{"id":185898,"date":"2024-11-23T18:09:23","date_gmt":"2024-11-23T17:09:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=185898"},"modified":"2024-11-23T18:09:23","modified_gmt":"2024-11-23T17:09:23","slug":"ende-pa-filluar-fushata-ka-shqetesime-per-shkelje-dhe-nderhyrje-ne-proces-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ende-pa-filluar-fushata-ka-shqetesime-per-shkelje-dhe-nderhyrje-ne-proces-zgjedhor\/","title":{"rendered":"Ende pa filluar fushata, ka shqet\u00ebsime p\u00ebr shkelje dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb proces zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrgatiten p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkaktuar shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e mundshme n\u00eb procesin zgjedhor dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e burimeve publike.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs thot\u00eb se gati asnj\u00eb parti nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim nga shkeljet e tilla t\u00eb dyshuara, e nj\u00ebsoj as vet\u00eb Qeveria.<\/p>\n<p>Instituti i tij \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrjetit t\u00eb organizatave Demokracia n\u00eb Veprim, q\u00eb b\u00ebn v\u00ebzhgimin e proceseve zgjedhore.<\/p>\n<p>Cakolli, si nd\u00ebrhyrje t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor, merr shembull p\u00ebrpjekjen e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs (MPJD) p\u00ebr miratimin e nj\u00eb memorandumi bashk\u00ebpunimi me Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebrmes t\u00eb cilit synonte t\u00eb siguronte \u201cbashk\u00ebpunim mes pal\u00ebve n\u00eb organizimin dhe administrimin e t\u00eb gjitha formave t\u00eb votimit\u201d p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, keqp\u00ebrdorimi i burimeve publike p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm te t\u00eb gjitha partit\u00eb, ndon\u00ebse m\u00eb i theksuar s\u00ebrish te pushteti, apo L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr komente, i mohojn\u00eb k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Memorandumi p\u00ebr zgjedhjet jasht\u00eb vendit<\/p>\n<p>N\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve konfirmojn\u00eb se kan\u00eb pranuar memorandumin e MPJD-s\u00eb p\u00ebr organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve n\u00eb diaspor\u00eb, por thon\u00eb se nuk e kan\u00eb marr\u00eb fare n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>\u201cMemorandumi ka pasur elemente, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi konsideruar se n\u00eb disa pika e cenonin sovranitetin e KQZ-s\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Ilir Gashi, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb KQZ-s\u00eb, por nuk specifikon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Disa media n\u00eb Prishtin\u00eb raportuan se MPJD-ja, n\u00eb at\u00eb memorandum, i ka caktuar vetes kompetenca q\u00eb me Ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme nuk i takojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tjerash, mediat p\u00ebrmend\u00ebn sigurimin e \u201chap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr zhvillimin e procesit zgjedhor, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn e aplikueshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe legjislacionin vendor\u201d.<\/p>\n<p>MPJD-ja nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Cakollin, k\u00ebrkesa p\u00ebr memorandum t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb e paprecedente.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb e cil\u00ebson edhe ish-kryetarja e KQZ-s\u00eb, Valdete Daka.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kur jan\u00eb organizuar zgjedhje parlamentare, nuk ka pasur p\u00ebrpjekje t\u00eb ngjashme nga ndonj\u00eb dikaster qeveritar.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb ka tendenc\u00eb nga pushteti p\u00ebr t\u2019i futur duart n\u00eb zgjedhje, e d\u00ebmton procesin zgjedhor\u201d, sipas Dak\u00ebs.<\/p>\n<p>Burimet publike<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb, po ashtu, se Qeveria e Kosov\u00ebs ka keqp\u00ebrdorur burimet publike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb kan\u00eb ndikim elektoral.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ai p\u00ebrmend vendimin p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs minimale n\u00eb 350 euro, pastaj p\u00ebr rritjen e pensioneve p\u00ebr 20 p\u00ebr qind dhe p\u00ebr rritjen e pagave n\u00eb sektorin publik p\u00ebr 55 euro nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe p\u00ebr 55 t\u00eb tjera nga korriku.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vendime jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb muajt e fundit dhe, sipas Cakollit, kjo tregon p\u00ebr \u201ctendenca t\u00eb qarta\u201d t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndikuar votuesit.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb ishin parapar\u00eb m\u00eb her\u00ebt, mbase nuk do t\u00eb kishte problem\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se si i komenton k\u00ebto pretendime t\u00eb sektorit civil.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se ka pasur, gjithashtu, nj\u00eb rritje t\u00eb sponsorizimeve t\u00eb postimeve n\u00eb platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, me \u00e7\u2019rast kan\u00eb shpenzuar mij\u00ebra euro deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas tij, LDK-ja dhe AAK-ja kan\u00eb deklaruar se n\u00eb listat e tyre zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit, do t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb si kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb edhe disa kryetar\u00eb komunash.