{"id":197809,"date":"2025-03-13T17:41:09","date_gmt":"2025-03-13T16:41:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=197809"},"modified":"2025-03-13T17:41:09","modified_gmt":"2025-03-13T16:41:09","slug":"blushi-kush-e-rrembeu-zelenskyn-dhe-hashim-thacin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/blushi-kush-e-rrembeu-zelenskyn-dhe-hashim-thacin\/","title":{"rendered":"Blushi: Kush e rr\u00ebmbeu Zelenskyn dhe Hashim Tha\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p>Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb opinion duke th\u00ebn\u00eb se rr\u00ebmbimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt nga Evropa i ngjan shum\u00eb rr\u00ebmbimit q\u00eb ju b\u00eb ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7it, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit po shkonte t\u00eb firmoste nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Serbin\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Blushi tha se megjith\u00ebse u rr\u00ebmbyen nga t\u00eb nj\u00ebjtit rr\u00ebmbyes, Zelensky dhe Tha\u00e7i nuk ngjajn\u00eb fare me nj\u00ebri-tjetrin, pasi tha se presidenti ukrainas po e humb luft\u00ebn me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e bot\u00ebs, kurse Tha\u00e7i e fitoi luft\u00ebn, megjith\u00ebse nuk kishte mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEdhe si karaktere ata t\u00eb dy nuk ngjajn\u00eb fare. Zelensky ka qen\u00eb nj\u00eb komedian i shpifur q\u00eb k\u00ebrcente n\u00eb haremet e Rusis\u00eb, kurse Hashim Tha\u00e7i ishte nj\u00eb luft\u00ebtar q\u00eb doli n\u00eb mal me arm\u00eb dhe drejtoi nj\u00eb l\u00ebvizje \u00e7lirimtare, derisa e shpalli vendin e vet t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p>Opinioni i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shum\u00eb rr\u00ebmbimit q\u00eb ju b\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb koh\u00ebn kur po shkonte t\u00eb firmoste nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Serbin\u00eb, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse u rr\u00ebmbyen nga t\u00eb nj\u00ebjtit rr\u00ebmbyes, Zelensky dhe Hashim Tha\u00e7i nuk ngjajn\u00eb fare me nj\u00ebri- tjetrin.<\/p>\n<p>I pari \u00ebsht\u00eb duke humbur luft\u00ebn me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb bot\u00ebs, kurse i dyti e fitoi luft\u00ebn megjith\u00ebse nuk kishte mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe si karaktere ata t\u00eb dy nuk ngjajn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Zelensky ka qen\u00eb nj\u00eb komedian i shpifur q\u00eb k\u00ebrcente n\u00eb haremet e Rusis\u00eb, kurse Hashim Tha\u00e7i ishte nj\u00eb luft\u00ebtar q\u00eb doli n\u00eb mal me arm\u00eb dhe drejtoi nj\u00eb l\u00ebvizje \u00e7lirimtare, derisa e shpalli vendin e vet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht sepse nuk ngjajn\u00eb fare si karaktere, nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg pasi fitoi, kurse tjetri \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb dhe vazhdon t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb edhe pse po humb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 ndryshimeve karakteriale dhe politike t\u00eb dy president\u00ebve, atij t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Ukrain\u00ebs, pak a shum\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj dhe ja pse.<\/p>\n<p>T\u00eb dy u rr\u00ebmbyen nga Evrop\u00eb kur ishin gati t\u00eb firmosnin nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje n\u00eb zyr\u00ebn e Donald Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Hashim Tha\u00e7i u pengua t\u00eb shkonte n\u00eb Amerik\u00eb dhe jo rast\u00ebsisht Jack Smith, njeriu q\u00eb ka dashur t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb me burg Donald Trump, ishte prokurori q\u00eb ngriti akuz\u00ebn nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Hashim Tha\u00e7i ishte n\u00eb Vjen\u00eb duke pritur avionin q\u00eb do ta \u00e7onte n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Por sigurisht Jack Smithi nuk ishte vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas tij ishin evropian\u00ebt, gjerman\u00ebt, francez\u00ebt, hollandez\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e burgos\u00ebn Hashin Tha\u00e7in sepse menduan se ai po i b\u00ebnte nj\u00eb favor Donadl Trumpit duke i dhuruar nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i u akuzua n\u00eb 26 tetor 2020 n\u00eb kulmin e fushat\u00ebs presidenciale n\u00eb Amerik\u00eb dhe u arrestua n\u00eb 5 n\u00ebntor, dy dit\u00eb pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kund\u00ebr Donald Trump.