{"id":188345,"date":"2024-12-17T08:38:36","date_gmt":"2024-12-17T07:38:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=188345"},"modified":"2024-12-17T08:38:36","modified_gmt":"2024-12-17T07:38:36","slug":"rregullorja-e-re-e-kpm-se-cilat-jane-obligimet-e-medieve-gjate-fushates-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rregullorja-e-re-e-kpm-se-cilat-jane-obligimet-e-medieve-gjate-fushates-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Rregullorja e re e KPM-s\u00eb: Cilat jan\u00eb obligimet e medieve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), n\u00eb mbledhjen e 12-t\u00eb t\u00eb rregullt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb 16 dhjetor, miratoi Rregulloren p\u00ebr obligimet e sh\u00ebrbimeve mediale gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>KPM ka hartuar k\u00ebt\u00eb Rregullore me mb\u00ebshtetjen e Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Kjo Rregullore synon implementimin e Kapitullit VIII \u201cMediat gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve\u201d, t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, q\u00eb p\u00ebrcakton obligimet e medieve ndaj subjekteve politike gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes dispozitave t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje, mes tjerash p\u00ebrcaktohet edhe qasja e drejt\u00eb dhe e paanshme nga mediet gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mediet t\u00eb cilat vendosin t\u00eb organizojn\u00eb programin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, duhet t\u00eb deklarohen tek KPM n\u00ebse do t\u00eb mbulojn\u00eb fushat\u00ebn jo m\u00eb larg se shtat\u00eb dit\u00eb kalendarike, para fillimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Orari dhe koh\u00ebzgjatja e pikave reklamuese politike<\/p>\n<p>Si forma t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb medie gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebrcaktohen t\u00eb jen\u00eb lajmet, intervistat, debatet, paraqitjet e lira politike, konventat dhe tubimet e subjekteve t\u00eb certifikuara politike, hapja dhe mbyllja e fushatave nga subjektet politike, si dhe reklamimet politike me apo pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Rregullorja p\u00ebrcakton edhe orarin p\u00ebr aktivitetet e fushat\u00ebs zgjedhore, nga ora 12:00 deri n\u00eb ora 00:00.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kjo Rregullore ndalon emetimin e pikave reklamuese politike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programeve informative.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pikave reklamuese politike, ato p\u00ebrkufizohen si nj\u00eb mesazh apo prezantim i shkurt\u00ebr dhe i fokusuar q\u00eb krijohet dhe transmetohet p\u00ebr t\u00eb promovuar kandidat\u00eb, subjekte politike ose platforma t\u00eb tyre gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, e cila synon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb opinionin publik dhe t\u00eb nxis\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr subjektin politik q\u00eb e transmeton.<\/p>\n<p>Rregullorja p\u00ebrcakton edhe koh\u00ebzgjatjen e k\u00ebtyre pikave reklamuese, e cila nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se 120 sekonda.<\/p>\n<p>Reklamimi me pages\u00eb dhe pa pages\u00eb<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Rregullore rregullohet edhe \u00e7\u00ebshtja e ndarjes s\u00eb minutave p\u00ebr reklamimin politik me dhe pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Mediet t\u00eb cilat vendosin q\u00eb t\u00eb transmetojn\u00eb reklamim politik me pages\u00eb, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb edhe nj\u00eb sasi minimale minutash t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr emetim pa pages\u00eb secilit subjekt politik t\u00eb certifikuar.<\/p>\n<p>Sasia minimale e minutave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb emetimit pa pages\u00eb p\u00ebr Transmetuesin Televiziv t\u00eb Sh\u00ebrbimit Publik \u00ebsht\u00eb 40 minuta. P\u00ebr transmetuesit televiziv privat q\u00eb transmetojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb 20 minuta, kurse p\u00ebr stacionet tjera televizive \u00ebsht\u00eb 15 minuta.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket radiove, sasia minimale e minutave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb emetimit \u00ebsht\u00eb 30 minuta p\u00ebr dy radiot publike, 15 minuta p\u00ebr secilin radio-stacion q\u00eb transmeton n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, si dhe 10 minuta p\u00ebr t\u00eb gjitha radio-stacionet tjera.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb e emetimit, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb transmetuesve individual\u00eb dhe pajtimit me subjektet politike t\u00eb certifikuara, mund t\u00eb sigurohet si pika reklamuese politike pa pages\u00eb, pjes\u00ebmarrje n\u00eb debate, programe diskutimi, ose intervista jasht\u00eb programeve t\u00eb rregullta informative t\u00eb parapara.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me reklamimin politik me pages\u00eb, Rregullorja nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrcakton se listat e \u00e7mimeve publikohen nj\u00eb jav\u00eb para fillimit t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto lista parashihet t\u00eb publikohen n\u00eb ofertat q\u00eb u b\u00ebhen subjekteve politike dhe n\u00eb ueb-faqen e medieve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, koha e emetimit t\u00eb reklamimit politik mund t\u00eb konsumohet n\u00eb form\u00eb t\u00eb pikave reklamuese dhe materialeve t\u00eb sponsorizuara.<\/p>\n<p>Rregullorja p\u00ebrcakton se hap\u00ebsira kohore q\u00eb transmetuesit mund t\u2019ia shesin t\u00eb gjitha subjekteve politike p\u00ebr reklamim politik \u00ebsht\u00eb 6 or\u00eb brenda orarit 12:00 \u2013 00:00. Kjo hap\u00ebsir\u00eb duhet t\u2019iu ofrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve t\u00eb certifikuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kufiri sasior i koh\u00ebs s\u00eb emetimit politik p\u00ebr nj\u00eb subjekt t\u00eb certifikuar politik brenda nj\u00eb dite \u00ebsht\u00eb 90 minuta.