{"id":190747,"date":"2025-01-08T15:53:47","date_gmt":"2025-01-08T14:53:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=190747"},"modified":"2025-01-08T15:53:47","modified_gmt":"2025-01-08T14:53:47","slug":"shperthimi-i-virusit-hmpv-ne-kine-infektologu-ramadani-tregon-kater-grupmoshat-qe-jane-me-te-rrezikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shperthimi-i-virusit-hmpv-ne-kine-infektologu-ramadani-tregon-kater-grupmoshat-qe-jane-me-te-rrezikuara\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrthimi i virusit HMPV n\u00eb Kin\u00eb, infektologu Ramadani tregon kat\u00ebr grupmoshat q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara"},"content":{"rendered":"<p>Derisa Kina po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me HMPV, i njohur si metapneumovirusi njer\u00ebzor, ekspert\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb grisin alarmin p\u00ebr kujdes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo s\u00ebmundje e re infektive t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb pandemi, ashtu si\u00e7 kishte ndodhur me COVID-19, i cili po ashtu kishte shp\u00ebrthyer fillimisht n\u00eb Kin\u00eb gjat\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Infektologu Hamdi Ramadani deklaroi se ky virus \u00ebsht\u00eb i njohur q\u00eb nga viti 2000. Ai po ashtu tha se ky virus prek kryesisht rrug\u00ebt e frym\u00ebmarrjes.<\/p>\n<p>\u201cJuve e dini q\u00eb tash e sa dit\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u paraqitur, mendoj, nj\u00eb s\u00ebmundje e re infektive, ta quajm\u00eb nj\u00eb epidemi e cila mendoj epiqendr\u00ebn apo fokusin kryesor e ka n\u00eb Kin\u00eb. Pra, tash e sa dit\u00eb atje \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb s\u00ebmundje epidemike, mendoj nj\u00eb shp\u00ebrthim i madh epidemik. N\u00eb Kin\u00eb, nga nj\u00eb virus, nj\u00eb lloj virusi q\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi quhet si HMPV virus ose Human Metapneumovirus. Ky virus, ose shkaktari i tij, b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin e viruseve t\u00eb frym\u00ebmarrjes ose respirator\u00ebve dhe ky virus \u00ebsht\u00eb i njohur q\u00eb nga viti 2000, 2001, s\u00eb pari n\u00eb Holand\u00eb, pastaj edhe n\u00eb vendet e tjera, por nuk ka paraqitur ndonj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb madhe\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ramadani theksoi se autoritetet kineze, tash e sa dit\u00eb kan\u00eb lajm\u00ebruar dhe paraqitur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai foli edhe p\u00ebr grupmoshat q\u00eb preken m\u00eb s\u00eb shumti nga ky virus.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb s\u00eb shumti atakohet ose sulmohet grupmosha f\u00ebmij\u00ebrore, f\u00ebmij\u00ebt para mosh\u00ebs shkollore deri n\u00eb pes\u00eb, ose shtat\u00eb vjet. Dhe normalisht edhe moshat e tjera. Atje tashm\u00eb po shohim nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emergjente me shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb spital, q\u00eb po hospitalizohen, pra dhe me ndryshime t\u00eb shenjave klinike ose simptomatologji t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me probleme me frym\u00ebmarrje. Nj\u00eb num\u00ebr i madh i k\u00ebtyre rasteve po trajtohet n\u00eb kujdesin intensiv me asistenc\u00eb oksigjeno-terapie dhe terapi shtes\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Infektologu Ramadani tha se edhe para pes\u00eb viteve n\u00eb Kin\u00eb kishte shp\u00ebrthyer virusi COVID-19, prandaj ekziston shqet\u00ebsimi tani.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse ju e dini tash e pes\u00eb vite n\u00eb Kin\u00eb shp\u00ebrtheu nj\u00eb epidemi e cila, mas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, kaloi n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb pandemie, n\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb globale. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr COVID-19. At\u00ebher\u00eb rreziku dhe shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb edhe tani i madh. P\u00ebr faktin se edhe kjo s\u00ebmundje epidemike q\u00eb ka prap\u00eb mendoj vatr\u00ebn ose fokusin n\u00eb Kin\u00eb, q\u00eb tash po quhet si virus kinez, \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb ky HMPV t\u00eb p\u00ebrhapet\u201d, theksoi ai p\u00ebr Telegrafin.<\/p>\n<p>Ramadani deklaroi se ky virus mund t\u00eb paraqitet tashm\u00eb edhe n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>\u201cEdhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb paraqitur s\u00ebmundjen me virusin HMPV, pra nj\u00eb virus respirator dhe atje gjithashtu ka disa t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. OBSH ka dh\u00ebn\u00eb informacion disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. E dini edhe ju se sh\u00ebndet\u00ebsia nuk po tregon q\u00eb k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, por edhe k\u00ebtu n\u00eb SHBA, kan\u00eb nj\u00eb simptomatologji t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Mendoj se s\u00ebmundja megjithat\u00eb nuk duket q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nivelin e nj\u00eb pandemie\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Ramadani tha se situata duhet t\u00eb monitorohet, pasi Kina ka shum\u00eb banor\u00eb, prandaj edhe p\u00ebrhapja mund t\u00eb b\u00ebhet shpejt.