{"id":197113,"date":"2025-03-06T20:40:53","date_gmt":"2025-03-06T19:40:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=197113"},"modified":"2025-03-06T20:40:53","modified_gmt":"2025-03-06T19:40:53","slug":"kosova-pa-asnje-kontrate-lobimi-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-pa-asnje-kontrate-lobimi-ne-shba\/","title":{"rendered":"Kosova pa asnj\u00eb kontrat\u00eb lobimi n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pasluft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, institucionet shtet\u00ebrore, aktualisht, nuk kan\u00eb asnj\u00eb kontrat\u00eb aktive lobimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Njoh\u00ebsit e politikave vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo rrezikon ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn hije dhe \u201cpa nj\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1992, Kosova ka pasur pothuajse vazhdimisht kompani lobimi, t\u00eb kontraktuara p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara agjend\u00ebn dhe interesat e saj n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, asnj\u00eb kontrat\u00eb e till\u00eb nuk listohet si aktive n\u00eb ueb-faqen e Aktit t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Agjent\u00ebve t\u00eb Huaj (FARA) t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nDeri vitin e kaluar, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs (MPJD) e Kosov\u00ebs i ka pasur dy marr\u00ebveshje t\u00eb tilla, por ato tani kan\u00eb skaduar.<\/p>\n<p>Edhe pse ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shqyrtohet vazhdimi i atyre kontratave nj\u00ebvje\u00e7are, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nAnalistja politike, Donika Emini, paralajm\u00ebron se institucionet e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshteten vet\u00ebm n\u00eb diplomacin\u00eb konvencionale \u2013 pra p\u00ebrmes ambasadave e konsullatave \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur, si\u00e7 thot\u00eb, \u201ctensionet gjeopolitike po p\u00ebrshkall\u00ebzohen dhe p\u00ebr\u00e7arjet transatlantike po thellohen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKosova k\u00ebrkon e pret mb\u00ebshtetje politike nga SHBA-ja pa ofruar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim. Uashingtoni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku vler\u00ebsohesh vet\u00ebm p\u00ebr vullnetin e mir\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb e influenc\u00ebs, ku lobimi, partneritetet strategjike dhe aft\u00ebsia diplomatike p\u00ebrcaktojn\u00eb se kush z\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Emini, nga Grupi K\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr Politika t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Dhe, kush po z\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb? Serbia, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>Ajo argumenton se, p\u00ebrderisa Kosova nuk po arrin ta prezantoj\u00eb veten si \u201ckontribuuese e vlefshme n\u00eb rendin e ri global\u201d, Serbia \u201c\u00ebsht\u00eb pozicionuar si nj\u00eb aktore transaksionale, duke ofruar bashk\u00ebpunim ekonomik dhe duke shfryt\u00ebzuar burimet e saj natyrore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kosova nuk modernizon qasjen e saj diplomatike, rrezikon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb lojtare dyt\u00ebsore n\u00eb politik\u00ebn rajonale, me fatin e saj t\u00eb diktuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, jo vet\u00ebm nga SHBA-ja, por edhe nga rival\u00ebt e saj rajonal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb agresiv\u00eb, strategjik\u00eb dhe transaksional\u00eb n\u00eb angazhimin e tyre me Uashingtonin\u201d, shton Emini.<\/p>\n<p>Aktualisht, institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb pes\u00eb kontrata lobimi aktive n\u00eb SHBA. Institucionet e Kosov\u00ebs s\u2019kan\u00eb treguar n\u00ebse do t\u00eb n\u00ebnshkruhen kontrata t\u00eb tilla tani, pas nd\u00ebrrimit t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Si lobojn\u00eb vendet e rajonit?<\/p>\n<p>Institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 Qeveria, Republika, Ambasada dhe Oda Ekonomike \u2013 kan\u00eb pes\u00eb kontrata me firma amerikane t\u00eb lobimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb lidhur k\u00ebt\u00eb vit me kompanin\u00eb BlackSummit Capital, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Serbin\u00eb n\u00eb raport me \u201csanksionet e vendosura s\u00eb voni ndaj sektorit t\u00eb energjis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebsaj kontrate nuk \u00ebsht\u00eb specifikur, nd\u00ebrsa Serbia do ta paguaj\u00eb 65 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj kompanin\u00eb Valcour dhe 60 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj kompanin\u00eb KARV Commnications, Ambasada e Serbis\u00eb do ta paguaj\u00eb 50 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj kompanin\u00eb BGR Group dhe Oda Ekonomike do ta paguaj\u00eb 840 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit kompanin\u00eb Yorktown Solutions.<\/p>\n<p>Nga Bosnje e Hercegovina, nd\u00ebrkaq, jan\u00eb gjasht\u00eb kontrata \u2013 t\u00eb gjitha nga entiteti i Republik\u00ebs S\u00ebrspka (RS).