{"id":187216,"date":"2024-12-07T13:26:23","date_gmt":"2024-12-07T12:26:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=187216"},"modified":"2024-12-07T13:26:23","modified_gmt":"2024-12-07T12:26:23","slug":"kek-u-siguron-qytetaret-se-nuk-do-te-mbesin-pa-energji-elektrike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kek-u-siguron-qytetaret-se-nuk-do-te-mbesin-pa-energji-elektrike\/","title":{"rendered":"KEK-u siguron qytetar\u00ebt se nuk do t\u00eb mbesin pa energji elektrike"},"content":{"rendered":"<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) ka siguruar qytetar\u00ebt se do t\u00eb ket\u00eb furnizim t\u00eb rregullt me energji elektrike, duke hequr \u00e7do dyshim p\u00ebr reduktime pas sulmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit m\u00eb 29 n\u00ebntor n\u00eb Zubin Potok.<\/p>\n<p>Si shkak i k\u00ebtij sulmi dhe rrezikut q\u00eb vendi t\u00eb mbetet pa energji elektrike, ekspert t\u00eb energjis\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb shikojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur alternativa tjera, duke mos u varur vet\u00ebm nga Ib\u00ebr Lepenci.<\/p>\n<p>Si alternativ\u00eb, madje p\u00ebrmendet edhe krijimi i nj\u00eb liqeni artificial.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KEK-ut Sk\u00ebnder Bucolli, ka th\u00ebn\u00eb se KEK-u ka siguruar energjin\u00eb elektrike nga marr\u00ebveshja q\u00eb ka me Korporat\u00ebn Energjetike Shqiptare (KESH), ku sipas tij, n\u00eb kontrat\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb obligative, por q\u00eb t\u00eb dy korporatat i ndihmojn\u00eb nj\u00ebra- tjetr\u00ebs kur do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Bucolli ka th\u00ebn\u00eb se energjin elektrike nuk e blejn\u00eb e as nuk e shesin me KESH-in, por q\u00eb i depozitojn\u00eb megavate energji elektrike nd\u00ebrmjet shteteve kur do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nevoja.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb menduar q\u00eb do t\u00eb na l\u00ebn\u00eb n\u00eb terr p\u00ebr dit\u00ebt t\u00eb t\u00ebra, apo edhe muaj. Fal\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Nj\u00ebsia p\u00ebr monitorimin e nd\u00ebrmarrjeve publike, Agjencia p\u00ebr Menaxhimin e Emergjencave, pastaj KRU-t, kemi q\u00ebndruar gati gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb termocentralin Kosova B, ku \u00ebsht\u00eb krijuar si shtab emergjent dhe ka pasur opsione edhe nga ato q\u00eb t\u00eb mblidhet t\u00eb gjith\u00eb autobotet q\u00eb ka n\u00eb dispozicion Kosova dhe t\u00eb mbushet kanali me uj\u00eb n\u00eb rast se do t\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb nd\u00ebrprere totale nga Ib\u00ebr-Lepenci. Fatmir\u00ebsisht intervenimi i tyre ka qen\u00eb i shpejt diku rreth or\u00ebs tre t\u00eb mesnat\u00ebs kemi marr njoftimin p\u00ebr vendosjen e gjasht\u00eb gypave t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb sjellin 25 p\u00ebr qind t\u00eb kapaciteteve t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit. KEK-u p\u00ebr sa nuk ka pasur kapacitet e sigurta kemi siguruar energji, se ne kemi edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje me Korporat\u00ebn Energjetike Shqiptare e cila nuk \u00ebsht\u00eb obligative p\u00ebr pal\u00ebt, mir\u00ebpo i dalim n\u00eb ndihm\u00eb sa her\u00eb do q\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb ka nevoj\u00eb. Nuk shesim as nuk blejm\u00eb, japim kompensim megavat p\u00ebr megavat, kur do q\u00eb kemi nevoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs depozitojm\u00eb energji elektrike gjat\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs kur ata kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa e marrim nga KESH n\u00eb sezonin e dimrit kur ne kemi nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr EO<\/p>\n<p>Bucolli ka th\u00ebn\u00eb se KEK-u \u00ebsht\u00eb duke shikuar mund\u00ebsit e alternativave t\u00eb tjera p\u00ebr ftohjen e termocentraleve, duke p\u00ebrmendur k\u00ebtu furnizimin nga Liqeni i Batllav\u00ebs ose krijimin e nj\u00eb liqeni artificial.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se pavar\u00ebsisht infrastruktur\u00ebs s\u00eb vjetruar qytetar\u00ebt do t\u00eb furnizohen rregullisht me energji elektrike, duke shtuar se n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb rrjedhje q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb termocentral t\u00eb ri mund t\u00eb ket\u00eb ndalje t\u00eb p\u00ebrkohshme deri n\u00eb 42 or\u00eb, por q\u00eb sipas tij, p\u00ebr momentin nuk parashihet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebso probleme pasi siguria e operimit \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb prodhuese.<\/p>\n<p>\u201cTash p\u00ebr momentin dy termocentrale nuk furnizohen nga i nj\u00ebjti burim, termocentrali Kosova A nuk ka qen\u00eb i prekur sepse furnizohet nga tjet\u00ebr burim, ka qen\u00eb vet\u00ebm Kosova B. Do t\u00eb shihen mund\u00ebsit apo do t\u00eb kemi nga Batllava, apo do t\u00eb krijohet ndonj\u00eb liqen artificial n\u00eb pjes\u00ebn e minierave edhe pse ka pasur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn disa tentativa, do t\u2019i shikojn\u00eb mund\u00ebsit n\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb t\u00eb krijohet. Sigurisht q\u00eb ne baz\u00ebn e kemi nga Ib\u00ebr-Lepenci, por do t\u00eb shihen mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijohen rezerva t\u00eb sasive p\u00ebr situat\u00eb krizash\u201d.