{"id":185816,"date":"2024-11-22T20:28:50","date_gmt":"2024-11-22T19:28:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=185816"},"modified":"2024-11-22T20:28:50","modified_gmt":"2024-11-22T19:28:50","slug":"nuhiu-duhet-te-perqendrohemi-te-vlerat-dhe-potenciali-qe-kemi-per-ta-fituar-kete-takim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nuhiu-duhet-te-perqendrohemi-te-vlerat-dhe-potenciali-qe-kemi-per-ta-fituar-kete-takim\/","title":{"rendered":"Nuhiu: Duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi te vlerat dhe potenciali q\u00eb kemi p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb takim"},"content":{"rendered":"<p>Ardian Nuhiu \u00ebsht\u00eb shfaqur me optimiz\u00ebm n\u00eb takimin me gazetar\u00ebt para duelit kampional ndaj Feronikeli \u201974, takim q\u00eb zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Drenas.<\/p>\n<p>Tekniku i kuqebardh\u00ebve ka folur p\u00ebr duelin e radh\u00ebs, teksa ka b\u00ebr\u00eb thirrje futbollist\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb seriozitet maksimal dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen te fitorja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrballemi me nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb ka shfaqur paraqitje t\u00eb mira n\u00eb ndeshjet e fundit dhe kan\u00eb merituar m\u00eb tep\u00ebr. Kemi shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb pauz\u00eb dyjavore n\u00eb kampionat p\u00ebr t\u00eb analizuar kund\u00ebrshtarin dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00ebnyr\u00ebn se si ne do t\u2019i \u00e7asemi ndeshjes. Kjo ndeshje do fokus t\u00eb lart\u00eb, seriozitet dhe p\u00ebrkushtim maksimal. Duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi te vlerat dhe potenciali q\u00eb kemi p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb takim\u201d.<\/p>\n<p>Reflektimi?!<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin q\u00eb funksionon trek\u00ebnd\u00ebshi drejtues, trajner, futbollist\u00eb dhe besimi \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb vazhdohet puna ashtu si\u00e7 kemi planifikuar. N\u00eb aspektin etik dhe moral timin, sikurse para jush (mediave), po ashtu edhe para futbollist\u00ebve kam marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr rezultatet. N\u00eb takimi me drejtuesit pas ndeshjes s\u00eb fundit (Suhareka \u201923) ofrova p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time, por gjeta nj\u00eb mb\u00ebshtetje maksimale nga drejtuesit. Puna ime me ekipin \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga drejtuesit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po luajm\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ne si staf i kemi kryer detyrat tona dhe jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdish\u00ebm shum\u00eb q\u00eb kjo mosardhja e rezultateve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe. N\u00eb aspektin organizativ dhe n\u00eb aspektin se si punohet jemi n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb dhe tani \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe kur do t\u00eb fillojm\u00eb stabilitetin e rezultateve dhe kontinuitetin e ndeshjeve t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>Ardian Nuhiu n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp | 22.11.2024<br \/>\nBesimi p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje?!<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja nga drejtuesit e klubit, si dhe mesazhi nga futbollist\u00ebt se jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe ardhja e rezultateve. Un\u00eb kam patur besim dhe vazhdoj t\u00eb kem te ky ekip, n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kam humbur. Megjithat\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb reflektim moral dhe etik p\u00ebr rezultatet e fundit, por drejtuesit e klubit pan\u00eb m\u00eb lart\u00eb dhe ofruan mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb jasht\u00ebzakonisht e bukur kur ju si trajner ndjeni mb\u00ebshtetje maksimale se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb duan n\u00eb skuad\u00ebr, qoft\u00eb nga drejtuesit, gjith\u00eb atyre q\u00eb e rrethojn\u00eb skuadr\u00ebn dhe padyshim futbollist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn dhe vizionin se si punojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndeshjet e radh\u00ebs sikurse finale!<\/p>\n<p>\u201cNdeshjet do t\u2019i marrim nj\u00eb e nga nj\u00eb, duke filluar nga ndeshja e nes\u00ebrme e cila do t\u00eb jet\u00eb sikurse nj\u00eb finale. Do mundohemi t\u00eb marrim maksimumin e pik\u00ebve n\u00eb ndeshjet t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur, por fokusin e kemi aktualisht te ndeshja e radh\u00ebs. Analiz\u00ebn do ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjysm\u00ebstinorit, por padiskutim q\u00eb ky grup do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Gjilanit. Do shikojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat na i ofron tregu p\u00ebr t\u00eb shtuar konkurenc\u00ebn n\u00eb pozita t\u00eb caktuara. Kemi qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdish\u00ebm q\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb afat kalimtar nuk mund ta nd\u00ebrtojm\u00eb skuad\u00ebr konkuruese e cila do t\u00eb konkuroj\u00eb me ekipet t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrtuar rishtazi n\u00eb kat\u00ebr ose pes\u00eb vitet e fundit. N\u00eb \u00e7do afat kalimtar do t\u00eb mundohemi t\u00eb sjellim 1 deri n\u00eb 2 koka cil\u00ebsore. Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekip stabil, pasi q\u00eb puna dhe p\u00ebrkushtimi maksimal dhe m\u00ebnyr\u00eb se si trajtohemi t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe se gjith\u00e7ka do t\u00eb vije n\u00eb vendin e vet. Te Gjilani \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka profesionale dhe suksesi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe\u201d.<\/p>\n<p>Ardian Nuhiu n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp | 22.11.2024<br \/>\nGabimet individuale?!<\/p>\n<p>\u201cKemi pranuar 7 apo 8 gola n\u00eb t\u00eb cilat ekipi nuk ka mundur t\u00eb reagoj, pasi q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gabime individuale. Ne jemi nj\u00eb ekip kompakt, megjithat\u00eb jemi sfiduar n\u00eb ndeshjet e fundit nga gabimet individuale. Mbrojtja duhet t\u00eb vije nga sulmi. T\u00eb sulmojm\u00eb dhe mbrohemi gjith\u00eb s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<p>Rrespekti ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve!<\/p>\n<p>\u201cNuk frik\u00ebsohemi n\u00eb asnj\u00eb moment, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtarit. E kemi d\u00ebshmuar ndaj \u00e7do skuadre me t\u00eb cil\u00ebn jemi p\u00ebrballur duke shfaqur nivel t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrpos n\u00eb disa ndeshje ku nuk kemi marr\u00eb rezultatet e k\u00ebrkuara. N\u00eb futboll nuk ka ndeshje t\u00eb lehta. Momentin q\u00eb n\u00ebnvler\u00ebson kund\u00ebrshtarin, mund t\u00eb ndodh t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohesh vet n\u00eb fund. Rrespekt maksimal p\u00ebr \u00e7do skuad\u00ebr, sidomos n\u00eb ndeshjen e nes\u00ebrme, por t\u00eb tregojm\u00eb personalitet dhe t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb rezultate pozitive p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrballja nd\u00ebrmjet Feronikeli \u201974 dhe Gjilanit zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb stadiumin \u201cRexhep Rexhepi\u201d n\u00eb Drenas me fillim nga ora 13:00.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Nuhiu \u00ebsht\u00eb shfaqur me optimiz\u00ebm n\u00eb takimin me gazetar\u00ebt para duelit kampional ndaj Feronikeli \u201974, takim q\u00eb zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Drenas. Tekniku i kuqebardh\u00ebve ka folur p\u00ebr duelin e radh\u00ebs, teksa ka b\u00ebr\u00eb thirrje futbollist\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb seriozitet maksimal dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen te fitorja. \u201cP\u00ebrballemi me nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":185817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185816","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185816\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}