{"id":188267,"date":"2024-12-16T13:19:50","date_gmt":"2024-12-16T12:19:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=188267"},"modified":"2024-12-16T13:19:50","modified_gmt":"2024-12-16T12:19:50","slug":"takim-i-udheheqesve-te-gjykates-speciale-me-diplomate-permenden-deklaratat-e-grenellit-per-lirimin-e-thacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/takim-i-udheheqesve-te-gjykates-speciale-me-diplomate-permenden-deklaratat-e-grenellit-per-lirimin-e-thacit\/","title":{"rendered":"Takim i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale me diplomat\u00eb, p\u00ebrmenden deklaratat e Grenellit p\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me diplomat\u00ebt e vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, \u00ebsht\u00eb zhvilluar para pak dit\u00ebsh n\u00eb Hag\u00eb. I ashtuquajtur \u2018takim vjetor\u2019 informues, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb m\u00ebsuar burimet e gazet\u00ebs, ka pasur diskutime p\u00ebr ndryshimin e administrat\u00ebs amerikane, deklaratat e Grenellit p\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it dhe procedura t\u00eb tjera t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale. Nacionale ka m\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebna ekskluzive nga ky takim dhe sjell detaje.<\/p>\n<p>Kryeprokurorja e Gjykat\u00ebs Speciale, Kimberli West, kryetarja e Gjykat\u00ebs Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon, u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb para pak dit\u00ebsh n\u00eb Hag\u00eb. Megjithat\u00eb, aty nuk ishin vet\u00ebm. Tri udh\u00ebheq\u00ebset e Gjykat\u00ebs Speciale mbajt\u00ebn takimin e radh\u00ebs me diplomat\u00ebt e vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe shteteve t\u00eb treta kontribuese.<\/p>\n<p>Gazeta Nacionale ka m\u00ebsuar se ky takim \u00ebsht\u00eb mbajtur para pak dit\u00ebsh n\u00eb Hag\u00eb, ku diplomat\u00ebt e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, jan\u00eb njoftuar nga lider\u00ebt e Speciales, p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb reja lidhur me procedurat gjyq\u00ebsore n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn dy burime t\u00eb ndryshme, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Nacionales se n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim jan\u00eb diskutuar edhe zhvillime t\u00eb tjera. Sipas burimeve t\u00eb gazet\u00ebs, kryeprokurorja e Gjykat\u00ebs Speciale, Kimberli West, ka ngritur shqet\u00ebsime lidhur me deklaratat e Richard Grenell, p\u00ebr lirimin e Hashim Tha\u00e7it, deklarata t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb disa intervista televizive por edhe postime n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 25 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb misioneve diplomatike. Jan\u00eb njoftuar p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, por \u00ebsht\u00eb publikuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb ku Grenell thot\u00eb se do ta lirojn\u00eb Tha\u00e7in\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy burime p\u00ebr gazet\u00ebn Nacionale.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka m\u00ebsuar gazeta, ka qen\u00eb kryeprokurorja e Speciales, Kimberli West, e cila i ka publikuar disa deklarata t\u00eb Richard Grenellit ku ai fliste p\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it pasi Donald Trump t\u00eb b\u00ebhet president.<\/p>\n<p>Richard Grenell n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb publikuar para dy muajsh n\u00eb televizionin e shqiptaro-amerikan\u00ebve, ALB TVUSA, kishte th\u00ebn\u00eb se sapo Trump t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, do ta lirojn\u00eb Hashim Tha\u00e7in. Deklarat\u00eb e cila, sipas burimeve t\u00eb Nacionales, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me diplomat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb intervista p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u00c7ka un\u00eb besoj \u00ebsht\u00eb se ne kur po b\u00ebnim progres, dhe Jack Smish ishte n\u00eb Hag\u00eb, ai targetoi Tha\u00e7in, ai \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb burg. Nuk ndihem mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ndihem sikur ne e pyet\u00ebm at\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar, dhe u penalizua e shkoi n\u00eb burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb ndihem se duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr ta liruar, dhe do t\u00eb provoj\u00eb, dhe shpresoj q\u00eb Trump t\u00eb fitoj\u00eb dhe ne do ta nxjerrim Tha\u00e7in n\u00eb liri. \u00cbsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr evropian\u00ebt q\u00eb ta mbajn\u00eb Tha\u00e7in n\u00eb burg pa gjykim, pa akuza, por t\u00eb nxitura nga Jack Smith. E njoh se Jack Smith \u00ebsht\u00eb figur\u00eb politike, ai shkon p\u00ebr shkaqe politike, e kam par\u00eb te Trump dhe te Tha\u00e7i\u201d, tha Grenell n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"BISED\u00cb ME RICHARD GRENELL E PLOT\u00cb\" width=\"1240\" height=\"698\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/AaxUtUGa26w?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Takimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale, megjithat\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb detaje se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar.