{"id":198457,"date":"2025-03-19T19:50:43","date_gmt":"2025-03-19T18:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=198457"},"modified":"2025-03-19T19:50:43","modified_gmt":"2025-03-19T18:50:43","slug":"ministri-kroat-i-pergjigjet-kercenimeve-te-serbise-ka-ikur-koha-kur-pyetej-beogradi-kosoven-e-kemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ministri-kroat-i-pergjigjet-kercenimeve-te-serbise-ka-ikur-koha-kur-pyetej-beogradi-kosoven-e-kemi\/","title":{"rendered":"Ministri kroat i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Serbis\u00eb: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosov\u00ebn e kemi"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes i Kroacis\u00eb, Ivan Anushiq, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur reagimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, e cila njoftoi se Serbia \u201cnuk do ta pranoj\u00eb n\u00eb heshtje\u201d n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs q\u00eb forcon bashk\u00ebpunimin trepal\u00ebsh n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes nd\u00ebrmjet Kroacis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tri vendet, m\u00eb 18 mars n\u00ebnshkruan nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs vendet angazhohen q\u00eb t\u00eb forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb, zhvillim q\u00eb ka nxitur reagime n\u00eb Serbi, q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cprovokim t\u00eb hapur\u201d drejtuar Beogradit<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij reagimi t\u00eb Beogradit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur ministri kroat i Mbrojtjes, duke th\u00ebn\u00eb se koha kur shteti fqinj Serbia ka vendosur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kroacia.<\/p>\n<p>\u201cKa kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte dhe si do t\u00eb funksiononte. Ajo koh\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prapa nesh dhe nuk do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Kroacia \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe sovran p\u00ebr 35 vjet, pasi ka kaluar pes\u00eb vjet agresion nga pik\u00ebrisht ajo politik\u00eb e Beogradit q\u00eb komunikon at\u00eb q\u00eb komunikon\u201d, tha ministri kroat, raporton Dnevnik.h.<\/p>\n<p>Kroacia, sipas tij, do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb memorandume me partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb aleati yn\u00eb n\u00eb NATO, kurse Kosova \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb mik t\u00eb cil\u00ebn ne e kemi njohur. Disa vende t\u00eb tjera do t\u2019i bashkohen memorandumit ton\u00eb. Asnj\u00eb let\u00ebr n\u00eb at\u00eb dokument nuk p\u00ebrmend Serbin\u00eb, ndonj\u00eb agresion apo ndonj\u00eb aktivitet q\u00eb do t\u00eb rrezikoj\u00eb k\u00ebdo, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb\u201d, pohoi Anushiq.<\/p>\n<p>Kroacia, shtoi ai, d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me vendet e tjera dhe t\u00eb shk\u00ebmbej\u00eb njohuri me to.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe do t\u00eb punojm\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar luft\u00ebn kibernetike, t\u00eb cil\u00ebs Kroacia i \u00ebsht\u00eb ekspozuar prej pes\u00eb apo gjasht\u00eb vjet\u00ebsh tashm\u00eb, ashtu si Shqip\u00ebria dhe Kosova. Ne do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb parandaluar t\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime q\u00eb po ndodhin n\u00eb territorin e tre vendeve tona. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi dhe Kroacia sigurisht nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Beogradi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe njoftuan m\u00eb par\u00eb se Serbia ishte e gatshme t\u00eb shqyrtonte bashk\u00ebpunimin n\u00eb mir\u00ebbesim me Kroacin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, kjo nism\u00eb, e cila po zbatohet pa Serbin\u00eb, por me Kosov\u00ebn, paraqet nj\u00eb provokim t\u00eb hapur dhe nj\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb madhe t\u00eb realitetit n\u00eb terren. Presim nj\u00eb p\u00ebrgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana p\u00ebr q\u00ebllimet reale dhe q\u00ebllimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebsaj loje t\u00eb rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do t\u00eb lejoj\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb e territorit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha ministria serbe pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs, Ejup Maqedonci, i cili e n\u00ebnshkroi deklarat\u00ebn e bashk\u00ebpunimit s\u00eb bashku me homologun nga Shqip\u00ebria, Pirro Vengu dhe at\u00eb kroat, Ivan Anushiq, tha se tri vendet n\u00ebnshkruese angazhohen p\u00ebr avansimin e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cDuke u bazuar n\u00eb vlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb orientimet e nj\u00ebjta gjeostrategjike dhe n\u00eb angazhimet e nd\u00ebrsjella p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal, Shqip\u00ebria, Kroacia dhe Kosova angazhohen p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit dhe avancimin e hapave p\u00ebr mbrojtjen e territoreve dhe popujve tan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe n\u00eb zhvillimin e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes\u201d, tha Maqedonci pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb tri shtetet do t\u00eb punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rrisin nd\u00ebrveprueshm\u00ebrin\u00eb mes ushtrive p\u00ebrmes edukimit, trajnimit dhe st\u00ebrvitjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, do t\u00eb angazhohen q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet hibride si dhe do t\u00eb koordinojn\u00eb politikat p\u00ebr integrime euroatlantike.<\/p>\n<p>\u201cKy bashk\u00ebpunim nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr ask\u00ebnd, por nj\u00eb angazhim shtes\u00eb p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, rajoni m\u00eb i sigurt dhe paqja m\u00eb e q\u00ebndrueshme\u201d, tha Maqedonci.<\/p>\n<p>Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cil\u00ebsoi deklarat\u00ebn si hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt forcimit t\u00eb aft\u00ebsive mbrojt\u00ebse, zhvillimit t\u00eb industris\u00eb dhe teknologjis\u00eb s\u00eb mbrojtjes, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb nd\u00ebrveprimit ushtarak n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria dhe Kroacia do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin Kosov\u00ebn n\u00eb aspirat\u00ebn e saj p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb strukturat rajonale dhe euroatlantike\u201d, shkroi ai n\u00eb X.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kroacia jan\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, organizat\u00eb ku Kosova synon q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes i Kroacis\u00eb, Ivan Anushiq, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur reagimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, e cila njoftoi se Serbia \u201cnuk do ta pranoj\u00eb n\u00eb heshtje\u201d n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs q\u00eb forcon bashk\u00ebpunimin trepal\u00ebsh n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes nd\u00ebrmjet Kroacis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Tri vendet, m\u00eb 18 mars n\u00ebnshkruan nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":198458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-198457","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/198458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}