{"id":184300,"date":"2024-11-01T21:03:32","date_gmt":"2024-11-01T20:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=184300"},"modified":"2024-11-01T21:03:32","modified_gmt":"2024-11-01T20:03:32","slug":"rritja-e-pagave-nga-janari-vendimi-mund-te-perfundoje-ne-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rritja-e-pagave-nga-janari-vendimi-mund-te-perfundoje-ne-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Rritja e pagave nga janari, vendimi mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Punonj\u00ebsit e sektorit publik n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb marrin paga me rritje nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, si\u00e7 u premtoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe profesor\u00ebt e ekonomis\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen se kjo rritje nuk ka baz\u00eb ligjore dhe se \u00ebsht\u00eb premtuar vet\u00ebm p\u00ebr \u201cp\u00ebrfitime zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), dhe Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thon\u00eb se masa mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse Kushtuesja konstaton se ka shkelje ligjore, vendimi shfuqizohet dhe pagat mbeten n\u00eb nivelin aktual, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zotimit t\u00eb Kurtit m\u00eb 29 tetor, pagat do t\u00eb rriten n\u00eb dy faza \u2013 p\u00ebr 55 euro nga janari dhe p\u00ebr 55 euro t\u00eb tjera nga korriku.<\/p>\n<p>Cili ligj \u00ebsht\u00eb shkelur?<\/p>\n<p>Kurti tha se rritja e pagave do t\u00eb b\u00ebhet me rritjen e nivelit t\u00eb koeficientit p\u00ebr nj\u00ebsi, e jo t\u00eb vet\u00eb koeficientit.<\/p>\n<p>\u201cDuke filluar nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, [niveli i] koeficientit do t\u00eb rritet p\u00ebr 0.5 nj\u00ebsi, e pastaj nga korriku, 2025, edhe p\u00ebr 0.5 nj\u00ebsi t\u00eb tjera. Pra, dikush q\u00eb e ka koeficientin 5.6, n\u00eb janar do ta ket\u00eb 6.1, kurse n\u00eb korrik 6.6\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Vlera e koeficientit, nd\u00ebrkaq, do t\u00eb mbetet sa \u00ebsht\u00eb aktualisht \u2013 110 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar pag\u00ebn, niveli i koeficientit shum\u00ebzohet me vler\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nenin 42 t\u00eb Ligjit p\u00ebr pagat e sektorit publik, ku caktohet edhe shuma financiare e koeficientit prej 110 eurosh, thuhet se \u201cndalohet \u00e7do ndryshim n\u00eb struktur\u00ebn, komponent\u00ebt apo nivelet e koeficienteve t\u00eb pagave\u201d.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb rritet vlera financiare e koeficientit nga 110 euro e lart, por ndalohen ndryshimet n\u00eb nivelin e koeficienteve, q\u00eb, sipas k\u00ebtij ligji, jan\u00eb nga 2 deri n\u00eb 18.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jesh as minist\u00ebr, as jurist, por qytetar i thjesht\u00eb\u2026 dhe n\u00ebse lexon nenin 42, kupton m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb propozuar rritja\u2026 Qeveria rind\u00ebrton nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re, duke u ofruar koeficient shtes\u00eb koeficienteve aktuale\u201d, thot\u00eb Miftaraj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb m\u00eb 30 tetor se n\u00eb Projektligjin p\u00ebr buxhet \u00ebsht\u00eb shtuar nj\u00eb dispozit\u00eb e re q\u00eb e rregullon \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201c[Dispozita] mund\u00ebson rritjen e koeficientit n\u00eb tabel\u00ebn e Ligjit t\u00eb pagave, duke filluar nga janari p\u00ebr 0.5 nj\u00ebsi dhe nga korriku edhe p\u00ebr 0.5 nj\u00ebsi tjera, p\u00ebr t\u00eb kompletuar rritjen p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sektorin publik\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb, ku foli ai, u miratua Projektligji p\u00ebr buxhetin p\u00ebr vitin 2025 \u2013 me vler\u00eb prej 3.6 miliard\u00eb eurosh \u2013 i cili u d\u00ebrgua p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt duhet ta miratojn\u00eb at\u00eb m\u00eb s\u00eb largu deri m\u00eb 31 dhjetor, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kuvendi e miraton k\u00ebt\u00eb ligj me k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrligjore, pasi shkat\u00ebrron struktur\u00ebn, komponent\u00ebt dhe nivelizimin e koeficienteve\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se pagat nuk do t\u00eb dalin me rritje dhe n\u00eb koh\u00eb. Por, mbetet te partit\u00eb politike opozitare, grupet q\u00eb i p\u00ebrcakton Kushtetuta, se a do ta d\u00ebrgojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese apo jo\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare