{"id":189183,"date":"2024-12-24T12:25:49","date_gmt":"2024-12-24T11:25:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=189183"},"modified":"2024-12-24T12:25:49","modified_gmt":"2024-12-24T11:25:49","slug":"ipeshkvi-gjergji-uron-krishtlindjet-ti-lutemi-zotit-te-na-mbush-me-paqe-gezim-dhe-force","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ipeshkvi-gjergji-uron-krishtlindjet-ti-lutemi-zotit-te-na-mbush-me-paqe-gezim-dhe-force\/","title":{"rendered":"Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T\u2019i lutemi Zotit t\u00eb na mbush me paqe, g\u00ebzim dhe forc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ai gjithashtu u shpreh se jan\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellat e 25-ta q\u00eb po i festojm\u00eb n\u00eb liri dhe tha se sivjet, sikur asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebr gjitha sheshet e qyteteve dhe oborret e famullive, besimtar\u00ebt dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb duke festuar, \u201cpo g\u00ebzojn\u00eb e po k\u00ebnaq\u00ebn me nj\u00ebritjetrin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, nuk duhet harruar q\u00eb ne t\u00eb pag\u00ebzuarit, kremtojm\u00eb Mish\u00ebrimin e Fjal\u00ebs, ardhjen e Zotit n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs dhe n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve, sikurse e d\u00ebshmon Sh\u00ebn Gjoni n\u00eb ungjillin e tij: \u201cFjala u b\u00eb njeri e banoi nd\u00ebr ne. Ne e pam\u00eb lavdin\u00eb e tij, at\u00eb lavdi q\u00eb prej Atit i p\u00ebrket Birit t\u00eb vet\u00ebm plot hir e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d (Gjn 1, 14). N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kemi p\u00ebrjetuar lloj-lloj vuajtjesh, padrejt\u00ebsish e mohimesh, si nga t\u00eb huajit ashtu edhe nga tan\u00ebt. Megjithat\u00eb, ne q\u00ebndruam t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb pathyesh\u00ebm duke k\u00ebnduar: \u201cLavdi Zotit n\u00eb m\u00eb t\u00eb lartin qiell e paqe mbi tok\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb i ka p\u00ebr zem\u00ebr!\u201d (Lk 2, 14). Me shpirtin e k\u00ebsaj k\u00ebnge t\u00eb mbushur me g\u00ebzim, kemi shprehur besimin ton\u00eb n\u00eb Zotin dhe kemi p\u00ebrjetuar shfaqjen e dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit n\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFjala e Mish\u00ebruar-Krishti, \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb q\u00eb na mban t\u00eb fort e t\u00eb lumtur gjat\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb bot\u00ebs, na forcon n\u00eb vuajtjet tona dhe iu jep kuptim sakrificave q\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, kurse Shpirti i Tij i shenjt\u00eb na m\u00ebson t\u00eb duam, t\u00eb besojm\u00eb dhe shpresojm\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzimi yn\u00eb q\u00eb na b\u00ebn t\u2019i mbetemi besnik\u00eb Fjal\u00ebs. Forca jon\u00eb q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb fe dhe g\u00ebzimi i shpres\u00ebs q\u00eb na m\u00ebson t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb amshim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe Krishtin, Hyji ka kryer projektin e tij p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, p\u00ebrvujt\u00ebnisht ka manifestuar dashurin\u00eb e tij n\u00eb ne, dhe ka shfaq mbi ne m\u00ebshir\u00ebn e vet. N\u00ebp\u00ebr Krishtin e ka shpall Ungjillin, Lajmin e Mir\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit; na ka ftuar n\u00eb kthim dhe pajtim me Hyjin At\u00eb dhe ata q\u00eb kan\u00eb pranuar At\u00ebsin\u00eb e Tij, i ka b\u00ebr\u00eb bij\u00eb p\u00ebr amshim. N\u00eb Krishtin e ka manifestuar gjith\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb dhe lavdin\u00eb e Tij, duke e ngjallur nga t\u00eb vdekurit. Me ngjalljen e tij t\u00eb gjith\u00eb ne jemi b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Lavdis\u00eb Hyjnore. Prandaj, ndon\u00ebse akoma shtegtojm\u00eb mbi tok\u00eb, t\u00eb jetojm\u00eb hyjnisht duke i kultivuar dhe p\u00ebrdorur frytet e shpirtit, q\u00eb jan\u00eb: \u201cdashuria, hareja, paqja, duresa, dashamir\u00ebsia, mir\u00ebsia, besnik\u00ebria, but\u00ebsia, p\u00ebrkorm\u00ebria.\u201d (Gal 5,22-23)\u201d, thuhet n\u00eb mesazhin e tij.<\/p>\n<p>Ai tha gjithashtu se ushtrimi i fes\u00eb me dhe brenda bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarve n\u00ebp\u00ebrmjet si\u00e7 u shpreh ai, \u201curat\u00ebs, sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb sakramenteve dhe sh\u00ebrbimit me dashuri, na mund\u00ebson t\u00eb jetojm\u00eb realitetin e sot\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe t\u00eb pag\u00ebzuarit besojm\u00eb, d\u00ebshmojm\u00eb dhe shpallim Krishtin shp\u00ebtimtar, pasi jemi \u201c\u2026trupi i Krishtit dhe secili prej nesh gjymtyr\u00eb e Tij\u201d (1 Kor 12,27) . Duam t\u00eb jemi burim paqeje dhe gurr\u00eb dashurie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sikur lutej Sh\u00ebn Fran\u00e7esku, e pastaj edhe Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza: \u201cO Zot m\u00eb b\u00ebj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb paqes sate, ashtu q\u00eb ku ka urrejtje t\u00eb sjell dashuri, ku ka fyerje, t\u00eb sjell falje; ku ka p\u00ebr\u00e7arje, t\u00eb sjell unitet; ku ka dyshim, t\u00eb sjell besim, ku ka d\u00ebshp\u00ebrim, t\u00eb sjell shpres\u00eb; ku ka err\u00ebsir\u00eb, t\u00eb sjell drit\u00eb; ku ka trishtim, t\u00eb sjell g\u00ebzim.