{"id":197660,"date":"2025-03-12T08:08:01","date_gmt":"2025-03-12T07:08:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=197660"},"modified":"2025-03-12T08:08:01","modified_gmt":"2025-03-12T07:08:01","slug":"stabiliteti-ne-kosove-rasti-i-bansjkes-dialogu-kosove-serbi-krejt-cka-tha-rutte-mbreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/stabiliteti-ne-kosove-rasti-i-bansjkes-dialogu-kosove-serbi-krejt-cka-tha-rutte-mbreme\/","title":{"rendered":"Stabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb, rasti i Bansjk\u00ebs, dialogu Kosov\u00eb-Serbi, krejt \u00e7ka tha Rutte mbr\u00ebm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb veri t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr RTK-n\u00eb, ai ka folur p\u00ebr pranin\u00eb e KFOR-it, sfidat e siguris\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Rutte theksoi se NATO ka rritur pranin\u00eb e saj n\u00eb Kosov\u00eb pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb dhe se vazhdon t\u00eb monitoroj\u00eb nga af\u00ebr situat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb tensioneve. Ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rifillimit t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja dhe shprehu mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Stabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb, rasti i Bansjk\u00ebs, dialogu Kosov\u00eb-Serbi, krejt \u00e7ka tha Rutte mbr\u00ebm\u00eb<\/p>\n<p>Lajme<\/p>\n<p>Gazeta Express12\/03\/2025 6:59<br \/>\nSekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb veri t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr RTK-n\u00eb, ai ka folur p\u00ebr pranin\u00eb e KFOR-it, sfidat e siguris\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Rutte theksoi se NATO ka rritur pranin\u00eb e saj n\u00eb Kosov\u00eb pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb dhe se vazhdon t\u00eb monitoroj\u00eb nga af\u00ebr situat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb tensioneve. Ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rifillimit t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja dhe shprehu mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Lexo Edhe:<br \/>\nPROMOTED CONTENT<\/p>\n<p>Prostanol<br \/>\nProstatiti largohet, kthehet potenc\u00eb e q\u00ebndrueshme! Provojeni<\/p>\n<p>ProCaps<br \/>\nProstata juaj mund t\u00eb tkurret 3 her\u00eb \u2013 Provoni k\u00ebt\u00eb para gjumit!<br \/>\nIntervista e plot\u00eb me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s<\/p>\n<p>Zoti Rutte, faleminderit q\u00eb gjet\u00ebt koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Rutte: Faleminderit q\u00eb m\u00eb ftuat n\u00eb emision.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vizita juaj e par\u00eb q\u00eb nga em\u00ebrimi si udh\u00ebheq\u00ebs i NATO-s. Filluat me vizit\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb dje, nd\u00ebrsa sot jeni n\u00eb Kosov\u00eb. Cili ishte q\u00ebllimi i k\u00ebsaj vizite, si dhe si shkuan takimet me lider\u00ebt?<\/p>\n<p>Rutte: Po, kam marr\u00eb pozit\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s m\u00eb 1 tetor, e q\u00eb at\u00ebher\u00eb kisha vendosur q\u00eb t\u00eb vizitoj rajonin, Ballkanin Per\u00ebndimor, sigurisht p\u00ebr faktin q\u00eb NATO ka prani t\u00eb madhe k\u00ebtej, si dhe mendoja q\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb flisja me lidershipin politik n\u00eb rajon. Duke marr\u00eb parasysh zhvillimet e fundit n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, sidomos rastin gjyq\u00ebsor ndaj presidentit Dodik t\u00eb Republik\u00ebs serbe atje, kishte edhe m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vija k\u00ebtu. Bisedat shkuan tejet mir\u00eb, dhe ajo q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb theksoj para gjith\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb jem i barabart\u00eb n\u00eb qasje, k\u00ebshtu q\u00eb kur kam k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb vend, do t\u2019i k\u00ebrkoj edhe dy vendeve t\u00eb tjera, pra n\u00ebse k\u00ebrkojm\u00eb di\u00e7ka n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Po ashtu kam pasur nj\u00eb telefonat\u00eb jav\u00ebn e kaluar me presidentin Vu\u00e7iq t\u00eb Serbis\u00eb, e ky i fundit mbase do t\u00eb m\u00eb vizitoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, mbase edhe q\u00eb jav\u00ebn e ardhshme, apo nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Bruksel. K\u00ebshtu, do t\u00eb kem qasje t\u00eb barabart\u00eb. Takimet kan\u00eb shkuar mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb brengosur p\u00ebr shkak se shohin q\u00eb tensionet jan\u00eb n\u00eb ngritje, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, njer\u00ebzit kan\u00eb ndjesin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb st\u00ebrmadhe, marr\u00eb parasysh q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb lidership i ri n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb NATO, por edhe n\u00eb rajon, ka nj\u00eb ndjesi t\u00eb re t\u00eb urgjenc\u00ebs q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. K\u00ebshtu, ka brengosje, por edhe shohim mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb ndryshime kan\u00eb ndodhur, edhe pas zgjedhjes s\u00eb Donald Trumpit si president i SHBA-s\u00eb. Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e tkurrjes s\u00eb pranis\u00eb ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00ebse ky plan ec p\u00ebrpara, a ekziston mund\u00ebsia q\u00eb trupat amerikan\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen nga KFOR-i?<\/p>\n<p>Rutte: M\u00eb s\u00eb pari, duhet t\u00eb pajtohemi se q\u00eb nga ardhja e presidentit Trump, n\u00eb mandatin e tij t\u00eb dyt\u00eb, mendoj q\u00eb ai ka thyer ng\u00ebr\u00e7in e Ukrain\u00ebs. Mendoj q\u00eb kjo ka qen\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme, pra \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka pasur takime midis ekipeve amerikane dhe atyre ruse, e nd\u00ebrsa po flasim mu tani, po mbahet nj\u00eb takim n\u00eb Arabin\u00eb Saudite midis ekipit amerikan dhe Ukrain\u00ebs. Mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi optimist\u00eb, por t\u00eb matur. E di q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt n\u00eb an\u00ebn ukrainase, e edhe at\u00eb amerikane, t\u00eb gjith\u00eb duan ta \u00e7ojn\u00eb Ukrain\u00ebn drejt nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme e afatgjat\u00eb, e ky besoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikim pozitiv. Fakti q\u00eb SHBA-ja q\u00eb ka p\u00ebrmendur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr aleat\u00ebt evropian\u00eb n\u00eb NATO q\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e me koh\u00eb, t\u00eb arrihet ndjesia e barr\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb, pra kur evropian\u00ebt t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr mbrojtjen e vet, nd\u00ebrsa SHBA-ja zhvendoset pak m\u00eb shum\u00eb, ta themi, drejt Azis\u00eb, edhe kjo \u00ebsht\u00eb logjike. Por, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, mund t\u00eb them q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha diskutimet e mia me amerikan\u00eb, ata mbesin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, v\u00ebrtet duan t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb ky rajon t\u00eb mbetet stabil, si dhe ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn largohemi m\u00eb shum\u00eb nga brengat, e shkojm\u00eb drejt t\u00eb siguruarit q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb shfryt\u00ebzohen plot\u00ebsisht, e pastaj edhe t\u00eb zhvillohen tutje ato mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb raportuar q\u00eb presidenti Trump po konsideron ndryshime madhore ndaj pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb NATO. S\u00eb voni, ai ka deklaruar q\u00eb \u201cn\u00ebse nuk paguajn\u00eb, nuk do t\u2019i mbroj m\u00eb\u201d, ku po i referohej shteteve tjera an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. \u00c7far\u00eb ndikimi do t\u00eb kishte kjo p\u00ebr Aleanc\u00ebn?<\/p>\n<p>Rutte: Epo, presidenti Trump ka qen\u00eb tejet i qart\u00eb q\u00eb nga mandati i tij i par\u00eb, q\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb vendet evropiane t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e q\u00eb n\u00eb mandatin e par\u00eb, ai pati sukses: q\u00eb nga viti 2017, shtetet evropiane t\u00eb NATO-s kan\u00eb shpenzuar 700 miliard\u00eb m\u00eb shum\u00eb, 700 miliard\u00eb! Gati nj\u00eb trilion dollar\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mbrojtje sesa n\u00eb vitin 2017, por q\u00eb nuk mjafton! Prap\u00eb duhet t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb! Megjithat\u00eb, shihni vet\u00ebm jav\u00ebt e fundit: q\u00eb nga momenti kur mori prap\u00eb Presidenc\u00ebn e SHBA-s\u00eb, vet\u00ebm jav\u00ebn e kaluar kemi par\u00eb pako evropiane prej 800 miliard\u00eb eurosh, kemi par\u00eb Gjermanin\u00eb q\u00eb ka njoftuar, besoj q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur shuma prej gjysm\u00eb trilioni n\u00eb shpenzime p\u00ebr mbrojtje. Kemi par\u00eb edhe Danimark\u00ebn, Belgjik\u00ebn, Republik\u00ebn \u00c7eke, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, q\u00eb kan\u00eb njoftuar p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla\u2026<\/p>\n<p>Pra, q\u00ebndrimi i tij po i ndryshon gjitha k\u00ebto?<\/p>\n<p>Rutte: Pra jemi t\u00eb suksessh\u00ebm! Pra, po ndryshon gjith\u00e7ka, e kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb aty, sigurisht q\u00eb ka qen\u00eb nxit\u00ebs, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten n\u00eb t\u00eb ardhmen kundrejt rus\u00ebve, duhet t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sepse Rusia po shpenzon shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mbrojtje! \u00c7do vit jan\u00eb ngritur shpenzimet ruse n\u00eb mbrojtje. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr pastaj, kemi vende q\u00eb ende jan\u00eb n\u00ebn kuot\u00ebn prej 2%, e mesazhi im p\u00ebr to \u00ebsht\u00eb: Sigurohuni q\u00eb t\u00eb arrini 2-p\u00ebrqind\u00ebshin para Samitit t\u00eb NATO-s! Sepse sot, jam un\u00eb q\u00eb e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb thirrje, por q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb merrni thirrje nga dikush n\u00eb Uashington, q\u00eb sigurisht ka pasur shum\u00eb durim, por q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i irrituar tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Po, si dhe kemi par\u00eb takimin fam\u00ebkeq n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale midis presidentit Trump dhe presidentit Zelensky, e pas tij, u pezullua ndihma ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Shihni ndonj\u00eb mund\u00ebsi, s\u00eb shpejti, p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme paqeje p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, si dhe pastaj, \u00e7far\u00eb ndikimi do t\u00eb kishte kjo p\u00ebr stabilitetin n\u00eb rajon, apo n\u00eb situat\u00ebn globale t\u00eb siguris\u00eb, e pastaj posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb vendet tona?