{"id":195017,"date":"2025-02-14T22:53:57","date_gmt":"2025-02-14T21:53:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=195017"},"modified":"2025-02-14T22:53:57","modified_gmt":"2025-02-14T21:53:57","slug":"begaj-kerkon-nga-be-lehtesimin-e-raporteve-me-kosoven-dhe-njohjen-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/begaj-kerkon-nga-be-lehtesimin-e-raporteve-me-kosoven-dhe-njohjen-e-saj\/","title":{"rendered":"Begaj k\u00ebrkon nga BE leht\u00ebsimin e raporteve me Kosov\u00ebn dhe njohjen e saj"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj, uroi Kosov\u00ebn p\u00ebr Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb, sipas tij, \u201ckontribuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe shtet\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes s\u00eb organizuar nga Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Begaj b\u00ebri thirrje p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit mes dy shteteve shqiptare dhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin sa m\u00eb shpejt n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i gjith\u00eb kombi shqiptar i g\u00ebzohen Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, rrug\u00ebtimit s\u00eb saj dhe sukseseve q\u00eb ajo ka arritur. Shqip\u00ebria e Kosova jan\u00eb dy shtete t\u00eb nj\u00eb kombi, kombit shqiptar. D\u00ebshiroj t\u00eb nxis bashk\u00ebpunimin m\u00eb aktiv dhe konkret, sidomos  n\u00eb fush\u00ebn ekonomike midis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashk\u00ebpunim q\u00eb duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb politikat e dit\u00ebs dhe pengesat burokratike dhe q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb shk\u00ebmbime dhe p\u00ebrfitime p\u00ebr qytetar\u00ebt e dy vendeve tona. Ne duhet t\u00eb fitojm\u00eb koh\u00ebn e humbur n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe objektivave tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr integrim, stabilitet e mir\u00ebqenie. N\u00ebse 26 vjet m\u00eb par\u00eb diskutohej mbijetesa dhe \u00e7lirimi, n\u00ebse 17 vjet m\u00eb par\u00eb pavar\u00ebsia realizoi \u00ebndrr\u00ebn historike, gjenerata e sotme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00ebsfidave t\u00eb reja. Sot k\u00ebrkohet nj\u00eb qasje e re  mj\u00eb qasje e re se si ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb zhvilluar, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb e m\u00eb evropiane.\u201d, tha presidenti Begaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ai shprehu mir\u00ebnjohje dhe nderim ndaj lider\u00ebve politik\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb b\u00ebn\u00eb realitet \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe NATO.<\/p>\n<p>\u201cKosova e fitoi pavar\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebrmes rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb burrave t\u00eb men\u00e7ur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosov\u00ebs, Adem Dema\u00e7it dhe luft\u00ebs heroike t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrballje me nj\u00eb regjim kriminal t\u00ebi ish- Jugosllavis\u00eb. Ajo u nd\u00ebrtua mbi sakrificat e mij\u00ebra burrave dhe grave q\u00eb guxuan t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb liri dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Ajo u pagua me gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve, me lot\u00ebt e n\u00ebnave, me dhimbjen e t\u00eb shp\u00ebrngulurve dhe ende t\u00eb pagjeturve dhe me q\u00ebndres\u00ebn e nj\u00eb populli q\u00eb nuk u p\u00ebrkul kurr\u00eb para padrejt\u00ebsis\u00eb dhe gjenocidit. Kauza e Kosov\u00ebs bashkoi shtete e kombe. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s \u00ebsht\u00eb shembulli unik i reagimit dhe suksesi n\u00eb mbrojtje t\u00eb humanizmit dhe jet\u00ebve njer\u00ebzore. Kjo pavar\u00ebsi e Kosov\u00ebs e arritur me gjak e sakrifica, duke patur n\u00eb krah aleat\u00ebt tan\u00eb dhe t\u00eb duhurit, b\u00ebhet edhe m\u00eb madh\u00ebshtore. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e themelit t\u00eb paqes n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe, si e till\u00eb, mbetet nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e siguris\u00eb evropiane. Pavar\u00ebsia nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehet vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb drejta dhe liri,  por edhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebrgjegj\u00ebsi para qytetar\u00ebve dhe para komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb cilat Kosova i ka mbajtur me shum\u00eb maturi. Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, Republika e Kosov\u00ebs, shteti m\u00eb i ri n\u00eb Evrop\u00eb, ka hedhur hapa gjigand\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar nj\u00eb shtet demokratik dhe funksional, q\u00eb garanton t\u00eb drejtat, nj\u00eb shtet q\u00eb zhvillon procese t\u00eb lira dhe demokratike zgjedhore. Institucionet jan\u00eb forcuar, ekonomia e saj po rritet dhe shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb aktive e k\u00ebrkon p\u00ebrparim e mir\u00ebqenie. Shqip\u00ebria dhe Kosova, kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb aleati i p\u00ebrbetuar i vlerave Euroatlantike dhe ka mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre vlerave n\u00eb rajon e kontinent, nj\u00eb tregues tjet\u00ebr ky i men\u00e7uris\u00eb p\u00ebr t\u00eb projektuar t\u00eb ardhmen dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e duhur n\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb turbullta. Tregues t\u00eb till\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje dhe v\u00ebmendje.\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, presidenti Begaj vler\u00ebsoi se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e themelit t\u00eb paqes n\u00eb rajon dhe, si e till\u00eb, mbetet nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e siguris\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, apeloi Bashkimin Evropian p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar raportet me Kosov\u00ebn, si dhe vendet an\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt ende nuk e kan\u00eb njohur, t\u00eb rishikojn\u00eb vendimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshiroj t\u00eb apeloj Bashkimin Evropian p\u00ebr t\u00ebleht\u00ebsuar raportet me Kosov\u00ebn, si dhe vendet an\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt ende nuk e kan\u00eb njohur, t\u00eb rishikojn\u00eb vendimet e tyre. N\u00eb aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende t\u00eb reja dhe roli i tij n\u00eb sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbushet n\u00ebse ka vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb nuk e njohin shtetin m\u00eb  pro tij, Kosov\u00ebn.\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit  u shpreh se \u201cN\u00eb aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende t\u00eb reja dhe roli i tij n\u00eb sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbushet n\u00ebse ka vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb nuk e njohin shtetin m\u00eb  pro tij, Kosov\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Presidenti Begaj, gjithashtu, p\u00ebrg\u00ebzoi autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr arritjet gjat\u00eb k\u00ebtyre 17 viteve n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve dhe demokracis\u00eb, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur edhe procesin e fundit zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj, uroi Kosov\u00ebn p\u00ebr Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb, sipas tij, \u201ckontribuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe shtet\u00ebsin\u00eb\u201d. I ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes s\u00eb organizuar nga Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Begaj b\u00ebri thirrje p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit mes dy shteteve shqiptare dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195018,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195017","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195017\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}