{"id":185979,"date":"2024-11-24T16:56:41","date_gmt":"2024-11-24T15:56:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=185979"},"modified":"2024-11-24T16:56:41","modified_gmt":"2024-11-24T15:56:41","slug":"a-ne-prisnim-te-te-shihnim-ne-koncertin-e-dites-se-hene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-ne-prisnim-te-te-shihnim-ne-koncertin-e-dites-se-hene\/","title":{"rendered":"A ne prisnim t\u00eb t\u00eb shihnim n\u00eb koncertin e dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb kutin\u00eb postare t\u00eb Fejzbukut, erdhi nj\u00eb Ftes\u00eb nga adresa e kompozitorit dhe poetit, Izet Kallaba.<\/p>\n<p>P\u00ebr dat\u00ebn 25 n\u00ebntor 2024, ishte caktuar nj\u00eb KONCERT I TRADIT\u00cbS MUZIKORE me k\u00ebng\u00ebt e dy kompozitor\u00ebve gjilanas, m\u00eb t\u00eb njohurit deri n\u00eb dit\u00ebt e sotshme n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, prof Isa Jakupit e prof Izet Kallab\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkruan: Sabit Rrustemi<\/p>\n<p>Koncert q\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb prag t\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb Flamurit, fest\u00eb q\u00eb tash p\u00ebrfshin\u00eb dhe ngjarje t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me dat\u00ebn 28 N\u00ebntor, daljen publike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si dhe dit\u00eblindjen e legjendarit, Adem Jashari.<\/p>\n<p>Ftesa nuk m\u00eb la hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb hamendje: duhet t\u00eb shkoja\u2026 dhe, jo i vet\u00ebm, sepse ishte nj\u00eb KONCERT SOLEMN i k\u00ebtyre dy ikonave gjilanase t\u00eb k\u00ebsaj fushe, me t\u00eb cil\u00ebt nga viti 1990 e k\u00ebndej kishim vepruar bashk\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e veprimtarit\u00eb kulturore, para e pas luft\u00ebs.<br \/>\nIzeti madje, p\u00ebr kat\u00ebr vite gjimnazi, e kam pasur dhe profesor t\u00eb muzik\u00ebs, nd\u00ebrsa me bac\u00ebn Is\u00eb ( se k\u00ebshtu e th\u00ebrrisja nga respekti q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb \u2013 respekt sipas tradit\u00ebs son\u00eb popullore), n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjetave kishim bashk\u00ebpunuar n\u00eb krijimin e disa k\u00ebng\u00ebve, n\u00eb frym\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn angazhoheshim, p\u00ebr liri e shtet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Ftesa, m\u00eb erdhi edhe si nj\u00eb befasi e k\u00ebndshme dhe fare nuk u hatrova pse nuk m\u00eb kishte njoftuar paraprakisht Izeti, me t\u00eb cilin k\u00ebta muajt e fundit, jemi par\u00eb m\u00eb shpesh.<\/p>\n<p>E prisja me padurim dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dje, n\u00eb nj\u00eb veprimtari letrare q\u00eb kishim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb edicionit t\u00eb 15-t\u00eb t\u00eb Manifestimit \u201cVeshta letrare e Gjilanit\u201d, m\u00eb kap p\u00ebr krahu Izeti e m\u00eb ve\u00e7on pak nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAi koncerti i t\u00eb h\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb, sepse Isa nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mir\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cPo, a ? Mbase i kalon \u2026\u201d u shpreha.<\/p>\n<p>Kur e mbaruam takimin, Izetin e k\u00ebrkova ,me sy por, nuk e pash\u00eb. Doja ta pinim nga nj\u00eb kafe bashk\u00eb me miqt\u00eb tjer\u00eb krijues, Por\u2026 as q\u00eb m\u00eb shkonte mendja se do t\u00eb ndodhte ajo q\u00eb e lexova kah mesi i nat\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme n\u00eb nj\u00eb NJOFTIM t\u00eb Kushtrimit Jakupit ( djalit t\u00eb bac\u00ebs Is\u00eb).<\/p>\n<p>S\u2019doja as ta lexoja at\u00eb kumt, e, as ta besoja\u2026<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb s\u2019e prisja e q\u00eb s\u2019e d\u00ebshiroja as un\u00eb, ve\u00e7 kishte ndodhur. M\u00ebsim\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i muzik\u00ebs, drejtuesi shum\u00ebvje\u00e7ar arsimor, kompozitori i shquar gjilanas, kryetari i par\u00eb i Shoqat\u00ebs s\u00eb Pavarur Kulturore n\u00eb Anamorav\u00eb e, nj\u00ebri nga themeluesit e Manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d dhe i nj\u00eb ser\u00eb veprave muzikore, kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte e pamundur t\u00eb mos e ktheja kujtes\u00ebn mbrapa, q\u00eb nga momenti kur kishim shkuar n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1990 n\u00eb Zyr\u00ebn e tij aty ku gjendej at\u00eb koh\u00eb Shkolla e Muzik\u00ebs ( sot, Muzeu etnologjik ) dhe kishim biseduar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb alternative