{"id":184544,"date":"2024-11-05T10:34:44","date_gmt":"2024-11-05T09:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=184544"},"modified":"2024-11-05T10:34:44","modified_gmt":"2024-11-05T09:34:44","slug":"u-shua-apo-jo-klubi-i-basketbollit-drita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/u-shua-apo-jo-klubi-i-basketbollit-drita\/","title":{"rendered":"U shua apo jo Klubi i Basketbollit Drita"},"content":{"rendered":"<p>Dita e sotme ka nisur me nj\u00eb lajm bombastik p\u00ebr shuarjen e Klubit t\u00eb Basketbollit Drita nga Gjilani. Ky klub q\u00eb dikur mbushte palestr\u00ebn dhe i cili kishte sjell\u00eb shum\u00eb lojtar\u00eb edhe matan\u00eb Atlantikut, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por, a \u00ebsht\u00eb shuar apo jo KB Drita, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sivjet ishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb nis ngritjen e vet.<\/p>\n<p>Si rrodh\u00ebn gj\u00ebrat n\u00eb klubin bardh e kalt\u00ebr? N\u00eb kampionatin q\u00eb sivjet ka p\u00ebrfunduar, Drita ka r\u00ebn\u00eb edhe nga Liga e Par\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte rangu i dyt\u00eb p\u00ebr kah forca n\u00eb basketbollin kosovar. Krejt kjo ndodhi p\u00ebr shkak kushteve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb klub, ikjes s\u00eb lojtar\u00ebve cil\u00ebsor\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb gjeneratave. Pas k\u00ebtij mossuksesi t\u00eb madh u nd\u00ebrmor\u00ebn hapa q\u00eb klubi t\u00eb organizohet dhe u gjet\u00ebn edhe donator\u00ebt dhe mbeti q\u00eb klubi nga Organizat\u00eb Joqeveritare t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb SHPK, gj\u00eb e cila edhe ndodhi dhe iu hap rrug\u00eb privatizimit, gj\u00eb q\u00eb ndodhi. Drit\u00ebs i ishte dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb jeshile q\u00eb me organizimin do t\u2019i mund\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb Lig\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Klubi me koh\u00eb nd\u00ebrmori hapat p\u00ebr nisjen e stinorit, u mor\u00ebn lojtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt mendohej se do t\u00eb ktheheshin n\u00eb elit\u00ebn e basketbollit kosovar, por q\u00eb procedurat e licencimit po ecnin ngadal\u00eb e besa kishte edhe ekipe nga Liga e Par\u00eb q\u00eb nuk pranonin q\u00eb KB Drita t\u00eb inkuadrohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb lig\u00eb, ngase ajo shihej si pretendente q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej kampione. Ndodhi si ndodhi, KB Drita ngeli n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb, donator\u00ebt e rinj nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb merrnin p\u00ebrsip\u00ebr harxhime t\u00eb m\u00ebdha ashtu si\u00e7 kishin premtuar  edhe lojtar\u00ebt sikur nuk desh\u00ebn t\u00eb luajn\u00eb pa u paguar, andaj doli lajmi se Drita po shuhet, gj\u00eb e cila edhe u botua n\u00ebp\u00ebr mediume, pati reagime t\u00eb partive politike, adhuruesve t\u00eb Drit\u00ebs, por edhe t\u00eb pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nisja e garave po afrohet dilemat mbesin. I pari q\u00eb doli me lajmin ishte kapiteni dhe trajneri Q\u00ebndrim Demi, i cili i frustuar dhe zhg\u00ebnjyer me at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb klub n\u00eb profilin e tij n\u00eb facebook ka shkruar:<\/p>\n<p>P\u00ebrfundon rrug\u00ebtimi i klubit t\u00eb basketbollit \u201cDrita\u201d meshkujt . Nj\u00eb klub me nj\u00eb histori t\u00eb pasur dhe nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb nd\u00ebrtuar me mund e p\u00ebrkushtim nga breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb, sot po mbyll kapitullin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e sportit.<\/p>\n<p>Drita nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb klub, ishte simbol i pasionit dhe i bashkimit t\u00eb komunitetit ton\u00eb. Ishte vendi ku qindra t\u00eb rinj u formuan, ku f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinj\u00ebt e gjet\u00ebn shpres\u00ebn dhe krenarin\u00eb p\u00ebrmes sportit. Mir\u00ebpo, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive financiare dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb duhur, ky udh\u00ebtim ka ardhur n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u201cDrita\u201d sot shuhet, shpresa mbetet q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb rilind\u00eb p\u00ebr t\u2019i dhuruar komunitetit ton\u00eb s\u00ebrish at\u00eb ndjesin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb klub si ky mund t\u00eb ofronte.