{"id":190030,"date":"2024-12-31T20:03:52","date_gmt":"2024-12-31T19:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=190030"},"modified":"2024-12-31T20:03:52","modified_gmt":"2024-12-31T19:03:52","slug":"kosova-permbyll-vitin-2024-me-arritje-historike-dhe-sfida-te-permbushura-ne-po-punojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-permbyll-vitin-2024-me-arritje-historike-dhe-sfida-te-permbushura-ne-po-punojme\/","title":{"rendered":"Kosova p\u00ebrmbyll vitin 2024 me arritje historike dhe sfida t\u00eb p\u00ebrmbushura, ne po punojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tani po p\u00ebrmbyllim edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb vit t\u00eb cilin e kemi filluar mbar\u00eb. Q\u00eb nga 1 janari i k\u00ebtij viti, kemi nisur ta shijojm\u00eb lirin\u00eb q\u00eb e meritojm\u00eb \u2013 liberalizimin e vizave. Af\u00ebrsia q\u00eb kemi me vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore ka ekzistuar gjithmon\u00eb, por tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, po punojm\u00eb q\u00eb kjo af\u00ebrsi t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb prekshme.<br \/>\nDistanca jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shkurtuar vet\u00ebm me Evrop\u00ebn, por edhe me bot\u00ebn. Pasaporta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaport\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga dy shtete mosnjoh\u00ebse \u2013 Spanja dhe Armenia \u2013 jan\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i ri p\u00ebr shtetin ton\u00eb. Ne renditemi m\u00eb lart se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb indeksin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasaportave, dhe sipas Indeksit Henley, sivjet jemi nd\u00ebr 10 pasaportat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<br \/>\nKosova po ashtu mori vler\u00ebsim kreditor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga agjencia e njohur amerikane Fitch Ratings, q\u00eb cil\u00ebson si stabile perspektiv\u00ebn financiare t\u00eb vendit dhe sh\u00ebrben si vul\u00eb e fuqishme p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>Kjo tregon se ndryshimi n\u00eb vend pasqyrohet gjithashtu edhe n\u00eb p\u00ebrshtypjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jemi nj\u00eb shtet m\u00eb i fort\u00eb jasht\u00eb, sepse jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb brenda. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb vit i respektimit t\u00eb ligjit dhe forcimit t\u00eb qeverisjes.<br \/>\nE k\u00ebt\u00eb vit, ka filluar regjistrimi dhe pagesa e energjis\u00eb elektrike n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash. Gjithashtu, ka p\u00ebrfunduar me sukses procesi i konvertimit t\u00eb patent\u00eb-shofer\u00ebve nga t\u00eb paligjshme n\u00eb ato zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb regjistruar mbi 6,300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetar\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se integrimi k\u00ebrkon gatishm\u00ebri, q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe p\u00ebrkushtim \u2013 dhe jo dor\u00ebzim q\u00eb nga fillimi. Dhe, qeveria jon\u00eb ka pasur shuma dhe num\u00ebr rekord t\u00eb projekteve zhvillimore, programeve sociale dhe masave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr komunitetet jo shumic\u00eb, pa dallim.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej strukturave ilegale tashm\u00eb jan\u00eb mbyllur, sepse jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Sheshet n\u00eb veri nuk jan\u00eb m\u00eb vende frike, ku banor\u00ebt vrojtohen e shantazhohen p\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tyre, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hap\u00ebsira q\u00eb bashkohen me gjith\u00eb Kosov\u00ebn \u2013 nj\u00eb sfer\u00eb publike dinamike e nj\u00eb vendi n\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm.<br \/>\nKjo qeveri vazhdon t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Gjer\u00ebsia e nj\u00eb shteti shihet m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb raport me ata q\u00eb varen m\u00eb s\u00eb shumti nga sh\u00ebrbimet e tij. Pensionet jan\u00eb rritur me 20%. Paga minimale \u00ebsht\u00eb rritur pas 13 vitesh. Ndihmat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb shtuar dhe po vazhdojn\u00eb. Sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike jan\u00eb zgjeruar, shum\u00eb prej tyre p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke ofruar nj\u00eb kujdes t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. E duke nisur nga 1 shkurti i vitit 2025, \u00e7mimet e mbi 2,900 barnave do t\u00eb jen\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Por jemi qeveri q\u00eb i p\u00ebrkrah edhe ata q\u00eb kontribuojn\u00eb q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb vendin n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e mundshme. Ata q\u00eb jan\u00eb plot ide dhe inovacion, e q\u00eb po sjellin krijimin e kompanive t\u00eb reja dhe vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, dhe q\u00eb, si rezultat, jan\u00eb shtyll\u00eb e zhvillimit t\u00eb vendit.