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb fillim e penguan t\u00eb b\u00ebhej bashk\u00ebpuntor i Donald Trump dhe pastaj e nd\u00ebshkuan si bashk\u00ebpuntor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e qart\u00eb se Zelensky u rr\u00ebmbye me d\u00ebshir\u00ebn e vet nga evropian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e bind\u00ebn t\u00eb mos n\u00ebnshkruante dhe t\u00eb p\u00ebrdorte \u00e7do truk p\u00ebr t\u00eb sabotuar marr\u00ebveshjen e negociuar nga Trump, \u00e7ka ai e b\u00ebri me sukses.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb Zelensky dhe Hashim Tha\u00e7i nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin plan, sepse nj\u00ebri do ta vazhdoj\u00eb luft\u00ebn dhe tjetri do ta mbyll\u00eb i pari shkoi n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale dhe e shkat\u00ebrroi marr\u00ebveshjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte r\u00ebn\u00eb dakort, kurse i dyti \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb burg sepse do ta n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kushte r\u00ebn\u00eb dakort.<\/p>\n<p>Sikur Hashim Tha\u00e7i t\u00eb kishte d\u00ebgjuar evropian\u00ebt sot me siguri do ishte i lir\u00eb si Zelensky.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dyja k\u00ebto raste q\u00eb ngjajn\u00eb si dy pika uji, Evropa ka k\u00ebrkuar me \u00e7do kusht vazhdimin e konfliktit si n\u00eb Ukrain\u00eb po ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, nd\u00ebrsa Kosova mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00ebse i lihet n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb grupi luft\u00ebnxit\u00ebsish, t\u00eb cil\u00ebt po b\u00ebrtasin gjith\u00eb dit\u00ebn se Rusia k\u00ebrkon t\u2019i pushtoj\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo as nuk duket n\u00eb horizont dhe as ka ndonj\u00eb shans t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Paniku qesharak i evropian\u00ebve b\u00ebhet edhe m\u00eb mizor kur propozojn\u00eb nj\u00eb plan me kat\u00ebr pika p\u00ebr mbylljen e luft\u00ebns n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb plan t\u00eb cilit i mungon pika e par\u00eb.<\/p>\n<p>Negociatat me pal\u00ebn tjet\u00ebr. Me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb plan si ky nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb as n\u00eb filmat e komunizmit shqiptar kur armiqt\u00eb e huaj mundeshin \u00e7do dit\u00eb pa shkrepur asnj\u00eb arm\u00eb, jo sepse armiqt\u00eb ishin t\u00eb dob\u00ebt, por sepse ata nuk e kishin fare n\u00eb plan t\u00eb sulmonin Shqip\u00ebrin\u00eb sic e dhe u provua.<\/p>\n<p>Komunist\u00ebt shqiptar\u00eb e p\u00ebrdor\u00ebn frik\u00ebn nga pushtimi per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb na n\u00ebnshtruar p\u00ebr 50 vjet.<\/p>\n<p>Sot evropian\u00ebt po b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn duke u futur n\u00eb psikoz\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtoi bunker\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga nj\u00eb armik q\u00eb nuk erdhi asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, por sot shteti gjerman po inkurajon prodhimin e bunker\u00ebve t\u00eb gatsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt njer\u00ebzit po i fusin n\u00eb oborret e sht\u00ebpive me bindjen se rus\u00ebt do t\u2019i sulmojn\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Nxitimi i tyre p\u00ebrvecse rrit \u00e7mimin e bunker\u00ebve shton nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe taksat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb askush nuk e shpjegon se pse rus\u00ebt do pushtojn\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryeministri polak tha para dy dit\u00ebsh se 140 milion rus\u00eb po b\u00ebhen gati t\u00eb pushtojn\u00eb 500 milion evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kjo fjali mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa qesharake \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>140 milion banor\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi relativisht t\u00eb varf\u00ebr si Rusia, q\u00eb ka humbur qindra mij\u00ebra ushtar\u00eb, q\u00eb detyrohet t\u00eb marr\u00eb ushtar\u00eb borxh n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, nj\u00eb shtet i lodhur p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve rraskapit\u00ebse, mbylljes hermetike, largimit t\u00eb bankave dhe kompanive per\u00ebndimore, sekuestrimit t\u00eb aseteve, nj\u00eb shtet me nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se Italia, jo vet\u00ebm nuk ka arsye por nuk kan\u00eb as fuqi t\u00eb pushtojn\u00eb me rradh\u00eb Gjermanin\u00eb, Fran\u00ebcn dhe pastaj Anglin\u00eb dhe n\u00ebse t\u00eb gjitha k\u00ebto pushtime i mbaron deri t\u00eb premten, ushtar\u00ebt e skuqur rus\u00eb mendohet se mund ta kalojn\u00eb weekendin n\u00eb Spanj\u00eb edhe n\u00eb Portugali.