{"id":188184,"date":"2024-12-15T14:24:20","date_gmt":"2024-12-15T13:24:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=188184"},"modified":"2024-12-15T14:24:20","modified_gmt":"2024-12-15T13:24:20","slug":"radoiciq-pret-vendimin-per-aktakuzen-ne-serbi-kosova-kembengul-ne-ekstradim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/radoiciq-pret-vendimin-per-aktakuzen-ne-serbi-kosova-kembengul-ne-ekstradim\/","title":{"rendered":"Radoi\u00e7iq pret vendimin p\u00ebr aktakuz\u00ebn n\u00eb Serbi, Kosova k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb ekstradim"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, ish-politikani serb, Millan Radoi\u00e7iq, mbetet thelbi i problemeve t\u00eb siguris\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, emri i tij lakohet si \u201ckriminel\u201d, \u201cterrorist\u201d e \u201ckontrabandist\u201d dhe p\u00ebrmendet n\u00eb akuza \u2013 qofshin zyrtare apo verbale \u2013 p\u00ebr orkestrimin e sulmeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto sulme q\u00eb kan\u00eb ndodhur, por edhe sulmet n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb i planifikojn\u00eb, drastikisht bie gjasa q\u00eb t\u00eb realizohen, n\u00ebse u dor\u00ebzohet institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb policis\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Millan Radoi\u00e7iq\u201d, tha kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb pas sulmit t\u00eb 29 n\u00ebntorit n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc \u2013 kanalin q\u00eb furnizon me uj\u00eb disa qytete dhe termoelektrana t\u00eb vendit. Kurti implikoi Radoi\u00e7iqin dhe vet\u00eb shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb organizimin e tij, edhe pse udh\u00ebheqja serbe e mohoi \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, p\u00ebrndryshe, ka nj\u00eb aktakuz\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 p\u00ebr rastin e sulmit t\u00eb armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 e cila, mes tjerash, e ngarkon me terroriz\u00ebm. Kund\u00ebr tij ka edhe nj\u00eb fletarrestim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se ai gjendet n\u00eb Serbi \u2013 s\u00eb paku sipas autoriteteve atje. Ndaj, Kurti, pas sulmit n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc, k\u00ebrkoi nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb trysni Beogradit p\u00ebr ta dor\u00ebzuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb ka sundim t\u00eb ligjit. Gjykatat jan\u00eb pakrahasimisht m\u00eb t\u00eb mira se n\u00eb Serbi. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb edhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00ebse ka marr\u00eb ndonj\u00eb garanci nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ngjash\u00ebm, as Departamenti amerikan i Shtetit e as Bashkimi Evropian nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes s\u00eb REL-it se si do t\u00eb procedojn\u00eb pas thirrjes s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Augustin Palokaj, gazetar q\u00eb prej vitesh p\u00ebrcjell politik\u00ebn evropiane, thot\u00eb se gjasat q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u2019i dor\u00ebzohet Kosov\u00ebs, jan\u00eb joreale.<\/p>\n<p>\u201cKjo k\u00ebrkes\u00eb apo ky kusht nga kryeministri i Kosov\u00ebs shihet si i logjiksh\u00ebm dhe i arsyesh\u00ebm, pasi q\u00eb Serbia nuk \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, Serbia nuk ekstradon ask\u00ebnd n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb Bashkimi Evropian ka mir\u00ebkuptim p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit, q\u00eb nuk i ekstradojn\u00eb shtetasit e tyre n\u00eb vendet e tjera \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb strukturave gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, thot\u00eb Palokaj p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Toby Vogel, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Politikat e Demokratizimit n\u00eb Berlin, thot\u00eb se koha p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa kund\u00ebr Radoi\u00e7iqit, \u00ebsht\u00eb tani, p\u00ebrpara se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ta marr\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb janar.<\/p>\n<p>Vogel thot\u00eb se ky presion duhet t\u00eb vij\u00eb nga BE-ja, sepse kthimi i Trumpit nuk pritet t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb pozitive p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte presion p\u00ebr ekstradimin e Radoi\u00e7iqit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet, marr\u00eb parasysh marr\u00ebdh\u00ebniet e komplikuara mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e pazakonshme p\u00ebr shtetet q\u00eb t\u00eb mos i ekstradojn\u00eb shtetasit e tyre. Por, administrata e presidentit aktual amerikan, Joe Biden, dhe BE-ja duhet t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb Vu\u00e7iqit se \u00ebsht\u00eb e patolerueshme q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb n\u00eb Serbi\u201d, thot\u00eb Vogel p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar po ashtu hetime kund\u00ebr Radoi\u00e7iqit, i cili e ka pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrleshjen e armatosur q\u00eb ka pasuar, jan\u00eb vrar\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd, Nenad Stefanoviq, tha n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji se vendimi p\u00ebr t\u00eb ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr Radoi\u00e7iqit, do t\u00eb merret n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti ose n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, Radoi\u00e7iq dyshohet p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr \u201ckrim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Beograd, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023, ai u la i lir\u00eb, por iu k\u00ebrkua t\u00eb mos dilte nga Serbia dhe t\u00eb paraqitej dy her\u00eb n\u00eb muaj n\u00eb stacionin policor kompetent.<\/p>\n<p>Nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd konfirmuan se kjo mas\u00eb i \u00ebsht\u00eb zgjatur deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025 dhe se Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb \u201cduke e respektuar\u201d.<\/p>\n<p>Se n\u00eb cilin vend t\u00eb Serbis\u00eb ndodhet ai, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Ministria e Brendshme serbe nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it se n\u00eb cilin stacion policor lajm\u00ebrohet. Thirrjeve t\u00eb REL-it nuk iu p\u00ebrgjigj as avokati i Radoi\u00e7iqit, Goran Petronijeviq.