{"id":185017,"date":"2024-11-11T21:37:17","date_gmt":"2024-11-11T20:37:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=185017"},"modified":"2024-11-11T21:37:17","modified_gmt":"2024-11-11T20:37:17","slug":"bunjaku-rexhepi-jo-buxhetit-2025-qe-e-vonon-stadiumin-e-gjilanit-edhe-3-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bunjaku-rexhepi-jo-buxhetit-2025-qe-e-vonon-stadiumin-e-gjilanit-edhe-3-vjet\/","title":{"rendered":"Bunjaku-Rexhepi: Jo buxhetit 2025, q\u00eb e vonon Stadiumin e Gjilanit edhe 3 vjet"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar n\u00eb parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2025. Deputetja e LDK-s\u00eb, Valentina Bunjaku-Rexhepi nuk e ka votuar k\u00ebt\u00eb projektligj teksa gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj ka dh\u00ebn\u00eb arsyet pse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb projektligj, stadiumi i Gjilanit zvarritet deri n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Buxhetin p\u00ebr vitin 2025 nga Qeveria e Kurtit n\u00eb shkuarje n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb 9 shkurt 2025, p\u00ebr Renovimin e Stadiumit t\u00eb Qytetit n\u00eb Gjilan, n\u00eb vitin 2025, jan\u00eb planifikuar vet\u00ebm 2 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2026, 6 milion\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2027, 7 milion\u00eb. Si mund ta lejoj un\u00eb si deputete nga Gjilani, q\u00eb stadiumi i st\u00ebrzvarritur p\u00ebr shum\u00eb vjet, t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb vitin 2027 e t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb edhe p\u00ebr tri vjet?!\u201d, thot\u00eb deputetja.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu thekson se me k\u00ebt\u00eb buxhet, nuk p\u00ebrfundohet kampusi i Universitetit t\u00eb Gjilanit e as nd\u00ebrtimi i Impiantit p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i kampusit t\u00eb Universitetit Kadri Zeka n\u00eb Gjilan, me buxhet t\u00eb ndar\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrtohet as edhe nj\u00eb depo e nj\u00eb kompanie private, e l\u00ebre m\u00eb nj\u00eb kampus universitar, ku jan\u00eb ndar\u00eb vet\u00ebm 100 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, 200 mij\u00eb n\u00eb vitin 2026, e 500 mij\u00eb n\u00eb vitin 2027. Pra, edhe pak buxhet, edhe deri n\u00eb vitin 2027, t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb kampusi i Universitetit t\u00eb Gjilanit, si mund ta votoj nj\u00eb buxhet t\u00eb till\u00eb?!<\/p>\n<p>Projekti i zhvillimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Gjilan dhe Nd\u00ebrtimi i Impiantit p\u00ebr Trajtimin e Uj\u00ebrave n\u00eb Gjian, me zero buxhet n\u00eb vitin 2025, zero buxhet n\u00eb vitin 2026, e tek n\u00eb vitin 2027, planifikohen 7 milion\u00eb e 700 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb tjet\u00ebr buxhetore me em\u00ebrtimin: Projekti i zhvillimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Gjilan dhe Nd\u00ebrtimi i Impiantit p\u00ebr Trajtimin e Uj\u00ebrave n\u00eb Gjian, ndahen vet\u00ebm 2 milion\u00eb e 450 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, nd\u00ebrsa vet\u00ebm n\u00eb vitin 2026, 9 milion\u00eb e 350 mij\u00eb euro\u201d.<\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb p\u00ebrmend edhe premtimin e rrug\u00ebs Prishtin\u00eb-Gjilan-Kongul, e q\u00eb e nj\u00ebjta nuk p\u00ebrfundon as n\u00eb 2027.<\/p>\n<p>\u201cRruga Nacionale Prishtin\u00eb-Gjilan-Konqul, \u00ebsht\u00eb premtuar nga Albin Kurti, se do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa me buxhetin 2025, nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb as n\u00eb vitin 2027. Jan\u00eb planifikuar p\u00ebr autostrad\u00ebn e Gjilanit, vet\u00ebm 20 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, 30 milion\u00eb n\u00eb vitin 2026, 30 milion\u00eb n\u00eb vitin 2027. Pra, edhe \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb pak buxhet, sepse \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb malore dhe e v\u00ebshtir\u00eb, edhe nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar buxheti q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb autostrada sa m\u00eb her\u00ebt nga zvarritja e papranueshme p\u00ebr shum\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Krijimi i hap\u00ebsirave t\u00eb gjelb\u00ebrta dhe rregullimi i platos n\u00eb Lumin Mirusha n\u00eb Gjilan, me buxhet vet\u00ebm 60 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, 100 mij\u00eb n\u00eb vitin 2026, e 300 mij\u00eb n\u00eb vitin 2027. Pra, edhe Lumi Mirusha, t\u00eb st\u00ebrzvarritet deri n\u00eb vitin 2027, si deputete e Gjilanit, nuk e pranoj kurrsesi\u201d.