{"id":195978,"date":"2025-02-23T22:37:42","date_gmt":"2025-02-23T21:37:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=195978"},"modified":"2025-02-23T22:37:42","modified_gmt":"2025-02-23T21:37:42","slug":"kosova-dhe-masat-e-be-se-nje-ngerc-me-pasoja-te-zgjatura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-dhe-masat-e-be-se-nje-ngerc-me-pasoja-te-zgjatura\/","title":{"rendered":"Kosova dhe masat e BE-s\u00eb: Nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 me pasoja t\u00eb zgjatura"},"content":{"rendered":"<p>Masat nd\u00ebshkuese t\u00eb Bashkimit Evropian nuk e kan\u00eb detyruar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e saj, por kan\u00eb pasur ndikim n\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Pa nj\u00eb konsensus t\u00eb qart\u00eb brenda BE-s\u00eb se kur mund t\u00eb hiqen, pasiguria vazhdon t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet muaj pas ngrirjes s\u00eb fondeve p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe pezullimit t\u00eb vizitave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, Bashkimi Evropian vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb heqjen e k\u00ebtyre masave, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Prishtin\u00ebs, por edhe t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i bllokut tha se \u201cmasat e p\u00ebrkohshme t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb kthyeshme dhe K\u00ebshilli tashm\u00eb ka vendosur kushte p\u00ebr heqjen graduale t\u00eb tyre, t\u00eb cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova p\u00ebr uljen e tensioneve n\u00eb veri\u201d.<\/p>\n<p>BE-ja e nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 vler\u00ebsoi, rolit t\u00eb kryeministrit Albin Kurti n\u00eb nxitjen e tensioneve etnike n\u00eb veri t\u00eb vendit \u2013 zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht masave, Kurti nuk u zmbraps, hoqi nga p\u00ebrdorimi dinarin serb, mbylli shumic\u00ebn e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb dhe e mbrojti k\u00ebt\u00eb politik\u00eb si shtrirje t\u00eb autoritetit.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, ai i cil\u00ebsoi si t\u00eb padrejta masat e BE-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise me sundimin e ligjit dhe kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>BE-ja nuk b\u00ebri t\u00eb ditur se cilat projekte konkretisht jan\u00eb prekur nga pezullimi i fondeve p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por, burime t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb mor\u00ebn vesh se ato variojn\u00eb nga kultura deri tek infrastruktura dhe se vlera e tyre arrin deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i Ngrohtores s\u00eb Qytetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cTermokos\u201d, konfirmon se nj\u00eb projekt i nd\u00ebrmarrjes p\u00ebr dyfishimin e kapaciteteve t\u00eb ngrohjes n\u00eb kryeqytet, \u00ebsht\u00eb pezulluar, p\u00ebr shkak t\u00eb ngrirjes s\u00eb nj\u00eb granti prej 17.6 milion\u00eb eurosh nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>K\u00ebto mjete, thot\u00eb ai, ishin pjes\u00eb e programit IPA, q\u00eb u ofron asistenc\u00eb financiare dhe teknike vendeve q\u00eb synojn\u00eb BE-n\u00eb, por q\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb bllokuar.<\/p>\n<p>\u201cSanksionet e BE-s\u00eb e kan\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe zhvillimin ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhe Ngrohtorja e Qytetit, e rrjedhimisht edhe qyteti i Prishtin\u00ebs dhe qytetar\u00ebt e tij\u201d, thot\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Ai tregon se projekti n\u00eb total kushton 65 milion\u00eb euro, se mbi 15 milion\u00eb euro do t\u00eb garantohen nga Qeveria dhe Komuna e Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb sigurohet p\u00ebrmes kredive.<\/p>\n<p>Osmani thot\u00eb se punimet \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nisnin k\u00ebt\u00eb vit, por se tani nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, tregon se \u201cTermokos\u201d-i aktualisht mbulon mbi 25.000 familje n\u00eb Prishtin\u00eb dhe se me projektin e ri, ky kapacitet do t\u00eb dyfishohej dhe, rrjedhimisht, do t\u00eb ulej konsumimi i energjis\u00eb elektrike dhe ndotja e ajrit.