<\/p>\n<p>Rutte: Prap\u00eb, mendoj q\u00eb duhet t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs presidentit Trump q\u00eb ka thyer ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb vazhdonte n\u00eb Ukrain\u00eb. Sepse kjo luft\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, ka tep\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb po humbin jet\u00ebn, n\u00eb an\u00ebn e Rusis\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e Ukrain\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. Pra, ai erdhi dhe theu at\u00eb ng\u00ebr\u00e7, duke filluar diskutimet me pal\u00ebn ruse dhe at\u00eb ukrainase, kjo \u00ebsht\u00eb pozitive. Jam i bindur q\u00eb Presidenca dhe vet\u00eb Presidenti i Ukrain\u00ebs duan fort q\u00eb ta p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, e t\u00eb arrijn\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme e afatgjate, e di q\u00eb SHBA-ja nuk d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitet 2014-2015, kur pat\u00ebm Marr\u00ebveshjen e Minskut, e cila u shkel p\u00ebrs\u00ebri nga pala ruse. K\u00ebshtu, duhet t\u00eb ket\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Putini nuk mund ta provoj\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ekziston vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb q\u00eb d\u00ebgjon me shum\u00eb v\u00ebmendje, e kjo pal\u00eb \u00ebsht\u00eb Sekretari i Par\u00eb i Partis\u00eb Komuniste n\u00eb Kin\u00eb, Shi Xhi Ping, e q\u00eb ka shum\u00eb interesim se kush do t\u00eb dal\u00eb i fituar nga kjo gj\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb pala ruse apo ajo evropiane\/amerikane, sepse kjo gj\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb st\u00ebrmadh n\u00eb Paq\u00ebsor. K\u00ebshtu, mendoj v\u00ebrtet q\u00eb Trump po ec v\u00ebrtet mir\u00eb, ka marr\u00eb disa iniciativa t\u00eb mira, besoj q\u00eb kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, si dhe besoj q\u00eb kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u kthyer prap\u00eb tek Kosova, ka nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb ngritje n\u00eb diskursin publik p\u00ebr sa i p\u00ebrket stabilitetit dhe siguris\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb tek prania dhe p\u00ebrkrahja e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb. A ka plan NATO-ja q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb s\u00ebrish qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb prania e NATO-s n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb mbetet e pandryshuar?<\/p>\n<p>Rutte: Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse un\u00eb jam k\u00ebtu! NATO-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, si dhe do t\u00eb mbetemi t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu, p\u00ebrmes KFOR-it, si dhe kemi rritur pranin\u00eb e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb s\u00eb voni. Kemi kat\u00ebrfishuar prezenc\u00ebn ton\u00eb n\u00eb veri, kemi trefishuar pranin\u00eb fizike, ta themi k\u00ebshtu, t\u00eb KFOR-it n\u00eb veri, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmi e asaj q\u00eb KFOR-i synon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb si shtyll\u00eb e stabilitetit, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb gjith\u00eb rajonin. Besoj kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebrmend\u00ebt veriun, e ajo pjes\u00eb e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e brisht\u00eb, e sidomos q\u00eb nga sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb. Lider\u00ebt kosovar\u00eb kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimet e veta p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsiderojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga Serbia. \u00cbsht\u00eb ngritur kjo \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb takimeve tuaja me ta, si dhe cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Rutte: Sigurisht q\u00eb lidershipi n\u00eb Kosov\u00eb ka ngritur disa nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, e kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht e qart\u00eb. Ashtu si\u00e7 e thash\u00eb, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem i barabart\u00eb n\u00eb qasje, pra kur kam diskutuar me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin, presidentin e Serbis\u00eb, apo edhe lider\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt mesazhe, q\u00eb t\u00eb gjitha kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfundimisht me lidershipin politik q\u00eb duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb ta \u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs drejt marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore, ashtu q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb filloni t\u00eb fitoni dobin\u00eb e potencialit t\u00eb st\u00ebrmadh q\u00eb ky rajon ka! Prap\u00eb, p\u00ebrpiqem t\u00eb jem sa m\u00eb i drejt\u00eb, e jo vet\u00ebm un\u00eb por edhe Bashkimi Evropian, sepse kemi garnitur\u00ebn e BE-s\u00eb q\u00eb punon n\u00eb dialogun Beograd-Prishtin\u00eb, kemi Kaja Kallas, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisionerja e re, apo P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e re e Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, kemi Ursula von der Leyen, q\u00eb ka rifituar mandatin e saj, lidere e fuqishme, si Presidente e Komisionit\u2026 k\u00ebshtu q\u00eb mendoj q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapat vijues.