{"id":18609,"date":"2018-06-13T09:12:04","date_gmt":"2018-06-13T09:12:04","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=18609"},"modified":"2018-06-13T09:12:04","modified_gmt":"2018-06-13T09:12:04","slug":"ekskluzive-detajet-e-helmimit-masiv-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-detajet-e-helmimit-masiv-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: Detajet e helmimit masiv n\u00eb Gjilan."},"content":{"rendered":"<p>Menaxheri dhe shefi i kuzhin\u00ebs s\u00eb restoranit \u2018Garden\u2019 n\u00eb Gjilan jan\u00eb intervistuar nga Prokuroria n\u00ebn dyshimet p\u00ebr helmim masiv t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara.<br \/>\nPronari i k\u00ebtij restorani tha se beson n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e kuzhin\u00ebs s\u00eb tij dhe vuri dyshime n\u00eb kredibilitetin e disa prej raportimeve p\u00ebr helmim.<\/p>\n<p>Rreth 45 persona jan\u00eb hospitalizuar brenda dy dit\u00ebsh me simptoma helmimi t\u00eb cil\u00ebt deklarojn\u00eb se ishin ushqyer n\u00eb restoranin \u2018Garden\u2019 n\u00eb Gjilan.<br \/>\nKALLXO.com kishte raportuar t\u00eb diel\u00ebn p\u00ebr gjasht\u00eb persona t\u00eb helmuar q\u00eb ishin lajm\u00ebruar n\u00eb polici dhe q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shkak i nisjes s\u00eb hetimeve nga organet kompetente.<br \/>\nKuzhina e k\u00ebtij restorani pas k\u00ebtij rasti u mbyll me vendim t\u00eb prokurores s\u00eb rastit dhe inspektor\u00ebve komunal\u00eb duke pritur rezultatet e mostrave t\u00eb ushqimit q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr testim n\u00eb Agjencin\u00eb e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb.<br \/>\nProkurorja e rastit, Leonora Shemsiu tregoi p\u00ebr KALLXO.com masat q\u00eb kishte marr\u00eb pas marrjes s\u00eb raportimit p\u00ebr helmim nga qytetar\u00ebt.<br \/>\n\u201cFillimisht 2-3 persona jan\u00eb paraqitur n\u00eb polici, kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 5 menj\u00ebher\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb lokalizimin e kuzhin\u00ebs\u00a0 s\u00eb restoranit. I kemi marr\u00eb mostrat bashk\u00eb me inspektorin sanitar dhe epidemiologun dhe ato mostra kan\u00eb shkuar p\u00ebr analiza t\u00eb m\u00ebtutjeshme. At\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur kuzhina, jo pijet por kuzhina \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebr sh\u00ebrbim. Deri tani jan\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb drejtorit t\u00eb spitalit 45 persona\u201d, tha Shemsiu.<br \/>\nAjo tregoi\u00a0 se kuzhina e restoranit do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e mbyllur derisa t\u00eb kthehen rezultatet e analizave.<br \/>\n\u201cT\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb me ankesa t\u00eb nj\u00ebjta, me simptoma t\u00eb nj\u00ebjta dhe t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se darka e fundit ka qen\u00eb n\u00eb restaurant  (iftari). Edhe sot jan\u00eb paraqitur pes\u00eb persona kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mir\u00ebpo kan\u00eb refuzuar hospitalizimi. \u00cbsht\u00eb intervistuar menaxheri i restaurantit dhe shefi i kuzhin\u00ebs. Tani p\u00ebr tani jan\u00eb si t\u00eb dyshuar k\u00ebta. Mir\u00ebpo rezultatet nuk na jan\u00eb kthyer ende se a \u00ebsht\u00eb gjetur di\u00e7ka. Jan\u00eb marr\u00eb 12 deklarata t\u00eb diel\u00ebn nga personat e shtrir\u00eb\u201d, tha Shemsiu.<br \/>\nKALLXO.com ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me menaxherin e restoranit \u2018Garden\u2019, Ekrem Behluli, i cili e udh\u00ebheq at\u00eb me bashk\u00ebshorten Ganimete Behluli q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare.<br \/>\nAi tha se po e pret raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb rezultateve nga tesitimi i mostrave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb restoranin e tij.<br \/>\n\u201cNeve p\u00ebr momentin nuk kemi koment pasi ne jemi kuzhin\u00eb, nuk jemi laborator, ka qen\u00eb inspektori sanitar, i ka marr\u00eb mostrat, jan\u00eb duke i pritur edhe disa mostra p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se a ka ndodhur nga k\u00ebtu. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb lloj bakterie n\u00eb kuzhin\u00ebn ton\u00eb.Jemi duke pritur nj\u00eb raport zyrtar nga inspektimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.\u00a0 K\u00ebtu b\u00ebhet llaf se t\u00eb premten ka hang\u00ebr buk\u00eb e rasti \u00ebsht\u00eb t\u00eb diel\u00ebn. Inspektimi vizual ka qen\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb rregull, e kam raportin port ash po presim analizat laboratike\u201d, tha Behluli.<br \/>\nAi siguroi q\u00eb restorani i tij \u00ebsht\u00eb tejet i kujdessh\u00ebm sidomos me prodhimin e mishit nd\u00ebrsa sipas tij rastet e \u2018helmimit\u2019 kan\u00eb filluar t\u00eb keqp\u00ebrdoren.