{"id":192451,"date":"2025-01-23T08:40:34","date_gmt":"2025-01-23T07:40:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=192451"},"modified":"2025-01-23T08:40:34","modified_gmt":"2025-01-23T07:40:34","slug":"me-shfaqjen-beje-ose-vdis-nisi-talia-e-flakes-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/me-shfaqjen-beje-ose-vdis-nisi-talia-e-flakes-2025\/","title":{"rendered":"Me shfaqjen \u201cB\u00ebje ose vdis\u201d nisi \u201cTalia e Flak\u00ebs 2025\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ka nisur Festivali i Dram\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201c, i cili tash e 34 vite me radh\u00eb mbahet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d n\u00ebn organizimin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit at\u00eb e ka shpallur t\u00eb hapur Donika G\u00ebrvalla, z\u00ebvend\u00ebskryeministre e Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherit edhe Ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Ndryshe, Migjen Fazliu dhe Avni Shkodra, nga OJQ \u201cVarg e Vi\u201d, pasi kan\u00eb l\u00ebvduar pun\u00ebn e m\u00ebhershme t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb Festivalit, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se cilat shfaqje do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb program k\u00ebt\u00eb vit: \u201cB\u00ebje ose vdis\u201d \u2013 Teatri i Gjakov\u00ebs, \u201cStiffler\u201d \u2013 Integra Prishtin\u00eb, \u201c13\u201d \u2013 Teatri Adriana nga Ferizaj, \u201cDredhit\u00eb e Patukut\u201d \u2013 Teatri i Tetov\u00ebs, \u201cLule Sajza\u201d \u2013 Teatri Eksperimental \u201cKujtim Spahivogli\u201d nga Tirana, \u201cKrejona\u201d \u2013 Teatri \u201cBekim Fehmiu\u201d nga Prizreni dhe \u201cJam un\u00eb ajo\u201d nga Produksioni \u201cBon\u201d.<\/p>\n<p>Avni Shkodra ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion \u00ebsht\u00eb kthyer edhe konkursi p\u00ebr Dram\u00ebn Origjinale m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb Gjuh\u00ebn Shqipe dhe si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb ai me dije, deri m\u00eb tashti jan\u00eb pranuar 24 drama t\u00eb tilla, kurse m\u00eb 31 janar n\u00eb Gala Mbr\u00ebmje do t\u00eb jepet vendimi p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Mbase, sivjet, t\u00eb hyrat nga biletat do t\u2019i dedikohen pik\u00ebrisht dram\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si stimulim p\u00ebr dramaturgjin\u00eb shqiptare. <\/p>\n<p>Juria e \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d sivjet do t\u00eb vendos p\u00ebr gjasht\u00eb \u00e7mime, p\u00ebr skenografin\u00eb \u2013 fotografin\u00eb, kostumografin\u00eb apo dizajnin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, aktori m\u00eb i mir\u00eb, aktorja m\u00eb e mir\u00eb, teksti m\u00eb i mir\u00eb, regjia m\u00eb e mir\u00eb dhe shfaqja m\u00eb e mir\u00eb, e cila do t\u00eb p\u00ebrzgjidhet nga pik\u00ebt m\u00eb t\u00eb shumta nga \u00e7mimet paraprake.<\/p>\n<p>N\u00eb hapje, Donika G\u00ebrvalla, e  bija e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, ka theksuar se fryma krijuese dhe arti komb\u00ebtar bashkohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb festival p\u00ebr t\u00eb nderuar heronjt\u00eb, festival q\u00eb lidh t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb me t\u00eb ardhmen, i atill\u00eb q\u00eb promovon tradit\u00ebn e kultur\u00ebn p\u00ebrmes dram\u00ebs dhe teatrit. N\u00eb t\u00eb mblidhen trupat teatrore nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e pasionit dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb komunitetit ton\u00eb artisti.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga nisja e festivalit, ai kishte q\u00ebllim t\u00eb mbronte kultur\u00ebn dhe identitetin ton\u00eb dhe n\u00eb 34 vitet e \u201eFlak\u00ebs\u2026\u201c ai solli shum\u00eb shfaqje, nxiti autor\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr krijime t\u00eb reja, tha G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>N\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Dram\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cTalia e Flak\u00ebs 2025\u201d \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shfaqja \u201cB\u00ebje ose vdis\u201d me skenar t\u00eb  Jeton Nezirajt e me regji t\u00eb Blerta Rrustemi \u2013 Nezirajt. Shfaqja \u00ebsht\u00eb prodhim i Teatrit \u201cHadi Shehu\u201d nga Gjakova e n\u00eb t\u00eb u paraqiten aktor\u00ebt Jahja Shehu, Ernest Malazogu, Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu -Bokshi dhe Altina Kusari.<\/p>\n<p>Shfaqja n\u00eb thelb paraqet rezistenc\u00ebn e popullit shqiptar ndaj regjimit serb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj homazhi p\u00ebr atdhetarin Ukshin Hoti dhe t\u00eb gjith\u00eb veprimtar\u00ebve q\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka nga veti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet rr\u00ebfimeve t\u00eb aktor\u00ebve n\u00eb sken\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shpalosen persekutimet, vuajtjet, p\u00ebrndjekjet e burgosjet e shqiptar\u00ebve, me t\u00eb vetmen arsye se ata angazhohen p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb p\u00ebr fatin e tyre, p\u00ebr shtetin e tyre e p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kjo shfaqje i \u00ebsht\u00eb kushtuar Ukshin Hotit politikan, intelektual, profesor dhe ish i burgosur politik n\u00eb burgjet e ish-Jugosllavis\u00eb dhe n\u00eb burgjet serbe. Ukshin Hoti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte burgosur n\u00eb vitin 1981 e m\u00eb pas edhe n\u00eb vitin 1994 dhe q\u00eb nga dita kur duhej t\u00eb lirohej nga burgu m\u00eb 16 maj 1999, p\u00ebr fatin e tij nuk dihet asgj\u00eb dhe mbetet i pagjetur.