{"id":195678,"date":"2025-02-20T18:26:18","date_gmt":"2025-02-20T17:26:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=195678"},"modified":"2025-02-20T18:26:18","modified_gmt":"2025-02-20T17:26:18","slug":"kur-do-te-mund-te-formohet-qeveria-e-re-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kur-do-te-mund-te-formohet-qeveria-e-re-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Kur do t\u00eb mund t\u00eb formohet Qeveria e re e Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Me siguri secili prej jush e keni nj\u00eb ide se kush do ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse situata k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb goxha e paqart\u00eb. Por, a e dini para cilave afate ligjore gjendet Kosova?<\/p>\n<p>T\u00eb supozojm\u00eb se jemi rreth mesit t\u00eb muajit mars, kur pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb saga e num\u00ebrimit dhe e certifikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nis sfida e re \u2013 ajo e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike, situat\u00eb m\u00eb t\u00eb paparashikueshme sesa kjo aktuale n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka pasur prej vitesh.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebra parti nuk ka regjistruar fitore bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb formuar e vetme Qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa bashkimi i forcave k\u00ebt\u00eb her\u00eb duket proces i nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb procedurat p\u00ebrpara?<\/p>\n<p>Presidentja Vjosa Osmani duhet t\u00eb th\u00ebrras\u00eb mbledhjen konstituive t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila duhet t\u00eb mbahet m\u00eb s\u00eb largu 30 dit\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultatit zyrtar zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).<\/p>\n<p>Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb zgjedhur kryetari dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t\u2019i takoj\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), e cila ka fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota. Por, n\u00ebse kjo parti nuk e propozon dik\u00eb p\u00ebr kryetar, procesi do t\u00eb ngrij\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs na rikujton q\u00eb, n\u00ebse kjo ndodh, nuk do t\u00eb ishte hera e par\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb praktik\u00ebn e vitit 2014, kur procedura e konstituimit t\u00eb institucioneve kishte zgjatur gjasht\u00eb muaj \u2013 at\u00ebkoh\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk ka p\u00ebrcaktuar afat ligjor, as kushtetues, se brenda \u00e7far\u00eb periudhe \u00ebsht\u00eb i obliguar subjekti fitues i zgjedhjeve q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb aktgjykim tjet\u00ebr t\u00eb Kushtetueses, procesi mund t\u00eb zvarritet deri vitin e ardhsh\u00ebm, kur t\u00eb skadoj\u00eb mandati i presidentes, dhe t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>M\u00eb 2014, procesi ishte zhbllokuar vet\u00ebm kur Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) kishte braktisur bllokun e at\u00ebhersh\u00ebm opozitar, dhe i ishte bashkuar Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) n\u00eb koalicion qeveritar.<\/p>\n<p>Pse mund t\u00eb krijoj\u00eb bllokad\u00eb LVV-ja?<\/p>\n<p>Partia e kryeministrit aktual, Albin Kurti, mund t\u2019i zvarris\u00eb proceset n\u00ebse nuk arrin t\u00eb formoj\u00eb koalicion t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur ciklin e formimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse kryetari i Kuvendit zgjidhet, at\u00ebher\u00eb nisin tiktaket e or\u00ebs p\u00ebr afatet tjera.<\/p>\n<p>Presidentja e vendit obligohet q\u00eb t\u00eb nominoj\u00eb partin\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve si mandatare p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse as k\u00ebtu nuk ekziston nj\u00eb afat i sakt\u00eb, vendimet n\u00eb fuqi p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00eb procesi duhet t\u00eb zhvillohet \u201csa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb pres q\u00eb sapo presidentja t\u00eb nominoj\u00eb kandidatin q\u00eb propozohet nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, i nj\u00ebjti do t\u00eb jet\u00eb i obliguar q\u00eb brenda nj\u00eb afati prej 15 dit\u00ebsh ta propozoj\u00eb para Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit qeveritar\u201d, ka sqaruar Cakolli.<\/p>\n<p>Kabineti duhet t\u2019i siguroj\u00eb votat e 61 deputet\u00ebve brenda k\u00ebtij afati. Por, n\u00ebse kjo nuk ndodh, presidentja \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb brenda 10 dit\u00ebve t\u2019i ftoj\u00eb n\u00eb konsultim edhe nj\u00eb her\u00eb partit\u00eb politike, edhe t\u00eb vendos\u00eb, sipas diskrecionit t\u00eb saj, p\u00ebr mandataren e re, n\u00ebse ajo ia d\u00ebshmon se i ka numrat p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe mandatarja e ardhshme duhet t\u2019i ket\u00eb 15 dit\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u2019ia paraqes\u00eb Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria nuk formohet as pas 40 dit\u00ebsh, presidentja duhet t\u00eb shpall\u00eb dekretin p\u00ebr zgjedhjet e reja, q\u00eb duhet t\u00eb mbahen dyzet dit\u00eb prej shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb skenari m\u00eb i mundsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Sipas Cakollit, asnj\u00ebra prej partive nuk po duket q\u00eb ka as ndonj\u00eb nguti, dhe as ndonj\u00eb interes p\u00ebr formimin e institucioneve:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, LVV-ja duket se do ta ket\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjetjen e partner\u00ebve n\u00eb mesin e partive shqiptare, p\u00ebr shkak se, t\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb deritashme, nuk e ka nj\u00eb partner t\u00eb till\u00eb dhe vet\u00ebm me parti minoritare joserbe nuk mund ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb. Besoj q\u00eb do ta ket\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, dhe si rrjedhoj\u00eb do t\u00eb tentoj\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb formimin e institucioneve p\u00ebrmes mosem\u00ebrimit t\u00eb kandidatit p\u00ebr kryetar Kuvendi\u201d.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare do t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr, n\u00ebse supozojm\u00eb se do t\u00eb kryhet \u00e7\u00ebshtja e kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cAto do ta ken\u00eb problem \u00e7\u00ebshtjen e presidentit \u2013 e cila menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb muajin mars dhe prill t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u2013 pasi LVV-ja, me 47 deputet\u00eb, sa i ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb projeksioneve t\u00eb tanishme, mund ta bllokoj\u00eb s\u00ebrish zgjedhjen e presidentit dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme\u201d, ka vler\u00ebsuar Cakolli.<\/p>\n<p>Partit\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrpara, sepse, sipas Cakollit, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sfid\u00ebn e sigurimit t\u00eb votave, por edhe k\u00ebrkesat e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb mund t\u00eb peshojn\u00eb ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb mund ta formonte nj\u00eb Qeveri m\u00eb stabile?<\/p>\n<p>Cakolli ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrvoja nga zgjedhjet e vitit 2021 ka treguar se as edhe nj\u00eb Qeveri me 68 deputet\u00eb nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr kalim t\u00eb projektligjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb skenar m\u00eb solid nevojitet nj\u00eb koalicion mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe partive shqiptare\u201d, ka pohuar ai, duke p\u00ebrmendur si m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm nj\u00eb bashkim mes LVV-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb votave q\u00eb duhen p\u00ebr pozit\u00ebn e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutime partiake e jasht\u00eb tyre ekzistojn\u00eb edhe plot skenar\u00eb, dhe thuhet se po b\u00ebhen edhe plot matematika tjera.\/Radio Evropa e Lir\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me siguri secili prej jush e keni nj\u00eb ide se kush do ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse situata k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb goxha e paqart\u00eb. Por, a e dini para cilave afate ligjore gjendet Kosova? T\u00eb supozojm\u00eb se jemi rreth mesit t\u00eb muajit mars, kur pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb saga e num\u00ebrimit dhe e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195679,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195678","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195678\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}