{"id":187339,"date":"2024-12-08T19:36:26","date_gmt":"2024-12-08T18:36:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=187339"},"modified":"2024-12-08T19:36:26","modified_gmt":"2024-12-08T18:36:26","slug":"mblidhet-keshilli-drejtues-memli-krasniqi-pdk-qendron-e-bashkuar-ne-misionin-per-nje-kosove-me-te-zhvilluar-me-te-sigurt-dhe-me-te-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mblidhet-keshilli-drejtues-memli-krasniqi-pdk-qendron-e-bashkuar-ne-misionin-per-nje-kosove-me-te-zhvilluar-me-te-sigurt-dhe-me-te-mire\/","title":{"rendered":"Mblidhet K\u00ebshilli Drejtues, Memli Krasniqi: PDK q\u00ebndron e bashkuar n\u00eb misionin p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka mbledhur sot K\u00ebshillin Drejtues, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr p\u00ebrgatitjen p\u00ebr zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme m\u00eb 9 shkurt jan\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cBedri Hamza \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund ta ket\u00eb Kosova sot. Udh\u00ebheqja e tij do t\u00eb sjell\u00eb kompetenc\u00ebn dhe qart\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kosova ka nevoj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht sot. Jam i frym\u00ebzuar nga mb\u00ebshtetja e madhe q\u00eb kemi marr\u00eb nga qytetar\u00ebt, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn ton\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve. Kjo mb\u00ebshtetje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e besimit q\u00eb populli i Kosov\u00ebs po rikthen te partia jon\u00eb, programi yn\u00eb dhe vlerat tona\u201d, ka theksuar Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb PDK-s\u00eb t\u00eb mobilizohen dhe t\u00eb punojn\u00eb palodhur p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>\u201cPartia Demokratike e Kosov\u00ebs q\u00ebndron e bashkuar n\u00eb misionin e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne jemi nj\u00eb parti idesh dhe veprimi, vizioni dhe p\u00ebrkushtimi. Ne jemi partia q\u00eb beson n\u00eb fuqin\u00eb e njer\u00ebzve, forc\u00ebn e demokracis\u00eb dhe premtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrsa rritemi e zhvillohemi, le ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me guxim n\u00eb zemrat tona dhe vendosm\u00ebri p\u00ebr veprimet tona, sepse dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit ton\u00eb jan\u00eb para nesh\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur lideri i PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari Krasniqi ka ngritur shqet\u00ebsimin lidhur me sfidat, me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur Kosova si keqqeverisja, cenimi i siguris\u00eb s\u00eb shtetit, prishja e raporteve me partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cMbi t\u00eb gjitha, 2 muaj nga sot, ne kemi zgjedhjet nacionale, t\u00eb parat pas kat\u00ebr viteve t\u00eb plota t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb paaft\u00eb. Prandaj, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb mbledhje rutinore, sot, ne jemi n\u00eb nj\u00eb takim vendimtar, i cili duhet t\u00eb sh\u00ebrbej si nj\u00eb shpallje e p\u00ebrkushtimit ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr mobilizim dhe fitore. Sulmi terrorist i fundit ndaj infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc, ka tronditur shtetin ton\u00eb. PDK k\u00ebrkon nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb akt kriminal dhe terrorist. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb vihet n\u00eb vend shpejt, vendosm\u00ebrisht dhe pa kompromis. I b\u00ebjm\u00eb thirrje dhe nj\u00eb her\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb reagoj\u00eb me vendosm\u00ebri ndaj veprimeve t\u00eb vazhdueshme armiq\u00ebsore t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, kryetari Krasniqi ka ngritur shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb Hag\u00eb, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se Presidentit Hashim Tha\u00e7i i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe nj\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr kinse pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa ai tashm\u00eb ka kat\u00ebr vite q\u00eb ndodhet n\u00eb paraburgim. <\/p>\n<p>\u201cLufta \u00e7lirimtare e popullit ton\u00eb ishte e drejt\u00eb, fisnike dhe e rr\u00ebnjosur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn universale p\u00ebr liri dhe dinjitet. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr kahje k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete, rrezikon t\u00eb minoj\u00eb jo vet\u00ebm legjitimitetin e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe t\u00eb cenoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00eb lufte t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr liri. Ne apelojm\u00eb q\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb veprojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale! Vendimet e tyre duhet t\u00eb mb\u00ebshteten vet\u00ebm n\u00eb fakte dhe parime ligjore. Drejt\u00ebsia nuk duhet, asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdoret si mjet p\u00ebr t\u00eb rishkruar historin\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb kontestuar sakrificat e atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, ka k\u00ebrkuar ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Bedri Hamza.ka fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr mobilizimin dhe organizimin n\u00eb nivelin qendror dhe lokal p\u00ebr fitoren e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb muajt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne si familje politike, p\u00ebr Kosov\u00ebn si shtet, prandaj l\u00ebvizni \u00e7do gur, si\u00e7 i keni l\u00ebvizur p\u00ebr \u00e7do fitore n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Punoni n\u00eb qendrat tuaja dhe afroni njer\u00ebzit. Ashtu si\u00e7 kemi vendosur t\u00eb garojm\u00eb me slloganin Kosova mundet ma mir\u00eb, duhet ta dini q\u00eb edhe PDK-ja mundet ma mir\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb ne k\u00ebtu mundemi ma mir\u00eb! Bashk\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb!\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i lumtur se shum\u00eb qytetar\u00eb po e shohin PDK-n\u00eb si alternativ\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb ma t\u00eb mir\u00eb, si dhe shum\u00eb personalitete po i ribashkohen partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr rikthimin e shum\u00eb personaliteteve dhe aktivist\u00ebve p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht,  jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb para disa dit\u00ebsh na u bashkua edhe Altini, djali i ish-Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, z. Jakup Krasniqi. Tani jemi bashk\u00eb edhe ne, ashtu si\u00e7 jan\u00eb ata n\u00eb Hag\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se secili prej neve, presidenti Tha\u00e7i, kryetari Veseli, baci Jakup dhe t\u00eb tjer\u00ebt, duan q\u00eb ne t\u00eb jemi bashk\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, q\u00eb ta nxjerrim nj\u00eb rezultat sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr vete, jo vet\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb, por edhe p\u00ebr ata atje. Kur ne jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, edhe ata do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me sjelljen e Gjykat\u00ebs Speciale, me abuzimet e prokuroris\u00eb s\u00eb saj, si\u00e7 edhe kemi reaguar k\u00ebto dit\u00eb\u201d, tha kanididati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminst\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Hamza vuri n\u00eb pah se sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb afrohen zgjedhjet parlamentare, aq m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb shtohen tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nat\u00ebn e sulmit terrorist n\u00eb kanalin ujor t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit, si\u00e7 e keni par\u00eb besoj edhe n\u00eb mjetet e informimit, un\u00eb kam shkuar n\u00eb vendngjarje menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut, q\u00eb p\u00ebr informimin tuaj, n\u00eb at\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb edhe xhaxhai im. Jam munduar t\u00eb jem n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe si kryetar i Mitrovic\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Drejtues i PDK-s\u00eb miratoi Deklarat\u00ebn Politike prej pes\u00eb pikave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka mbledhur sot K\u00ebshillin Drejtues, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr p\u00ebrgatitjen p\u00ebr zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike n\u00eb vend. Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme m\u00eb 9 shkurt jan\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":187341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-187339","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187339"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187339\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}