heshtin<\/p>\n<p>Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 m\u00eb t\u00eb madhes n\u00eb opozit\u00eb \u2013 nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it se a do ta votoj\u00eb PDK-ja Projektligjin p\u00ebr Buxhet dhe, n\u00ebse miratohet si i till\u00eb, a do ta shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e d\u00ebrgimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb k\u00ebto pyetje dha Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cEnde nuk na ka ardhur [Projektligji p\u00ebr buxhet]. Kur t\u00eb vij\u00eb, do ta trajtojm\u00eb dhe do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, nuk ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb prononcohej.<\/p>\n<p>\u201cKurth\u201d i Kurtit<\/p>\n<p>Bektashi thot\u00eb se shkelja e nenit 42 t\u00eb Ligjit t\u00eb pagave p\u00ebr sektorin publik nga ana e kryeministrit Kurti, i ka futur n\u00eb \u201ckurth\u201d partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto parti jan\u00eb t\u00eb informuara p\u00ebr shkelje ligjore me rastin e rritjes s\u00eb pagave, por n\u00eb situat\u00ebn para zgjedhjeve, e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e rregullta parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 9 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cTri partit\u00eb opozitare nuk kan\u00eb dobi elektorale q\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb rritjen e pagave, sepse do t\u2019u kthehej si bumerang\u201d, thot\u00eb Bektashi, por shton se kjo qasje, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do parti opozitare, \u00e7do individ, p\u00ebr \u00e7do shkelje duhet t\u00eb veproj\u00eb apo t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten k\u00ebto shkelje flagrante ligjore\u201d, thot\u00eb Bektashi.<\/p>\n<p>P\u00ebr d\u00ebrgimin e ndonj\u00eb ligji p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ka dy mund\u00ebsi, sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E para \u2013 dhjet\u00eb a m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda nj\u00eb afati prej tet\u00eb dit\u00ebsh nga dita e miratimit, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta kontestojn\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7far\u00ebdo ligji ose vendimi t\u00eb miratuar nga Kuvendi, si p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen, ashtu edhe p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur.<\/p>\n<p>E dyta \u2013 brenda gjasht\u00eb muajsh nga hyrja e ligjit n\u00eb fuqi, 30 a m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mund ta d\u00ebrgojn\u00eb at\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00ebse masa p\u00ebr rritje pagash p\u00ebrfundon n\u00eb Kushtetuese, Miftaraj thot\u00eb se ajo, brenda gjasht\u00eb muajsh, duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Gjykata, pas disa muajsh, vler\u00ebson se vendimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, at\u00ebher\u00eb shfuqizohet n\u00eb koh\u00ebn kur e merr ajo vendimin dhe pagat kthehen n\u00eb shum\u00ebn e m\u00ebparshme\u201d, shpjegon Miftaraj, instituti i t\u00eb cilit monitoron sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas tij, mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb konstatoj\u00eb q\u00eb pagat t\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjta, por t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kuvendit q\u00eb ta rris\u00eb shum\u00ebn monetare t\u00eb koeficientit.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, paga mesatare bruto n\u00eb sektorin publik n\u00eb vitin 2023 ishte 730 euro, nd\u00ebrsa neto rreth 630. N\u00eb sektorin privat, nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Punonj\u00ebsit e sektorit publik n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb marrin paga me rritje nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, si\u00e7 u premtoi kryeministri i vendit, Albin Kurti. Por, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe profesor\u00ebt e ekonomis\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen se kjo rritje nuk ka baz\u00eb ligjore dhe se \u00ebsht\u00eb premtuar vet\u00ebm p\u00ebr \u201cp\u00ebrfitime zgjedhore\u201d. Ehat Miftaraj, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-184300","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=184300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184300\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=184300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=184300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=184300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}