{"id":186073,"date":"2024-11-25T17:09:40","date_gmt":"2024-11-25T16:09:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=186073"},"modified":"2024-11-25T17:11:46","modified_gmt":"2024-11-25T16:11:46","slug":"be-ja-i-kerkon-ballkanit-perendimor-te-perafrohet-me-regjimin-e-saj-te-vizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-ja-i-kerkon-ballkanit-perendimor-te-perafrohet-me-regjimin-e-saj-te-vizave\/","title":{"rendered":"BE-ja i k\u00ebrkon Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb p\u00ebrafrohet me regjimin e saj t\u00eb vizave"},"content":{"rendered":"<p>Foto: Reuters<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i autoriteteve t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me Bashkimin Evropian n\u00eb luftimin e imigrimit ilegal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej prioriteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrs\u00ebritet vazhdimisht n\u00eb takimet dypal\u00ebshe q\u00eb zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb mbajn\u00eb me partner\u00eb nga rajoni.<\/p>\n<p>Kjo thirrje p\u00ebrfshihet edhe n\u00eb raportet, konkluzat, deklaratat apo dokumentet e tjera q\u00eb BE-ja i miraton n\u00eb lidhje me rajonin.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, edhe n\u00eb paket\u00ebn e fundit t\u00eb zgjerimit, si dhe n\u00eb raportet individuale t\u00eb progresit, kujdes i ve\u00e7ant\u00eb u kushtohet pik\u00ebrisht obligimeve q\u00eb k\u00ebto vende kan\u00eb ndaj BE-s\u00eb p\u00ebr menaxhimin e imigrimit ilegal.<\/p>\n<p>BE-ja, sipas zyrtar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Radio Evropa e Lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb relativisht e k\u00ebnaqur me faktin se numri i imigrant\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE p\u00ebrmes Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, krahasuar me vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb BE shprehen t\u00eb k\u00ebnaqur edhe me gatishm\u00ebrin\u00eb e autoriteteve t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebr t\u00eb vepruar s\u00eb bashku me agjencit\u00eb dhe autoritetet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e vendeve t\u00eb rajonit kan\u00eb tashm\u00eb edhe marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Frontex-in &#8211; agjencin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e kufijve.<\/p>\n<p>Edhe numri i azilk\u00ebrkuesve nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar azil, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb r\u00ebnie, ndon\u00ebse ekziston ende si shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Fusha ku BE-ja e sidomos vendet e saj an\u00ebtare q\u00eb kufizohen me vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, do t\u00eb donin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatja e regjimit t\u00eb vizave t\u00eb k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr shtetasit e vendeve t\u00eb treta, me regjimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb vendet e rajonit, p\u00ebr qytetar\u00ebt e t\u00eb cilave nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr viza p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb BE, t\u00eb vendosin viza p\u00ebr hyrjen n\u00eb territorin e tyre p\u00ebr ata shtetas t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt BE-ja k\u00ebrkon viza, e sidomos p\u00ebr shtetasit e atyre vendeve q\u00eb paraqesin rrezik potencial p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb.<\/p>\n<p>Deri von\u00eb, Serbia ishte problem serioz, sepse p\u00ebr qytetar\u00ebt nga nj\u00eb varg shtetesh nga Afrika dhe Azia, ajo i hoqi vizat p\u00ebr vizita.<\/p>\n<p>Serbia e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime politike. Dhe, vet\u00ebm pas v\u00ebrejtjeve nga BE-ja se me k\u00ebt\u00eb do ta rrezikoj\u00eb liberalizimin e vizave nga blloku p\u00ebr qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb, Beogradi nisi ta p\u00ebrshtat\u00eb regjimin e vizave me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Ai i riktheu vizat p\u00ebr disa shtete, por jo p\u00ebr t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Edhe Mali i Zi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina kan\u00eb liberalizim vizash p\u00ebr nj\u00eb varg shtetesh p\u00ebr t\u00eb cilat BE-ja k\u00ebrkon viza.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto vende u ftuan gjithashtu q\u00eb ta p\u00ebrshtatin sa m\u00eb shpejt dhe sa m\u00eb shum\u00eb regjimin e tyre t\u00eb vizave me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb proces t\u00eb vendosjes s\u00eb vizave p\u00ebr shtetasit e Rusis\u00eb dhe t\u00eb Bjellorusis\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian e mir\u00ebpriti k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, duke rikujtuar se n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb BE, nga ky vend pritet q\u00eb ta p\u00ebrshtat\u00eb politik\u00ebn e vizave me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb parandalimin e imigrimit ilegal.