<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej tyre \u2013 me kompanin\u00eb Zell&#038;Associates International Advocates \u2013 \u00ebsht\u00eb lidhur k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e publikuar n\u00eb FARA \u00ebsht\u00eb censuruar vlera e saj, por tregohet se, mes tjerash, synohet heqja e sanksioneve ndaj presidentit t\u00eb RS-s\u00eb, Millorad Dodik.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk kan\u00eb asnj\u00eb kontrat\u00eb lobimi, nd\u00ebrsa nga Shqip\u00ebria kontrat\u00eb \u201cpro bono\u201d ka lidhur vet\u00ebm politikani Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Pak pasi Kosova ka mbetur pa asnj\u00eb kontrat\u00eb lobimi n\u00eb SHBA, atje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar administrata, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb presidenti republikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, komunikimi i vet\u00ebm zyrtar i tij me Kosov\u00ebn ka qen\u00eb nj\u00eb let\u00ebr urimi p\u00ebr p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, d\u00ebrguar presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Ajo let\u00ebr ka ardhur pas disa kritikave q\u00eb i d\u00ebrguari i Trumpit p\u00ebr misione t\u00eb ve\u00e7anta, Richard Grenell, i ka b\u00ebr\u00eb ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti. Grenell ka th\u00ebn\u00eb se SHBA-s\u00eb i duhen partner\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrsa Qeveria e Kurtit nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Grenell ka th\u00ebn\u00eb, po ashtu, se marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pik\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht shkaku i k\u00ebtyre tensioneve n\u00eb raportet mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, ambasadori i par\u00eb i Kosov\u00ebs n\u00eb SHBA, Avni Spahiu, thot\u00eb se kontraktimi i lobuesve n\u00eb SHBA, do t\u00eb ishte ky\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb them se n\u00ebse ne i krijojm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb lobuar, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebmin ton\u00eb. Ne nuk duhet t\u00eb l\u00ebm\u00eb asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur na duhet m\u00eb s\u00eb shumti mb\u00ebshtetja e SHBA-s\u00eb\u201d, thot\u00eb Spahiu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trumpit si president, n\u00eb periudh\u00ebn 2017-2021, Kosova dhe Serbia kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Uashington p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike.<\/p>\n<p>Por, ajo marr\u00ebveshje nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb plot\u00ebsi n\u00eb terren, nj\u00ebjt\u00eb si shum\u00eb nga marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Tani, Kosova pret t\u00eb ket\u00eb qeveri t\u00eb re, pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, t\u00eb cilat i ka fituar partia n\u00eb pushtet e kryeministrit Albin Kurti \u2013 L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u2013 por pa siguruar shumic\u00ebn e nevojshme prej 61 deputet\u00ebsh p\u00ebr ta formuar e vetme qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Emini shpreson q\u00eb qeveria e re ta ndryshoj\u00eb qasjen ndaj SHBA-s\u00eb. Ajo e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si \u201c\u00e7\u00ebshtje mbijetese diplomatike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kosova nuk merr masa urgjente, rrezikon t\u00eb mbetet n\u00eb hije n\u00eb Uashington, e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ndikimin n\u00eb rritje t\u00eb Serbis\u00eb dhe e anashkaluar n\u00eb qarqet ky\u00e7e t\u00eb vendimmarrjes\u201d, paralajm\u00ebron Emini.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se fakti q\u00eb Kosova nuk i ka dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi SHBA-s\u00eb, reflektohet edhe n\u00eb numrin e vog\u00ebl t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb angazhuar n\u00eb ambasad\u00eb, n\u00eb krahasim me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur nga Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re lobimi, nga MPJD-ja kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u2019i komentojn\u00eb kontratat e lobimit pasi q\u00eb \u201cato jan\u00eb konfidenciale\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto kontrata, megjithat\u00eb, publikohen t\u00eb plota e t\u00eb pacensuruara n\u00eb ueb-faqen e FARA-s, pasi q\u00eb ligjet n\u00eb SHBA i detyrojn\u00eb lobist\u00ebt t\u2019i raportojn\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet e nd\u00ebrmarra gjat\u00eb koh\u00ebs sa jan\u00eb t\u00eb kontraktuar nga \u201cagjent\u00eb t\u00eb huaj\u201d.<\/p>\n<p>Nga raportet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ueb-faqe, REL-i ka raportuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebn e dy shqiptar\u00ebve t\u00eb kontraktuar n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr lobim nj\u00ebvje\u00e7ar nga MPJD-ja, Avni Mustafaj dhe Af\u00ebrdita Rakipi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej shpenzimeve gjat\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb atyre kontratave jan\u00eb raportuar p\u00ebr dreka dhe darka pune n\u00eb Kosov\u00eb, ndon\u00ebse me to \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb ofrimi i k\u00ebshillave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb MPJD-s\u00eb \u201cbrenda Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e dyt\u00eb, ata kan\u00eb raportuar pun\u00eb pothuajse identike \u2013 duke kontaktuar t\u00eb nj\u00ebjtit persona, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dit\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje t\u00eb emaileve \u2013 edhe pse kontratat e tyre kan\u00eb qen\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse pa lobues t\u00eb kontraktuar tash p\u00ebr tash, MPJD-ja thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201ce p\u00ebrkushtuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb q\u00ebndrueshme, strategjike dhe afatgjate me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nga kjo ministri thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb synim do ta arrijn\u00eb p\u00ebrmes \u201cinstrumenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb diplomacis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontratat e lobimit\u201d.