<\/p>\n<p>Po ashtu, parashihet edhe q\u00eb koha e ofruar p\u00ebr emetim politik p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet politike t\u00eb certifikuara duhet t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb dhe e balancuar p\u00ebr koh\u00ebn prime dhe koh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i reklamimit me pages\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 elementeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura, kjo Rregullore p\u00ebrmban edhe dispozita q\u00eb lidhen me \u00e7mimin e reklamimit me pages\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Rregullorja p\u00ebrcakton se \u00e7mimi p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb p\u00ebr pika reklamuese nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa shkalla m\u00eb e ul\u00ebt e ngarkuar p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb dhe dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs gjat\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mediet obligohen t\u00eb mbajn\u00eb ditar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ditor p\u00ebr qasjet e siguruara pa pages\u00eb dhe koh\u00ebt p\u00ebr reklamim q\u00eb i jan\u00eb shitur \u00e7do subjekti politik t\u00eb certifikuar.<\/p>\n<p>Emisionet dhe debatet politike<\/p>\n<p>Po ashtu, Rregullorja parasheh obligime t\u00eb medieve edhe n\u00eb lidhje me emisionet dhe debatet politike.<\/p>\n<p>Mes tjerash, p\u00ebrcaktohet se gjat\u00eb emisioneve apo debateve politike, udh\u00ebheq\u00ebsit e emisioneve do t\u00eb ndajn\u00eb dhe mund\u00ebsojn\u00eb koh\u00ebn e barabart\u00eb p\u00ebr secilin subjekt politik, duke e ndar\u00eb n\u00eb minuta t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr secilin subjekt politik p\u00ebr t\u2019i shprehur dhe mbrojtur q\u00ebndrimet e tyre politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr rastet kur n\u00eb debate ka p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa partive politike, mediet duhet t\u00eb ndajn\u00eb koh\u00ebn e barabart\u00eb t\u00eb minutazh\u00ebs sipas subjektit t\u00eb certifikuar politik.<\/p>\n<p>Kurse, koha dhe orari i ndar\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e subjekteve politike, llogaritet koh\u00eb e ndar\u00eb p\u00ebr subjektin e certifikuar politik.<\/p>\n<p>Hulumtimet, sondazhet dhe anketat<\/p>\n<p>Gjithashtu, Rregullorja p\u00ebrmban dispozita q\u00eb rregullojn\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjet e sondazheve. K\u00ebshtu, organizimi dhe publikimi i sondazheve apo anketave online, n\u00eb programet e mediave gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe dit\u00ebn e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb i ndaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebrcaktohen edhe kritere p\u00ebr mediat q\u00eb publikojn\u00eb hulumtime dhe anketa gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zgjedhjet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto raste, mediet obligohen q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb numrin e respondent\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hulumtim, metodologjin\u00eb e hulumtimit apo anket\u00ebs, si dhe emrin e kompanis\u00eb realizuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, ato duhet t\u00eb tregojn\u00eb edhe emrin e partis\u00eb apo organizat\u00ebs q\u00eb ka k\u00ebrkuar apo financuar p\u00ebr hulumtimin apo anket\u00ebn, si dhe margjin\u00ebn e gabimit.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb fillon 24 or\u00eb para mbylljes zyrtare t\u00eb vendvotimeve dhe deri n\u00eb p\u00ebrmbylljen e procesit zgjedhor, asnj\u00eb medie nuk transmeton asnj\u00eb publikim ose transmetim t\u00eb rezultateve t\u00eb hulumtimit t\u00eb opinionit publik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fushat\u00ebn e zgjedhjeve, duke p\u00ebrshir\u00eb daljen n\u00eb votime.<\/p>\n<p>Dita e zgjedhjeve<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, Rregullorja ndalon q\u00eb mediet t\u00eb transmetojn\u00eb ose publikojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo materiali q\u00eb i takon aktivitetit t\u00eb fushat\u00ebs, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb fillon me hapjen e vendvotimeve deri n\u00eb mbylljen zyrtare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Mediet mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb lidhur me mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor, numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje, njoftimet zyrtare nga KQZ apo institucionet tjera relevante, problemet e mundshme apo sjelljet e partive politike, apo lidhur me parregullsi eventuale n\u00eb lidhje me procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, mediet nuk transmetojn\u00eb prononcimet e kandidat\u00ebve nga listat p\u00ebr deputet\u00eb apo asamblist\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive politike dhe kandidat\u00ebve p\u00ebr kryeminist\u00ebr, apo kryetar t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje tjera<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje tjera q\u00eb parashihen p\u00ebrmes k\u00ebsaj Rregulloreje jan\u00eb edhe parandalimi i konfliktit t\u00eb interesit, monitorimi i ditar\u00ebve nga KPM, monitorimi i zbatimit t\u00eb Rregullores, trajtimi i ankesave nga ana e KPM-s\u00eb, si dhe publikimi i raportit p\u00ebrfundimtar nga KPM.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i obligimeve t\u00eb medieve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb draftin e fundit t\u00eb Rregullores, t\u00eb miratuar nga ana e KPM n\u00eb mbledhjen e 12-t\u00eb, m\u00eb 16 dhjetor 2024. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), n\u00eb mbledhjen e 12-t\u00eb t\u00eb rregullt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb 16 dhjetor, miratoi Rregulloren p\u00ebr obligimet e sh\u00ebrbimeve mediale gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. KPM ka hartuar k\u00ebt\u00eb Rregullore me mb\u00ebshtetjen e Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c. Kjo Rregullore synon implementimin e Kapitullit VIII \u201cMediat gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":188346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188345\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}