<\/p>\n<p>Mungesa e finalizimit t\u00eb sheshit t\u00eb ri t\u00eb qytetit, projekti m\u00eb madhor i qytetit t\u00eb Gjilanit, i kryer nga qeverisja e Lutfi Hazirit, \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb duhet zgjidhur urgjentisht. Me Buxhetin 2025, nuk p\u00ebrfundon as vitin tjet\u00ebr, thot\u00eb Bunjaku-Rexhepi.<\/p>\n<p>\u201cMungesa edhe e rregullimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb fund t\u00eb sheshit t\u00eb ri, ka shkaktuar d\u00ebme p\u00ebr Gjilanin, pasi investimi qindra e mij\u00ebra euro n\u00eb rregullimin me kub\u00ebza t\u00eb sheshit p\u00ebr dalje n\u00eb Zabel, deri te Mishtorja \u201cMal\u00ebsia\u201d, duke kund\u00ebrmuar uj\u00ebrat e zeza, e t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb as n\u00eb vitin 2025. Pse nuk ka p\u00ebrfunduar ky shesh, duke mos e nd\u00ebrlidhur me sh\u00ebtitoren p\u00ebrreth me kub\u00ebzat e b\u00ebra nga taksapaguesit tan\u00eb?! Pse nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtur e prer\u00eb bari e jan\u00eb d\u00ebmtuar kub\u00ebzat e sh\u00ebtitores deri te mishtorja \u201cMal\u00ebsia\u201d?! Pse nuk \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb finalizim, duke mos l\u00ebn\u00eb kund\u00ebrmimin si rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin publik t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb?! Duhet urgjentisht t\u00eb nd\u00ebrhyhet e t\u00eb p\u00ebrfundohet, pasi po shkon d\u00ebm buxheti i Kosov\u00ebs, po shkat\u00ebrrohet krejt sh\u00ebtitorja me kub\u00ebza anash lumit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHyrje-daljet Gjilan-Prishtin\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e mundshme projekti infrastrukturor i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtin\u00eb, t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb edhe pas nj\u00eb kohe aq t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb qeverisjes nga Alban Hyseni dhe Albin Kurti?! Kush merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po i shkaktohen bizneseve n\u00eb rrug\u00ebn e Prishtin\u00ebs?! Kush merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e shofer\u00ebve dhe banor\u00ebve e bizneseve n\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs?! Sa shum\u00eb ka ndikuar kjo zvarritje n\u00eb k\u00ebto biznese dhe d\u00ebmet jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme nga vonesat dhe zvarritjet e p\u00ebrfundimit t\u00eb hyrje-daljes Gjilan-Prishtin\u00eb?! Sa shum\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsuar ecjen e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve pa rregullimin e trotuareve?! Pse nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar sa m\u00eb par\u00eb procesi i kanalizimit, rregullimit t\u00eb shtyllave elektrike dhe asfaltimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i hyrje-daljeve t\u00eb rrug\u00ebs Gjilan-Prishtin\u00eb?! Pse nuk \u00ebsht\u00eb rregulluar ende rrethrrotullimi n\u00eb hyrjen Gjilan-Prishtin\u00eb, q\u00eb po shkakton aq shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr ky\u00e7je t\u00eb mjeteve motorike, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kryq\u00ebzimet m\u00eb t\u00eb mbingarkuara t\u00eb komunikacionit rrugor?!\u201d<\/p>\n<p>Ajo thekson se urgjentisht duhet t\u00eb kryhet projekti i hyrje-daljes n\u00eb rrug\u00ebn Gjilan-Prishtin\u00eb, por edhe t\u00eb gjitha hyrje-daljeve t\u00eb tjera, si zvarritja e tmerrshme Gjilan-Bujanoc.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, qytetar\u00eb t\u00eb Gjilanit dhe t\u00eb Anamorav\u00ebs, k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa arsye, pse nuk e votoj projektligjin p\u00ebr buxhetin 2025, dhe nuk do ta votoj p\u00ebr hir t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit dhe Anamorav\u00ebs. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb!\u201d, tha deputetja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar n\u00eb parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2025. Deputetja e LDK-s\u00eb, Valentina Bunjaku-Rexhepi nuk e ka votuar k\u00ebt\u00eb projektligj teksa gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj ka dh\u00ebn\u00eb arsyet pse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr. Ajo thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb projektligj, stadiumi i Gjilanit zvarritet deri n\u00eb vitin 2027. \u201cN\u00eb Buxhetin p\u00ebr vitin 2025 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":185018,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185017","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185017\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}