<\/p>\n<p>Nuk ka shkuar shum\u00eb koh\u00eb dhe ka reaguar edhe Dega e LDK-s\u00eb, e cila p\u00ebr shuarjen e klubit e ka akuzuar kryetarin Alban Hyseni, t\u00eb cilin e ka quajtur administrator t\u00eb basketbollit. Ja komunikata e Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan:<\/p>\n<p>Administratori basketbollist e shuan Drit\u00ebn e qytetit t\u00eb basketbollit<\/p>\n<p>Sot sportdash\u00ebsit, e n\u00eb ve\u00e7anti tifoz\u00ebt e K.B Drita, u shokuan me vendimin qe ky klub ka marr\u00eb. Klubi ka njoftuar p\u00ebr shuarjen e tij, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mjeteve p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb ende aktivitetin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, syt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb kthyer kah basketbollisti, administratori i Komun\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr sportin, tash e tri vite, ka ve\u00e7 fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Para 3 muajsh, siguroi klubin dhe tifoz\u00ebt, se K.B Drita ka zgjidhur problemin financiar dhe se klubi po synin majat e basketbollit vendor. E krejt e kund\u00ebrta ndodhi sot, klubi nuk arriti t\u00eb mbijetoj\u00eb, duke shuar aktivitetin e tij.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr emocionet K.B Drita, basketbollist\u00eb e trajner\u00eb, dhe gjith\u00eb ju q\u00eb me p\u00ebrkrahjen tuaj keni mbajtur gjall\u00eb klubin p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vite!<\/p>\n<p>Sporti gjilanas meriton shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p>E ashp\u00ebr n\u00eb reagimin e saj ka qen\u00eb edhe dega e PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, e cila gjithashtu ka l\u00ebshuar nj\u00eb komunikat\u00eb, duke akuzuar gjithashtu kryetarin e komun\u00ebs Alban Hyseni dhe duke th\u00ebn\u00eb se<\/p>\n<p>aty ku involvohet Kryetari i Komun\u00ebs, d\u00ebshtimi \u00ebsht\u00eb i garantuar!<\/p>\n<p>Ja komunikata e tyre:<\/p>\n<p>Klubi i Basketbollit \u201cDrita\u201d n\u00eb komun\u00ebn e Gjilan kishte nj\u00eb histori t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe e gjitha Komuna e sportdash\u00ebsit mburreshim me rezultatet e arritura.<\/p>\n<p>Mbajm\u00eb mend kur palestra e sporteve st\u00ebrmbushej nga adhuruesit e basketbollit. Mir\u00ebpo, m\u00ea n\u00eb fund u desh q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Gjilanit t\u00eb vij nj\u00eb kryetar komune i cili, pos q\u00eb po d\u00ebshton n\u00eb t\u00eb gjitha projektet q\u00eb fillon, ai u involvua edhe n\u00eb sport dhe k\u00ebsaj radhe konkretisht n\u00eb basketboll. Rezultati i angazhimit t\u00eb tij nuk zgjati dy muaj dhe tanim\u00eb u shua klubi.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Kryetari i Komun\u00ebs m\u00eb 13 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti doli me nj\u00eb postim : \u201cKB Drita drejt sukseseve t\u00eb reja\u201d. N\u00eb vazhdim ai shtoi : \u201cM\u00eb n\u00eb fund, pas nj\u00eb angazhimi t\u00eb gjat\u00eb e aspak t\u00eb leht\u00eb, K.B. DRITA tashm\u00eb ka zgjidhur problemin<\/p>\n<p>financiar.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebrisht po synojm\u00eb majat e basketbollit vendor. Shum\u00eb shpejt K.B DRITA rikthehet me basketboll cil\u00ebsor e atmosfer\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E TASH KEYETAR CILI DO T\u00cb JET\u00cb KOMENTI JUAJ? A U ARRIT\u00cbN MAJET E BASKETBOLLIT?<\/p>\n<p>A U RIKTHYE ATMOSFERA E ZJARRT\u00cb?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb jo, klubi u shua!!!<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, p\u00ebr m\u00eb keq, u shkua aq larg saq\u00eb KB \u201cDrita\u201d u shua fillimisht si klub si OJQ dhe u pastaj u privatizua duke u regjistruar si biznes i ri, q\u00eb do t\u00eb thot se historiku i k\u00ebtij klubi u shua p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh dhe e kaluara zyrtarisht nuk mund t\u00eb rikthehet.