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtatja e regjimit t\u00eb vizave k\u00ebrkohet sidomos p\u00ebr ato vende q\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr imigrim t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt BE-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Rusia dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, po ashtu, ka disa leht\u00ebsime p\u00ebr viza &#8211; nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm sezonale &#8211; p\u00ebr disa vende.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb p\u00ebr heqjen e vizave gjat\u00eb sezonit veror, nga cilido shtet i rajonit, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e BE-s\u00eb, sipas Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtatjen me regjimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor e kan\u00eb obligim dhe kusht p\u00ebr p\u00ebrfitimet financiare nga Paketa e Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pos k\u00ebsaj, k\u00ebto vende duhet t\u00eb vendosin edhe kontrolle m\u00eb t\u00eb rrepta p\u00ebr dh\u00ebnien e vizave, mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave biometrike t\u00eb atyre q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e tyre dhe t\u2019i shk\u00ebmbejn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tilla edhe me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>BE-ja, sipas disa raporteve t\u00eb brendshme, ka identifikuar se ka shum\u00eb raste t\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb n\u00eb BE p\u00ebrmes vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb t\u00eb cilat ata kan\u00eb hyr\u00eb si turist\u00eb pa viza.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kroacis\u00eb, Andrej Pllenkoviq, ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb gjat\u00eb takimeve t\u00eb K\u00ebshillit Evropian n\u00eb Bruksel se rreth 40 p\u00ebr qind e imigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb ilegalisht nga vendet fqinje n\u00eb territorin e Kroacis\u00eb, kan\u00eb mb\u00ebrritur pa viza n\u00eb ato vende &#8211; shumica prej tyre n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Kroacia ka kufirin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm tok\u00ebsor t\u00eb BE-s\u00eb nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb bllokut. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kroaci nga vendet fqinje t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Sllovenia ka pezulluar regjimin e Schengenit dhe ka kthyer kontrollet n\u00eb pikat kufitare me Kroacin\u00eb.<\/p>\n<p>Italia dhe Austria kan\u00eb kthyer, po ashtu, kontrollet n\u00eb kufijt\u00eb me Sllovenin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, sipas burimeve t\u00eb BE-s\u00eb, d\u00ebshmon se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm konsiderohet problemi i imigrimit ilegal n\u00eb mesin e vendeve an\u00ebtare t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>Burimet e BE-s\u00eb thon\u00eb, gjithashtu, se ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb shtetasve t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb pa viza, e pastaj kalojn\u00eb n\u00eb territorin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Num\u00ebr i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb sidomos nga rajonet si \u00c7e\u00e7enia dhe Dagestani, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Federat\u00ebs Ruse dhe qytetar\u00ebt e t\u00eb cilave kan\u00eb pasaporta t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian pranon se ka p\u00ebrparim drejt p\u00ebrshtatjes s\u00eb vendeve t\u00eb rajonit me regjimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb, por do q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. \/Rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Reuters Bashk\u00ebpunimi i autoriteteve t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me Bashkimin Evropian n\u00eb luftimin e imigrimit ilegal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej prioriteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bllokut. Kjo p\u00ebrs\u00ebritet vazhdimisht n\u00eb takimet dypal\u00ebshe q\u00eb zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb mbajn\u00eb me partner\u00eb nga rajoni. Kjo thirrje p\u00ebrfshihet edhe n\u00eb raportet, konkluzat, deklaratat apo dokumentet e tjera q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":186074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-186073","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186073","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186073"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186073\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}