{"id":186457,"date":"2024-11-30T09:29:49","date_gmt":"2024-11-30T08:29:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=186457"},"modified":"2024-11-30T09:29:49","modified_gmt":"2024-11-30T08:29:49","slug":"autoritetet-po-hetojne-rrethanat-e-sulmit-ne-kanalin-e-ujit-ne-zubin-potok-krejt-cka-dihet-deri-tash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/autoritetet-po-hetojne-rrethanat-e-sulmit-ne-kanalin-e-ujit-ne-zubin-potok-krejt-cka-dihet-deri-tash\/","title":{"rendered":"Autoritetet po hetojn\u00eb rrethanat e sulmit n\u00eb kanalin e ujit n\u00eb Zubin Potok \u2013 krejt \u00e7ka dihet deri tash"},"content":{"rendered":"<p>Kanali i ujit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar pas nj\u00eb shp\u00ebrthimi q\u00eb ka ndodhur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Zubin Potok. Nga Qeveria e Kosov\u00ebs e kan\u00eb cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si akt terrorist, e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebnuar fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb sulm. Gazeta Express ju sjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb krejt asaj q\u00eb dihet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shp\u00ebrthim i fuqish\u00ebm ka ndodhur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb fshatin Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut, q\u00eb ka d\u00ebmtuar kanalin e ujit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit, prej ku furnizohen me uj\u00eb nga Liqeni i Ujmanit disa qytete t\u00eb vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs p\u00ebr ftohjen e termoelektranave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimin e konfirmoi fillimisht Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb p\u00ebr rajonin e veriut, Veton Elshani.<\/p>\n<p>\u201cPo, \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb shp\u00ebrthim n\u00eb kanalin e ujit dhe ekipet policore jan\u00eb duke punuar q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb ta ndri\u00e7ojn\u00eb rastin\u201d, deklaroi Elshani, pa dh\u00ebn\u00eb detaje tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vendngjarje m\u00eb pas dol\u00ebn Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la dhe Drejtori i Policis\u00eb, Gazmend Hoxha.<\/p>\n<p>Sve\u00e7la e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rast si nj\u00eb akt terrorist, duke e quajtur nj\u00eb sulm ndaj nj\u00eb infrastrukture kritike.<\/p>\n<p>\u201cPas lajm\u00ebrimeve Policia ka ardhur n\u00eb vendin e ngjarjes. Meq\u00eb rast \u00ebsht\u00eb par\u00eb se si rezultat i nj\u00eb akti terrorist, nj\u00eb pjes\u00eb e kanalit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si infrastruktur\u00eb kritike \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar\u201d, tha Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>Sipas tij, shp\u00ebrthimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me eksploziv q\u00eb tha se vijn\u00eb nga stoqet e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk po flasim p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb vogla. Po flasim p\u00ebr eksploziv\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjindet n\u00eb tregun e zi. Kjo patjet\u00ebr q\u00eb vjen nga rezervat nga stoqet e eksplozivit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti iu drejtua qytetar\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr media n\u00eb or\u00ebt e vona.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm, ai drejtoi gishtin nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cSonte u desh t\u00eb mblidhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb von\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Kryeministri, p\u00ebr t\u00eb informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit t\u00eb r\u00ebnda, kriminale, terroriste e dashakeqe q\u00eb po vijojn\u00eb t\u00eb na vijn\u00eb, ne besojm\u00eb nga fqinji yn\u00eb verior, agresiv e armiq\u00ebsor\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi sulmet e fundit me granata dore n\u00eb stacionin policor n\u00eb Zve\u00e7an dhe hedhjen e mjetit shp\u00ebrthyes af\u00ebr Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit.<\/p>\n<p>Kurti tha se nj\u00eb pjes\u00eb e kanalit t\u00eb Ib\u00ebr Lepencit \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga ky shp\u00ebrthim dhe se furnizimi me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb infrastruktur\u00ebn ton\u00eb kritike, mbase edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen q\u00eb kemi, dhe padyshim q\u00eb ishte tentativ\u00eb e rrezikimit t\u00eb furnizimit me energji elektrike dhe uj\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, shtoi Kurti.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb ndjekin n\u00eb vazhdim\u00ebsi udh\u00ebzimet e njoftimet nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>\u201c P\u00ebr bindjen ton\u00eb t\u00eb fuqishme nuk mund t\u00eb ket\u00eb adres\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe faj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr organizimin dhe orkestrimin e k\u00ebtij sulmi p\u00ebrve\u00e7se Beogradit zyrtar dhe strukturat e tyre kriminale t\u00eb cilat me n\u00eb krye Millan Radoj\u00e7iqin, mb\u00ebshteten nga institucionet serbe, dhe nga presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Ai u ndalua p\u00ebr t\u2019u liruar dhe tash \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb n\u00eb Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare e kriminale atje, kriminel\u00ebt e paqes e kriminel\u00ebt e luft\u00ebs q\u00eb e urrejn\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb dhe popullin ton\u00eb mbar\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai fal\u00ebnderoi partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj vendit, teksa paralajm\u00ebroi takim me Komandantin e KFOR\u2019it dhe mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb jemi bashk\u00eb me institucionet e shtetit, me policin\u00eb ton\u00eb, me organet tona zyrtare t\u00eb cilat do t\u00eb na njoftojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr gjith\u00e7ka. K\u00ebta kriminel\u00eb e terrorist\u00eb nuk do t\u00eb na mposhtin neve kurr\u00eb, sepse fuqia e ligjit t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb s\u00ebrish\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebrthimin, reagoi edhe Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Ajo tha se partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb siguris\u00eb menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e tyre edhe p\u00ebr sanimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar dhe p\u00ebr furnizim me uj\u00eb e po ashtu \u201cp\u00ebr hetim t\u00eb ketij akti kund\u00ebr shtetit e qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI ftoj qytetar\u00ebt t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb qet\u00ebsi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e d\u00ebmit me profesionalizmin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 institucioneve tona, partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb siguris\u00eb menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e tyre edhe p\u00ebr sanimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar dhe p\u00ebr furnizim me uj\u00eb e po ashtu p\u00ebr hetim t\u00eb ketij akti kund\u00ebr shtetit e qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d, shkroi Osmani.