<br \/>\n\u201cNe punojm\u00eb qe 16 vite me kuzhina, therrjen e pikave e b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb, \u00e7do prodhim t\u00eb mishit t\u00eb bluar e b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb. Me asnj\u00eb mishtore nuk punojm\u00eb t\u00eb gjitha i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb, shkaku i k\u00ebtyr\u00eb seneve po njeri sa ma shum\u00eb q\u00eb ruhet po ndodhshin k\u00ebto sene dhe definitivisht po e presim raportin p\u00ebrfundimtar.Ne prej t\u00eb diel\u00ebs mbr\u00ebmje me kuzhin\u00eb nuk punojm\u00eb e ka raste q\u00eb sot shkojn\u00eb njer\u00ebz dhe thon\u00eb jam mysafir i \u2018Gardenit, shtin\u00ebm pa rend\u201d, tha Behluli.<br \/>\nBehluli deklaroi se biznesi i tij kishte qen\u00eb shum\u00eb i suksesh\u00ebm para k\u00ebsaj ngjarje.<br \/>\n\u201cRealisht pa fakte as prokurori as inspektori nuk mundet me ma mbyll kuzhinen po p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrtetohem un\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb defekti te un\u00eb nuk dua t\u00eb d\u00ebmtoj tjet\u00ebrk\u00ebnd. Prej muajit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit, asnj\u00eb dit\u00eb nuk kemi\u00a0 pas\u00eb n\u00ebn 500 iftare. Fundi ka me d\u00ebshmu q\u00eb ne nuk jemi si do e do po e prezantojn\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Behluli.<br \/>\nKALLXO.com ka k\u00ebrkuar informacione nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb lidhur me rastin t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb detaje mbi mostrat e marra n\u00eb restaurant.<br \/>\nLamir Tha\u00e7i, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i AUV-s\u00eb tha se t\u00eb dh\u00ebnat e Institutit Komb\u00ebtar\u00a0 t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike\u00a0 tregoi shifra edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb numrit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb helmuar.<br \/>\n\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb anketimit t\u00eb t\u00eb shtrir\u00ebve n\u00eb Spitalin Regjional n\u00eb Gjilan-reparti i infektives deri n\u00eb k\u00ebto moment jan\u00eb t\u00eb hospitalizuar 30 pacient, t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb konsumator\u00eb n\u00eb restorant t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, ushqimi ka qen\u00eb meny e iftarit dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt kan\u00eb simptoma t\u00eb nj\u00ebjta si: temperatur\u00eb, vjellje, diarre (konsumatoret kryesisht kan\u00eb qen\u00eb me familjet e tyre). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga IKSHP n\u00eb Gjilan numri i t\u00eb helmuarve \u00ebsht\u00eb mbi 130 pacient q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00ebp\u00ebr Nj\u00ebsit e QKMF n\u00eb Gjilan dhe ordinance private pasi q\u00eb ka qen\u00eb dit\u00eb vikendi\u201d, tha Tha\u00e7i.<br \/>\nTha\u00e7i tregoi se si e kishin gjetur kuzhin\u00ebn n\u00eb aspektin higjienik inspektor\u00ebt q\u00eb shkuan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mostrat.<br \/>\n\u201cN\u00eb bashk\u00ebpunim me I.K.Sh.P jan\u00eb marr\u00eb 14 strisho p\u00ebr testime mikrobiologjike, nga personeli mjetet e pun\u00ebs dhe stabilimentet. Gjithashtu jan\u00eb marr\u00eb\u00a0 5 mostra t\u00eb ushqimeve ne t\u00eb cilat dyshohet se konsumator\u00ebt kan\u00eb mundur t\u2019i te helmohen.\u00a0Edhe pse kushtet e p\u00ebrgjithshme higjienike- sanitare dhe tekniko- sanitare vler\u00ebsuar n\u00eb aspektin vizual jan\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr shkaqe sigurie, inspektori ka nxjerr\u00a0 vendim p\u00ebr mbyllje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb kuzhin\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrkrehet p\u00ebrgatitja e ushqimit dhe sh\u00ebrbimi i tij deri n\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr.\u201d, tha Tha\u00e7i.<br \/>\nTha\u00e7i tha se nuk dihet ende koha se kur do t\u00eb dalin rezultatet e testimit t\u00eb mostrave t\u00eb ushqimit mir\u00ebpo tregoi se kuzhin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij restorani i \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar asgj\u00ebsimi i ushqimit n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb urdh\u00ebruar\u00a0 q\u00eb t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb ishin n\u00eb procedura t\u00eb p\u00ebrgatitjes t\u00eb asgj\u00ebsohen (sallatat, soset dhe mishrat e shkrir\u00eb), t\u00eb b\u00ebhet pastrimi, dezinfektimi dhe dezinfektimi i t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave t\u00eb kuzhin\u00ebs, mjeteve t\u00eb pun\u00ebs dhe stabilimenteve, t\u00eb b\u00ebhet edhe dezinfektimi i ambientit p\u00ebrreth dhe anekseve p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb restorantit. Var\u00ebsisht nga rezultati i mostrave dhe strishove do t\u00eb veprojm\u00eb sipas legjislacionit n\u00eb fuqi\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Menaxheri dhe shefi i kuzhin\u00ebs s\u00eb restoranit \u2018Garden\u2019 n\u00eb Gjilan jan\u00eb intervistuar nga Prokuroria n\u00ebn dyshimet p\u00ebr helmim masiv t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara. Pronari i k\u00ebtij restorani tha se beson n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e kuzhin\u00ebs s\u00eb tij dhe vuri dyshime n\u00eb kredibilitetin e disa prej raportimeve p\u00ebr helmim. Rreth 45 persona jan\u00eb hospitalizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-18609","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}