{"id":188197,"date":"2024-12-15T16:24:08","date_gmt":"2024-12-15T15:24:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=188197"},"modified":"2024-12-15T16:24:08","modified_gmt":"2024-12-15T15:24:08","slug":"nese-nuk-plotesohen-kerkesat-sindikata-e-arsimit-paralajmeron-greve-te-pergjithshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nese-nuk-plotesohen-kerkesat-sindikata-e-arsimit-paralajmeron-greve-te-pergjithshme\/","title":{"rendered":"N\u00ebse nuk plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat: Sindikata e Arsimit paralajm\u00ebron grev\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme"},"content":{"rendered":"<p>Dy nga sindikatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb, ajo e Arsimit dhe e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, organizuan nj\u00eb protest\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb, duke k\u00ebrkuar kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Sindikalist\u00ebt shpreh\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre lidhur me vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr rritjen e pagave, duke theksuar gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e miratimit t\u00eb nj\u00eb Kontrate Kolektive, e cila konsiderohet si \u201cKushtetuta e pun\u00ebtor\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Rrahman Jasharaj: Pas protest\u00ebs nuk na kan\u00eb ftuar n\u00eb takim, Nagavci nuk po reflekton<\/p>\n<p>Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, p\u00ebr FrontOnline ka shprehur shqet\u00ebsimin se edhe pas protest\u00ebs t\u00eb organizuar nga sindikatat, nuk jan\u00eb thirrur p\u00ebr takime nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai theksoi se sindikata ka pritur q\u00eb, s\u00eb paku, t\u00eb kishte nj\u00eb reflektim pas protest\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ministrja e Arsimit, Arb\u00ebrie Nagavci, por kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u2018\u2019 Fatkeq\u00ebsisht edhe pas protest\u00ebs nuk na kan\u00eb thirre n\u00eb takime , kemi pritur s\u00eb paku ndonj\u00eb reflektim pas protest\u00ebs ve\u00e7mas nga ministrja Nagavci kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur\u2019\u2019, tha Jasharaj.<\/p>\n<p>Jasharaj njoftoi se Sindikata ka mbajtur nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e sindikatave n\u00eb nivelet komunale dhe t\u00eb universiteteve, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vazhduar me angazhimet dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ne kemi mbajtur nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e niveleve komunale, sindikale, t\u00eb universiteteve dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb t\u00eb vazhdohet me angazhimet tona\u2019\u2019, tha kreu i SBASHK-ut.<\/p>\n<p>Ai shtoi se, duke u bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr grevat, SBASHK-u do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues ligjor, i cili do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb komunikimin dhe dialogun mes sindikat\u00ebs dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Jasharaj theksoi se n\u00ebse edhe ky hap nuk do t\u00eb sjell\u00eb rezultat dhe ministrja Nagavci vazhdon me q\u00ebndrimin e saj t\u00eb gabuar ndaj kontrat\u00ebs kolektive dhe k\u00ebrkesave t\u00eb sindikat\u00ebs, SBASHK-u do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shpalljes s\u00eb nj\u00eb greve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb arsimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Duke u bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr grevat ne sot do t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb let\u00ebr q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhet nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues ligjor i cili do t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb afatin ligjor t\u00eb v\u00eb komunikim dhe dialog mes nesh dhe MASHT-it dhe n\u00ebse edhe kjo nuk jep ndonj\u00eb rezultat n\u00ebse ministrja Nagavci rri prap\u00eb me q\u00ebndrimin e gabuar ndaj dialogut ve\u00e7mas me q\u00ebndrimin ndaj kontrat\u00ebs kolektive t\u00eb arsimit at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shohim dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarrim vendime\u2019\u2019, tha Jasharaj p\u00ebr FrontOnline.<\/p>\n<p>Ai theksoi se sindikata \u00ebsht\u00eb angazhuar dhe po realizon detyrat q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga K\u00ebshilli Drejtues, organi m\u00eb i lart\u00eb sindikal, i cili p\u00ebrfshin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve nga nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta deri n\u00eb universitetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Jasharaj b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb sinqert\u00eb dhe konstruktiv, duke shprehur shpres\u00ebn q\u00eb Qeveria dhe Ministria e Arsimit t\u00eb ulen p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje dhe t\u00eb shmangin p\u00ebrjetimin e nj\u00eb situate t\u00eb ngjashme me vitin 2022, kur kishte pasur tensione t\u00eb ngjashme mes sindikatave dhe qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019 Pra jemi n\u00eb angazhim dhe po realizojm\u00eb detyrat q\u00eb