<\/p>\n<p>\u201cKjo si form\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, paraqet keqp\u00ebrdorim t\u00eb besimit publik\u201d, thot\u00eb ai dhe shton se angazhimi n\u00eb fushat\u00eb, k\u00ebtyre kandidat\u00ebve u krijon mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve publike.<\/p>\n<p>Nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs konfirmojn\u00eb se s\u00eb paku kat\u00ebr kryetar\u00eb aktual\u00eb t\u00eb komunave do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e saj zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i k\u00ebsaj partie, Lutfi Haziri, thot\u00eb se kandidimi i tyre p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin q\u00eb zgjidhen, mbetet n\u00eb vullnetin e tyre t\u00eb vendosin se a duan ta mbajn\u00eb mandatin e kryetarit apo ta marrin mandatin e deputetit\u201d, thot\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Ai shton se ligj\u00ebrisht, por edhe sipas parimeve t\u00eb partis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, p\u00ebrdorimi i burimeve publike nga kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i ndaluar.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shprehen edhe n\u00eb PDK dhe AAK sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike, nd\u00ebrsa nga partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb parandalohen k\u00ebto tendenca?<\/p>\n<p>Aktivitetet e partive politike para se t\u00eb nis\u00eb zyrtarisht fushata zgjedhore, nuk jan\u00eb t\u00eb rregulluara me ligj.<\/p>\n<p>Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili \u00ebsht\u00eb organ i p\u00ebrhersh\u00ebm, i pavarur dhe kompetent p\u00ebr t\u00eb vendosur lidhur me ankesat dhe apelet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procesin zgjedhor, mund t\u00eb shqiptoj\u00eb gjoba vet\u00ebm ndaj partive t\u00eb certifikuara dhe q\u00eb shkeljet i kryejn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore zyrtare.<\/p>\n<p>Afati p\u00ebr aplikim t\u00eb subjekteve politike p\u00ebr certifikim dhe dor\u00ebzim t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb KQZ, p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit, \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb 24 dhjetor.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se, p\u00ebr aq koh\u00eb sa subjektet politike nuk jan\u00eb t\u00eb certifikuara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe shkeljet eventuale nuk i b\u00ebjn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore zyrtare, ato \u201camnistohen\u201d.<\/p>\n<p>Ai thekson se tendencat e shprehura deri m\u00eb tash p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin zgjedhor, e d\u00ebmtojn\u00eb integritetin e tij, por \u201cnuk jan\u00eb t\u00eb atij niveli p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb 100 p\u00ebr qind p\u00ebrcaktuese t\u00eb rezultatit zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, thot\u00eb se aktor\u00ebt politik\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrnin hapa p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e tyre, \u201cduke u thirrur n\u00eb vlerat e mira t\u00eb transparenc\u00ebs dhe integritetit zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe pat\u00ebm menduar edhe iden\u00eb q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb n\u00ebnshkruanin nj\u00eb lloj deklarate, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb zotoheshin&#8230; por q\u00eb e nj\u00ebjta nuk do t\u00eb kishte karakter obligativ\u201d, thot\u00eb Cakolli.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u2019i ndaluar veprimet q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb integritetin zgjedhor, mbeten ndryshimet ligjore.<\/p>\n<p>Ato, thot\u00eb ai, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrcaktonin se kufizimet p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e resurseve publike, obligimet p\u00ebr raportimin financiar dhe t\u00eb gjitha dispozitat tjera rregulluese, vlejn\u00eb q\u00eb nga dita e shpalljes s\u00eb zgjedhjeve nga ana e presidentit t\u00eb vendit, e jo vet\u00ebm q\u00eb nga fillimi i fushat\u00ebs zgjedhore zyrtare, e cila zgjat vet\u00ebm 30 dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se p\u00ebr ndryshime t\u00eb tilla tani nuk ka koh\u00eb, por se ato do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebr zgjedhjet e tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Periudha e fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr partit\u00eb politike dhe kandidat\u00ebt e certifikuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, do t\u00eb filloj\u00eb zyrtarisht m\u00eb 11 janar, 2025.<\/p>\n<p>Nga ato zgjedhje do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e re e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ka 120 deputet\u00eb. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrgatiten p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkaktuar shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e mundshme n\u00eb procesin zgjedhor dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e burimeve publike. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs thot\u00eb se gati asnj\u00eb parti nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim nga shkeljet e tilla t\u00eb dyshuara, e nj\u00ebsoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":185899,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185898","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}