<\/p>\n<p>&#8220;Ngjash\u00ebm me gjykatat e tjera q\u00eb merren me krimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Presidenti dhe Sekretari i Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs takohen me pal\u00ebt e interesuara, duke p\u00ebrfshir\u00eb shtetet kontribuuese dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb financojn\u00eb gjykat\u00ebn, me q\u00ebllim q\u00eb t&#8217;i informojn\u00eb ata mbi zhvillimet publike n\u00eb procedur\u00eb. K\u00ebto procedura dhe takime raportohen n\u00eb Raportet Vjetore t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, Nacionale k\u00ebrkoi p\u00ebrgjigje edhe nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb. Megjithat\u00eb, ata nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Specializuar nuk i komenton njoftimet diplomatike\u201d, tha Chris Bennet nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Nacionale ka d\u00ebrgura pyetje edhe n\u00eb zyr\u00ebn p\u00ebr media t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale me seli n\u00eb Hag\u00eb, por t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb pas k\u00ebtij takimi, kryeprokurorja e Gjykat\u00ebs Speciale, erdhi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Vizita e dyt\u00eb e saj brenda dy muajsh.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb informacion, asnj\u00eb agjend\u00eb dhe asnj\u00eb takim t\u00eb cilin ajo e realizoi nuk u njoftua p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Takimet vjetore \u2018t\u00eb raportimit\u2019 para diplomat\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, takime t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00ebsoi Nacionale, jan\u00eb mbajtur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Dhe kjo, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e raporteve publike t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb tri vitet e fundit, n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit ose fillim t\u00eb dhjetorit, udh\u00ebheq\u00ebsit e Dhomave t\u00eb Specializuara, i njoftojn\u00eb ambasador\u00ebt p\u00ebr zhvillimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 25 n\u00ebntor 2021, drejtuesit p\u00ebrdit\u00ebsuan, n\u00ebp\u00ebrmjet videokonferenc\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe shteteve t\u00eb treta kontribuese n\u00eb Hag\u00eb, mbi pun\u00ebn e DHSK-s\u00eb dhe ZPS-s\u00eb gjat\u00eb takimit t\u00eb tyre vjetor\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 24 n\u00ebntor (2022), gjat\u00eb takimit informues vjetor, Kryetarja, Administratorja dhe Ushtruesi i Detyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar informuan p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe shteteve t\u00eb treta kontribuese me seli n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e DHSK-s\u00eb dhe ZPS-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raportin e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 8 dhjetor 2023, n\u00eb seanc\u00ebn vjetore t\u00eb informimit drejtuesit e lart\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuan shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe shtetet e treta kontribuuese me baz\u00eb n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e DHSK-s\u00eb dhe ZPS-s\u00eb\u201d, theksohet n\u00eb raportin e pun\u00ebs t\u00eb Speciales p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Kryetarja e Speciales beson se Amerika nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes s\u00eb Donald Trump si president i Amerik\u00ebs, kryetarja e Gjykat\u00ebs Speciale, Ekaterina Trendafilova, mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n<p>Ajo u pyet p\u00ebr deklaratat nga Richard Grenell p\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>Trendafilova deklaroi se nuk beson q\u00eb Amerika do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi subjekt politik. Ne jemi gjykat\u00eb. Dhe askush nga ne nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vendim lidhur me krijimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar. N\u00eb fakt, pal\u00ebt tona kryesore t\u00eb interesit jan\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, por ne kemi edhe shtete kontribuuese, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Megjithat\u00eb, k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe do ta p\u00ebrs\u00ebris deri n\u00eb momentin kur do t\u00eb jem gabim, se askush nuk u p\u00ebrpoq t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebse kan\u00eb pyetur se sa do t\u00eb zgjas\u00eb ky rast, sa koh\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb ai rast, kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha. Pra, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb para s\u00eb gjithash\u2026 Ky \u00ebsht\u00eb projekt i Bashkimit Evropian dhe i Kosov\u00ebs. Fundi i institucionit mund t\u00eb jet\u00eb njoftimi nga K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb para p\u00ebrfundimit nga Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se hetimet kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Dhe n\u00eb lidhje me [zgjedhjet], kjo ishte zgjedhja e njer\u00ebzve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, zgjedhje spektakolare. Megjithat\u00eb, Shtetet e Bashkuara dihet se jan\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb promovojn\u00eb shum\u00eb sundimin e ligjit dhe nuk mendoj se do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb lidhet me Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, u p\u00ebrgjigj Trendafilova.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb vjen pas ngritjes s\u00eb nj\u00eb aktakuze t\u00eb re ndaj Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shtoi edhe m\u00eb shum\u00eb reagimet ndaj Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me diplomat\u00ebt e vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, \u00ebsht\u00eb zhvilluar para pak dit\u00ebsh n\u00eb Hag\u00eb. I ashtuquajtur \u2018takim vjetor\u2019 informues, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb m\u00ebsuar burimet e gazet\u00ebs, ka pasur diskutime p\u00ebr ndryshimin e administrat\u00ebs amerikane, deklaratat e Grenellit p\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it dhe procedura t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":188268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188267","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}