<\/p>\n<p>Explore Affordable Camper Van Options<br \/>\nCamper Van Deals | Search ads<br \/>\nCyprus investments might be cheaper than you think<br \/>\nInvestments Cyprus | search ads<br \/>\nby Taboola<br \/>\n\u201cProjekti parasheh zgjerimin n\u00eb objekte shum\u00ebkat\u00ebshe. Pra, zgjerim masiv n\u00eb Prishtin\u00ebn e re, pjesa e Kalabris\u00eb, pjesa e M\u00ebhall\u00ebs s\u00eb Muhaxher\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb e Arb\u00ebris\u00eb\u2026 Prishtina, praktikisht, do t\u00eb p\u00ebrmbyllej sa i p\u00ebrket ngrohjes, n\u00eb momentin q\u00eb t\u00eb finalizohet projekti\u201d, thot\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Nga dita kur do t\u00eb nis\u00eb ky projekt, do t\u00eb duhen tre vjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar, thekson ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr heqjen e masave nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs nuk ka as edhe nj\u00eb afat formal, thot\u00eb Augustin Palokaj, gazetar q\u00eb p\u00ebrcjell politikat e BE-s\u00eb n\u00eb Bruksel. Kjo, p\u00ebr faktin se ato nuk jan\u00eb sanksione klasike me afat t\u00eb caktuar kohor, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto masa jan\u00eb nj\u00eb hibrid n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e BE-s\u00eb, sepse p\u00ebr to nuk ka pasur nj\u00eb vendim t\u00eb prer\u00eb formal, i cili do t\u00eb shfuqizohej. Pra, nuk jan\u00eb sanksione klasike. Jan\u00eb masa q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga institucionet e BE-s\u00eb, duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb politike, e q\u00eb tash nuk ka pajtim nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare q\u00eb ato t\u00eb hiqen\u201d, thot\u00eb Palokaj.<\/p>\n<p>Ai shton se diskutimet p\u00ebr to mbahen me dyer t\u00eb mbyllura, por se nga burimet diplomatike ka marr\u00eb vesh se kund\u00ebr heqjes s\u00eb masave jan\u00eb vende si: Franca, Italia, Sllovakia dhe Hungaria. Ato duan q\u00eb heqja e tyre t\u00eb kusht\u00ebzohet dhe t\u00eb b\u00ebhet gradualisht.<\/p>\n<p>Palokaj kujton se vendimet n\u00eb BE merren me konsensusin e t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare dhe thot\u00eb se Kosova nuk ka ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm diplomatik p\u00ebr t\u00eb negociuar heqjen e masave.<\/p>\n<p>\u201cAto jan\u00eb masa p\u00ebr projekte q\u00eb i financon BE-ja \u2013 pra, jan\u00eb financime t\u00eb nj\u00ebanshme, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjeve formale me Kosov\u00ebn. BE-ja i jep si grante p\u00ebr projekte, por edhe mund t\u2019i ndal\u00eb vet\u00eb. Menaxhimi i tyre b\u00ebhet nga BE-ja dhe p\u00ebrfituesi nuk ka mekanizma p\u00ebr ta detyruar at\u00eb q\u00eb t\u2019i jap\u00eb ato mjete\u201d, thot\u00eb Palokaj.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Ajo ka aplikuar p\u00ebr t\u2019iu bashkuar bllokut 27-an\u00ebtar\u00ebsh qysh n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, por nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Parlamenti Evropian ka k\u00ebrkuar edhe nj\u00eb her\u00eb nga BE-ja q\u00eb t\u2019i heq\u00eb masat nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cato jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me p\u00ebrkushtimin e d\u00ebshmuar t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj vlerave evropiane dhe me p\u00ebrshtatjen e saj me politikat e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, shefi i Zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Aivo Orav, ka kujtuar se p\u00ebr heqjen e masave, duhet konsensusi i t\u00eb 27 shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, dhe ka th\u00ebn\u00eb se diskutimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Se kur dhe si do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb ato bisedime, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb, si\u00e7 ndodh shpesh kur n\u00eb pyetje jan\u00eb politikat e BE-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masat nd\u00ebshkuese t\u00eb Bashkimit Evropian nuk e kan\u00eb detyruar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e saj, por kan\u00eb pasur ndikim n\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Pa nj\u00eb konsensus t\u00eb qart\u00eb brenda BE-s\u00eb se kur mund t\u00eb hiqen, pasiguria vazhdon t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn. Nj\u00ebzet muaj pas ngrirjes s\u00eb fondeve p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe pezullimit t\u00eb vizitave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195979,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195978","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195978\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}