{"id":184206,"date":"2024-10-31T19:56:02","date_gmt":"2024-10-31T18:56:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=184206"},"modified":"2024-10-31T19:56:02","modified_gmt":"2024-10-31T18:56:02","slug":"kurti-tregon-se-ku-do-ti-coje-3-6-miliarde-eurot-nga-buxheti-per-vitin-2025-208-milione-per-fushen-e-mbrojtjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-tregon-se-ku-do-ti-coje-3-6-miliarde-eurot-nga-buxheti-per-vitin-2025-208-milione-per-fushen-e-mbrojtjes\/","title":{"rendered":"Kurti tregon se ku do t\u2019i \u00e7oj\u00eb 3.6 miliard\u00eb eurot nga buxheti p\u00ebr vitin 2025, 208 milion\u00eb p\u00ebr fush\u00ebn e mbrojtjes"},"content":{"rendered":"<p>3.6 miliard\u00eb euro do t\u00eb jet\u00eb buxheti p\u00ebr vitin 2025, i projektuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Projekt-buxhetin p\u00ebr vitin 2025, q\u00eb kap shifr\u00ebn prej 3 miliard\u00eb e 608 milion\u00eb euro. Kryeministri Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ky buxhet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit t\u00eb kaluar, rritja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rreth 300 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kurti ka folur p\u00ebr rritjen e pagave, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm parashihet rritja e pagave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik. Kjo, thot\u00eb ai e sjell\u00eb pag\u00ebn mesatare n\u00eb sektorin publik p\u00ebr vitin 2025 n\u00eb 870 euro bruto.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb buxhet parashihen gjithashtu 100 milion\u00eb euro shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, si dhe 60 milion\u00eb euro shtes\u00eb p\u00ebr skem\u00ebn e shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nevojat e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera t\u00eb nevojshme sh\u00ebndet\u00ebsore, jan\u00eb ndar\u00eb 105 milion\u00eb euro, transmeton gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se 87 milion\u00eb euro jan\u00eb planifikuar p\u00ebr nevojat e siguris\u00eb dhe mbrojtjes, q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb municion, pajisje e furnizime t\u00eb nevojshme ashtu q\u00eb policia dhe ushtria t\u2019i kryejn\u00eb detyrat me efikasitet t\u00eb plot\u00eb. Shefi i ekzekutivit shtoi se buxheti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe Forc\u00ebn e Siguris\u00eb vitin tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb nivel t\u00eb 2% t\u00eb Bruto Produktit Vendor dhe me shtesat p\u00ebrgjat\u00eb vitit do ta tejkaloj\u00eb vler\u00ebn prej 208 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201c87 milion\u00eb euro tjera i kemi planifikuar p\u00ebr nevojat e siguris\u00eb dhe mbrojtjes, q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb municion, pajisje e furnizime t\u00eb nevojshme ashtu q\u00eb policia dhe ushtria jon\u00eb t\u2019i kryejn\u00eb detyrat me efikasitet t\u00eb plot\u00eb. Nd\u00ebrkaq buxheti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Ministrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Mbrojtjes dhe Forc\u00ebn e Siguris\u00eb vitin tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb nivel t\u00eb 2% t\u00eb Bruto Produktit Vendor, sipas standardit t\u00eb NATO-s. Me shtesat p\u00ebrgjat\u00eb vitit do ta tejkaloj\u00eb vler\u00ebn prej 208 milion\u00eb euro\u201d, shkroi Kurti.<\/p>\n<p>Ai tutje tha se investimet kapitale n\u00eb vitin 2025 do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 930 milion\u00eb euro. Kurti paralajm\u00ebroi se komunat do t\u00eb ken\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh se q\u00eb kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb teksa njoftoi se kat\u00ebr milion\u00eb euro do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>3.6 miliard\u00eb euro buxhet p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb buxheti i kat\u00ebrt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat, por i pari p\u00ebr mandatin q\u00eb na pret.