{"id":186691,"date":"2024-12-02T07:30:10","date_gmt":"2024-12-02T06:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=186691"},"modified":"2024-12-02T07:30:10","modified_gmt":"2024-12-02T06:30:10","slug":"sulmi-ne-veri-te-vendit-krejt-cka-tha-kurti-dje-ne-konference","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sulmi-ne-veri-te-vendit-krejt-cka-tha-kurti-dje-ne-konference\/","title":{"rendered":"Sulmi n\u00eb veri t\u00eb vendit, krejt \u00e7ka tha Kurti dje n\u00eb konferenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, bashk\u00eb me ministren e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, dje kan\u00eb ftuar konferenc\u00eb p\u00ebr media, p\u00ebr shpalosur detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit n\u00eb kanalin e \u201cIb\u00ebr Lepencit\u201d.Kurti u shpreh se p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsit e sulmit n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rregulluar d\u00ebmin e shkaktuar.Fjalimi i plot\u00eb i Kurtit:P\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit kemi nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs kryer\u00ebsit e sulmit terrorist e kriminal, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb minimizuar d\u00ebmin n\u00eb infrastruktur\u00eb e p\u00ebr t\u00eb evituar \u00e7rregullimin e furnizimit me sh\u00ebrbime baz\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<br \/>\nPesha e pasojave t\u00eb k\u00ebtij sulmi po t\u00eb arrinte q\u00ebllimin e tij, do t\u00eb ishte marramend\u00ebs.Ky sulm kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkaktonte d\u00ebme t\u00eb pariparueshme n\u00eb infrastruktur\u00ebn kritike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe duke \u00e7rregulluar jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit ton\u00eb. Po t\u00eb arrihej q\u00ebllimi, ky sulm terrorist do t\u00eb shkaktonte, potencialisht p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra: \u2013 nd\u00ebrprerje t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga Termocentrali Kosova B, duke l\u00ebn\u00eb pa energji elektrike mbi gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe pa ngrohje 130 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs;\u2013 m\u00eb tej do t\u00eb kishim nd\u00ebrprerje t\u00eb furnizimit t\u00eb fabrikave t\u00eb ujit n\u00eb Shkabaj, Drenas, Shipol dhe Balinc\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pa uj\u00eb mbi 300 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Jugut, Skenderajt, Vushtrris\u00eb, Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, Zve\u00e7anit, Drenasit, Fush\u00eb Kosov\u00ebs dhe Obiliqit, e duke rrezikuar furnizimin p\u00ebr mbi 300 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb; dhe,\u2013 P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra potencialisht do t\u00eb ngeleshin pa energji elektrike, dhe k\u00ebsisoj do t\u00eb rrezikoheshin edhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera kritike q\u00eb varen nga energjia elektrike sikurse telekomunikimi. D\u00ebmet direkte financiare vet\u00ebm nga nevoja p\u00ebr import t\u00eb furnizimit me energji do t\u00eb ishin s\u00eb paku 2.5 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb e 100 mij\u00eb euro tjera n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr uj\u00eb. D\u00ebmet direkte financiare e d\u00ebmet e cenimit t\u00eb aktivitetit ekonomik do t\u00eb ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por q\u00ebllimi i tyre ishte shkaktimi i d\u00ebmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej edhe atij ekonomik: \u00e7rregullimi i jet\u00ebs e sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe rrezikimi i siguris\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. Pra nuk ka qen\u00eb n\u00eb pyetje vet\u00ebm uji, por edhe rryma. Jo vet\u00ebm rryma, por edhe ngrohja. Jo vet\u00ebm ngrohja, por edhe telekomunikimi. Q\u00ebllim ka qen\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e vendit ton\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb ngelet pa uj\u00eb, n\u00eb terr, n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe pa komunikim. Si n\u00eb kontekstin kohor ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb vet\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb aktit, ky sulm duket q\u00eb ka nd\u00ebrlidhje me sulmet masive ajrore t\u00eb federat\u00ebs ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Sulme k\u00ebto q\u00eb ishin t\u00eb orientuara pik\u00ebrisht kund\u00ebr infrastruktur\u00ebs energjetike n\u00eb Ukrain\u00eb.Nj\u00eb dit\u00eb para sulmit n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut, me dat\u00eb 28 n\u00ebntor, forcat ushtarake ruse me 188 projektile raketash dhe dron\u00ebsh sulmuan infrastruktur\u00ebn kritike t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb rreth 1 milion amvis\u00ebri pa energji elektrike, n\u00eb prag t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb dimrit. