{"id":183497,"date":"2024-10-23T16:57:59","date_gmt":"2024-10-23T14:57:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=183497"},"modified":"2024-10-23T16:57:59","modified_gmt":"2024-10-23T14:57:59","slug":"asociacioni-pritet-ti-mbetet-detyre-kryeministrit-te-ardhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/asociacioni-pritet-ti-mbetet-detyre-kryeministrit-te-ardhshem\/","title":{"rendered":"Asociacioni pritet t\u2019i mbetet detyr\u00eb kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb duke i pritur q\u00ebllimisht zgjedhjet parlamentare \u2013 t\u00eb planifikuara p\u00ebr 9 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u2013 p\u00ebr ta d\u00ebrguar draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKombinimet e reja pragmatike t\u00eb autoriteteve mund t\u00eb ofrojn\u00eb opsione p\u00ebr zgjidhje t\u00eb suksesshme\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shton se Kurti nuk do t\u00eb mund ta shmang\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pafund\u00ebsisht, n\u00ebse i fiton zgjedhjet e ardhshme, sepse trysnia e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb, n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, Kurti ta intensifikoj\u00eb diskursin e tij kund\u00ebr Asociacionit, \u201cduke shpresuar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt pozitiv zgjedhor populist\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, m\u00eb 21 tetor, u b\u00eb nj\u00eb vit prej se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Pes\u00ebshes s\u00eb Madhe \u2013 Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia \u2013 u prezantuan Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb draft-statutin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, i cili duhet ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pozit\u00ebs s\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, BE-ja tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmodel modern\u201d p\u00ebr mbrojtjen e komuniteteve pakic\u00eb dhe dokumenti u pranua n\u00eb parim nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Por kryeministri Kurti refuzoi ta b\u00ebnte hapin e par\u00eb drejt krijimit t\u00eb Asociacionit, p\u00ebrkat\u00ebsisht ta d\u00ebrgonte draft-statutin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, edhe pse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ia k\u00ebrkoi gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e fundit, nj\u00eb thirrje t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri ndihm\u00ebsi i sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Azin\u00eb, James O\u2019Brien, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 21 tetor.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00ebse \u00ebsht\u00eb duke e konsideruar d\u00ebrgimin e draft-statutit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, politologu serb, Ognjen Gogiq, thot\u00eb se nga Qeveria e Kurtit nuk mund t\u00eb pritet ndonj\u00eb hap drejt krijimit t\u00eb Asociacionit p\u00ebrpara zgjedhjeve, por as pas tyre, n\u00ebse ato i fiton partia e tij, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai kujton se, n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria e Kurtit refuzoi ta d\u00ebrgonte draft-statutin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte kusht p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKosova, me vet\u00ebdije, zgjodhi t\u00eb mbetet pa u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb reale q\u00eb ai ta d\u00ebrgoj\u00eb draftin p\u00ebr shqyrtim tani kur nuk ka asgj\u00eb para vetes\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>Zgjidh gjuh\u00ebn<br \/>\nsq Albanian<\/p>\n<p>Asociacioni pritet t\u2019i mbetet detyr\u00eb kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm<\/p>\n<p>Viber Icon<br \/>\nINDEKSONLINEE M\u00ebrkur\u00eb, 23 Tetor 2024 16:38<br \/>\nAnalisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb duke i pritur q\u00ebllimisht zgjedhjet parlamentare \u2013 t\u00eb planifikuara p\u00ebr 9 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u2013 p\u00ebr ta d\u00ebrguar draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKombinimet e reja pragmatike t\u00eb autoriteteve mund t\u00eb ofrojn\u00eb opsione p\u00ebr zgjidhje t\u00eb suksesshme\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shton se Kurti nuk do t\u00eb mund ta shmang\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pafund\u00ebsisht, n\u00ebse i fiton zgjedhjet e ardhshme, sepse trysnia e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb, n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, Kurti ta intensifikoj\u00eb diskursin e tij kund\u00ebr Asociacionit, \u201cduke shpresuar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt pozitiv zgjedhor populist\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, m\u00eb 21 tetor, u b\u00eb nj\u00eb vit prej se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Pes\u00ebshes s\u00eb Madhe \u2013 Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia \u2013 u prezantuan Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb draft-statutin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, i cili duhet ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pozit\u00ebs s\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, BE-ja tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmodel modern\u201d p\u00ebr mbrojtjen e komuniteteve pakic\u00eb dhe dokumenti u pranua n\u00eb parim nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Por kryeministri Kurti refuzoi ta b\u00ebnte hapin e par\u00eb drejt krijimit t\u00eb Asociacionit, p\u00ebrkat\u00ebsisht ta d\u00ebrgonte draft-statutin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, edhe pse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ia k\u00ebrkoi gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e fundit, nj\u00eb thirrje t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri ndihm\u00ebsi i sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Azin\u00eb, James O\u2019Brien, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 21 tetor.