po na i p\u00ebrcakton k\u00ebshilli drejtues si organi m\u00eb i lart\u00eb mes dy kongreseve e ku jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues e t\u00eb pun\u00ebsuarve q\u00eb nga \u00e7erdhet e deri n\u00eb universitet. Un\u00eb e lus Qeverin\u00eb dhe ministren Nagavci q\u00eb t\u00eb ulemi e t\u00eb bisedojm\u00eb t\u00eb gjendet zgjidhje sepse nuk duam t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet gjendja e vitit 2022\u2019\u2019, tha Jasharaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Jasharaj theksoi se K\u00ebshilli Drejtues i SBASHK-ut ka qen\u00eb kategorik n\u00eb q\u00ebndrimin se, n\u00ebse p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrfshir\u00eb protestat dhe angazhimin p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim, nuk japin rezultate, sindikata do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb greve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u2018\u2019 E them publikisht q\u00eb K\u00ebshilli Drejtues ka qen\u00eb kategorik q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se edhe k\u00ebto p\u00ebrpjekje pra edhe protesta edhe angazhimi I nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit nuk japin asnj\u00eb rezultat at\u00ebher\u00eb duhet marr veprime sindikale dhe ata nuk e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar as grev\u00ebn e p\u00ebrgjithshme n\u00eb arsim\u2019\u2019, p\u00ebrfundoi Jasharaj.<\/p>\n<p>Kryetarja e Sindikat\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve: N\u00ebse nuk arrijm\u00eb marr\u00ebveshje, do t\u00eb vazhdojm\u00eb me protesta<\/p>\n<p>Kryetarja e Sindikat\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Tevide Imeri, ka njoftuar se dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb takim me ministrin Murati, ku \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe specifikuar k\u00ebrkesat e Sindikat\u00ebs, si dhe arsyet e domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kontrat\u00ebs kolektive. Sipas Imerit, ministri Murati k\u00ebrkoi q\u00eb sindikata t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkesat dhe t\u00eb shpjegoj\u00eb m\u00eb tej arsyet, nd\u00ebrsa ata k\u00ebrkuan nj\u00eb p\u00ebrgjigje brenda 2-3 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Me ministrin Murati kemi pasur takim dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00ebfar\u00eb lloj marr\u00ebveshje q\u00eb t\u2019i specifikojm\u00eb edhe ne k\u00ebrkesat tona edhe nj\u00eb her\u00eb dhe arsyeshm\u00ebrin\u00eb e kontrat\u00ebs kolektive pse duhet ta kemi k\u00ebshtu ka k\u00ebrkuar ministri Murati edhe ne i kemi k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebrgjigje brenda 2-3 dite n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dhe a jemi p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb ndonj\u00eb pik\u00eb a pajtohemi\u2019\u2019, tha Imeri p\u00ebr FrontOnline.<\/p>\n<p>Imeri shtoi se, n\u00ebse ka nj\u00eb pajtueshm\u00ebri n\u00eb lidhje me k\u00ebrkesat dhe kontrat\u00ebn kolektive, ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb dyt\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00ebse nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrputhje dhe k\u00ebrkesat e sindikat\u00ebs nuk merren parasysh, nuk do t\u00eb ket\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb vazhduar takimet dhe do t\u00eb intensifikohen protestat.<\/p>\n<p>\u2018\u2019 N\u00eb qoft\u00eb se duan ta b\u00ebjn\u00eb takimin e radh\u00ebs dhe n\u00eb rast se nuk kemi asnj\u00eb p\u00ebrputhje nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb takohemi dhe vazhdojm\u00eb me protesta\u2019\u2019, tha Imeri.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se, n\u00ebse Ministria ndryshon mendim dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb Kontrat\u00ebn kolektive ose t\u00eb realizoj\u00eb k\u00ebrkesat e sindikat\u00ebs, do t\u00eb vazhdojn\u00eb me marr\u00ebveshje, por n\u00ebse kjo nuk ndodh, protestat do t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019N\u00eb rast se nd\u00ebrrojn\u00eb mendje p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb kontrat\u00ebs apo realizim t\u00eb k\u00ebrkesave at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje at\u00ebher\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb me protesta ashtu si\u00e7 kemi filluar \u2018\u2019, p\u00ebrfundoi Imeri.\/eo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy nga sindikatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb, ajo e Arsimit dhe e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, organizuan nj\u00eb protest\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb, duke k\u00ebrkuar kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt. Sindikalist\u00ebt shpreh\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre lidhur me vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr rritjen e pagave, duke theksuar gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e miratimit t\u00eb nj\u00eb Kontrate Kolektive, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":188198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188197","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188197\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}