{"id":197359,"date":"2025-03-09T15:46:59","date_gmt":"2025-03-09T14:46:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=197359"},"modified":"2025-03-09T15:46:59","modified_gmt":"2025-03-09T14:46:59","slug":"perballe-ndryshimeve-globale-kosova-ti-rimendoje-aleancat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/perballe-ndryshimeve-globale-kosova-ti-rimendoje-aleancat\/","title":{"rendered":"P\u00ebrball\u00eb ndryshimeve globale, Kosova \u201ct\u2019i rimendoj\u00eb aleancat\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa dallimet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Evrop\u00ebs rriten, Kosova, po ashtu, p\u00ebrballet me nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues: Ku t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetje? Me sfidat q\u00eb e presin \u2013 nga dialogu me Serbin\u00eb deri tek an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 ekspert\u00ebt i sugjerojn\u00eb t\u2019i forcoj\u00eb lidhjet me BE-n\u00eb dhe me aleat\u00eb p\u00ebrtej Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr jav\u00ebt e fundit, SHBA-ja i \u00e7oi mesazh Evrop\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos llogaris\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb mbrojtjen prej saj, evropian\u00ebt fol\u00ebn p\u00ebr nevoj\u00ebn e \u201cpavar\u00ebsis\u00eb\u201d n\u00eb siguri dhe shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e NATO-s, n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale kishte p\u00ebrplasje diplomatike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Uashingtoni ia ndali ndihm\u00ebn ushtarake Kievit dhe pezulloi ndarjen e informacioneve t\u00eb inteligjenc\u00ebs me t\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr gati kat\u00ebr jav\u00eb, u num\u00ebruan vota \u2013 votat q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit. Procesi i num\u00ebrimit t\u00eb tyre nisi at\u00eb nat\u00eb dhe nuk p\u00ebrfundoi deri m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb te kjo vones\u00eb, por te pyetja q\u00eb mbetet pa p\u00ebrgjigje: Kush dhe kur do ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e re?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngjarjet n\u00eb bot\u00eb shpalosen me shpejt\u00ebsi nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duket se kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb pazarll\u00ebk me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr ul\u00ebset parlamentare.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb e thon\u00eb me siguri \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr proceset kritike p\u00ebrpara \u2013 nga dialogu me Serbin\u00eb deri tek an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten te SHBA-ja dhe BE-ja.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi pjes\u00eb e Evrop\u00ebs kontinentale, nd\u00ebrsa n\u00eb raport me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, partneriteti strategjik ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shtyll\u00eb e orientimit ton\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u2013 aktualisht n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cKa sfida me administrat\u00ebn e re amerikane \u2013 ato q\u00eb shihen edhe bot\u00ebrisht \u2013 por ne u q\u00ebndrojm\u00eb vlerave dhe parimeve t\u00eb nj\u00ebjta strategjike\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, e cila n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit doli e dyta, pas Vet\u00ebvendosjes, thot\u00eb se p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, adres\u00eb e par\u00eb e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb Shtetet e Bashkuara, pastaj Brukseli, Berlini, Parisi e Roma.<\/p>\n<p>\u201cPor, ajo p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta kuptoj\u00eb se rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili e ka krijuar Kosov\u00ebn e pavarur, nuk ekziston m\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb rend i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb gjendej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike\u201d, vler\u00ebson Hoxhaj.<\/p>\n<p>E, nga partia e tret\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs \u2013 thon\u00eb se vendi duhet t\u00eb luaj\u00eb men\u00e7ur q\u00eb t\u00eb mos ndikohet nga riorganizimi i diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse mund t\u00eb ket\u00eb dallime n\u00eb mendime e n\u00eb q\u00ebndrime mes SHBA-s\u00eb dhe Evrop\u00ebs, Kosova nuk e ka luksin q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb mes k\u00ebtyre pal\u00ebve\u201d, sipas Besian Mustaf\u00ebs nga kjo parti.<\/p>\n<p>N\u00eb BE, nga fundi i vitit t\u00eb kaluar, ka udh\u00ebheqje t\u00eb re, e cila ka shprehur mb\u00ebshtetje p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb Kosov\u00ebs, por ka p\u00ebrs\u00ebritur se ky rrug\u00ebtim i saj varet nga normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb SHBA, nga fillimi i k\u00ebtij viti, ka administrat\u00eb t\u00eb re me n\u00eb krye presidentin Donald Trump, i cili \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u2019i zgjeroj\u00eb lidhjet me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, v\u00ebzhguesit thon\u00eb se ngjarjet e jav\u00ebve t\u00eb fundit, kan\u00eb treguar se fokusi mund t\u00eb ndryshoj\u00eb me shpejt\u00ebsi, ndaj edhe Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me nj\u00eb bot\u00eb, ku aleancat jan\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar.<\/p>\n<p>Romana Vlahutin, nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve t\u00eb Bashkuara, thot\u00eb se pozicioni i Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt. Kosova, sipas saj, duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb forcimin e partneriteteve me vendet evropiane dhe me vet\u00eb BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja nga viti 2023 ka n\u00eb fuqi disa masa nd\u00ebshkuese kund\u00ebr Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve n\u00eb veri t\u00eb saj. Nga viti 2022, blloku nuk e ka shqyrtuar as aplikimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur se a mund t\u00eb mb\u00ebshtetet Kosova n\u00eb nj\u00eb BE t\u00eb till\u00eb \u2013 me 27 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm \u2013 Vlahutin thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtet, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb kontinentin evropian. \u00cbsht\u00eb absolutisht n\u00eb interesin e BE-s\u00eb q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb jet\u00eb i sigurt dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mendoj se interesat e Kosov\u00ebs dhe interesat e BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Tefta Kelmendin nga K\u00ebshilli Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb, Kosova duhet t\u2019i rip\u00ebrpunoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me BE-n\u00eb dhe shtetet an\u00ebtare ky\u00e7e, t\u00eb tilla si Franca.