<br \/>\nPerformanca dhe rritja e buxhetit p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr vjet\u00ebve ka qen\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Vit pas viti, kemi pasur rritje dyshifrore t\u00eb t\u00eb hyrave buxhetore, pa ndryshuar asnj\u00eb politik\u00eb fiskale, gj\u00eb q\u00eb ka mund\u00ebsuar edhe rritjen e buxhetit pa e rritur borxhin publik e pa shkaktuar barr\u00eb financiare p\u00ebr gjeneratat e ardhshme.<br \/>\nN\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm parashihet rritja e pagave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik t\u00eb cil\u00ebn e prezantuam t\u00eb mart\u00ebn. Kjo rritje e sjell\u00eb pag\u00ebn mesatare n\u00eb sektorin publik p\u00ebr vitin 2025 n\u00eb 870 euro bruto.<\/p>\n<p>N\u00eb buxhet parashihen gjithashtu 100 milion\u00eb euro shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, teksa rikujtojm\u00eb se pensionet me rritje p\u00ebr kategorit\u00eb e dala nga lufta fillojn\u00eb t\u00eb ekzekutohen nga janari i vitit q\u00eb po vjen. Si dhe 60 milion\u00eb euro shtes\u00eb p\u00ebr skem\u00ebn e shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb cilat i kemi dyfishuar e n\u00eb raste trefishuar at\u00ebher\u00eb kur prind\u00ebrit kan\u00eb tre ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nevojat e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera t\u00eb nevojshme sh\u00ebndet\u00ebsore, kemi ndar\u00eb 105 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>87 milion\u00eb euro tjera i kemi planifikuar p\u00ebr nevojat e siguris\u00eb dhe mbrojtjes, q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb municion, pajisje e furnizime t\u00eb nevojshme ashtu q\u00eb policia dhe ushtria jon\u00eb t\u2019i kryejn\u00eb detyrat me efikasitet t\u00eb plot\u00eb. Nd\u00ebrkaq buxheti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Ministrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Mbrojtjes dhe Forc\u00ebn e Siguris\u00eb vitin tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb nivel t\u00eb 2% t\u00eb Bruto Produktit Vendor, sipas standardit t\u00eb NATO-s. Me shtesat p\u00ebrgjat\u00eb vitit do ta tejkaloj\u00eb vler\u00ebn prej 208 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Investment kapitale n\u00eb vitin 2025 do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vler\u00eb rekorde prej 930 milion\u00eb euro. Komunat do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb buxhet se q\u00eb kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb. Bujku do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mb\u00ebshteturi n\u00eb rajon me subvencione dhe grante. E linja buxhtore p\u00ebr Preshev\u00ebn, Medvegj\u00ebn dhe Bujanocin vitin tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb kat\u00ebr milion\u00eb euro, duke vazhduar k\u00ebshtu rritjen e p\u00ebrvitshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes son\u00eb p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb p\u00ebrputhje me rregull\u00ebn fiskale t\u00eb kufirit t\u00eb deficitit buxhetor dhe duke e miratuar buxhetin n\u00eb qeveri p\u00ebr vitin e kat\u00ebrt me radh\u00eb brenda afatit ligjor, pra para dat\u00ebs 31 tetor.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid02pYTfLRbcLUy6eXWQfoTrB5U5omYvSMYUJikQU6AT7UVXSwKg7P26Qdh8A5T3Mmvtl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"250\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>3.6 miliard\u00eb euro do t\u00eb jet\u00eb buxheti p\u00ebr vitin 2025, i projektuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Qeveria ka miratuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Projekt-buxhetin p\u00ebr vitin 2025, q\u00eb kap shifr\u00ebn prej 3 miliard\u00eb e 608 milion\u00eb euro. Kryeministri Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ky buxhet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184073,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-184206","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=184206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184206\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=184206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=184206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=184206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}