{"id":195972,"date":"2025-02-23T21:52:02","date_gmt":"2025-02-23T20:52:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=195972"},"modified":"2025-02-23T21:52:02","modified_gmt":"2025-02-23T20:52:02","slug":"rregullat-e-reja-te-qirase-se-plazheve-godasin-rende-ulqinin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rregullat-e-reja-te-qirase-se-plazheve-godasin-rende-ulqinin\/","title":{"rendered":"Rregullat e reja t\u00eb qiras\u00eb s\u00eb plazheve godasin r\u00ebnd\u00eb Ulqinin"},"content":{"rendered":"<p>Rregullat e reja t\u00eb tenderit p\u00ebr qirat\u00eb e plazheve, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb \u00e7mime tri her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, shkaktuan debate t\u00eb ashpra midis qiramarr\u00ebsve vendas dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>T\u00eb pak\u00ebnaqur u shpreh\u00ebn edhe disa ministra, duke paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb largohen nga Qeveria.<\/p>\n<p>Reagimet m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme ishin n\u00eb Ulqin \u2013 qytet n\u00eb jug t\u00eb Malit t\u00eb Zi, i banuar me shumic\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Qiramarr\u00ebsit ulqinak\u00eb besojn\u00eb se me \u00e7mimet e reja, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhet biznes, pasi ato do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb ofert\u00ebn turistike.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 17 shkurt se, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb, ministrat nga Forumi Shqiptar do ta rishqyrtojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e m\u00ebtejshme n\u00eb Qeveri deri n\u00eb fund t\u00eb muajit.<\/p>\n<p>Rregullat e reja p\u00ebr dh\u00ebnien me qira t\u00eb plazheve u miratuan nga Qeveria e kryeministrit malazez, Millojko Spajiq, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e komunave bregdetare dhe pa u konsultuar me ekonomist\u00ebt.<\/p>\n<p>Ministri i Planifikimit Hap\u00ebsinor, Urbanizmit dhe Pron\u00ebs Shtet\u00ebrore, Sllaven Radunoviq, nga Fronti Demokratik, tha se rregullat e reja do t\u00eb vendosin rend n\u00eb sektorin ku vendimet jan\u00eb marr\u00eb nga \u201cbandit\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se qirat\u00eb e plazheve n\u00eb Ulqin, deri m\u00eb tani, ishin sa gjysma e atyre reale.<\/p>\n<p>Kjo u pasua me nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb tri shoqatave t\u00eb qiramarr\u00ebsve ulqinak\u00eb, m\u00eb 14 shkurt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre e cil\u00ebsuan vendimin e Qeveris\u00eb si goditjen m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike p\u00ebr qytetin.<\/p>\n<p>Radunoviqit i b\u00ebn\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr cil\u00ebsimin e gjith\u00eb sektorit si \u201ckriminal\u201d.<\/p>\n<p>Ata i mb\u00ebshteti edhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, Genc Nimanbegu.<\/p>\n<p>Vija bregdetare prej rreth 300 kilometrash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Nga dh\u00ebnia me qira e saj, ky shtet pret k\u00ebt\u00eb vit nga 15 deri n\u00eb 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo menaxhohet nga nd\u00ebrmarrja publike \u201cT\u00eb mirat detare\u201d, e cila n\u00eb tenderin e shpallur m\u00eb 16 shkurt, u mund\u00ebsoi pjes\u00ebmarrje edhe personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb duke u zhvilluar procedura ligjore.<\/p>\n<p>Ministri Radunoviq tha se nj\u00eb veprim i till\u00eb \u201ce respekton Kushtetut\u00ebn dhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Radunoviq: Situata gjysm\u00ebmafioze<\/p>\n<p>Bregdeti malazez ka 563 plazhe qytetesh, 70 plazhe hotelesh dhe rreth 1.500 objekte t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb zon\u00ebn e \u201cT\u00eb mirave detare\u201d.<\/p>\n<p>Duke shpallur tenderin p\u00ebr qirat\u00eb e tyre kat\u00ebrvje\u00e7are, ministri Radunoviq tha se situata n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor \u00ebsht\u00eb \u201cgjysm\u00ebmafioze\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani, 30 p\u00ebr qind [e qiramarr\u00ebsve] kan\u00eb qen\u00eb nga qarqet kriminale, por bizneset jan\u00eb drejtuar nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre \u2013 motrat, tezet\u201d, tha Radunoviq m\u00eb 12 shkurt.