<\/p>\n<p>Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Aivo Orav, e d\u00ebnoi shp\u00ebrthimin, teksa shtoi se u ka ofruar ndihm\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebnoj incidentin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb shkaktoi d\u00ebme n\u00eb kanalin ujor n\u00eb Zubin Potok q\u00eb po privon pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb Kosov\u00ebs nga furnizimi me uj\u00eb. Un\u00eb u kam ofruar ndihm\u00ebn e BE-s\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ngjarja duhet t\u00eb hetohet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb vihen para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ka shkruar Orav n\u00eb X.<\/p>\n<p>Me reagim doli edhe Ambasadori i SHBA\u2019s\u00eb, Jeffrey Hovenier, i cili e d\u00ebnoi tha se ShBA\u2019t\u00eb po e monitorojn\u00eb situat\u00ebn nga af\u00ebr dhe kan\u00eb ofruar mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm kriminal t\u00eb identifikohen dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>ShBA\u2019t\u00eb kan\u00eb d\u00ebnuar edhe sulmet e fundit me granata n\u00eb stacionin policor t\u00eb Zve\u00e7anit m\u00eb 26 n\u00ebntor dhe n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit m\u00eb 28 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime t\u00eb dhunshme nuk kan\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, dhe ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto sulme kriminale kund\u00ebr autoriteteve legjitime t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb solidaritet me popullin dhe Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre sulmeve kriminale\u201d, shkroi Hovenier<\/p>\n<p>Edhe Britania e Madhe ka d\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb sulm. Ambasadori britanik, Hargreaves p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb Facebook tha se ky sulm duhet t\u00eb hetohet shpejt se a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim, pasi ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr furnizimet me uj\u00eb dhe energji.<\/p>\n<p>\u201cIncidenti serioz n\u00eb Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr furnizimin me energji dhe uj\u00eb n\u00eb komunitete t\u00eb ndryshme n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Duhet t\u00eb hetohet shpejt p\u00ebr ndonj\u00eb sulm t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm ndaj infrastruktur\u00ebs kritike\u201d, tha ambasadori britanik.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se jan\u00eb duke hetuar t\u00eb gjitha rrethanat se si ka ndodhur shp\u00ebrthimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gazet\u00ebn Express, Valon Preteni ka th\u00ebn\u00eb se prokurori kujdestar ka dal\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb akter\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb duke u marr\u00eb me rastin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkurori kujdestar ka dal\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, \u00ebsht\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, Nj\u00ebsin\u00eb Antiterrorizimit, dhe me Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb duke u hetuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Preteni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, ka njoftuar sot se \u00ebsht\u00eb siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike p\u00ebr vendin dhe ngrohje qendrore p\u00ebr qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Rizvanolli tha se jan\u00eb vendosur gjasht\u00eb tuba t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm me kapacitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar uj\u00eb p\u00ebr ftohjen e termocentralit \u201cKosova B dhe se presin q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet furnizimi me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jemi koordinuar me Korporat\u00ebn Energjetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar energji shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb evituar reduktime eventuale\u201d, ka shkruar Rizvanolli.<\/p>\n<p>Ajo e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si akt terrorist, q\u00eb tha se ka ndikur edhe tek furnizimi me uj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb Prishtin\u00eb furnizimi me uj\u00eb do t\u00eb kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, Drenas dhe rajonin e Mitrovic\u00ebs do t\u00eb sigurohet p\u00ebrmes autobot\u00ebve, duke nisur nga m\u00ebngjesi i sot\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt inkurajohen t\u00eb ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr informata t\u00eb sakta.Faleminderit Ib\u00ebr Lepencit, Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe KEK-ut p\u00ebr reagimin e shpejt\u00eb, si dhe AME-s\u00eb dhe KRU-ve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gjitha autobot\u00ebt dhe kapacitetet e nevojshme njer\u00ebzore p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje emergjente\u201d, ka shkruar Rizvanolli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kanali i ujit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar pas nj\u00eb shp\u00ebrthimi q\u00eb ka ndodhur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Zubin Potok. Nga Qeveria e Kosov\u00ebs e kan\u00eb cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si akt terrorist, e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebnuar fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb sulm. Gazeta Express ju sjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb krejt asaj q\u00eb dihet. Nj\u00eb shp\u00ebrthim i fuqish\u00ebm ka ndodhur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":186458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-186457","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}