{"id":188942,"date":"2024-12-22T16:38:06","date_gmt":"2024-12-22T15:38:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=188942"},"modified":"2024-12-22T16:39:27","modified_gmt":"2024-12-22T15:39:27","slug":"shkruan-avni-rudakukurti-imiton-qeverite-ne-filipine-bangladesh-indi-turqi-ukraine-meksike-e-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shkruan-avni-rudakukurti-imiton-qeverite-ne-filipine-bangladesh-indi-turqi-ukraine-meksike-e-shqiperi\/","title":{"rendered":"Shkruan &#8211; Avni Rudaku:Kurti imiton qeverit\u00eb n\u00eb Filipine, Bangladesh, Indi, Turqi, Ukrain\u00eb, Meksik\u00eb e Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>N\u00eb prag dhe n\u00eb periudha zyrtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, disa qeveri kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb mjete financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje elektorale. N\u00eb Filipine, presidenti Rodrigo Duterte shp\u00ebrndau subvencione dhe grante p\u00ebr fermer\u00ebt dhe shtresat e varfra. N\u00eb Indi, qeveria shp\u00ebrndau ndihma financiare p\u00ebr t\u00eb varfrit, p\u00ebrfshir\u00eb kredi p\u00ebr fermer\u00ebt dhe pagesa direkte. N\u00eb Turqi, qeveria e Rexhep Erdoganit shp\u00ebrndau pagesa shtes\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe ndihma sociale p\u00ebr shtresa t\u00eb caktuara. N\u00eb Bangladesh, qeveria shp\u00ebrndau paketa ndihme financiare p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe fermer\u00ebt. N\u00eb Ukrain\u00eb, para revolucionit t\u00eb Mejdanit, qeveria shp\u00ebrndau ndihma p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe subvencione p\u00ebr energjin\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, qeveria e Edi Ram\u00ebs shp\u00ebrndau ndihma p\u00ebr pensionist\u00ebt, t\u00eb papun\u00ebt dhe familjet n\u00eb nevoj\u00eb. Po ashtu, n\u00eb Meksik\u00eb, qeveria shp\u00ebrndau bonuse p\u00ebr familjet e varfra. T\u00eb gjitha k\u00ebto shp\u00ebrndarje jan\u00eb par\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar votuesit n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve.<br \/>\n                                                     100 euro jan\u00eb pak, por nuk jan\u00eb asgj\u00eb<br \/>\n                                     Vet\u00ebm pak dit\u00eb para zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, jo m\u00eb larg se 1 muaj e gjys\u00ebm, Qeveria e Albin Kurtit njoftoi p\u00ebr ndihm\u00ebn e nj\u00ebhershme n\u00eb fundvit, p\u00ebr 100 euro shtes\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe \u00e7do f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are. Parat\u00eb do t\u00eb alokohen n\u00eb jav\u00ebn q\u00eb vjen. Para se t\u00eb l\u00ebshohemi n\u00eb kritika t\u00eb k\u00ebtij vendimi n\u00eb aspektin etik, dua t\u00eb konstatoj se, i kritikoj edhe disa q\u00eb thon\u00eb se 100 euro nuk jan\u00eb asgj\u00eb. Nuk jan\u00eb bash asgj\u00eb. N\u00eb fundin e vitit, ka tashm\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb festive. Me 100 euro, i g\u00ebzoni edhe pensionist\u00ebt, edhe f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb dhjetor, ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb rritur konsumin, daljen p\u00ebr arg\u00ebtim, shijimin e sht\u00ebpizave t\u00eb vendosura dekorative n\u00eb sheshet e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shpenzime n\u00eb nat\u00ebn e vitit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb blerje n\u00eb qendrat e m\u00ebdha tregtare. Ato para kryesisht shkojn\u00eb p\u00ebr konsum, ve\u00e7mas pije dhe ushqime, pse jo edhe p\u00ebr blerjen e rrobave t\u00eb reja. N\u00eb fundvit, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebt mb\u00ebshtesin familjar\u00ebt e tyre \u2013 ndon\u00ebse jo si m\u00eb par\u00eb, ndihma edhe nga Qeveria, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebmosh\u00eb prej 100 eurosh, g\u00ebzon mij\u00ebra pensionist\u00eb e f\u00ebmij\u00eb. Me ato pak mjete financiare, krijohen disa \u00e7aste g\u00ebzimi dhe ato jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Vlera e paras\u00eb ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm pas inflacionit, por kur ato vijn\u00eb befas, s\u00ebrish jan\u00eb momente t\u00eb ndryshimit pozitiv t\u00eb mimik\u00ebs njer\u00ebzore. Pra, 100 euro nuk jan\u00eb asgj\u00eb, kan\u00eb vler\u00eb, ve\u00e7mas leht\u00ebsim momental, nd\u00ebrsa p\u00ebr qendrat e m\u00ebdha tregtare, p\u00ebr ato, gjithmon\u00eb jan\u00eb g\u00ebzim i ve\u00e7ant\u00eb dhe profit i lart\u00eb. Shumica e atyre parave t\u00eb ndara nga Qeveria e Kosov\u00ebs, do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb vend, ndon\u00ebse Kurti e konsideron veten socialdemokrat dhe ua shp\u00ebrndan parat\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb familjeve shum\u00eb t\u00eb pasura.<br \/>\n                                                 100 euro nuk jan\u00eb t\u00eb Albin Kurtit<br \/>\n                                             P\u00ebr shkak se Qeveria Kurti e ka mandatin p\u00ebr t\u00eb menaxhuar me parat\u00eb publike, duhet ta st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebrisim, se ato nuk jan\u00eb mjete financiare private t\u00eb kryeministrit e as t\u00eb ministrit t\u00eb financave. Ato jan\u00eb para t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb shp\u00ebrndahen p\u00ebr kategori t\u00eb ve\u00e7anta, nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Qeveria vet\u00ebm i menaxhon, por nuk i ka n\u00eb pron\u00ebsi private.