<\/p>\n<p>Konferenca Komb\u00ebtare amerikane e Legjislaturave Shtet\u00ebrore e p\u00ebrkufizon lobimin si \u201cp\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb veprimet e qeveris\u00eb p\u00ebrmes komunikimit me shkrim ose me goj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrmes lobimit, shtete t\u00eb huaja mund t\u00eb tentojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme t\u00eb ndikojn\u00eb politikat e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Uashington, lobimi nuk \u00ebsht\u00eb luks; \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si vendet e vogla e forcojn\u00eb z\u00ebrin e tyre n\u00eb korridoret me fuqi politike\u201d, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, edhe institucione t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, si Presidenca dhe Kryeministria e Kosov\u00ebs, kan\u00eb lidhur kontrata lobimi n\u00eb SHBA. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, REL-i i ka pyetur t\u00eb dyja k\u00ebto institucione se pse nuk kan\u00eb aktualisht kontrata lobimi, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr miliona eurot e shpenzuara nd\u00ebr vite, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kontraktuara kompani t\u00eb njohura amerikane p\u00ebr lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra kontrat\u00eb me Podesta Group \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar gjat\u00eb koh\u00ebs sa Avni Spahiu ka qen\u00eb ambasador i Kosov\u00ebs n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Spahiu, i cili ka sh\u00ebrbyer si ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington n\u00eb vitet 2008-2012, thot\u00eb se edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur Kosova ka g\u00ebzuar p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe nga SHBA-ja, lobimi, prap\u00ebseprap\u00eb, ka pasur efekt.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, tani mendoj se duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb re p\u00ebr t\u2019i rikrijuar k\u00ebto raporte, n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrforcimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit \u2013 edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa gj\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb raportet mes dy vendeve\u201d, thot\u00eb Spahiu.<\/p>\n<p>Ai e p\u00ebrmend lobimin n\u00eb vitet e 90-ta si histori suksesi t\u00eb lobit shqiptar n\u00eb SHBA dhe thot\u00eb se s\u00ebrish duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr \u201ckthimin e besimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi dhe mendoj se duhet t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb par\u00eb. Ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm vet\u00ebm angazhimi i ndonj\u00eb kompanie, por duhet edhe nj\u00eb diplomaci m\u00eb proaktive e Kosov\u00ebs, nj\u00eb angazhim edhe i ambasad\u00ebs dhe i t\u00eb gjitha forcave diplomatike q\u00eb kemi aktualisht\u201d, shton Spahiu.<\/p>\n<p>P\u00ebr Eminin \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb Kosova, edhe 17 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, mb\u00ebshtetet n\u00eb Uashington p\u00ebr garanci sigurie dhe p\u00ebrkrahje politike si n\u00eb vitin 1990 dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga viti 2008, kur mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ishte e pal\u00ebkundur, sot politika e jashtme drejtohet nga ajo q\u00eb nj\u00eb vend mund t\u00eb ofroj\u00eb, jo vet\u00ebm nga ajo q\u00eb k\u00ebrkon\u201d, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>Ajo i ka t\u00eb qarta k\u00ebrkesat p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs: investoni n\u00eb lobim, zgjeroni prezenc\u00ebn diplomatike n\u00eb Uashington, krijoni vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Kosova mund t\u00eb ofroj\u00eb si aleate dhe ringjallni angazhimin me diaspor\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pasluft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, institucionet shtet\u00ebrore, aktualisht, nuk kan\u00eb asnj\u00eb kontrat\u00eb aktive lobimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Njoh\u00ebsit e politikave vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo rrezikon ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn hije dhe \u201cpa nj\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb\u201d. Q\u00eb nga viti 1992, Kosova ka pasur pothuajse vazhdimisht kompani lobimi, t\u00eb kontraktuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":197114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197113","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197113\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}