kulturore q\u00eb t\u2019mos shp\u00ebrb\u00ebhej kultura e tradita jon\u00eb e cila ishte n\u00eb rrezik. Pastaj kur insistuam dhe e zgjodh\u00ebm kryetar t\u00eb Shoqat\u00ebs, e cila, de fakto e de jure, vendthemelimin dhe seli t\u00eb veprimit e kishte Shkoll\u00ebn e Muzik\u00ebs, nj\u00eb institucion q\u00eb iu kishte shp\u00ebtuar masave t\u00eb dhunshme t\u00eb koh\u00ebs\u2026 e, plot e p\u00ebrplot ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj fushe, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, sepse, \u00e7do fush\u00eb e jet\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb masivizimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb papar\u00eb, sot e gjith\u00eb, ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb q\u00ebndres\u00eb popullore, e, Ai ishte n\u00eb ball\u00eb, p\u00ebr gati dy vite, kur p\u00ebr t\u2019mos e rrezikuar selin\u00eb ton\u00eb t\u00eb organizimit e t\u00eb veprimit, e pat\u00ebm \u201cliruar\u201d nga detyra e kryetarit, p\u00ebr t\u2019ia shmangur gjith\u00eb at\u00eb presion t\u00eb pushtetit e t\u00eb UDB-s\u00eb serbe, e cila thjesht\u00eb, na kishte hal\u00eb n\u00eb sy dhe vet\u00ebm pritej kur do t\u00eb nd\u00ebrhynte. Po, ne, ua prem\u00eb paraprakisht vij\u00ebn masave t\u00eb dhunshme dhe, vazhduam me angazhimet tona, bashk\u00eb me bac\u00ebn Is\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 1997, nga ajo shkoll\u00eb muzike u nis edicioni i radh\u00ebs i \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit\u201d, madje n\u00ebn jehun e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, t\u00eb cilat pas 18 vitesh n\u00ebn dry, si k\u00ebng\u00eb t\u00eb ndaluara\u201d, ishin gjetur dhe sjellur n\u00eb Gjilan, nga arkivat e Radio Shkupit, fal\u00eb kompozitori Rafet Rudi.<\/p>\n<p>Pas lufte, baca Is\u00eb vazhdoi me misionin e tij arsimor e muzikor. Madje nj\u00eb koh\u00eb ishte dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs muzike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Drejtoris\u00eb komunale p\u00ebr kultur\u00eb. Madje, me nj\u00eb elan rinor e nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb thell\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt po form\u00ebsoheshin p\u00ebrmes shkoll\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs, i b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb Manifestimit komb\u00ebtar t\u00eb Kultur\u00ebs, \u201cFlaka e Janarit\u201d, p\u00ebrmes nj\u00eb em\u00ebrtimi shum\u00eb simnbolik \u2013 \u201cXixat e Flak\u00ebs\u201d, xixa q\u00eb p\u00ebrmbledhin jo vet\u00ebm talent\u00ebt e k\u00ebsaj moshe nga Kosova, po edhe jasht\u00eb saj, vit p\u00ebr vit, n\u00eb Gjilan, n\u00eb nderim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr martir\u00ebt, d\u00ebshmor\u00ebt dhe figurat e shquara t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>As pensionimi nuk arriti ta shmang\u00eb nga angazhimet e tija q\u00eb i kish p\u00ebr zem\u00ebr, sidomos krijimtarin\u00eb dhe veprimtarin\u00eb muzikore, ku kishte krijuar dhe nj\u00eb tradit\u00eb familjare t\u00eb k\u00ebsaj fushe, qoft\u00eb p\u00ebrmes vajz\u00ebs, Albin\u00ebs, p\u00ebrmes djalit, Kushtrimit, po edhe p\u00ebrmes s\u00eb res\u00eb, Shqipes, e nip\u00ebrve e mbesave q\u00eb tashm\u00eb e rrethonin p\u00ebrdit\u00eb duke i shtuar dhe jet\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u2026 gjith\u00eb k\u00ebto \u00ebndrra q\u00eb s\u2019i shqiteshin nga mendja, e, edhe KONCERTIN E S\u00cb H\u00cbN\u00cbS, i shtyri p\u00ebr pak koh\u00eb, ky nd\u00ebrrim jete.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, veprat e tija, ajo trash\u00ebgimi e madhe kulturore q\u00eb krijoi e, e la, jan\u00eb k\u00ebtu dhe tash e tutje do t\u00eb shnd\u00ebrrisin edhe m\u00eb shum\u00eb. E, ky \u00ebsht\u00eb ngush\u00ebllimi m\u00eb i mir\u00eb, si p\u00ebr familjen, p\u00ebr miqt\u00eb e shumt\u00eb dhe p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nga Rrezja e \u00c7epurit, Zh\u00ebg\u00ebr, 24 n\u00ebntor 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb kutin\u00eb postare t\u00eb Fejzbukut, erdhi nj\u00eb Ftes\u00eb nga adresa e kompozitorit dhe poetit, Izet Kallaba. P\u00ebr dat\u00ebn 25 n\u00ebntor 2024, ishte caktuar nj\u00eb KONCERT I TRADIT\u00cbS MUZIKORE me k\u00ebng\u00ebt e dy kompozitor\u00ebve gjilanas, m\u00eb t\u00eb njohurit deri n\u00eb dit\u00ebt e sotshme n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, prof Isa Jakupit e prof Izet Kallab\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":185980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185979","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}