00eb filament q\u00eb shk\u00eblqente; por llamba e tij ishte e suksesshme sepse u p\u00ebrshtat n\u00eb nj\u00eb sistem efektiv ndri\u00e7imi, me materialet dhe mjedisin e duhur q\u00eb ishte i disponuesh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, projekti i cili po na bashkon sot \u2013 duke p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat dhe gjuh\u00ebt e pakicave \u2013 p\u00ebrshtatet me mjedisin q\u00eb kemi krijuar dhe do ta ket\u00eb ndikimin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb sistemeve p\u00ebr t\u00eb cilat kemi punuar e p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb koh\u00ebs sa jemi n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>E m\u00eb lejoni tash q\u00eb t\u2019ju drejtohem n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, por edhe boshnjake do t\u00eb mund t\u00eb thoshim, p\u00ebr t\u2019u rikthyer m\u00eb pastaj te shqipja s\u00ebrish.<\/p>\n<p>U ja\u010danju manjinskih jezika, mo\u017eemo biti ponosni na pobolj\u0161anja koja smo u\u010dinili u situaciji koju smo nasledili. Pod na\u0161im upravljanjem re\u0161ili smo pitanje prevoda u Skup\u0161tini kojeg nije bilo na srpskom jeziku; po\u010deli smo da prenosimo sastanke vlade u\u017eivo i na albanskom i na srpskom jeziku, i obezbedili smo da saop\u0161tenja za javnost iz Kabineta premijera budu, po prvi put od progla\u0161enja nezavisnosti, objavljena na oba zvani\u010dna jezika istovremeno. Ove godine smo utrostru\u010dili bud\u017eet Kancelarije poverenika za jezike za projekte sa civilnim dru\u0161tvom koji obezbe\u0111uju primenu Zakona o upotrebi jezika. Doneli smo Vladinu Odluku o formiranju Kancelarije za kontrolu i harmonizaciju jezika koja \u0107e pove\u0107ati broj prevodilaca za srpski jezik i obezbediti, uz pomo\u0107 Ambasade \u0160vajcarske zajedno sa OEBS-om, da imamo ta\u010dne verzije zakona i podzakonskih akata na oba slu\u017ebena jezika. Iz Kancelarije za pitanja zajednica pri Kabinetu premijera od pro\u0161log prole\u0107a \u0161aljemo dvonedeljni bilten koji obuhvata mogu\u0107nosti Vlade i na\u0161ih partnera, koji je dostupan na albanskom, srpskom, bosanskom, turskom i romskom jeziku i ide za preko 1000 neve\u0107inskih aktivista i drugih staratelja. Ali znamo da ima vi\u0161e da se uradi \u2013 ne samo zato \u0161to penzionisanjem dvojezi\u010dne generacije, gubimo prevoditeljski kapacitet izme\u0111u albanskog i srpskog jezika, nego moramo da zadr\u017eimo ove jezi\u010dke ve\u0161tine u razvoju, zarad konkurentne privrede i kohezivnog dru\u0161tva.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, filamentet (fijet e holla) t\u00eb promovimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm e t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore p\u00ebrshtaten me sistemet tona m\u00eb t\u00eb gjera p\u00ebr adresimin e rekomandimeve t\u00eb Komitetit K\u00ebshillimor p\u00ebr Konvent\u00ebn Korniz\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Pakicave Komb\u00ebtare. E fal\u00ebnderoj drejtorin Habit Hajredini dhe an\u00ebtar\u00ebt e Grupit Teknik q\u00eb ai drejton, sidomos k\u00ebshilltaren time Elizabeth Go\u00ebing nga kabineti im i k\u00ebshilltar\u00ebve n\u00eb kryeministri, p\u00ebr pun\u00ebn e tyre n\u00eb bashk\u00ebrendimin e zbatimit t\u00eb rekomandimeve. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb demonstrojm\u00eb p\u00ebrparim dometh\u00ebn\u00ebs q\u00eb nga opinioni i pest\u00eb i Komitetit K\u00ebshillimor. P\u00ebr shembull:<\/p>\n<p>\u2022 me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovic\u00ebs s\u00eb veriut dhe baz\u00ebn ligjore q\u00eb kemi krijuar p\u00ebr verifikimin edhe t\u00eb diplomave t\u00eb shkollave t\u00eb mesme nga shkollat q\u00eb marrin m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn serbe;<\/p>\n<p>\u2022 pastaj, me aranzhimet e b\u00ebra q\u00eb regjistrimi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i pakicave tona komb\u00ebtare, me pozita t\u00eb krijuara n\u00eb Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7do komunitet joshumic\u00eb dhe afro 500 pozita p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb si regjistrues dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do familje