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshimesh do t\u00eb duheshin b\u00ebr\u00eb n\u00eb dialog midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Rutte: Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb rifillonte, q\u00eb t\u00eb kemi s\u00eb pari dialog, e kjo sigurisht q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Serbia t\u00eb ofroj\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur m\u00eb 2023, por po ashtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrmbahet nga veprimet e nj\u00ebanshme. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto veprime q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb besimin jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si lloj starti, krijim i baz\u00ebs p\u00ebr diskutime t\u00eb vazhdueshme, prap\u00eb, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Z. Sorenson, q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb dialog Prishtin\u00eb-Beograd.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrmend\u00ebt Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, q\u00eb s\u00eb voni ka prezantuar \u201cPlanin Evropian t\u00eb Riarmatimit\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb?<\/p>\n<p>Rutte: Skajshm\u00ebrisht pozitive! Prap\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se, nj\u00eb: Donald Trump, tashm\u00eb presidenti nr. 47, q\u00eb po b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb si Presidenti nr. 45, q\u00eb i b\u00ebn presion evropian\u00ebve dhe Kanadas\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb sigurisht gj\u00eb e drejt\u00eb, sepse aktualisht, SHBA-ja merr nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fatur\u00ebs p\u00ebr mbrojtje kolektive sesa Evropa, e q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e balancuar, k\u00ebshtu q\u00eb barra duhet t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb, e k\u00ebtu ka t\u00eb drejt\u00eb\u2026 por po ashtu, sepse e dim\u00eb n\u00eb thelb, q\u00eb rus\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim m\u00eb t\u00eb madh ndaj mbrojtjes kolektive t\u00eb Evrop\u00ebs sesa q\u00eb ka qen\u00eb 10 apo 20 vjet m\u00eb par\u00eb, e kjo duke marr\u00eb parasysh parat\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb n\u00eb mbrojtje, marr\u00eb parasysh edhe prodhimtarin\u00eb e industris\u00eb ushtarake, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb p\u00ebrmasa. Pastaj shohim Kin\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn investime masive po ashtu. K\u00ebshtu, p\u00ebr k\u00ebto dy arsye, isha fort i g\u00ebzuar p\u00ebr shpalljen nga Ursula von der Leyen, sidomos p\u00ebr pakon prej 800 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, e cila besoj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet d\u00ebshmi e BE-s\u00eb q\u00eb e merr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb fort seriozisht!<\/p>\n<p>Pyetja ime e fundit, cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe si e shihni rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs drejt NATO-s? N\u00eb takimin tuaj me presidenten Osmani, ajo theksoi q\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb koha q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj organizate?<\/p>\n<p>Rutte: Po, e kam t\u00eb qart\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, sigurisht, ka disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ende duhet t\u2019i trajtojm\u00eb, sidomos me kat\u00ebr shtetet mos-njoh\u00ebse, duhet ta keni t\u00eb qart\u00eb q\u00eb Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, e kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb q\u00eb duhet ta trajtojm\u00eb. Por, edhe derisa merremi me ato \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb konsiderojm\u00eb si fakt q\u00eb Kosova dhe NATO-ja jan\u00eb duke punuar s\u00eb bashku fuqimisht, po punojn\u00eb tep\u00ebr mir\u00eb bashk\u00eb, NATO-ja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e angazhuar n\u00eb zhvillimin e FSK-s\u00eb n\u00eb detyrat e veta humanitare, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb vet, e kjo besoj \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tejet pozitive, pra ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira q\u00eb jan\u00eb duke ndodhur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb veri t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr RTK-n\u00eb, ai ka folur p\u00ebr pranin\u00eb e KFOR-it, sfidat e siguris\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":197613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197660","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197660\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}