<\/p>\n<p>Bucolli ka th\u00ebn\u00eb se siguria e operimit \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb prodhuese.<\/p>\n<p>\u201d KEK-u fillimisht duhet theksuar kapacitete tona, pajisjet tona teknike-teknologjike jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjetruara, megjithat\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjitha riparimet e nevojshme, n\u00eb Kosov\u00ebn B jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe riparimet kapitale m\u00eb t\u00eb gjata, duke pasur parasysh q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjetruara, ne mund t\u00eb kemi ndonj\u00eb rrjedhje q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb termocentral t\u00eb ri mund t\u00eb kem ndalje t\u00eb p\u00ebrkohshme af\u00ebrsisht 42 or\u00eb. Por, nuk parashihet q\u00eb t\u00eb kemi problem sepse siguria e operimit \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb prodhuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bucolli p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Kryesuesja e Komitetit Nacional \u201cCIGRE Kosov\u00eb\u201d, Pranvera Dobruna-Kryeziu, ka th\u00ebn\u00eb se pas k\u00ebtij sulmi do t\u00eb nevojitet shum\u00eb koh\u00eb, mjete financiare e investime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kanali t\u00eb vije n\u00eb gjendjen p\u00ebr t\u00eb operuar dhe mos t\u00eb jet\u00eb pa pengesa.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se si alternativ KEK-u duhet ta shikoj edhe mund\u00ebsin e krijimit t\u00eb nj\u00eb bazeni rezerve i cili duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mbushur gjith\u00eb koh\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ftohja e termocentraleve t\u00eb mos jet\u00eb e varur nga sjella e ujit nga Ib\u00ebr-Lepenci.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb infrastruktura energjetike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe i q\u00ebndroj edhe k\u00ebtij sulmi q\u00eb ishte, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rrjeta energjetike e p\u00ebrballoj k\u00ebt\u00eb sulm. Nj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb angazhuar dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhjen p\u00ebr sjelljen e ujit p\u00ebr ftohje n\u00eb Kosov\u00ebn B q\u00eb t\u00eb mos ndalet prodhimi. Sepse prodhimi n\u00eb Kosov\u00ebn B ndalet n\u00ebse p\u00ebr tet\u00eb or\u00eb nuk vjen uji p\u00ebr ftohjen e blloqeve. Prandaj angazhimi i t\u00eb gjith\u00ebve ka sjell\u00eb deri te evitimi i krizave, mir\u00ebpo do t\u00eb nevojitet shum\u00eb koh\u00eb edhe shum\u00eb mjete financiare, investime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kanali t\u00eb vije n\u00eb gjendjen operative dhe mos t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pengesa. Tjetra q\u00eb duhet t\u00eb behet duhet q\u00eb t\u00eb mendohet p\u00ebr nj\u00eb bazen rezerve, i cili duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mbushur gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos me qen\u00eb ne t\u00eb varur nga sjella e ujit nga Ib\u00ebr-Lepenci. Kosova duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00ebn aq t\u00eb fort sa mos t\u00eb jet\u00eb e rrezikuar nga sulmet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Dobruna-Kryeziu, ka th\u00ebn\u00eb se duke marr\u00eb parasysh q\u00eb Kosova nuk e ka t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb menaxhoj sektorin energjis\u00eb elektrike, duhet me shum\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn e k\u00ebtij sektori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se vendi duhet q\u00eb t\u00eb zhvilloj burimeve t\u00eb rip\u00ebrtrishme.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ne e promovojm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvillimi i burimeve t\u00eb rip\u00ebrtrishme, sepse ato burime prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk varesh nga importi, nuk varesh prej  infrastruktur\u00ebs, nuk varesh nga uji. Prandaj, Kosova nuk e ka t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb menaxhoj nj\u00eb sektor t\u00eb till\u00eb edhe kjo q\u00eb i ka ndodhur Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb sa q\u00eb Kosova mundet q\u00eb ta p\u00ebrballoj\u00eb. Por, prap\u00eb se prap\u00eb ne e kemi evituar kriz\u00ebn edhe qytetar\u00ebt duhet me qen\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb nuk mbesim pa energji elektrike se energjia elektrike mundet edhe t\u00eb importohet, por \u00ebsht\u00eb me rend\u00ebsi infrastruktura. Prandaj, ne po promovojm\u00eb q\u00eb duhet shum\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb te kemi nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr EO.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) ka siguruar qytetar\u00ebt se do t\u00eb ket\u00eb furnizim t\u00eb rregullt me energji elektrike, duke hequr \u00e7do dyshim p\u00ebr reduktime pas sulmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit m\u00eb 29 n\u00ebntor n\u00eb Zubin Potok. Si shkak i k\u00ebtij sulmi dhe rrezikut q\u00eb vendi t\u00eb mbetet pa energji elektrike, ekspert t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":187217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-187216","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}