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb lutje p\u00ebrmblidhet t\u00ebr\u00eb feja dhe misioni i t\u00eb pag\u00ebzuarave, k\u00ebndej d\u00ebshirojm\u00eb ta duam \u00e7do njeri e \u00e7do krijes\u00eb me zemr\u00ebn e Krishtit, mu ashtu si\u00e7 Ai na deshi ne (Khs. Gjon 15,12). Por, e gjith\u00eb kjo nuk mund t\u00eb kuptohet pa fe. Pasi, s\u2019ka shkenc\u00eb q\u00eb mund t\u2019i v\u00ebrtetoj\u00eb, nuk kultivohen me asnj\u00eb lloj nd\u00ebrhyrje gjenetike, nuk mund t\u2019i njoh\u00eb e as t\u2019i lexoj\u00eb algoritmi m\u00eb i p\u00ebrkryer i inteligjenc\u00ebs artificiale. Pastaj, ato nuk mund t\u00eb blihen me pasuri materiale, t\u00eb ruhen me rite religjioze, ose t\u00eb mbrohen me mjete juridike. K\u00ebto dhunti mund t\u2019i ket\u00eb, t\u2019i ndjej\u00eb, t\u2019i sheh e t\u2019i njeh vet\u00ebm nj\u00eb zem\u00ebr e sh\u00ebruar me m\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb mendje e ndri\u00e7uar me fe dhe nj\u00eb njeri i shp\u00ebtuar prej Zotit dashuri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUshtrimi i fes\u00eb me dhe brenda bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarve n\u00ebp\u00ebrmjet urat\u00ebs, sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb sakramenteve dhe sh\u00ebrbimit me dashuri, na mund\u00ebson t\u00eb jetojm\u00eb realitetin e sot\u00ebm, duke e b\u00e2 t\u00eb tashme t\u2019kaluemen e t\u00eb qyshtashme at\u00eb q\u00eb shpresojm\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb ne shprehet, p\u00ebrjetohet dhe shpresohet dashuria e Zotit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe vazhdimisht. K\u00ebshtu na mund\u00ebsohet t\u00eb shohim rrug\u00ebn q\u00eb p\u00ebrshkuan t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb ndri\u00e7ojm\u00eb shtigjet nga duhet t\u00eb kalojm\u00eb, duke krijuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht shtegun e udh\u00ebtimit p\u00ebr gjeneratat e reja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u201cp\u00ebrqendroni t\u00eb gjitha forcat tuaja q\u00eb t\u2019ia shtoni fes\u00eb virtytin, virtytit dijen, dijes p\u00ebrkorm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrkorm\u00ebris\u00eb q\u00ebndres\u00ebn, q\u00ebndres\u00ebs p\u00ebrshpirt\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrshpirt\u00ebris\u00eb dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dashurin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin gjithk\u00ebnd.\u201d (2 Pjt 1, 5-7)\u201d.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebllez\u00ebr dhe motra, si gjithmon\u00eb, as n\u00eb k\u00ebto Krishtlindje, nuk do t\u00eb mungojn\u00eb lutjet e mija p\u00ebr ju. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ftoj q\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku t\u2019i lutemi Zotit t\u00eb na mbush me paqe, g\u00ebzim dhe forc\u00eb, q\u00eb si pasues t\u00eb Krishtit, ta mbushim misionin ton\u00eb dhe t\u00eb shpallim dashurin\u00eb e Tij n\u00eb \u00e7do koh\u00eb e n\u00eb \u00e7do vend. Qofshin t\u00eb gjitha lutjet dhe veprat tona t\u00eb mbushura me hirin e Hyjit dhe udh\u00ebzimin e Shpirtit Shenjt. G\u00ebzuar Krishtlindjet. Zoti ju bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, thuhet tutje n\u00eb mesazhin e Ipeshkvi Gjergjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai gjithashtu u shpreh se jan\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellat e 25-ta q\u00eb po i festojm\u00eb n\u00eb liri dhe tha se sivjet, sikur asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebr gjitha sheshet e qyteteve dhe oborret e famullive, besimtar\u00ebt dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb duke festuar, \u201cpo g\u00ebzojn\u00eb e po k\u00ebnaq\u00ebn me nj\u00ebritjetrin\u201d. \u201cPor, nuk duhet harruar q\u00eb ne t\u00eb pag\u00ebzuarit, kremtojm\u00eb Mish\u00ebrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":189184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-189183","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/189183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=189183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/189183\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=189183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=189183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=189183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}