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit pse do ta pushtonte Rusia Evrop\u00ebn?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb askush.<\/p>\n<p>Askush nuk thot\u00eb kush \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Rusia do \u00e7mendej dhe do pushtonte gjith\u00eb k\u00ebto vende rresht nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs sikur t\u00eb ishin fshatra t\u00eb boshatisur n\u00eb Siberi.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb keq askush nuk e thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pamundur.<\/p>\n<p>140 milion njer\u00ebz nuk pushtojn\u00eb dot 500 milion, jo vet\u00ebm sepse numerikisht kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb por edhe sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Rusia do ishte e vdekur pasi gjith\u00eb bota, p\u00ebrfshi edhe Amerik\u00ebn, Japonin\u00eb, Indin\u00eb, Turqin\u00eb dhe Arabin\u00eb do b\u00ebhej me Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo do ishte nj\u00eb luft\u00eb m\u00ebs Rusis\u00eb dhe Bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfundimi dihet.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka mbetur bunkeri fundit i lider\u00ebve evropian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb futur aty p\u00ebr tu mbrojtur nga popujt e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga papun\u00ebsia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, \u00e7mimet e larta dhe r\u00ebnia ekonomike.<\/p>\n<p>Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sebep p\u00ebr t\u00eb qeverisur keq, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qeverisur mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse lufta n\u00eb Ukrain\u00eb mbaron, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera hapen.<\/p>\n<p>Popujt evropian\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u thuhet, nuk kemi \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb, mos k\u00ebrkoni m\u00eb shum\u00eb se jemi n\u00eb luft\u00eb, do k\u00ebrkojn\u00eb paga m\u00eb t\u00eb larta, pensione m\u00eb t\u00eb mira, \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb do i rr\u00ebzonte me rradh\u00eb shumic\u00ebn e qeverive t\u00eb sotshme evropiane.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Zelensky u rr\u00ebmbye dhe ju morr Donald Trumpit nga zyra si nj\u00eb aktor profesionist p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb luaj\u00eb rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb komedi t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Zelensky, Hashim Tha\u00e7i nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb rol.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ta pranonte do ishte akoma president i Kosov\u00ebs duke shkuar cdo jav\u00eb n\u00eb Bruksel aty ku thirren t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk duhet t\u00eb mbarojn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj historije me luft\u00eb nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt : luft\u00eb nuk do ket\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre arsye.<\/p>\n<p>E para se Amerika nuk do.<\/p>\n<p>E dyta sepse Rusia nuk mundet.<\/p>\n<p>Dhe e treta sepse Evropa \u00ebsht\u00eb frikacake.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb opinion duke th\u00ebn\u00eb se rr\u00ebmbimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt nga Evropa i ngjan shum\u00eb rr\u00ebmbimit q\u00eb ju b\u00eb ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7it, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit po shkonte t\u00eb firmoste nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Serbin\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitin 2020. Blushi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":197810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197809","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197809"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197809\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}