t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb regjistrues nga komuniteti i tyre;<\/p>\n<p>\u2022 me zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr Manastirin e De\u00e7anit dhe mbledhjen e fundit t\u00eb K\u00ebshillit Zbatues dhe Monitorues;<\/p>\n<p>\u2022 me krijimin e nj\u00eb grupi punues dinamik nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr raportimin dhe parandalimin e martesave t\u00eb hershme n\u00eb komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, i cili ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb nga komunitetet, nga shoq\u00ebria civile, nga institucionet lokale e qendrore si dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Puna e b\u00ebr\u00eb ka filluar t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb nivel lokal p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur qindra vajza t\u00eb cilave \u00e7do vit sh\u00ebndeti, arsimi dhe qasja n\u00eb pun\u00ebsim ju k\u00ebrc\u00ebnohet nga martesat e hershme;<\/p>\n<p>\u2022 me rritjen e mb\u00ebshtetjes son\u00eb p\u00ebr qendrat m\u00ebsimore \u2013 k\u00ebt\u00eb vit me nj\u00eb \u00e7erek milion euro p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebta mekanizma thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr suksesin arsimor p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb margjinalizuarit;<\/p>\n<p>\u2022 mandej, me p\u00ebrmir\u00ebsimin ton\u00eb t\u00eb teksteve shkollore t\u00eb disponueshme p\u00ebr student\u00ebt boshnjak\u00eb dhe turq;<\/p>\n<p>\u2022 me rishikimin e sistemit ton\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr mir\u00ebqenie sociale, i cili p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale nga komunitetet jo-shumic\u00eb \u2013 ku 11% e familjeve q\u00eb marrin mir\u00ebqenie sociale jan\u00eb nga komuniteti serb dhe 14% t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Planifikojm\u00eb q\u00eb qasja e re q\u00eb po pilotojm\u00eb t\u00eb inkurajoj\u00eb p\u00ebrfituesit e pagesave t\u00eb mir\u00ebqenies sociale q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs si nj\u00eb rrug\u00ebdalje e q\u00ebndrueshme nga varf\u00ebria.<\/p>\n<p>Ne mir\u00ebpresim energjin\u00eb e re, frym\u00ebzimin e vazhduesh\u00ebm dhe mb\u00ebshtetjen shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dhe procese t\u00eb ngjashme q\u00eb sjell ky projekt i ri. Ne e dim\u00eb q\u00eb na pret shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara dhe jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb nga th\u00ebniet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb shpik\u00ebsit t\u00eb llamb\u00ebs s\u00eb drit\u00ebs, Thomas Edison: ne duhet t\u00eb p\u00ebrputhim \u20181% frym\u00ebzim me 99% pun\u00eb\u2019. Por institucionet tona jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kohezionit social p\u00ebrmes t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave dhe gjuh\u00ebve t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkaq, sot ne bashkohemi me ju p\u00ebr t\u00eb festuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb kombinuar p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim gjithsesi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Kur e ndez nj\u00eb qiri n\u00eb dhom\u00eb, mjedisi ngjan romantik, por aty disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm e disa mund t\u00eb mos duken. Kur ky\u00e7et po\u00e7i elektrik, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb dhe duken bashk\u00eb. T\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin; t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti sot mori pjes\u00eb n\u00eb lansimin e projektit nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs \u201cNxitja e kohezionit shoq\u00ebror duke p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat e minoriteteve dhe gjuh\u00ebt e minoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tij hyr\u00ebse, Kurti p\u00ebrmendi zbulimin e Thomas Edisonit, i cili tha se m\u00eb 22 tetor testoi me sukses llamb\u00ebn e par\u00eb praktike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":183435,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183434","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}