<\/p>\n<p>Ukshin Hoti sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb simbol q\u00eb sublimon fatin tragjik t\u00eb atyre dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb burgosurve politik\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb torturuar burgjeve jugosllave e serbe. Por ai \u00ebsht\u00eb po ashtu edhe emblem\u00eb q\u00eb paraqet p\u00ebrpjekjen, p\u00ebrkushtimin, sakrific\u00ebn e angazhimin politik p\u00ebr liri, barazi e dinjitet t\u00eb popullit shqiptar, t\u00eb atyre dhjet\u00ebra mij\u00ebra grave e burrave aktivist\u00eb t\u00eb ilegales shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Rezistenca, q\u00ebndresa dhe \u00e7mimi i lart\u00eb q\u00eb ky brez idealist\u00ebsh ka paguar n\u00eb burgje, \u00ebsht\u00eb bazamenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb edhe frym\u00ebzim p\u00ebr brezat q\u00eb tani po rriten pa frik\u00ebn se dikush mund t\u2019i burgos\u00eb vet\u00ebm pse jan\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shfaqjen \u201cB\u00ebje ose vdis\u201d figura e Ukshin Hotit vjen si simbol i fatit tragjik i t\u00eb burgosurve politik\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shfaqja nis e mbaron me shqiptimin e mij\u00ebra emrave t\u00eb t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgjet serbe e shfaqja kulmon me vendimin p\u00ebr lirimin e Ukshin Hotit, por edhe me lajmin p\u00ebr vendimin p\u00ebr bombardimet e NATO-s, sikurse edhe me zhvendosjen e t\u00eb burgosurve nga nj\u00ebri burg n\u00eb tjetrin. Tek protagonist\u00ebt e shfaqjes ngjallen dyshimet, aq m\u00eb par\u00eb se Ukshin Hoti po lirohej nj\u00eb dit\u00eb para se ta p\u00ebrfundonte d\u00ebnimin, n\u00eb dit\u00ebn e diel e duke i rezistuar k\u00ebsaj k\u00ebrkese, shfaqen rreziqe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb q\u00ebndrimit aty edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ata transferohen vazhdimisht dhe kjo ngjall dyshimin se ajo po b\u00ebhej q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb cak i bombardimeve q\u00eb po vazhdonin. Lajmet e kobshme q\u00eb vinin vazhdimisht b\u00ebnin q\u00eb te ta t\u00eb shfaqej lodhja fizikisht e mend\u00ebrisht. Te kryepersonazhi, q\u00eb ishte nj\u00eb aktivisti i shquar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare vazhdimisht ishte i pal\u00ebkundur p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, ngase \u201cPopulli shqiptar duhet bashkuar\u201d- ishte fraza q\u00eb e shoq\u00ebron n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb shfaqjes. <\/p>\n<p>Bashkimi Komb\u00ebtar ishte  ideali i tij edhe n\u00eb burgun, ku duart i kishte t\u00eb lidhura. Ideal q\u00eb do t\u00eb shuhej vet\u00ebm me zhdukjen &#8211; vrasjen e tij, q\u00eb ndodhi m\u00eb 16 maj 1999, paraditen e s\u00eb diel\u00ebs, dit\u00eb e pazakont\u00eb p\u00ebr t\u2019u liruar nga burgu. Kjo merret vesh nga d\u00ebshmia e nj\u00ebrit prej ish-t\u00eb burgosurve, q\u00eb tregon se kishin d\u00ebgjuar gardian\u00ebt duke biseduar mes vete se Ukshin Hoti qe vrar\u00eb ve\u00e7 treqind metra larg Burgut t\u00eb Dubrav\u00ebs. Rr\u00ebfen se kufoma qe filmuar dhe imazhet p\u00ebr identifikim i ishin treguar atij. Ai konfirmon se bazuar n\u00eb pamjet q\u00eb kishte par\u00eb, ai ishte Ukshin Hoti. <\/p>\n<p>Aty vijojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehen maltretimet n\u00eb burg e humbja e shpresave se nuk do t\u00eb kishte t\u00eb ardhme p\u00ebr ata q\u00eb ishin prapa grilave, e p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt jasht\u00eb. <\/p>\n<p>Ndryshe n\u00eb shfaqje \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe Mehmetali Rexhepi, ish i burgosur politik, i cili ka rr\u00ebfyer p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e burgosjes, jet\u00ebn n\u00eb burg t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, por edhe p\u00ebr vendin e ish t\u00eb burgosurve politik n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tashme n\u00eb Kosov\u00eb, e cila nuk ka b\u00ebr\u00eb sa duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n<p>Publiku e ka mir\u00ebpritur k\u00ebt\u00eb shfaqje dhe loj\u00ebn e aktor\u00ebve e ka duartrokitur gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sonte, n\u00eb mbr\u00ebmjen e dyt\u00eb do t\u00eb jepet shfaqja \u201cStiffler\u201d , produksion i Integra nga Prishtina.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur Festivali i Dram\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201c, i cili tash e 34 vite me radh\u00eb mbahet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d n\u00ebn organizimin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit at\u00eb e ka shpallur t\u00eb hapur Donika G\u00ebrvalla, z\u00ebvend\u00ebskryeministre e Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherit edhe Ministre e Pun\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":192452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-192451","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}