{"id":183683,"date":"2024-10-25T19:45:42","date_gmt":"2024-10-25T17:45:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=183683"},"modified":"2024-10-25T19:54:46","modified_gmt":"2024-10-25T17:54:46","slug":"rekrutimet-dhe-punesimet-nga-konkurset-e-improvizuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rekrutimet-dhe-punesimet-nga-konkurset-e-improvizuara\/","title":{"rendered":"Rekrutimet dhe pun\u00ebsimet nga konkurset e improvizuara"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan: Emrush T.Shkodra<\/strong><\/p>\n<p>Rekrutimet dhe pun\u00ebsimet nga konkurset e improvizuara<\/p>\n<p>Duket q\u00eb intenca p\u00ebr t\u00eb ecur rrug\u00ebs s\u00eb trasuar nga ish qeverisjet e kaluara po vazhdon, dhe se pritjet p\u00ebr ndryshim nuk duken n\u00eb horizont.<br \/>\nMjafton sot ti l\u00ebshojm\u00eb nj\u00eb sy raportimeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr portale e televizione, ku p\u00ebrballemi pothuajse me lajmet e nj\u00ebjta si n\u00eb qeverit\u00eb e kaluara.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e drejtorit, kunata e drejtorit, familjarja e kryetarit, e ministrit, gruaja e v\u00ebllait, nusja e daj\u00ebs, nipi, mbesa, kush\u00ebrira, balldezka, kunata, miku, djali i mikut, an\u00ebtari i partis\u00eb, motra e ministrit, gruaja e z\u00ebvend\u00ebs ministrit, militanti e k\u00ebshtu me radh\u00eb, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj se raste t\u00eb k\u00ebtilla shp\u00ebrfaqen n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e pushtetit, duke filluar nga ai qendror e duke zbritur n\u00eb at\u00eb komunal, ku duket se shum\u00eb m\u00eb e theksuar \u00ebsht\u00eb ky fenomen.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia juaj?<\/p>\n<p>Inteligjenca, profesionaliteti, p\u00ebrvoja, shk\u00ebmbimi intelektual, gradat shkencore t\u00eb fituara n\u00eb vend dhe jasht\u00eb vendit, seminare e trajnime, certifikata e letra motivuese nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet t\u00eb fituara p\u00ebrgjat\u00eb viteve duke qen\u00eb model p\u00ebr menaxhimin e cil\u00ebs do hap\u00ebsir\u00eb referuese q\u00eb tu \u00ebsht\u00eb besuar, nuk vihesh n\u00eb funksion!<br \/>\nJe i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, i pad\u00ebgjuar, nuk je servil, nuk je puthador\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p>Cila ka qen\u00eb apo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia jote?<\/p>\n<p>Para 117 viteve n\u00eb pyetjen e gazetarit b\u00ebr\u00eb Tesll\u00ebs se: \u201cJu dukeni t\u00eb jeni nj\u00eb gjeni, dhe se zbulimet tuaja sot mund t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb mbi gjysm\u00ebn e bot\u00ebs si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb jete me plot\u00eb drit\u00eb, dhe ju keni hetuar ekzistenc\u00ebn e Empedocles e cila zbulon 4 sekretet e elementeve. Ju bile mund t\u00eb cil\u00ebsoheni si nj\u00eb figur\u00eb hyjnore p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz\u201d.<\/p>\n<p>Teslla i ktheu p\u00ebrgjigjen \u201cMegjithat\u00eb un\u00eb tash jam nj\u00eb njeri i mundur dhe i kapsh\u00ebm, sepse nuk i kam b\u00ebr\u00eb gjerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me forc\u00ebn q\u00eb kam pasur mund\u00ebsi ti realizoj, dhe jehona e tyre t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, por kam menduar t\u00eb dep\u00ebrtoj p\u00ebrmes influenc\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve\u201d!<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb sot edhe gjeni me t\u00eb fal zoti, s\u2019ke me mundur t\u00eb dep\u00ebrtosh, po s\u2019ke lidhjen politike, dhe jo vet\u00ebm, por po ashtu duhet t\u00eb jesh nj\u00eb servil, nj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnshtrohesh leht\u00eb dhe pa p\u00ebrtes\u00eb!<\/p>\n<p>Sot, po i pate tiparet e nj\u00eb pseudo intelektuali, nj\u00eb gjysme profesionisti, mashtruesi, nj\u00eb sh\u00ebrbyesi q\u00eb do t\u00eb kesh d\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb maksimum ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, kozmopolit q\u00eb ke shfryt\u00ebzuar benifitet e shtetit p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtitur bot\u00ebn, do t\u00eb kalosh \u00e7do konkurs, dhe rrjedha e jet\u00ebs sate do t\u00eb kalon mbi secil\u00ebn instanc\u00eb publik\u00eb q\u00eb ti e synon, qoft\u00eb ajo qendrore republikane, qoft\u00eb komunale.<\/p>\n<p>Bile, d\u00ebgjueshm\u00ebria animale ndaj padronit do t\u00eb kalon edhe k\u00ebshtu: e kryen fakultetin, b\u00ebn\u00eb masterin, merr statusin asistent n\u00eb fakultet, vazhdon n\u00eb Phd kandidat, b\u00ebhesh doktor i shkencave, dhe n\u00eb fund do t\u00eb p\u00ebrfundosh n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr postet publike, ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore!<\/p>\n<p>Por dije ama, aktiviteti dhe k\u00ebrkesa e padronit nuk p\u00ebrfundojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb!\u200b<\/p>\n<p>[ PS: Empedocles ishte nj\u00eb filozof Grek para-Sokratik dhe qytetar vendas i Akragas, nj\u00eb qytet grek n\u00eb Sicili. Filozofia e Empedokles \u00ebsht\u00eb m\u00eb e njohur p\u00ebr origjin\u00ebn e teoris\u00eb kozmogonike t\u00eb kat\u00ebr elementeve klasik\u00eb. N\u00eb kozmologjin\u00eb e tij zjarri, ajri, uji dhe toka p\u00ebrzihen dhe ndahen n\u00ebn detyrimin e dashuris\u00eb dhe grindjeve.\/radiostargjilan\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Emrush T.Shkodra Rekrutimet dhe pun\u00ebsimet nga konkurset e improvizuara Duket q\u00eb intenca p\u00ebr t\u00eb ecur rrug\u00ebs s\u00eb trasuar nga ish qeverisjet e kaluara po vazhdon, dhe se pritjet p\u00ebr ndryshim nuk duken n\u00eb horizont. Mjafton sot ti l\u00ebshojm\u00eb nj\u00eb sy raportimeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr portale e televizione, ku p\u00ebrballemi pothuajse me lajmet e nj\u00ebjta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":183684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183683","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183683","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183683"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183683\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}