<\/p>\n<p>Kritikat ndaj Albin Kurtit<br \/>\n                                      Pse \u00ebsht\u00eb imorale dhe jo aq demokratike, t\u00eb shp\u00ebrndahen mjete financiare n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare?<br \/>\n1.\tTendenca p\u00ebr t\u00eb krijuar q\u00ebndrime pozitive p\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti.<br \/>\n2.\tShtremb\u00ebrimi i gjykimeve dhe kritikave ndaj Qeveris\u00eb Kurti.<br \/>\n3.\tDemokracia presupozon vullnetin e lir\u00eb, pa asnj\u00eb shtr\u00ebnges\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas marrjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes shtes\u00eb nga pensionist\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebt, ndon\u00ebse kategoria e dyt\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vote, mund t\u00eb ndikojn\u00eb te nj\u00ebri-tjetri, p\u00ebr t\u00eb votuar L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<br \/>\n4.\tDhurimi financiar si k\u00ebmbim psikologjik i vot\u00ebs.<br \/>\n5.\tKeqp\u00ebrdorimi i buxhetit t\u00eb shtetit t\u00eb veprohet n\u00eb interes direkt t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr zgjedhjet, n\u00eb vend se t\u00eb ket\u00eb politika t\u00eb menduara mir\u00eb p\u00ebr zgjidhje afatgjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr pensionist\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\n6.\tT\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsh financiarisht f\u00ebmij\u00ebt, ve\u00e7mas n\u00ebn 16 vje\u00e7, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndikosh te vet\u00eb prind\u00ebrit, e ve\u00e7mas n\u00eb kategorin\u00eb e grave, n\u00ebnave, pasi ato shpesh mbajn\u00eb xhirollogarit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl nuk i marrin direkt ato mjete financiare, duke ndikuar n\u00eb bindjet elektorale t\u00eb vet\u00eb prind\u00ebrve q\u00eb marrin ato shtesa financiare n\u00eb fundvit.<br \/>\n7.\t\u00cbsht\u00eb imorale t\u00eb p\u00ebrfitosh elektoralisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb pushtetit, duke krijuar p\u00ebrfitim politik t\u00eb padrejt\u00eb.<br \/>\n8.\tShtesat e tilla krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb padrejt\u00eb politikan\u00eb-qytetar\u00eb-votues.<br \/>\n9.\tE pamoralshme t\u00eb krijosh v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tilla p\u00ebr rival\u00ebt politik\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<br \/>\n10.\tD\u00ebmtohet indirekt ndershm\u00ebria e zgjedhjeve demokratike.<br \/>\n11.\tVazhdon krijimi i kultur\u00ebs klienteliste.<br \/>\n12.\tKrijimi i ndjenj\u00ebs s\u00eb detyrimit moral p\u00ebr t\u00eb votuar dik\u00eb q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb mjete financiare.<br \/>\n13.\tPolitikat e tilla jan\u00eb kund\u00ebrproduktive p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb mir\u00ebqenies socio-ekonomike.<br \/>\n14.\tRritja e p\u00ebr\u00e7arjes dhe tensioneve zgjedhore.<\/p>\n<p>Albini si opozitar, ka kritikuar politika t\u00eb tilla<br \/>\n                                      Nuk ka politikan q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm e m\u00eb kritik ndaj politikave t\u00eb tilla n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, sesa Albin Kurti, sa ishte n\u00eb opozit\u00eb. T\u00eb gjitha ato q\u00eb i ka kritikuar te rival\u00ebt e tij t\u00eb dikursh\u00ebm politik\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, sapo ka ardhur n\u00eb pushtet. <\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb 100 eurove, rritja solide e pag\u00ebs<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb 100 eurove p\u00ebr pensionist\u00eb e f\u00ebmij\u00eb, alternativa m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja solide e pagave p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, var\u00ebsisht nga mund\u00ebsit\u00eb buxhetore ekzistuese. Jam edhe kund\u00ebr premtimeve t\u00eb disa partive opozitare, t\u00eb cilat shtyhen me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb rritjes s\u00eb pagave, pa treguar se ku dhe si do t\u00eb merren ato mjete financiare nga nj\u00eb buxhet i varf\u00ebr i Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb buxhetit p\u00ebr \u00e7do vit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku N\u00eb prag dhe n\u00eb periudha zyrtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, disa qeveri kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb mjete financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje elektorale. N\u00eb Filipine, presidenti Rodrigo Duterte shp\u00ebrndau subvencione dhe grante p\u00ebr fermer\u00ebt dhe shtresat e varfra. N\u00eb Indi, qeveria shp\u00ebrndau ndihma financiare p\u00ebr t\u00eb varfrit, p\u00ebrfshir\u00eb kredi p\u00ebr fermer\u00ebt dhe pagesa direkte. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":188945,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188942","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188942\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188945"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}