<\/p>\n<p>\u201cMbetemi ta monitorojm\u00eb situat\u00ebn se \u00e7ka po ndodh k\u00ebto dit\u00eb, ose k\u00ebto dy jav\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Kin\u00eb, dhe a po paraqitet edhe n\u00eb vendet e tjera. Gjasat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ky virus do t\u00eb paraqitet edhe n\u00eb vendet e tjera dhe ato do ta lajm\u00ebrojn\u00eb n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim, sepse Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i madh me miliona banor\u00eb, dhe l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve mund t\u00eb shkaktoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me HMPV ta transmetoj\u00eb s\u00ebmundjen tek nj\u00eb person i ekspozuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket simptomave, Ramadani tha se pacient\u00ebt e prekur nga ky virus kryesisht kan\u00eb temperatur\u00eb, kollitje, ndihen t\u00eb lodhur dhe kan\u00eb dhimbje t\u00eb muskujve dhe nyjave.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse virusi quhet vet\u00ebm pneumovirus, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se problemet kryesore ose par\u00ebsore jan\u00eb n\u00eb aparatin respirator, n\u00eb qelizat epiteliale dhe i d\u00ebmton ato. Ky virus dep\u00ebrton shum\u00eb leht\u00eb edhe n\u00eb rrug\u00ebt e poshtme t\u00eb frym\u00ebmarrjes, duke shkaktuar pneumoni, nj\u00eb prej nd\u00ebrlikimeve. Pastaj mund t\u00eb paraqiten ndryshime t\u00eb mundshme si astma, bronkit obstruktiv ose ndryshime t\u00eb tjera\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ramadani shtoi m\u00eb tej se \u201cp\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, duhet me p\u00ebrkujdesje t\u00eb madhe t\u00eb ndiqen rekomandimet dhe t\u00eb dh\u00ebnat e OBSH-s\u00eb k\u00ebto dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani mendoj se autoritetet e Kin\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb kooperative dhe bashk\u00ebpunuese, krahasuar me vitin para pes\u00eb viteve, kur ishin t\u00eb mbyllur dhe d\u00ebrgonin pak t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pandemin\u00eb e COVID-19. Ata do t\u00eb merren me masa m\u00eb t\u00eb ngritura dhe m\u00eb t\u00eb kujdesshme, q\u00eb s\u00ebmundja t\u00eb mos kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pandemi ose n\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb globale\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Infektologu tha se duhet t\u00eb p\u00ebrdoren masa t\u00eb p\u00ebrgjithshme si dezinfektimi, anti-epidemike, dhe t\u00eb mbahen higjiena e duarve dhe pastrimi i vendeve.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pastruara, pra higjiena e duarve dhe vendet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dezinfektuara ose t\u00eb ajrosura, dhe sigurisht q\u00eb mendoj duhet t\u00eb ndjekim situat\u00ebn n\u00eb vijim\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ramadani ritheksoi se f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb kryesisht preken nga ky virus, dhe po ashtu moshat e shtyra dhe ata q\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje tjet\u00ebr dhe qytetar\u00ebt me sistem imunitar t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr grupmoshat m\u00eb t\u00eb rrezikuara\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Sipas infektologut, n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm t\u00eb pranver\u00ebs \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia m\u00eb e madhe p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebtij virusi.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket trajtimit mjek\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb kryesisht terapia e mb\u00ebshtetjes, si pushimi i shtratit dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr pacient\u00ebt me komplikime respiratore, si pneumonia dhe t\u00eb tjera. Ata duhet t\u00eb hospitalizohen dhe t\u00eb trajtohen si p\u00ebr pneumonin\u00eb, ashtu si\u00e7 ndodh edhe tek COVID-19 ose virusi i gripit\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Ndryshe, Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKShPK), n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) n\u00eb Kosov\u00eb, ka publikuar nj\u00eb seri udh\u00ebzimesh dhe informacionesh mbi Metapneumovirusin Njer\u00ebzor (hMPV), pas nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb rasteve n\u00eb disa rajone.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore, HMPV \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus respirator q\u00eb shpesh p\u00ebrhapet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dimrit, dhe ka simptoma t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ftohti t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrhapja e k\u00ebtij virusi ndodh kryesisht p\u00ebrmes pikave t\u00eb koll\u00ebs dhe teshtitjes, si dhe kontaktit t\u00eb ngusht\u00eb me individ\u00eb t\u00eb infektuar,\u201d thuhet n\u00eb njoftimin e IKShPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>IKShPK thekson tutje se MetaPneumovirusi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patogjen respirator q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb bronkit ose pneumoni, sidomos te f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, t\u00eb moshuarit dhe ata q\u00eb kan\u00eb imunitet t\u00eb dob\u00ebsuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa Kina po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me HMPV, i njohur si metapneumovirusi njer\u00ebzor, ekspert\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb grisin alarmin p\u00ebr kujdes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo s\u00ebmundje e re infektive t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb pandemi, ashtu si\u00e7 kishte ndodhur me COVID-19, i cili po ashtu kishte shp\u00ebrthyer fillimisht n\u00eb Kin\u00eb gjat\u00eb vitit 2019. Infektologu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":190600,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-190747","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190747\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/190600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}