{"id":194791,"date":"2025-02-12T08:27:18","date_gmt":"2025-02-12T07:27:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=194791"},"modified":"2025-02-12T08:27:18","modified_gmt":"2025-02-12T07:27:18","slug":"pakicat-jo-serbe-te-gatshme-te-bejne-koalicion-edhe-me-partite-e-opozites-per-te-formuar-qeverine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pakicat-jo-serbe-te-gatshme-te-bejne-koalicion-edhe-me-partite-e-opozites-per-te-formuar-qeverine-e-re\/","title":{"rendered":"Pakicat jo-serbe t\u00eb gatshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koalicion edhe me partit\u00eb e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb para, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka dal\u00eb si fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve, duke dalur e para me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb votave. Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosov\u00ebs , nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka dalur e treta. Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nisma Socialdemokrate kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e kat\u00ebrt, me m\u00eb pak se 8% t\u00eb votave t\u00eb fituara.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto rezultate, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb periudh\u00eb e re pas zgjedhore, ku formimi i institucioneve t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>VV, edhe pse ka fituar zgjedhjet, nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb Qeveri t\u00eb vetme. Kjo ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb ku asnj\u00eb parti opozitare nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb koalicion me VV-n\u00eb, duke theksuar se nuk e mb\u00ebshtesin p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Opozita ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb n\u00ebse LVV d\u00ebshton n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shumice parlamentare.<\/p>\n<p>Kjo ka krijuar nj\u00eb pasiguri n\u00eb procesin e formimit t\u00eb ekzekutivit dhe institucioneve t\u00eb tjera qendrore, duke l\u00ebn\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb politike dhe institucionale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb \u2018\u2019topi\u2019\u2019 p\u00ebr formimin e institucioneve kalon tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas certifikimit t\u00eb rezultateve, ligj\u00ebrisht detyrohet ta b\u00ebj\u00eb thirrjen e seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr konstituimin e tij.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u cek m\u00eb lart\u00eb, VV nuk e ka shumic\u00ebn e deputet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb e re, edhe n\u00ebse pakicat jo-serbe do t\u00eb pranonin t\u00eb vazhdojn\u00eb qeverisjen me t\u00eb, derisa partit\u00eb opozitare s\u00eb bashku mund ta b\u00ebjn\u00eb Qeverin\u00eb e re, por me pakicat jo-serbe.<\/p>\n<p>Emilja Rexhepi: Fillimisht e presim Kurtin, pastaj i shohim matematikat n\u00eb Parlament<\/p>\n<p>Kryetarja e partis\u00eb NDS, nj\u00ebkoh\u00ebsisht z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur p\u00ebr FrontOnline p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Rexhepi fillimisht deklaroi se partia e saj \u00ebsht\u00eb fituese nga radh\u00ebt e komunitetit boshnjak dhe se po e pret edhe vot\u00ebn nga diaspora.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ne jemi fitues t\u00eb komunitetit boshnjak, kemi punuar shum\u00eb edhe me diaspor\u00ebn, po presim edhe at\u00eb rezultat\u2019\u2019, tha ajo p\u00ebr FrontOnline.<\/p>\n<p>Rexhepi, tha se fillimisht e pret kreun e VV-s\u00eb, Albin Kurti se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb shikoj\u00eb tutje.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Un\u00eb nj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me Kurtin, e pres se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn ai, pastaj e shofim\u2019\u2019, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se matematikat p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, do i shohin n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Nuk mundemi nga tani t\u00eb themi sepse nuk i kemi rezultatet finale, i shohim matematikat n\u00eb Parlament\u2019\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse LVV nuk e b\u00ebn Qeverin\u00eb, mbetet t\u00eb shihet si do t\u00eb veproj\u00eb tutje.