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7arja transatlantike, thot\u00eb ajo, ka implikime serioze p\u00ebr sigurin\u00eb e gjer\u00eb evropiane dhe Kosova, duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri, pa njohje t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e cenueshme.<\/p>\n<p>Kelmendi vler\u00ebson se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kritike p\u00ebr BE-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr Kosov\u00ebn, por thot\u00eb se edhe Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pragmatike dhe fleksibile dhe t\u00eb p\u00ebrshtatet me shpejt\u00ebsi kundrejt pasigurive.<\/p>\n<p>\u201cKosova duhet t\u00eb luaj\u00eb men\u00e7ur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive. \u00cbsht\u00eb koha e fundit q\u00eb ajo t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, t\u00eb nis\u00eb t\u2019i zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb dhe t\u2019ia hap\u00eb rrug\u00ebn vetes p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNormalisht, kjo nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn. BE-ja duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb trysni edhe Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb drejtimin e duhur\u201d, thot\u00eb Kelmendi.<\/p>\n<p>Ajo shton k\u00ebtu se \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb t\u2019i diversifikoj\u00eb edhe aleancat dhe partneritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, ajo thot\u00eb se Kosova duhet ta kuptoj\u00eb realisht rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb q\u00eb ka n\u00eb bot\u00eb dhe ta shfryt\u00ebzoj\u00eb partneritetin me t\u00eb p\u00ebr t\u2019i kapitalizuar synimet e veta.<\/p>\n<p>\u201cTurqia mbetet nj\u00eb partnere shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e siguris\u00eb dhe mbrojtjes p\u00ebr rajonin. S\u00eb voni, ka edhe nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim raportesh midis saj dhe BE-s\u00eb. Ndaj, Kosova duhet ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb si avantazh dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e Turqis\u00eb p\u00ebr t\u2019i bindur shtetet q\u00eb s\u2019e njohin, q\u00eb ta njohin. Pra, n\u00eb secilin rast, partneriteti i Kosov\u00ebs me shtete jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe jasht\u00eb SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve diplomatike\u201d, vler\u00ebson Kelmendi.<\/p>\n<p>Vlahutin pajtohet se Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleate e vlefshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb mund ta ndihmoj\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb pozicionin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se Bashkimit Evropian do t\u2019i duhet t\u00eb p\u00ebrafrohet me Turqin\u00eb. Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi serioze ushtarake dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb rajon. Po t\u00eb isha n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb kontakt me Ankaran\u00eb\u201d, thot\u00eb Vlahutin, e cila ka sh\u00ebrbyer si ambasadore e BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara me Serbin\u00eb e kan\u00eb penguar edhe n\u00eb procese t\u00eb tjera, si an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Interpol, UNESCO, K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti \u00ebsht\u00eb kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb disa vendimeve q\u00eb jan\u00eb par\u00eb si t\u00eb pakoordinuara dhe me ndikim jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb jetes\u00ebn e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kelmendi nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrballet me trysni t\u00eb shtuar nga Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr t\u2019u siguruar autonomi m\u00eb t\u00eb madhe komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cNe vet\u00ebm mund t\u00eb shohim at\u00eb q\u00eb po ndodh me Ukrain\u00ebn dhe t\u00eb imagjinojm\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb me Kosov\u00ebn. Asaj mund t\u2019i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb koncesione shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb raport me Serbin\u00eb, apo komunat n\u00eb veri t\u00eb vendit\u201d, thot\u00eb Kelmendi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vlahutinin, k\u00ebto jan\u00eb situata, t\u00eb cilat, thjesht, \u201cnuk mund t\u2019i p\u00ebrballoni n\u00ebse nuk jeni t\u00eb bashkuar\u201d dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u201cshum\u00eb pun\u00eb, shum\u00eb komunikim, shum\u00eb dialog dhe shum\u00eb miq e partner\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo beson se opsioni m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjitha grupeve n\u00eb menaxhimin e proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momente sfiduese, uniteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe\u201d, thot\u00eb Vlahutin.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja e vetme q\u00eb m\u00eb jep shpres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb bashkuar Evropa. Kam ndjesin\u00eb sikur edhe Mbret\u00ebria e Bashkuar \u00ebsht\u00eb rikthyer plot\u00ebsisht n\u00eb BE\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, e cila ka rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb vendit, p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e partneriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimin dhe stabilitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt thon\u00eb se k\u00ebto zotime duhet t\u00eb tejkalojn\u00eb retorik\u00ebn e thjesht\u00eb dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb veprime t\u00eb prekshme dhe progres t\u00eb matsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb, me gjas\u00eb, jan\u00eb duke i vazhduar diskutimet p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme \u2013 kush me k\u00eb e kujt sa \u2013 por bota \u00ebsht\u00eb duke l\u00ebvizur me shpejt\u00ebsi dhe nuk ndalet p\u00ebr ask\u00ebnd.\/RadioEvropaeLire<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa dallimet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Evrop\u00ebs rriten, Kosova, po ashtu, p\u00ebrballet me nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues: Ku t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetje? Me sfidat q\u00eb e presin \u2013 nga dialogu me Serbin\u00eb deri tek an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 ekspert\u00ebt i sugjerojn\u00eb t\u2019i forcoj\u00eb lidhjet me BE-n\u00eb dhe me aleat\u00eb p\u00ebrtej Per\u00ebndimit. N\u00eb kat\u00ebr jav\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":197360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197359","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197359\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}