{"id":185889,"date":"2024-11-23T15:05:02","date_gmt":"2024-11-23T14:05:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=185889"},"modified":"2024-11-23T15:05:02","modified_gmt":"2024-11-23T14:05:02","slug":"haki-abazi-besova-tek-51-por-keto-4-vite-kemi-shenuar-regres-zhgenjimi-i-njerezve-eshte-shume-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haki-abazi-besova-tek-51-por-keto-4-vite-kemi-shenuar-regres-zhgenjimi-i-njerezve-eshte-shume-i-madh\/","title":{"rendered":"Haki Abazi: Besova tek 51 %, por k\u00ebto 4 vite kemi sh\u00ebnuar regres, zhg\u00ebnjimi i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh"},"content":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ish-deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Haki Abazi, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre gati kat\u00ebr viteve t\u00eb qeveris\u00eb Kurti. Sipas Abazit, shpresa se do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe dhe shton se p\u00ebr faktin q\u00eb ka pasur nj\u00eb regres tep\u00ebr t\u00eb madh, zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Deputeti Abazi ka th\u00ebn\u00eb se edhe vet\u00eb kishte besuar tek 51 %, megjithat\u00eb, sipas tij, Kosova sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kohezionit p\u00ebr at\u00eb se si n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive dhe si shoq\u00ebri duhet t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Abazi thot\u00eb se i vetmi sukses i k\u00ebsaj qeveria t\u00eb drejtuar nga Kurti, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova do t\u2019i organizoj\u00eb loj\u00ebrat Mesdhetare n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Para lajmit:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Po i vie fundi i nj\u00eb faze kat\u00ebr vje\u00e7are t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Detyra p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesin publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe obligim, por edhe \u00ebsht\u00eb nder i madh dhe k\u00ebrkon shum\u00eb kurajo. T\u00eb till\u00eb e kam p\u00ebrjetuar rolin tim gjith\u00ebmon\u00eb e sidomos q\u00eb nga vendimi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjithcka q\u00eb dij\u00eb dhe mundem.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pyetjet kryesore q\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjellur gjat\u00eb, ka qen\u00eb pse jemi k\u00ebtu ku jemi n\u00eb raport me t\u00eb gjitha vendet n\u00eb rajon dhe shpesh radhitemi me vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb sa i p\u00ebrket\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs dhe sidomos cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb marrim si qytetar\u00eb?!<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk kemi krijuar sistem dhe as infrastruktur\u00eb institucionale mjaftues\u00ebsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgaditur p\u00ebr t\u00eb bartur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar me rregulla e sipas ligjit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik dhe shtet\u00ebror. Sistemi demokratik i pretenduar \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe ka aq shum\u00eb porozitet dhe joseriozitet sa lejon arbitraritet dhe anashkalim.<\/p>\n<p>Politika dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes shtetit dhe personit t\u00eb veshur me p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi institucionale nuk jan\u00eb n\u00eb sinkron. Politika dhe qeverisja jan\u00eb ankeruar te paraja dhe kontrolli e manipulimi dhe jo tek vizioni dhe programet afatgjate, mir\u00eb t\u00eb strukturuara dhe t\u00eb analizuara nga njer\u00ebz kompetent e me vullnet e besim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs s\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kohezionit p\u00ebr at\u00eb se si kolektivisht si shoq\u00ebri dhe si shtet duhet te ecim para. Dialogu \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me zhurm\u00ebn, nd\u00ebrsa vlerat jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me lart\u00ebsim t\u00eb zot\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar tjetrin. Cikli i tradit\u00ebs s\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00ebve po na ndjek\u00eb mbrapa duke fikur kapacitetin q\u00eb t\u00eb mobilizojm\u00eb mas\u00eb kritike t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb majftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drejtim n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb proceseve reformuese dhe progresiste n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb shpresa ishte shum\u00eb e madhe, zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh qe kat\u00ebr vite q\u00eb kaluan sh\u00ebnuam minimumin e progresit p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi sh\u00ebnuar regresin m\u00eb t\u00eb madh sidomos n\u00eb raport me partner\u00ebt strategjik\u00eb duke p\u00ebsuar fiasco totale n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Un\u00eb personalisht kam llogaritur dhe kam besuar q\u00eb me qeverin\u00eb e 51%, Kosova do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb epok\u00ebn e tranzicionit t\u00eb st\u00ebrzgjatur, n\u00eb fakt nga premtimet e transformimit, kat\u00ebr vite u shfyt\u00ebzuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe vendnum\u00ebruar n\u00eb tranzicionin e pafund\u00ebm t\u00eb nj\u00eb mediokriteti politik q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb tendenca p\u00ebr ta konsiliduar kleptokracin\u00ebe vet. Po e p\u00ebrs\u00ebris\u00eb, ne, kultura insitucional-qeveris\u00ebse politike, forma e \u00e7asjes n\u00eb planet dhe prioritetet jan\u00eb s\u00eb paku 50 vite mbrapa nga vendet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim n\u00eb rajonin ton\u00eb sigurisht 100 vite larg vendeve t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Zhvillimi ekonomik- nuk ka as vision e as orientim, ne prodhojm\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb dhe konsumojm\u00eb gjith\u00e7ka nga fqinj\u00ebt e deri tek Kina e larg\u00ebt me vlera dhe kosto t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb mbi supet e qytetar\u00ebve. Ekonomia jon\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, n\u00eb