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Sipas ligjit partis\u00eb s\u00eb par\u00eb i takon formimi i Qeveris\u00eb, n\u00ebse nuk e formon pastaj e shofim\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Galushi: Deri n\u00eb k\u00ebto momente jam ende me Vet\u00ebvendosjen<\/p>\n<p>Kryetari i L\u00ebvizjes P\u00ebrparimtare t\u00eb Rom\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (LPRK), Exhan Galushi, e konsideron si t\u00eb hershme diskutimin e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201dMendoj se \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje\u2019\u2019, thot\u00eb ai p\u00ebr FO.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, ai thot\u00eb se p\u00ebrgjigjien p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do ta ket\u00eb sapo t\u00eb b\u00ebhet num\u00ebrimi i t\u00eb gjitha votave.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma num\u00ebrimi i t\u00ebrsish\u00ebm i votave. P\u00ebrgjigjen konkrete do ta jap pasi t\u00eb b\u00ebhet num\u00ebrimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i votave\u2019\u2019, deklaroi ai.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse e voton nj\u00eb Qeveri t\u00eb re nga opozita, Galushi u shpreh se deri n\u00eb k\u00ebto momente jam ende me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Derisa jam duke biseduar me juve, un\u00eb jam ende me Vet\u00ebvendosjen\u2019\u2019, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Arifi nga Partia e Ashkalinj\u00ebve P\u00ebr Integrim: S\u2019kemi vija t\u00eb kuqe p\u00ebr  asnj\u00eb parti shqiptare<\/p>\n<p>Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve p\u00ebr Integrim p\u00ebr FO jav\u00ebn e kaluar kishte folur rreth formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit.<\/p>\n<p>Arifi  kishte th\u00ebn\u00eb se kjo parti dhe ai nuk kan\u00eb vija t\u00eb kuqe p\u00ebr asnj\u00eb parti politike shqiptare.<\/p>\n<p>\u201dJo s\u2019kam asnj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe paraprakisht\u2019\u2019 ,thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Arifi  pati deklaruar se ishin pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti ll dhe mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti lll.<\/p>\n<p>\u2018\u2019\u2019Ne kemi qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti 2 dhe mund t\u00eb jemi pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti 3\u2019\u2019,tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, do i shohin rrethanat p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka do iu ofrohet pastaj.<\/p>\n<p>\u2018\u2019P\u00ebr momentin jemi t\u00eb fokusuar vet\u00ebm me Kurtin, por \u00e7ka ofrohet nd\u00ebrkoh\u00eb i shohim rrethanat\u201d, deklaroi Bekim Arifi nga PAI.<\/p>\n<p>Duda Balje thot\u00eb se s\u2019ka vija t\u00eb kuqe p\u00ebr asnj\u00eb parti shqiptare, por ka kusht formimin e komun\u00ebs boshnjake<\/p>\n<p>Edhe Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e  Unionit SocialDemokrat, kishte folur p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Balje pati deklaruar k\u00ebrkes\u00ebn e saj eksplicite p\u00ebr kryeministrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb \u00ebsht\u00eb formimi i nj\u00eb komune boshnjake n\u00eb Kosov\u00ebs. .<\/p>\n<p>\u2018\u2019 Ne kemi disa kushte me u ul\u00eb me kryeministrin e ardhsh\u00ebm dhe ai \u00ebsht\u00eb formimi i komun\u00ebs boshnjake n\u00eb Kosov\u00eb\u201dtha ajo p\u00ebr FO.<\/p>\n<p>Ajo pati th\u00ebn\u00eb se madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj edhe garanci.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Partia ime ka nj\u00eb kusht dhe k\u00ebrkes\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj garancion dhe pa plot\u00ebsimin e k\u00ebtij kushti si me th\u00ebn\u00eb\u2019\u2019, u pati shpreh ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare. Sipas rezultateve t\u00eb para, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka dal\u00eb si fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve, duke dalur e para me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb votave. Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosov\u00ebs , nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka dalur e treta. Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":194792,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-194791","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194791\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}