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb popullsia t\u00eb vihet p\u00ebrfundi kushteve jetike minimumit t\u00eb ekzistenc\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtohet sh\u00ebndeti, jeta dhe siguria e qytetar\u00ebve.N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pra kemi sulmin n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Komun\u00ebs n\u00eb Zve\u00e7an dhe sulmet n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb Zve\u00e7an dy dit\u00eb para k\u00ebsaj kishim sulmin kund\u00ebr stacionit policor dhe tash s\u00eb fundmi infrastruktura kritike edhe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs sikurse n\u00eb Ukrain\u00eb.P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe me t\u00eb dukshme k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb zhvilluara nga Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb lokacione t\u00eb ndryshme pas sulmit terrorist, p\u00ebrve\u00e7 arm\u00ebve dhe pajisjeve t\u00eb shumta ushtarake, u gjet\u00ebn dhjet\u00ebra emblema t\u00eb nj\u00ebsive ushtarake ruse. K\u00ebto emblema u p\u00ebrkasin kryesisht nj\u00ebsive t\u00eb specializuar p\u00ebr kryerjen e operacioneve t\u00eb ve\u00e7anta ushtarake, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i emblemave t\u00eb Forc\u00ebs Desante Parashutiste t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Rusis\u00eb, e p\u00ebrve\u00e7 emblemave ushtarake, gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb djeshme u gjet\u00ebn dhe flamuj krahu perandorak rus, flamur ky i p\u00ebrdorur nga Rusia cariste e shekujve XVIII dhe XIX \u2013 pra at\u00ebher\u00eb kur merr hov t\u00eb madh historik imperializmi rus. T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u2019i shihni n\u00eb ekran n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto. Pra nj\u00eb num\u00ebr i madh i emblemave nga Rusia, p\u00ebrve\u00e7 se armatim e municion e uniforma dhe pajisje t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gjetur e sekuestruar. Serbia po i kopjon metodat ruse p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar Kosov\u00ebn dhe rajonin ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Megjith\u00ebk\u00ebto edhe kjo p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj, pasi Kosova mb\u00ebshtetet n\u00eb vlerat demokratike per\u00ebndimore q\u00eb na kan\u00eb forcuar neve s\u00eb brendshmi dhe e kan\u00eb forcuar partneritetin ton\u00eb s\u00eb jashtmi me aleat\u00ebt rajonal\u00eb, strategjik\u00eb, evropian\u00eb e amerikan\u00eb. Ky bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebrkushtim i Kosov\u00ebs ndaj siguris\u00eb, paqes e stabilitetit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm do t\u00eb triumfoj\u00eb ndaj \u00e7do p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr destabilizim. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i trajton komunitetet pakic\u00eb apo joshumic\u00eb, dhe p\u00ebr institucionet e saj demokratike. Liria dhe demokracia q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb ndaj parimeve t\u00eb barazis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb sipas Freedom House \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Republika jon\u00eb ajo ka sh\u00ebnuar avancimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rajon, t\u00eb dytin n\u00eb Evrop\u00eb dhe e tretin n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e t\u00eb drejtave politike dhe lirive civile.Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs si n\u00eb veri t\u00eb Ibrit ashtu edhe n\u00eb jug t\u00eb tij, duhet t\u2019u besojn\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallim. Institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb treguar se jan\u00eb t\u00eb vullnetshme dhe t\u00eb afta p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb gatshme t\u00eb mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe t\u00eb ruajn\u00eb rendin demokratik duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve dhe nuk l\u00eb asnj\u00ebri mbrapa.T\u00eb dashur qytetar\u00eb, P\u00ebr tash e nj\u00eb koh\u00eb, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb cak i formave t\u00eb ndryshme t\u00eb Luft\u00ebs Hibride. N\u00eb shtator 2022 kemi pasur sulme kibernetike q\u00eb p\u00ebr sh\u00ebnjest\u00ebr kan\u00eb pasur webfaqet e institucioneve me q\u00ebllim defunksionalizimin e tyre. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023 pat\u00ebm sulmin paramilitar n\u00eb Banjsk\u00eb q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim kishte aneksimin e veriut t\u00eb vendit ton\u00eb. Krahas dezinformimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb synon uljen e besimit n\u00eb institucionet publike e t\u00eb siguris\u00eb dhe \u00e7orientimin e qytetar\u00ebve, tash Luft\u00ebs Hibride ndaj vendit ton\u00eb i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe sulmi kinetik me cak infrastruktur\u00ebn kritike dhe me q\u00ebllim nd\u00ebrprerjen apo v\u00ebshtir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve esenciale dhe \u00e7rregullimin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore e qytetare, institucionale dhe ekonomike. Megjithat\u00eb, n\u00eb secilin rast ne kemi dalur fitimtar, sepse shteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe i fort\u00eb edhe i drejt\u00eb. Edhe n\u00eb rastin t\u00eb fundit, nga shteti \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar reagim i shpejt\u00eb, organizim e profesionaliz\u00ebm nga t\u00eb gjitha institucionet e nd\u00ebrmarrjet publike p\u00ebr t\u00eb siguruar sh\u00ebrbime esenciale edhe p\u00ebr p\u00ebrballje me situata t\u00eb k\u00ebtill\u00eb emergjente. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit, institucionet e nd\u00ebrmarrjet publike kan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e vazhdimisht n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr \u00e7far\u00eb u jemi pafund\u00ebsisht fal\u00ebnderues e mir\u00ebnjoh\u00ebs.Para se t\u2019ia jap fjal\u00ebn ministres Rizvanolli, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb q\u00ebndrimi i lir\u00eb dhe aktiv i kryekriminelit Millan Radoi\u00e7iq n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e Serbis\u00eb e cila po p\u00ebrpiqet q\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e saj q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, t\u00eb i v\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb tensionit dhe rrezikut t\u00eb destabilizimit.Liria e Millan Radoi\u00e7iq n\u00eb Serbi, p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mbrojtje t\u00eb hapur t\u00eb nj\u00eb terroristi nga autoritetet serbe, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb inkurajim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kryer akte terroriste dhe kriminale n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim p\u00ebr\u00e7on nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se veprime t\u00eb tilla jo vet\u00ebm q\u00eb atje tolerohen, por edhe mb\u00ebshteten nga shteti serb. Pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb kan\u00eb pasuar sulme t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb, aktin e fundit terrorist n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb Zubin Potok dhe k\u00ebto ngjarje po e d\u00ebshmojn\u00eb se Serbia nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr ta parandaluar terrorizmin. P\u00ebrkundrazi, veprimet e saj nxisin at\u00eb p\u00ebr destabilizim n\u00eb rajon. Serbia vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes grupet terroriste me arm\u00eb, financa dhe logjistik\u00eb.P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrhapja e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e vazhdueshme p\u00ebr luft\u00eb dhe kthimin e ushtris\u00eb, krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb q\u00eb fasiliton sulmet terroriste.<\/p>\n<p> Kjo strategji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur tensione t\u00eb larta dhe p\u00ebr t\u00eb minuar sigurin\u00eb e stabilitetin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb rajonit. Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre tendencave dhe synimeve t\u00eb err\u00ebta, Republika e Kosov\u00ebs, shteti yn\u00eb demokratik me gjith\u00eb mekanizmat shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetarit, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tij e t\u00eb saj, pa dallim etnie e religjioni, e pa dallim gjeografie, pra vendbanimi.E tash p\u00ebr disa prej aktiviteteve t\u00eb nd\u00ebrmarra gjat\u00eb k\u00ebtyre 48 or\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve esenciale p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr situat\u00ebn aktuale, e ftoj ministren e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, bashk\u00eb me ministren e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, dje kan\u00eb ftuar konferenc\u00eb p\u00ebr media, p\u00ebr shpalosur detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit n\u00eb kanalin e \u201cIb\u00ebr Lepencit\u201d.Kurti u shpreh se p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsit e sulmit n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":186672,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-186691","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}