thelb nuk ekziston, operator\u00ebt ekonomik sidomos ata prodhues jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb forcat e veta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb gjithat problemet dhe sfidat edhe me gar\u00ebn e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet publike sidomos mir\u00ebmbajtja dhe pastrimi i hap\u00ebsirave publike, prezenca e b\u00ebrllogut kudo, kaosi urbanistik, mungesa totale e siguris\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe kualiteti i ul\u00eb i sistemit arsimor, mungesa totale e kontrollit t\u00eb ushqimit, jan\u00eb alarme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Jan\u00eb kanceri q\u00eb po e shkatrron shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo legjislatur\u00eb e mbizot\u00ebruar nga nj\u00eb parti mazhoritare nuk e ka kryer pun\u00ebn e saj. Me q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb goditur nga ekzekutivi q\u00eb n\u00eb fillimet saj duke e amortizuar fuqin\u00eb kontrolluese e monitoriues, i ka shantazhuar deputet\u00ebt e vet p\u00ebr t\u2019i ikur llogaridh\u00ebnies.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i ka ndodhur vendit n\u00eb raport me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar e sidomos n\u00eb agjend\u00ebn integruese n\u00ebnBE dhe NATO p\u00ebrball\u00eb sfidave k\u00ebrc\u00ebnuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy qeverive, asaj t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb pasoja t\u00eb vendimarrjes s\u00eb gabuar dhe pa takt t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb caktuar p\u00ebrbrenda madatit qeveris\u00ebs kat\u00ebr vje\u00e7ar. Strategjia e vetme p\u00ebr t\u00eb qeverisur ka qen\u00eb p\u00ebr\u00e7arja me krijim konfliktesh dhe monopolizim t\u00eb proceseve ligjv\u00ebn\u00ebse dhe ekzekutuese. Kjo strategji ka prodhuar pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe poashtu shfyt\u00ebzim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb krijuar t\u00eb amullis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb kontrollit duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje shp\u00ebrdoruesit e paras\u00eb publike.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>N\u00ebse ballafaqoheni me argumentimin statistikor p\u00ebr numrin e vendimeve, numrin e takimeve, numrin e fjalimeve, numrin e vizitave, me shum\u00ebn e parave t\u00eb shpenzuara, k\u00ebto nuk jan\u00eb indikator\u00eb t\u00eb rezultatit pozitiv. Parat\u00eb jane t\u00eb qytetar\u00ebve, ato nuk I Shell kryeministri as minstri nga buxheti familjar. Rezultatet konkrete jan\u00eb ato q\u00eb vendimet, takimet, vizitat e marr\u00ebveshjet kan\u00eb prodhuar dhe do t\u00eb prodhojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit, nuk flitet m\u00eb p\u00ebr transformim, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve dhe avancimit t\u00eb interesit publik e shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs ton\u00eb. Dhe nes\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr l\u00ebvdatave p\u00ebr arritjet e paqena dhe t\u00eb gjitha vetlavdrimet, mbi 50% t\u00eb rinj\u00ebve kan\u00eb synim daljen jasht\u00eb vendit dhe pagat e atyre q\u00eb vendosin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend jan\u00eb n\u00ebn nivelin e p\u00ebrballimi t\u00eb kosotove mujore dhe p\u00ebrballjen me pasigurin\u00eb sociale e sh\u00ebndet\u00ebsore e furnizimit me energji , at\u00ebher\u00eb qeverisja dhe qeveria nuk kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me realitetin dhe jetojn\u00eb n\u00eb realitetin fiktiv t\u00eb krijuar nga deliri i pushtetit. K\u00ebt\u00eb film e kemi par\u00eb shum\u00eb her\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi dhe brengosja e cila \u00ebsht\u00eb dyshtresore, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb fundamentale, pra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e nj\u00eb njeriu p\u00ebr t\u00eb abortuar dhe d\u00ebmtuar sh\u00ebndetin e demokracis\u00eb n\u00eb vend duke anashkaluar dhe p\u00ebrbuzur institucionet, q\u00eb ka prodhuar munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb efikasitetit t\u00eb veprimit institucional n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e saj, si dhe fragmentim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kohezionit bashk\u00ebveprues n\u00eb shoq\u00ebri, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr d\u00ebmtimi serioz i marr\u00ebdh\u00ebnieve me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe rrjedhimisht rrezikim i subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo qeveri dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i saj do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr:<\/p>\n<p>\u26ab\ufe0f premtimet e m\u00ebdha dhe veprimet e vogla dhe t\u00eb d\u00ebmshme;<\/p>\n<p>\u26ab\ufe0f retorik\u00ebn plot vlera dhe veprime q\u00eb legjitimojn\u00eb t\u00eb keqen dhe zhvatjen e p\u00ebrfitimin e atyre q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr pushtetit;<\/p>\n<p>\u26ab\ufe0f mobilizim gjithqytetetar\u00eb e aktiviz\u00ebm politik dhe p\u00ebr shp\u00ebrblim t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjueshm\u00ebve dhe servil\u00ebve;<\/p>\n<p>\u26ab\ufe0f kritik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr korrupcionit, dhe veprues konsumues t\u00eb hap\u00ebsirave p\u00ebr korrupcion dhe p\u00ebrfitime n\u00eb linja familjare!<\/p>\n<p>Urime Loj\u00ebrat Mesdhetare 2030. Ky \u00ebsht\u00eb suksesi i k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb me betejat p\u00ebr Shtet t\u00eb Zhvilluar, t\u00eb Drejt\u00eb dhe t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm si pjes\u00eb e vlerave Euro-Atlantike e Demokraci t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ish-deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Haki Abazi, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre gati kat\u00ebr viteve t\u00eb qeveris\u00eb Kurti. Sipas Abazit, shpresa se do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe dhe shton se p\u00ebr faktin q\u00eb ka pasur nj\u00eb regres tep\u00ebr t\u00eb madh, zhg\u00ebnjimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":185890,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}