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00ebse \u00ebsht\u00eb duke e konsideruar d\u00ebrgimin e draft-statutit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, politologu serb, Ognjen Gogiq, thot\u00eb se nga Qeveria e Kurtit nuk mund t\u00eb pritet ndonj\u00eb hap drejt krijimit t\u00eb Asociacionit p\u00ebrpara zgjedhjeve, por as pas tyre, n\u00ebse ato i fiton partia e tij, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai kujton se, n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria e Kurtit refuzoi ta d\u00ebrgonte draft-statutin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte kusht p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKosova, me vet\u00ebdije, zgjodhi t\u00eb mbetet pa u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb reale q\u00eb ai ta d\u00ebrgoj\u00eb draftin p\u00ebr shqyrtim tani kur nuk ka asgj\u00eb para vetes\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>Best Lab Reactor Systems Luxembourg (See The List)<br \/>\nLab Reactors I Search Ads<br \/>\nby Taboola<br \/>\nFranca dhe Gjermania k\u00ebrkuan nga Kosova q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa drejt formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, menj\u00ebher\u00eb pasi Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs miratoi n\u00eb prill rekomandimin q\u00eb Kosova t\u00eb pranohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti, megjithat\u00eb, e refuzoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, me arsyetimin se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb diskutohet n\u00eb Bruksel, e jo n\u00eb Strasburg \u2013 ku e ka selin\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Muhaxhiri, profesor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se Kurti \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb, pa e trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, ai nuk mund t\u2019i humbas\u00eb pafund\u00ebsisht mund\u00ebsit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs drejt integrimeve evropiane.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, obligimi kryesor i kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb detajuar, t\u00eb bazuar n\u00eb realitet, n\u00eb progres t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb shanse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pranim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb vazhdim i status quo-s\u00eb aktuale negative\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Gogiq beson se edhe pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i shmanget detyrimit p\u00ebr formimin e Asociacionit, sepse, si\u00e7 thot\u00eb, shtetet per\u00ebndimore nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara t\u2019i vendosin Kosov\u00ebs kushte m\u00eb serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendet per\u00ebndimore e mb\u00ebshtesin formimin e Asociacionit, por jo me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shton se, n\u00eb periudh\u00ebn e fundit, ka interesim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe se Asociacioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e pashmangshme e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kryeministri Kurti nuk ka ende nj\u00eb zgjidhje kreative p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer hendekun e madh midis refuzimit absolut t\u00eb Asociacionit \u2013 derisa ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb \u2013 dhe presionit t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr pranimin e tij \u2013 tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Ambasadori i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Kosov\u00eb, Jonathan Hargreaves, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin kosovar, Klan Kosova, m\u00eb 22 tetor, se d\u00ebrgimi i draft-statutit t\u00eb Asociacionit p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese do t\u00eb mund\u00ebsonte p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb tetorit, ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, Jorn Rohde, tha se Kosov\u00ebs nuk i k\u00ebrkohet t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr formimin e Asociacionit, por se p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, i mjafton ta d\u00ebrgoj\u00eb draft-statutin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb duke i pritur q\u00ebllimisht zgjedhjet parlamentare \u2013 t\u00eb planifikuara p\u00ebr 9 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u2013 p\u00ebr ta d\u00ebrguar draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":183498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}