<\/p>\n<p>Nj\u00eb avokat tjet\u00ebr serb, Bozho Prelleviq, thot\u00eb se vendimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Beograd mund t\u00eb jet\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb aktakuz\u00eb kund\u00ebr Radoi\u00e7iqit, ose t\u00eb mos e ngrej\u00eb fare at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVendimi zakonisht merret pas analizimit t\u00eb provave. Meqen\u00ebse ky rast \u00ebsht\u00eb i mbyllur p\u00ebr publikun, ne nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb provash ka prokurori dhe nuk e dim\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar\u201d, thot\u00eb Prelleviq.<\/p>\n<p>Prokuroria serbe nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb zbuluar hetimet dhe \u00e7far\u00eb veprimesh jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, njoftimi i saj se do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb vendim, u b\u00eb n\u00eb dit\u00ebt kur BE-ja pritet t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr zhbllokimin e mundsh\u00ebm t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Palokaj thot\u00eb se BE-ja do t\u2019i lidh\u00eb k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por, sipas tij, pa ndonj\u00eb rezultat t\u00eb preksh\u00ebm n\u00eb praktik\u00eb \u2013 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye:<\/p>\n<p>\u201cKa shtete an\u00ebtare n\u00eb BE [si Hungaria], por edhe n\u00eb NATO q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohet roli i Serbis\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb, sepse n\u00ebse BE-ja e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb sulm si terrorist, dhe n\u00ebse d\u00ebshmohet se Serbia mb\u00ebshtet veprime t\u00eb tilla, at\u00ebher\u00eb Serbia do t\u00eb duhej t\u00eb trajtohej si nj\u00eb vend q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara disa vende t\u00eb BE-s\u00eb dhe nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara as Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, thot\u00eb Palokaj.<\/p>\n<p>Palokaj shton se, jozyrtarisht, n\u00eb BE pranojn\u00eb se e din\u00eb sakt\u00eb se kush jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb dhe se veprat e tyre tashm\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se BE-ja, parimisht, pret q\u00eb ata t\u00eb arrestohen dhe t\u00eb gjykohen n\u00eb Serbi, por, sipas tij, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, n\u00ebse Serbia e sheh se nuk ka pasoja nga mosveprimi.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb padyshim se reflekton edhe n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, sepse Kurti e ka kusht\u00ebzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me dor\u00ebzimin e Radoi\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cDruaj se rajoni \u00ebsht\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb Trumpit\u201d, thot\u00eb Vogel.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja duhet t\u00eb veproj\u00eb dhe duhet t\u00eb veproj\u00eb tani. Ndaj dialogut duhet pasur nj\u00eb qasje krejt\u00ebsisht t\u00eb re. M\u00eb duket se shefja e re e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Kaja Kallas, dhe komisionarja e Zgjerimit, Marta Kos, jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim me Kallasin, m\u00eb 3 dhjetor, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka hequr dor\u00eb nga dor\u00ebzimi i Radoi\u00e7iqit si nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr vazhdimin e dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb takim me ndihm\u00ebssekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, James O\u2019Brien, Kurti ka folur po ashtu p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e arrestimit t\u00eb Radoi\u00e7iqit, duke th\u00ebn\u00eb se ai e ka mb\u00ebshtetjen e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, dhe t\u00eb aparatit shtet\u00ebror atje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb forum n\u00eb fund t\u00eb qershorit, O\u2019Brien ka th\u00ebn\u00eb se Serbia ka premtuar se Radoi\u00e7iq do t\u00eb p\u00ebrballet me ligjin, n\u00eb lidhje me sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, p\u00ebrmes misionit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, EULEX, Serbia ka k\u00ebrkuar informacione nga Kosova p\u00ebr Banjsk\u00ebn, por Kosova e ka refuzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb foli k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la:<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme kur thuhet q\u00eb ne t\u2019ia japim provat q\u00eb i kemi Serbis\u00eb, e ajo t\u00eb organizoj\u00eb pastaj nj\u00eb maskarad\u00eb \u2013 kinse gjykim p\u00ebr Radoi\u00e7iqin \u2013 dhe \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u00eb na dor\u00ebzohet neve p\u00ebrmes EULEX-it\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb me EULEX-in dhe patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ishim t\u00eb vullnetsh\u00ebm p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar at\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u00eb vihej para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d, tha Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, prej vitesh, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion dhe krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ai dyshohet edhe p\u00ebr disa vepra t\u00eb tjera kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.<\/p>\n<p>Zgjidhja p\u00ebrfundimtare, mesa duket, do t\u00eb varet krejt\u00ebsisht nga vullneti i pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb ndjekjen e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb stabilitetit. Por, deri te zgjidhja e till\u00eb, q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, mund t\u00eb duhen edhe vite koh\u00eb.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, ish-politikani serb, Millan Radoi\u00e7iq, mbetet thelbi i problemeve t\u00eb siguris\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, emri i tij lakohet si \u201ckriminel\u201d, \u201cterrorist\u201d e \u201ckontrabandist\u201d dhe p\u00ebrmendet n\u00eb akuza \u2013 qofshin zyrtare apo verbale \u2013 p\u00ebr orkestrimin e sulmeve n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto sulme q\u00eb kan\u00eb ndodhur, por edhe sulmet n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":188185,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188184","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}