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, filloi kampionati i rregullt dhe klubi fare nuk mori pjes\u00eb n\u00eb dy ndeshjet e para kampionale, e q\u00eb automatikisht e humb t\u00eb drejt\u00ebn e vazhdimit t\u00eb kampionatit. Tani jo vet\u00ebm q\u00eb elimonohet nga garat, por do t\u00eb ket\u00eb sanksione tjera nga FBK.<\/p>\n<p>PDK-Dega n\u00eb Gjilan, shpreson se ky kryetar nuk ka takuar edhe klube tjera, sepse do ti gjej fati i njejt\u00eb!<\/p>\n<p>PDK-Dega n\u00eb Gjilan shpreh keqardhjen e shuarjes s\u00eb k\u00ebtij klubi, por edhe k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt u involvuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Komuna \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse se KB Drita nuk \u00ebsht\u00eb shuar e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka reaguar Kushtrim Zeqiri, drejtor p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sport, I cili ka shkruar:<\/p>\n<p>Klubi i basketbollit Drita nuk \u00ebsht\u00eb shuar.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb historikisht kan\u00eb keqmenaxhuar fondet publike dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore sportin, si dhe ata q\u00eb njihen p\u00ebr trajtimin e dyshimt\u00eb t\u00eb buxhetit publik, kan\u00eb p\u00ebrhapur edhe nj\u00eb her\u00eb pretendime t\u00eb pabaza.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim mb\u00ebshtetjen e ofruar p\u00ebr K.B. Drita q\u00eb nga fillimi i mandatit ton\u00eb:<\/p>\n<p>2022 \u2013 5,600 \u20ac<br \/>\n2023 \u2013 10,000 \u20ac<br \/>\n2024 \u2013 8,000 \u20ac<br \/>\n23.600 \u20ac gjithsej p\u00ebr 3 vite!<\/p>\n<p>Kjo ishte mb\u00ebshtetja n\u00eb vitet para nesh:<\/p>\n<p>2021 \u2013 4,300 \u20ac<br \/>\n2020 \u2013 0 \u20ac<br \/>\n2019 \u2013 5,000 \u20ac<br \/>\n9300 \u20ac gjithsej p\u00ebr 3 vite!<\/p>\n<p>N\u00ebn qeverisjen ton\u00eb, klubi i basketbollit Drita ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje financiare rekord. Kryetari i komun\u00ebs gjithashtu ka siguruar sponsorizim p\u00ebr klubin. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb gara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje proceduriale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Basketbollit dhe MKRS-s\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, p\u00ebr ata q\u00eb pengojn\u00eb \u00e7do projekt dhe \u00e7do hap p\u00ebrpara t\u00eb qytetit ton\u00eb:<\/p>\n<p>MOS G\u00cbNJENI!<\/p>\n<p>Kapakun k\u00ebsaj pune ia v\u00eb drejtori sportiv i KB Drita, Arben Bislimi, i cili thot\u00eb se klubi nuk \u00ebsht\u00eb shuar. Ai ka th\u00ebn\u00eb se gjith\u00eb\u00e7ka do t\u00eb sqarohet nes\u00ebr (e mart\u00eb), kur do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb faktor\u00ebve relevant\u00eb dhe kur definitivisht do t\u00eb dilet me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e i cili me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb KB Drita do t\u2019i vazhdoj\u00eb garat n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Basketboll dhe se do t\u00eb ket\u00eb vijueshm\u00ebri drejt nja rangu m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb garave.\/kryelajmi.com\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e sotme ka nisur me nj\u00eb lajm bombastik p\u00ebr shuarjen e Klubit t\u00eb Basketbollit Drita nga Gjilani. Ky klub q\u00eb dikur mbushte palestr\u00ebn dhe i cili kishte sjell\u00eb shum\u00eb lojtar\u00eb edhe matan\u00eb Atlantikut, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por, a \u00ebsht\u00eb shuar apo jo KB Drita, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sivjet ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-184544","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=184544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184544\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=184544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=184544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=184544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}