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka pasur raste kur \u201cqiramarr\u00ebsi ka paguar rreth 20 mij\u00eb euro p\u00ebr plazh dhe ka fituar nj\u00eb milion\u201d, e gjithashtu edhe raste t\u00eb rishitjes s\u00eb qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi nga ministri Radunoviq q\u00eb t\u2019i shpjegoj\u00eb k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb vitit 2019 dhe presionit t\u00eb ushtruar ndaj ofertuesve\u201d, tha n\u00eb p\u00ebrgjigje, pa dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>At\u00eb vit n\u00eb pushtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS).<\/p>\n<p>Por, ajo u shkarkua nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2020, dhe partit\u00eb e udh\u00ebhequra nga Fronti Demokratik, nga i cili \u00ebsht\u00eb edhe ministri Radunoviq, mor\u00ebn pushtetin.<\/p>\n<p>Kjo fush\u00eb, tashm\u00eb kat\u00ebr vjet, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn juridiksionin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e udh\u00ebheqjes s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Ministris\u00eb dhe \u2018T\u00eb mirave detare\u2019\u201d, than\u00eb nga kabineti i Radunoviqit, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ua d\u00ebrgoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje \u201cT\u00eb mirave detare\u201d, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>As Prokuroria nuk e komentoi vler\u00ebsimin e ministrit p\u00ebr ndikimin e strukturave kriminale n\u00eb dh\u00ebnien me qira t\u00eb plazheve.<\/p>\n<p>Rasti i Ulqinit<\/p>\n<p>Si problemin m\u00eb t\u00eb madh, Radunoviq e p\u00ebrmendi Ulqinin, ku, si\u00e7 tha ai, qirat\u00eb paguheshin sa gjysma e sip\u00ebrfaqes reale t\u00eb plazheve.<\/p>\n<p>Ministria e publikoi k\u00ebt\u00eb informacion s\u00eb voni, edhe pse rilevimi gjeodezik u b\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023.<\/p>\n<p>Nga Ministria i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se nuk kan\u00eb reaguar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e rrezikuar sezonin turistik dhe se kan\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb skadojn\u00eb kontratat e qiramarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Xhavid Hoxhiq nga Shoqata e Pronar\u00ebve t\u00eb Plazheve t\u00eb Ulqinit thot\u00eb se ndryshimi n\u00eb sip\u00ebrfaqen katrore, ishte p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb plazhit.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, gjer\u00ebsia ishte rreth 46 metra, por tani \u00ebsht\u00eb 76 metra dhe p\u00ebrfshin edhe pjes\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb plazhit, shpjegon Hoxhiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e plazhit q\u00eb qiramarr\u00ebsit duhet ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk duan t\u00eb p\u00ebrdorin mobiliet e plazhit.<\/p>\n<p>Hoxhiq thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhet biznes me \u00e7mimet e reja t\u00eb qirave.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, thot\u00eb ai, qiraja e plazhit prej 41 mij\u00eb eurosh vitin e kaluar, me rregullat e reja ka nj\u00eb \u00e7mim fillestar prej rreth 115 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Ai thekson se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e investimit, t\u00eb cilit duhet t\u2019i shtohen edhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sezonin, mobilimi, sh\u00ebrbimet komunale e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Qiramarr\u00ebsve t\u00eb Plazheve t\u00eb Ulqinit, Prel\u00eb Shkrela, beson se vendimi i Qeveris\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim \u201cdeklasimin e plazheve t\u00eb Ulqinit\u201d.<\/p>\n<p>Ai i konsideron si t\u00eb pasakta pretendimet se mund t\u00eb b\u00ebhen miliona nga ky biznes.