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb,<br \/>\nEdhe k\u00ebt\u00eb vit kemi p\u00ebrjetuar nj\u00eb sulm ndaj shtetit ton\u00eb. E edhe k\u00ebt\u00eb vit kemi treguar bashk\u00ebrendim t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb na ka mund\u00ebsuar t&#8217;i tejkalojm\u00eb sulmet. K\u00ebto sulme na kujtojn\u00eb dy t\u00eb v\u00ebrteta: se ka individ\u00eb dhe grupe me q\u00ebllime keqdash\u00ebse ndaj nesh, porse vendosm\u00ebria jon\u00eb gjithmon\u00eb e tejkalon dashakeq\u00ebsin\u00eb e grupeve kriminale dhe shteteve q\u00eb i p\u00ebrkrahin ato. Hapat q\u00eb i kemi marr\u00eb, nga forcimi e shtimi i ushtris\u00eb, e deri te kontrata p\u00ebr Fabrik\u00ebn e Municioneve, jan\u00eb veprime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb e t\u00eb siguris\u00eb ton\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajektore t\u00eb fuqizimit.<br \/>\nSukseset erdh\u00ebn me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me t\u00eb cilin jemi ballafaquar dit\u00ebve t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i munges\u00ebs s\u00eb rrym\u00ebs, por i konsumit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb, q\u00eb po e sfidon rrjetin e transmisionit, n\u00eb t\u00eb cilin me vite e dekada t\u00eb t\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb investuar sa duhet. Neve na vjen shum\u00eb keq p\u00ebr situat\u00ebn e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkes\u00ebs s\u00eb rrjetit. Kemi k\u00ebrkuar nga operator\u00ebt e rrjetit transmetues dhe shp\u00ebrndar\u00ebs, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal n\u00eb zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkes\u00ebs. P\u00ebrkund\u00ebr problemeve t\u00eb trash\u00ebguara, nga privatizimi dhe jo vet\u00ebm, ne po punojm\u00eb, me krejt \u00e7far\u00eb dim\u00eb e mundemi, n\u00eb adresimin e k\u00ebtyre. At\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrmes investimeve q\u00eb kan\u00eb munguar me dekada n\u00eb ngritjen e kapaciteteve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs energjetike, e t\u00eb cilat kan\u00eb filluar pik\u00ebrisht gjat\u00eb mandatit ton\u00eb.<br \/>\nGjithashtu, po e forcojm\u00eb sigurin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb energjetike: me inaugurimin e burs\u00ebs ALPEX, ankandet p\u00ebr energji diellore dhe t\u00eb er\u00ebs, q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb sivjet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe me projektin Kompakt me Korporat\u00ebn e Sfid\u00ebs s\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit, investim ky 236.7 milion\u00eb dollar\u00eb.<br \/>\nE mbyllim k\u00ebt\u00eb vit me p\u00ebrkushtimin q\u00eb sfidat e sivjetme t&#8217;i l\u00ebm\u00eb pas dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpara me edhe m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb e vendosm\u00ebri. E ashtu si\u00e7 filluam mbar\u00eb vjet, hyjm\u00eb mbar\u00eb, s\u00eb bashku, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrrim motmotesh.<br \/>\nG\u00ebzuar Viti i Ri 2025, t\u00eb gjith\u00eb juve t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, familjeve dhe m\u00eb t\u00eb dashurve tuaj!<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&#038;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F1139999797837744%2F&#038;show_text=false&#038;width=560&#038;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" style=\"border:none;overflow:hidden\" scrolling=\"no\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"true\" allow=\"autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share\" allowFullScreen=\"true\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani po p\u00ebrmbyllim edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb vit t\u00eb cilin e kemi filluar mbar\u00eb. Q\u00eb nga 1 janari i k\u00ebtij viti, kemi nisur ta shijojm\u00eb lirin\u00eb q\u00eb e meritojm\u00eb \u2013 liberalizimin e vizave. Af\u00ebrsia q\u00eb kemi me vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore ka ekzistuar gjithmon\u00eb, por tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":190031,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-190030","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190030"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190030\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/190031"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}