{"id":192029,"date":"2025-01-19T17:21:30","date_gmt":"2025-01-19T16:21:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=192029"},"modified":"2025-01-19T17:21:30","modified_gmt":"2025-01-19T16:21:30","slug":"reduktimet-e-energjise-elektrike-po-u-shkaktojne-humbje-bizneseve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reduktimet-e-energjise-elektrike-po-u-shkaktojne-humbje-bizneseve\/","title":{"rendered":"Reduktimet e energjis\u00eb elektrike po u shkaktojn\u00eb humbje bizneseve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka ngritur shqet\u00ebsime serioze lidhur me sfidat e vazhdueshme me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen bizneset n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb problemet me furnizimin me energji elektrike, si dhe munges\u00ebn e dialogut efektiv mes sektorit privat dhe qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr gjendjen aktuale, Shahini evidentoi tre probleme kryesore q\u00eb po ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb operacionet e bizneseve, sipas tij, jan\u00eb nd\u00ebrprerjet e papritura t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb cilat d\u00ebmtojn\u00eb proceset prodhuese dhe shkaktojn\u00eb humbje, \u00e7mimi i lart\u00eb i energjis\u00eb, q\u00eb e rendit Kosov\u00ebn nd\u00ebr vendet me energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Ballkan si dhe munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr sektor\u00ebt n\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTri probleme q\u00eb jan\u00eb evidente sa i p\u00ebrket furnizimit me energji elektrike \u00ebsht\u00eb se ne kemi nd\u00ebrprerje t\u00eb energjis\u00eb elektrike pa paralajm\u00ebrime tek\u00eb bizneset. Kjo ndikon drejt\u00eb p\u00ebr s\u00eb drejti n\u00eb aktivitetin e prodhuesit vendor, n\u00eb ndaljen e prodhimit dhe aty shkakton havari dhe humbje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces. Dhe s\u00eb treti e kemi energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Jan\u00eb k\u00ebto tri probleme q\u00eb vazhdimisht n\u00eb 2024 dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti bizneset po ballafaqohen\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu paralajm\u00ebroi p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb politike dhe ekonomike gjat\u00eb vitit 2025, t\u00eb cil\u00ebn e sheh si nj\u00eb vit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit. Shahini theksoi se proceset zgjedhore, si zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe ato lokale, mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije prioritetet ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cKosova n\u00eb 2025 do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb madh politik dhe ekonomik. Jemi n\u00eb nj\u00eb vit zgjedhor dhe zgjedhjet posa t\u00eb p\u00ebrfundoj me 9 shkurt, do ti kemi zgjedhjet lokale n\u00eb vjesht. Ku parit politike do t\u00eb fokusohen n\u00eb zgjedhjet e kandidateve, n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr vota sa m\u00eb shum\u00eb, kurse ekonomia ka rrezik q\u00eb mund t\u00eb lihen anash ashtu si\u00e7 ka mbetur k\u00ebto vitet e fundit dhe n\u00eb kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb dob\u00ebt, nj\u00eb ekonomi e cila \u00ebsht\u00eb e varur nga importet. Prandaj kur gjith\u00eb k\u00ebsaj i bashk\u00ebngjitet edhe problemi i dialogut, ne e shohim vitin 2025 si nj\u00eb vit jo t\u00eb mir\u00eb sa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb dhe reformave n\u00eb ekonomi p\u00ebr t\u00eb dalur nga kjo situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsuar ekonomike, qoft\u00eb bizneset, qoft\u00eb qytetar\u00ebt, qoft\u00eb edhe vet\u00eb shteti i Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb qeveria e ardhshme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto probleme, duke p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e dialogut mes sektorit privat dhe qeveris\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve emergjente, hartimin e nj\u00eb strategjie kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr zhvillimin ekonomik, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt n\u00eb kriz\u00eb, si prodhimi.<\/p>\n<p>Shahini ka p\u00ebrmendur edhe rishikimin e ligjit p\u00ebr pronat komerciale, tarifa e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb rritur deri n\u00eb 300% gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nj\u00eb problem q\u00eb Shahini tha se duhet t\u00eb zgjidhet brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesat tona p\u00ebr qeverin\u00eb e re jan\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrit\u00ebt dialogu mes\u00eb sektorit privat dhe shtet\u00ebror, i cili ka munguar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. T\u00eb krijohet strategji q\u00eb t\u00eb luftohet varf\u00ebria. nj\u00ebkoh\u00ebsisht, strategji p\u00ebr t\u00eb zhvilluar ekonomin e me theks t\u00eb ve\u00e7anta sektor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sektori prodhues. Po ashtu edhe sektor t\u00eb tejt\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jemi me fuqin\u00eb ton\u00eb me konkurrues n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs por edhe n\u00eb eksport dhe n\u00eb shtete e tjera kur ne pretendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim si treg. Po ashtu reformat e politikave fiskale t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb ato si mb\u00ebshtet\u00ebs, p\u00ebr prodhuesit vendor, nj\u00ebkoh\u00ebsisht subvencionimi i prodhueseve fillestare, startup, q\u00eb kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb ngritjen e bizneseve t\u00eb vogla t\u00eb cilat kan\u00eb projekte por nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare. Qeveria duhet t\u00eb shikoj ligjin p\u00ebr pronat komerciale, e cila \u00ebsht\u00eb rritur 200 deri n\u00eb 300 p\u00ebr qind n\u00eb vitin e kaluar, kjo do t\u00eb duhet q\u00eb brenda k\u00ebtij viti t\u00eb anulohet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. \/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka ngritur shqet\u00ebsime serioze lidhur me sfidat e vazhdueshme me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen bizneset n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb problemet me furnizimin me energji elektrike, si dhe munges\u00ebn e dialogut efektiv mes sektorit privat dhe qeveris\u00eb. Duke folur p\u00ebr gjendjen aktuale, Shahini evidentoi tre probleme kryesore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":192030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-192029","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}