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi sezon veror 60-ditor, n\u00ebse moti e lejon. Nuk ka plazh q\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb milion euro p\u00ebr dy muaj \u2013 aq m\u00eb tep\u00ebr me mysafir\u00eb me buxhet t\u00eb ul\u00ebt, si\u00e7 i kemi ne kryesisht\u201d, thot\u00eb Shkrela.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, \u00e7mimet p\u00ebr dy shezllone dhe sh\u00ebrbim n\u00eb plazhet e Ulqinit shkuan deri n\u00eb 20-25 euro.<\/p>\n<p>\u201cJemi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb inatosur dhe t\u00eb shokuar, sepse ministri na quajti \u2018gjysm\u00ebmafioz\u00eb\u2019. E fyeu gjith\u00eb Ulqinin\u201d, thot\u00eb Shkrela.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu ka biznese familjare, njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb me grat\u00eb e tyre, f\u00ebmij\u00ebt\u2026 K\u00ebto jan\u00eb familje t\u00eb nderuara, q\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar para\u201d, thot\u00eb Hoxhiq.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshje n\u00eb Qeveri<\/p>\n<p>Qiramarr\u00ebsit i mb\u00ebshteti edhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, Genc Nimanbegu, i cili i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr kryeministrit Spajiq, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tha se Ulqini \u201cpo pla\u00e7kitet nga politika centraliste dhe antiqytetare\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendimi i papritur dhe i fshehur i Qeveris\u00eb nuk e kishte p\u00eblqimin e komunave bregdetare.<\/p>\n<p>Edhe brenda vet\u00eb Qeveris\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb u pajtuan me vendimin p\u00ebr tender.<\/p>\n<p>Ministrat nga radh\u00ebt e Demokrat\u00ebve nuk votuan, nd\u00ebrsa kund\u00ebr ishin z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Nik Gjeloshaj, dhe ministri i Administrat\u00ebs Publike, Marash Dukaj.<\/p>\n<p>Ministri p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe t\u00eb Pakicave, Fatmir Gjeka, nuk votoi.<\/p>\n<p>N\u00eb krah t\u00eb qiramarr\u00ebsve u rreshtuan edhe Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Asociacioni i Komunave.<\/p>\n<p>Ministri kund\u00ebr kthimit t\u00eb kompetencave te komunat<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka q\u00ebndrime kontradiktore edhe p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Ligjin e t\u00eb mirave detare, q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto ndryshime, menaxhimi i bregdetit do t\u00eb kthehej n\u00eb juridiksionin e qyteteve bregdetare.<\/p>\n<p>Spajiq u pajtua q\u00eb udh\u00ebheqjet lokale t\u00eb menaxhojn\u00eb me pron\u00ebn e tyre, por Radunoviq tha se kjo do t\u00eb ishte \u201ckatastrofike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre qiramarr\u00ebsve jan\u00eb njer\u00ebz nga zona gjysm\u00eb gri dhe komunat v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund ta p\u00ebrballonin presionin nga ta\u201d, tha Radunoviq.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb ligj u iniciuan n\u00eb mes t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga gjasht\u00eb komuna bregdetare, n\u00ebn juridiksionin e t\u00eb cilave ishte menaxhimi i bregdetit deri n\u00eb vitin 1992, kur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, e mor\u00ebn \u201cT\u00eb mirat detare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr iniciativ\u00ebn e tyre duhet t\u00eb vendos\u00eb Kuvendi i Malit t\u00eb Zi. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rregullat e reja t\u00eb tenderit p\u00ebr qirat\u00eb e plazheve, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb \u00e7mime tri her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, shkaktuan debate t\u00eb ashpra midis qiramarr\u00ebsve vendas dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. T\u00eb pak\u00ebnaqur u shpreh\u00ebn edhe disa ministra, duke paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb largohen nga Qeveria. Reagimet m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme ishin n\u00eb Ulqin \u2013 qytet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195972","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}